Histori që duhen treguar…

February 7, 2016 12:42

Histori që duhen treguar…

Janë dy histori të bukura, që kanë lidhje me krijimtarinë time poetike, por që ja vlejnë të tregohen e të dëgjohen. Historia e parë: Një grua e moshuar në Gjirokastër ka qenë një nga ndjekëset më fanatike të vargjeve të mija dhe gjithë krijimtarisë tjetër. Them ka qenë, mbasi tani ajo është verbuar, për shkak të moshës dhe nuk mundet më të lexojë me sytë e vet. Për fat të keq jeton e vetme. Por ajo e ka zgjidhur në një mënyrë krejt origjinale këtë problem. Shoqja e saj e ngushtë, dhe kjo grua e moshuar, jeton prej vitesh në Tiranë. M. Guga quhet, dikur arsimtare me famë në Gjirokastër.

Një nga detyrat më të shenjta të ditës së Maries është leximi i vargjeve të mija tek “Dita”, por jo për veten e vet. Ajo ja lexon çdo ditë nëpërmjet telefonit shoqes së saj të verbër në Gjirokastër. Ja lexon jo vetëm një herë, por dy-tre herë dhe më shumë. Kjo histori më ka mbushur me emocione të veçanta dhe më kanë frymëzuar për të shkruar vargjet: “Ndaj unë shkruaj dhe do shkruaj, veç për ju që nuk shikoni!”, pjesë e poezisë: “Kur Drejtësia të shpallet Mbret!”

Historia e dytë: Një ditë prej ditësh më vjen një mesazh në mesenxher të feizbukut. Më shkruante A. Shehu. Mesazhi është ky: “I dashur poet! Filan person (emri i një personi) ka postuar si krijim të tijin poezinë tuaj “Fuqia e Besimit”. I shkrova menjëherë që kjo poezi nuk është krijimi i juaj, por i poetit tim të zemrës, Arben Duka. Për këtë gjest të ulët, po ju heq nga lista e miqve dhe po njoftoj autorin.” Pastaj vazhdon për mua: “Kjo poezi ka një domethënie dhe kuptim të madh për mua. Dikush, shumë i afërt për mua, më ka detyruar ta lexoj qindra herë dhe ky lexim i pandërprerë ka bërë tek unë çudinë e Zotit. Nuk po ju them më shumë. Të faleminderit që ekziston!” Asnjëherë nuk kam qenë shumë i bindur për fuqinë e fjalës dhe misionin e poetit. Këto dy histori më kanë “detyruar” të jem shumë i kujdesshëm në ato që shkruaj, në mesazhet që jap dhe në përmirësimin e nivelit artistik dhe ideor.

 

Nderime i dashur Thano që kjo mundësi më jepet nëpërmjet “DITËS” së shenjtë.

Arben Duka

 

February 7, 2016 12:42
Komento

5 Komente

  1. ZEUSI February 7, 16:30

    Visar i GJuhes Shqipe eshte Zoti DUKA !
    TE PACIM ME JETE DHE TE GEZUAR E TE FRESKUAR SI GJITHMONE !

    Reply to this comment
  2. mustaf February 7, 18:55

    Nje nje poet i madh ajo c,ka pelqej nga poezit tuaja eshe guximi me te cilin hedhni ne vargje realitetin pa patur frig,personalisht kam kondivis nga poezia e me parshme nje strof nga fargjet tua te bukura pa pas qellimin me krijua iden se e kam shkrua un kyte strof,dhjesht kam citua nga poezia e jote kyt stro nderime zoti poet.

    Reply to this comment
  3. socialisti February 7, 19:21

    me kujtoni poezite sofo dukes

    Reply to this comment
  4. maks February 7, 20:05

    ju zoti arben je nje poet i madh por dhe njri i respektuar nga ne ndjekesit e poezive tua.gjithashtu pershendes mesuesen time marie guga dhe i uroi jete te gjate

    Reply to this comment
  5. Shahisti February 8, 00:36

    Duke lexuar me erdhi per te qare nga supermodestia e ketij njeriu te mire. Ky njeri ka lindur per te shkelqyer e ndricuar, por me modesti ama. Hë, më të lumtë o Arben Zyko Kamberi, gjithmone modest e popullor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*