Incidenti i majit 1981 me “raketën e Krapësit” në Fier

Kiço Thanasi May 14, 2016 14:00

Incidenti i majit 1981 me “raketën e Krapësit” në Fier

Në fshatin Krapës të Fierit, në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, në majën më të lartë të një kodre në një vend strategjik ku duken si në pëllëmbë të dorës qyteti i Patosit, i Fierit si dhe disa fshatra të tëra, dikur ka qenë një repart ushtarak, i njohur si reparti i raketave. Sot në këtë vend kanë mbetur disa tunele ku fshiheshin raketat, të cilat kishin lidhje njëra me tjetrën ku në raste alarmi, që në atë kohë ishin të zakonshme, ushtarët futeshin ose dilnin nëpërmjet disa shkallëve që kishin lidhje njëra me tjetrën.

Edhe pse kanë kaluar mbi 30 vjet ky repart mbahet mend për një incident, i cili bëri bujë të madhe, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 1981. Banorët tregojnë se nga ky vend është lëshuar një raketë, e cila i përket markës SDR-750. Njëri prej ushtarëve, i cili ishte nga Cërriku, ka qenë duke fshirë raketën. Pa dashje ka shtypur butonin e raketës dhe ajo është lëshuar në ajër. Ajo ka shpërthyer në fshatin Belinë, rreth 14 km larg repartit të raketave.

Edhe pse lëshimi i saj nuk kishte koordinata, mrekullisht aty ku ka shpërthyer nuk ka patur viktima, ndërkohë edhe ushtarët që ndodheshin pranë raketës në momentin e shpërthimit nuk kanë pësuar dëmtime përveçse shurdhimit të përkohshëm nga lëshimi i raketës së pakontrolluar. Lëshimi i raketës bëri bujë të madhe në atë kohë ku hodhën edhe dyshime për sabotime apo dorë armiqësore.

Ndërsa sot banorët që kanë pronat e tyre në këtë ish-repart ushtarak, tashmë të shkatërruar, kërkojnë tokat e tyre, por askush nuk u jep një përgjigje se kur do të ndodhë kjo. Ja çfarë thonë banorët e kësaj zone lidhur me këtë repart raketash dhe incidentin e ndodhur.

bariuTregon Kujtim Kalemi, 71 vjeç, banor i fshatit Krapës. E gjetëm duke ruajtur bagëtitë pranë këtij ish-reparti raketash. Ja çfarë thotë ai:

“Ky repart varej nga Ministria e Mbrojtjes dhe askujt nuk i lejohej të shikonte se çfarë kishte brenda këtij reparti, pale të afrohej afër tuneleve. Raketat ishin vendosur në tunele të mbrojtura me ushtarë dhe të mbuluara. Dimë se është lëshuar pa dashje raketa, nuk e mbaj mend mirë vitin, por di që ajo bëri bujë të madhe në popull, por askush nuk fliste. E kemi marrë vesh për këtë ngjarje vetëm nga shpërthimi i madh që u dëgjua jo vetëm në fshat, por edhe në Fier. Raketa ishte vendosur në tunel dhe nuk dukeshin pasi nuk afrohej njeri. Po të afrohej dikush, ai shoqërohej në repart dhe vetëm pasi pyetej nga ishte, lihej i lirë, kështu që ne nga frika nuk afroheshim fare. Ajo shpërtheu në një vend të largët nga reparti ku nuk kishte njerëz, prandaj nuk pati viktima, por edhe te bagëtitë që mund të ndodheshin duke kullotur aty pranë vendit të shpërthimit. Ndonjë gjë tjetër nuk mbaj mend se atëherë u izolua ngjarja dhe kishim frikë të flisnim. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky ish-repart akoma ruhet nga ushtria. Ne kullosim bagëtitë dhe nuk na thonë gjë. Të zotët e tokës kanë vajtur dhe kërkuar për ta marrë tokën pasi e kanë me dokumenta, nuk ia jep njeri. Shumë hekura kanë marrë për skrap, por nuk dihet kush i merr.”

Një tjetër banor:

“Unë punoja në kooperativë atë kohë, kur kemi dëgjuar një zhurmë të madhe dhe më pas morëm vesh që kishte shpërthyer një raketë nga ky repart. Ne kishim shtëpinë afër dhe nga larg pamë disa akacie (pemë) që ishin rrafshuar deri në dy metër lartësi dhe thanë që raketa kishte rënë në Belinë, por nuk bëri dëme. Ushtari gabimisht kishte lëvizur një levë pa dashje dhe ndodhi ajo që ndodhi, por shyqyr që nuk kishte të vdekur. Nuk e di se çfarë i bënë ushtarit, por di që ai ishte nga Cërriku i Elbasanit. Reparti ishte shumë sekret dhe nuk lejohej të afrohej dot afër se nuk të lejonte ushtari.”

historiani

Ilirjan Gjika, historian

Tregon Ilirjan Gjika, historian:

“Kjo ngjarje ende ndihet e gjallë te banorët e zonës. Ajo ka qenë një aksident gjatë rutinës që i bëhej raketës gjatë pastrimit të tyre, por që nuk kishte pasoja gjatë shpërthimit. Në rast se ajo do të binte në qendra të banuara do të ishte një katastrofë humanitare, por ajo ra rreth 15 kilometra më në veri nga baza e raketave ku dhe u lëshua diku në Belinë afër Patosit. Për atë kohë ajo është mbajtur sekret. Besoj se logjika më çon që raporti i hetimit dhe dokumentacioni për ngjarjen është i rregullt. Nuk e di sot ndodhet në arkivat e Ministrisë së Mbrojtjes apo në Arkivin e Shtetit. Ngjarja ende vazhdon të tregohet si histori…”.

Kiço Thanasi May 14, 2016 14:00
Komento

7 Komente

  1. ushtari i raketave May 14, 20:22

    Ne te gjithe Shqiperine ka pasur 4 reparte te tilla:
    1) ne Petrele.
    2) Maminas.
    3) Kruje.
    4) Qafe e Lalarit.
    Raketat kane qene HQ2 toke -ajer prodhime ruse e me pas kineze.
    Para incidentit te Fierit te Fierit te vitit 1981 nje rakete ka qene gjithmone ne shtrat e gatshme per tu leshuar.
    Pas incidentit nuk ka pasur te tille. Megjithese ai ishte nje incident shume oficere dhe ushtare u denuan ne menyre te pafajshme nga regjimi. Fati i madh per banoret ishte fakti qe raketa e gatshme ne shtrat ishte e graduar ne Zero (0) sepse ne te kundert demet ne njerez dhe material do te ishin te pallogaritshme gjate kohes prej 60 sek (+ ose – 5 sek) gjate kohes se shperthimit automatik te nje mbushje te tille.
    Po sot qe jemi katandisur vetem me pushke?
    Mire qe nuk I mbushet mendja fqinjeve tane se na pushtojne vetem me shoqatat e gjuetareve.

    Reply to this comment
    • Artileristi December 9, 03:28

      Ka patur edhe reparte te tjera te artilerise raketore (te perfshira ne mbrojtjen kunder-ajrore). Raketat e para te prodhimit sovjetik te ashtuquajturat SAM-2 mund te “hanin” avionet e huaj “armiq” deri ne lartesine e 20 mije metrave nga toka dhe mund te ishin operative deri ne 45 km nga postacioni i leshimit.. Keto lloj raketash ndiqnin avionet dhe gjurmet e avioneve : ne fillim kjo behej sipas trajektores se percaktuar nga kompjuteri i para-leshimit; ky i fundit perpunonte te dhenat e radareve dhe pastaj determinonte linjen qe duhej te ndiqte raketa. Sapo raketa ishte e leshuar ne ajer dhe merrte kuote.., ajo na i ndiqte pastaj avionet e terhequr prej temperatures se reaktoreve te tyre…, dhe kur arrinte te shperthente ne mes tre o dy avionesh qe fluturonin ne formacion luftimi ia dilte te rrezonte qe te tre o dy,,, sepse fuqia a tritolit ne koken e raketes me peshe prej 130 kg i “shqyente” avionet deri ne 500 metra larg nga shperthimi i saj.. Koha e efikasitetit te raketes ishte vetem 20 minuta… Pas viteve ’65 e sidomos pas viteve ’70 e ’75 sovjetiket e me pas kinezet e permiresuan me tej efikasitetitn e kesaj arme, duke arritur te prodhonin disa llojesh me te sofistikuara.

      Reply to this comment
  2. hallouini May 14, 21:48

    Bravo historiani i leshit!
    Se cfare lidhje ka kjo rakete me historine vetem keta idiote e dine!
    Por edhe vete kjo histori se cfare vlere ka sot,kur perdite ndodhin me dhjetra KRIME MONSTRUOZE qe heshtet edhe kjo nuk merret vesh!
    Duhet te kete nje regji nderkombetare qe i drejton keto pune te pista!

    Reply to this comment
  3. raimond vlonjati May 15, 03:00

    Hajde Enver , Hajde ! –I forte paska qene

    Edhe raketa paska pasur xhaxhi atehere ….

    Kemi qene tamam shtet mor vella
    Se shteti quhet shtet nga armatimi modern dhe ushtria qe ka , jo nga llafet

    Ndersa tani kemi breket e grisura te Shukriut .lol

    Reply to this comment
  4. Dull May 15, 03:12

    Per kete problem mund te shkruaj qarte Pellumb Gjondedaj qe shkaterroj rregjimentin e raketave totalisht.

    Reply to this comment
  5. daku May 15, 04:31

    SAM 2 rrakete toke ajer , lajm koti , ku eshte historia ketu?

    Reply to this comment
  6. Haaaaa May 15, 17:59

    Per lajme si ky kemi nevoje ne shqiptaret sot!
    Keni 26 vjet qe po e ngopni kete popull vetem me “mishin e bere kerme” te nje sistemi qe ka vdekur!
    Kjo nenkupton ate se KAPITALIZMI nuk i ka ofruar ndonje gje me te mire ketij populli te roberuar e pa buke se sa keto prrallat me mbret!
    Po veprohet tamam sic behet me femijet duke i trembur me GOGOLIN qe te flene gjume shpejt!
    Si mundet qe per 25 vjet NUK KENI SE CFARE T’I OFRONI KETIJ POPULLI nga “sukseset” kapitaliste?
    Por vetem vrasje,vetvrasje,vjedhje,perdhunime,korrupsion dhe perralla nga babagjyshet kryeministra te radhes per “LUMTURINE” e madhe qe po jeton populli nen udheheqjen e tyre!

    Reply to this comment
  7. Oficeri raketave May 16, 00:23

    Gjithcka qe eshte shkruar si nga gazetari edhe nga komentuesit eshte krejt e pasakte, pervec faktit qe ne 2 maj 191 u leshua raketa nga ai repart, per mungese disipline. U denua vetem ushtari qe takoi grup-kontaktin e shtratit te leshimit ne trupin e raketes dhe jo ne imitator si dhe komandanti i toges qe nuk e kontrolloi, por i besoi ushtart. Oficeri i drejtimit, ne kabinen “Indikatore” nga behej leshimi, pasi pyeti ne interfoni “A eshte takuar imitatori sepse po kontrolloj qarkun e leshimit?” dhe oficeri, duke besuar ushtarin iu pergjegj “PO” dhe keshtu u be leshimi i raketes dhe jo se e shkeli butonin ushtari. Raketa iku e padrejtuar sepse nuk mund te merrte kmandat nga toka, ngaqe jo te gjitha kabinat ishin hapur dhe raketa ishte e mbuluar me mushama. Ky kontroll sinkronik behej cdo dite. Nuk eshte e vertete se prej asaj dite nuk mbaheshin raketa te gatshme mbi shtrat te leshimit. Perkundrazi, u vendosen dy te tilla ne cdo repart te raketave, derisa i shkriu Safet Zhulali me urdher te Sali Berishes. Njeri tjeter nuk u denua. Persa thote ai fshatari edhe ai mashtron, sepse ai repart te gjithe rezervistat, mbi 200 te tille, i kishte nga ato fshatra dhe nga qyteti i Patosit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*