Historia e Akifit, poeti shqiptar që shkroi himnin e Turqisë

July 21, 2019 20:05

Historia e Akifit, poeti shqiptar që shkroi himnin e Turqisë

 

 

Mehmet Akif Ersoy, poet me origjinë shqiptare, i cili në Turqi njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar”, lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 si fëmija i Emine Şerif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara, dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë dhe njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih.

Babai i tij atë e kishte emëruar “Ragif” që shprehte datëlindjen e tij sipas llogaritjes “ebxhed” (çdo shkronjë është e barabartë me një numër të caktuar), mirëpo për shkak të vështirësisë së artikulimit, shokët dhe e ëma e quanin “Akif”, emër të cilin ai e përvetësoi me kalimin e kohës.

Shkollimin e parë Ersoy e filloi në Mektebin e Lagjes Emir Buhari në Fatih, ndërsa dy vite më vonë kaloi në drejtimin e shkollës fillore dhe në vitin 1882 filloi mësimin në Shkollën Qendrore Ruzhdie Fatih (Shkollë e mesme për xhuniorë në periudhën osmane). Mësimet e para në arabishte i mori nga babai i tij, kurse në të njëjtën kohë i vijoi mësimet e gjuhës perse në Xhaminë Fatih. Ersoy ishte gjithnjë i pari në gjuhët turke, arabe, perse dhe frënge gjatë arsimit të tij në Ruzhdie.

Interesimin për poezi Ersoy filloi ta shprehë gjatë viteve në Ruzhdie dhe iu qas librave të poezisë. Vepra e parë poetike të cilën e lexoi ishte “Lejla dhe Mexhnuni” nga Fuzuli.

Pas mbarimit të Ruzhdies, Mehmet Akif Ersoy në vitin 1885 u regjistrua në Liceun e Shërbimeve Civile (Mülkiye İdadisi), një nga shkollat e njohura të asaj kohe. Ersoy e humbi babain në vitin 1888, ndërsa familja e tij ra në varfëri me djegien e shtëpisë në zjarrin e madh në Fatih një vit më vonë.

Meqë para së gjithash dëshironte të ketë një profesion dhe të mësonte në shkollë me konvikt, ai braktisi liceun dhe filloi në “Mektebin e Bujqësisë dhe Veterinarisë”, që ishte shkollë e lartë civile e veterinarisë e cila sapo ishte hapur ato vite. Gjatë viteve të shkollës, Ersoy tregoi interesim të madh për sportin, duke marrë pjesë në gara të ndryshme sportive si mundja dhe noti, si dhe ecje të gjatë, vrapim dhe hedhje të gjyles.

Në vitin 1893, Ersoy e mbaroi drejtimin e veterinarisë me sukses të shkëlqyeshëm, ndërkaq, interesimi i tij për poezinë u rrit në dy vitet e fundit të shkollës. Poezitë e tij u botuan në gazeta dhe revista të ndryshme. Vepra e shtypur e Ersoy-it ishte një ode e botuar në vitin 1893 në revistën “Hazine-i Fünun”.

Poeti në vitin 1898 u martua me Ismet Hanım, vajza e Mehmet Emin Bey i cili punonte në sportel në “Tophane-i Amire” (Shkritorja e artilerisë). Ai kishte tri vajza dhe tre djem. Njëri nga djemtë e tij ndërroi jetë ende pa mbushur një vit e gjysmë jete.

Ersoy, i cili vazhdoi aktivitetin e tij në letërsi duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit dhe duke shkruar poezi, hyri më thellë në botën e botimeve pas shpalljes së “Meshrutijetit të Dytë” (Epokës së Kushtetutës së Dytë). Pas kësaj kohe, Ersoy u bë kryeshkrimtari i revistës “Sırat-ı Müstakim” e cila u nxor në botim nga shokët e tij për herë të parë më 27 gusht të vitit 1908.

Mehmet Akif Ersoy në vitin 1920 u zgjodh në Kuvendin e Parë të Madh Popullor, ndërsa në vitin 1921 u vendos në Dergjahun e Taxheddinit në Ankara (Taceddin Dergahı).

Në fillim, Ersoy nuk mori pjesë në garën për himnin kombëtar për të cilin u vendos shpërblim prej 500 lirash, por u bind më pas me kërkesë të ministrit të arsimit Hamdullah Suphi Bey dhe motivimin e shokut të tij Hasan Basri Bey. Himni kombëtar të cilin ia dedikoi ushtrisë, më 17 shkurt u botua në Sırat-ı Müstakim dhe Hakimiyet-i Milliye. Pasi u lexua në kuvend nga Hamdullah Suphi Bey, më 12 mars të vitit 1921 u pranua si himn kombëtar. Ersoy mori shpërblimin prej 500 lirash dhe i dhuroi si donacion në institucion bamirësie.

Pas Luftës Çlirimtare dhe triumfit, Mehmet Akif Ersoy jetoi për një kohë në Egjipt dhe punoi si ligjërues i gjuhës turke, ndërsa më 17 qershor të vitit 1936 u kthye për shërim në Stamboll.

Poezitë e tij poeti i përmblodhi në veprën “Safahat”. Ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1936 në apartamentin Mısır në Beyoğlu të Stambollit.

Еrdoğan: Mehmet Akif Ersoyin, përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Еrdoğan, nderoi poetin me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy, njëherësh autor i himnit kombëtar turk, me rastin e 82 vjetorit të vdekjes së tij.

Duke folur në një takim të kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve në kompleksin presidencial në Ankara, Erdoğan tha: “Përkujtoj Mehmet Akif Ersoyin, i cili e përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin”.

Marrë nga Anadolu Agency

July 21, 2019 20:05
Komento

23 Komente

  1. Mos e beso po deshe December 27, 22:46

    Shqiptaret bejne hymnin e shteteve te tjere ne kete rast te Turqise, ndersa hymnin e Shqiperise e kane bere te huajt, romunet.

    Reply to this comment
  2. Mollosi December 27, 23:29

    Pyetja eshte se kush ishte Mehmet Akifi ? Ai ishte nje proosman dhe islamist i madh. Ishte kundershtar i madh i nacionalizmit shqiptar.

    Reply to this comment
  3. Pismilet turk December 28, 09:51

    Erdogani Po paguan mire kta gazetaret tane Te na zgjojne ndjenjat osmane Duke na vene ne seder me kta hafuzat kosovare qe i kan thur Lavde osmanllinje. Phu

    Reply to this comment
    • Mollosi December 28, 13:58

      Nuk ishin vetem “hafuzat kosovare” qe u thurnin lavde osmanllinjve. “Hafuza” te tille me shumice kishte edhe ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  4. SHQIPTARI... December 28, 10:31

    Nuk ka asnje vlere pozitive promovimi i “shqiptareve” te turqizuar ne ADN~ne e tyre, te cilet i sherbyen me nje devotshmeri te neveritshme Koleres se Bosforit, dhe punuan gjithe jeten kunder interesave kombetare…!……

    Reply to this comment
  5. Rr. B. Gramshi December 28, 14:04

    Qe ta besojme duhet te jeshe i sakte.
    Muzika eshte mare nga nje Rumania, ndersa teksti eshte shqiptar, mos e beso po deshe.

    Reply to this comment
  6. s.g. December 28, 14:06

    Babai Mehmet Akifi vjen nga fshati Shushicë Pejë ky duhet të mbahet mend si i vetmi shqiptarë në botë që ka shkrua hymnin ai banë pjesë në figurat e njohura shqiptare që kanë kontribu në vende të nryshme

    Reply to this comment
    • Mollosi December 28, 18:10

      Fshati Shushice nuk eshte ne komune te Pejes por eshte ne Istog ( tani Burim)
      Banoret e ketij fshati shkollen dhe xhamine e emruan me emrin e antishqiptarit Mehmet Akif Ersoy.

      Reply to this comment
    • iliri January 1, 12:00

      Nje anti-shqiptar i qelbur ne sherbim te osmanllijve kriminela .Turp per gazeten qe nuk boton asnje fjale per Homerin Shqiptar,ndersa turqve i kushton hymne.

      Reply to this comment
  7. demo December 28, 14:49

    Mos shesi pordhe kot Elvira Dones me ate mbiemer euro-atllantik!
    Aqifi e paska halldupezuar mbiemrin,qe 200 vjet perpara elvires,e paska bere ERSOY.
    Te dhjefsha mbiemrin,,ERSOY!
    Ky ka qene ushtar i ISIS-it qe 200 vjet para Al-albanit,elham dyrrilah.

    Reply to this comment
  8. SS December 28, 17:03

    PO IK O PIRDHU ME GJITH TURQIN E HYMNIN E SAJ …..

    Reply to this comment
  9. kosovari December 28, 20:27

    tekstin e ka shkruar Aleks Stavre Drenova-ASDRENI,

    Reply to this comment
  10. Mark U.K December 29, 22:19

    Turk muti edhe ai shikoni çfar emri ka.

    Reply to this comment
  11. Turk i shkerdhyer December 30, 14:04

    O ju qifsha akifin dhe gazetari qe ka Bo shkrimin

    Reply to this comment
  12. Arben January 1, 07:21

    Mehmet Akif ishte Osmanlli, sic ishin gjithe shqipetaret.

    Kur filluan te na therrisnin shqipetare, filluam edhe te

    hanim k…..rin me dhembe.

    Reply to this comment
  13. Genti July 22, 06:23

    Pa cfare karll…..eqe shkruani o dita! Po te kishte bere himnin e Shqiperise, ja vlente te shkruhej. Po kujt i plasi qe ka shkruajtur himnin e Turqise. Me trondites eshte fakti qe ky shkrim perpiqet te shes kete Turk edhe per Shqiptar.

    Emrin puro Turk, emrin e te atit puro Turk, mbiemrin puro Turk, gjuha Turqisht. C’fare lidhje ka ky njeri me identitetin Shqiptar, se nuk po e kuptoj fare.

    Pastaj na vin hidhur kur Serbet i therrasin Shqiptaret Turq safi. Kush e ka porositur kete shkrim, Beogradi??

    Reply to this comment
  14. leka July 22, 10:43

    Po çfare ka bere per shqiperine? Ky eshte turk safi qe ka lindur nga nje baba shqiptar. Po e dini sa ‘shqiptare’ te tille ka neper bote??? Ai ka jetuar e punuar per atdheun e tij qe eshte Turqia….kemi me miliona shqiptare te tille ne turqi e greqi e qe i bejne lufte njeri tjetrit keto 200 vitet e fundit

    Reply to this comment
  15. Filoeuropiani July 22, 10:54

    “Shqiptar” qe s’dinte asnje fjale shqip se nena i kendonte ninulla osmanisht dhe baba e shante arabisht. Dmth Turk Elhamdulilah perndryshe Sulltani Edogan s’kishte shans ta nderonte.

    Reply to this comment
  16. na.....mbyten budallenjte . July 22, 16:18

    o arben budalli; jepu nje pergjigje gjithe osmano-bythllinjeve te tjere; pse te pelqejne turqit, qe pushtuan boten me hanxhar ?… valle i thirre ti, per te nderzyer te t’eme dhe te dilje ti, turk safi dhe t’i mbroje me zell tani, qe s’i pjerdh …njeri ???

    Reply to this comment
  17. merte (ose rrembente) turku shqipetare dhe per nuse dhe per...harrem . July 22, 16:38

    e kam thene dhe njehere; shqipetaret quajne “shqipetare” ne turqi edhe ata turq, qe kane “trashegimi” gjaku edhe nga nje stergjyshe e vetme…shqiptare .

    Reply to this comment
  18. PO , PO July 22, 21:23

    Per te jatin e Akifit , , me emer dhe mbiemer turk , ketu thuhet se ishte lindur ne Kosove , por nuk thuhet ne se ishte shqiptar apo jo . Fakti qe ai qenka lindur ne Kosove , nuk e ben domosdoshmerisht me gjak shqiptari , sepse perandoria osmane ishte nje shtet shumekombesh , qe nuk e njihte kombesine , por vetem besimin fetar , duke i ndare ne myslimane dhe te krishtere , apo si e quante ajo , ne turq dhe kaure !
    Jo pa domethenie , autori i ketij shkrimi , jep nje tabllo teper te varfer e te cunguar , per te fshehur te verteten ! I madhi Sami Frasheri (Shemshedin) ka dhene shume per Turqine dhe fare pak per Shqiperine , por ka qene vertet shqiptar dhe i perket brezit te rilindasve tane . Ndersa per Akifin , nuk thuhet as edhe nje germe , e jo fjale , ne se kishte degjuar (me se paku) se paska pasur preardhje shqiptare ! Nuk e kuptoj se cfar ” kontributi ” jep gazeta Dita per shqiptaret , me kete shkrim !

    Reply to this comment
  19. Kor+ca July 23, 01:15

    Qe te behet nje but, ( le te themi per nje but , apo sic I themi ndryshe , voze per te mbajtur veren ) , duhen se paku 4 rrathe shternguse per ate voze .
    Nje rreth perfundi , nje per kreu dhe 2 rreth mesit te vozes . Nese lirohet njeri nga keta rrethe ose vera do te largohet pak nga pak perjashta dhe po ashtu dhe ajri do ti hyje veres tjeter aty brenda .

    Per te kuptuar kompaktesine e nje kombi , njerezve duhet :
    1- nje truall te perbashket
    2- nje gjuhe te perbashket
    3- nje flamur , si simbol i perbashket
    4 – nje “Ze-o-ti ” , si adhurim shprese-besimi per te sotmen dhe te nesermen e udhetimit te perbashket .

    Cdo gje tjeter :
    A eshte Aqif apo Akrif apo Akri , ne duhet ta respektojme duke e lene rrehat aty ku cdo kush e ka proferuar per tu prehur perjetesisht me gurrin qe do I rrendoje mbi kryet vehtes se vet .

    Otomani porosiste : ndrojuni dine ose dhe imane , ose-ose luajini nje nga nje nga besimi i perbashket dhe kini per te pare se per shekuj te tere nuk do dine nga te shkojne dhe nuk do te njohin as njeri-tjetrin dhe asgje tjeter .

    Reply to this comment
  20. Budallenjte dhe plepat behen te gjate July 23, 18:47

    Shqip nuk dinte. Shqiperine kurre se shkeli.
    PSE quhet shqiptar?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin