Historia e azilkërkuesit shqiptar: Pas refuzimit, autoritetet gjermane më lanë 10 min kohë për t’u larguar

September 26, 2015 16:47

Historia e azilkërkuesit shqiptar: Pas refuzimit, autoritetet gjermane më lanë 10 min kohë për t’u larguar

Mes mijëra kërkesave dhe lutjeve për të qëndruar në Gjermani, qeveria gjermane ka mohuar kërkesën e një shtetasi shqiptar për të përfituar azil. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij muaji dhe sot 36-vjeçari Albert Kulemani, i cili shkoi së bashku me gruan e tij në Mynih në muajin gusht, ka bërë gati valixhet e tij në pritje për t’u  larguar.

Historia e azilkërkuesit shqiptar është bërë publike në gazetën “Wall Street Journal”, në të cilën flitet për masat e ashpra që ndërmerr Gjermania për ata që nuk kualifikohen për të marrë azil. “Autoritetet këtu, nuk na tregojnë asgjë më parë.  Ata na japin pesë apo 10 minuta për të marrë rrobat tona dhe asgjë tjetër”, thotë Kulemani.

Gazeta shkruan se pas mirëpritjes së refugjatëve nga Gjermania, fshihet një politikë e ashpër për njerëzit që nuk kualifikohen për azil. Përpjekja e autoriteteve për dëbimin e refugjatëve që nuk plotësojnë kushtet, veçanërisht ata nga vendet e Ballkanit, është shumë e rëndësishme, thonë zyrtarët, për t’iu lënë hapësirë autoriteteve që të përballen me emigrantë nga Siria dhe për të dekurajuar njerëzit që të lënë vendin e tyre për arsye ekonomike.

September 26, 2015 16:47
Komento

1 Koment

  1. Drenicak September 26, 21:23

    Ty qe stikan dhan as 10 min kohe dhe te kthejn ne vendin tan ku ska luft por ka hajni dhe budallaki sepse mundsit i keni me punu me jetu mire.
    Une di se paku mbi 15 veta ne vitin 97 – 98 kan kthy gjermant ne beograd familje shqiptare te Kosoves di qe sot e asaj dite nuk dihet per fatin e tyre!
    Une kam shku ne caritas ne kisha evangjeliste ne polici me pyt sepse njerin nga kta te zhdukur e kam pas vendas.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*