Historia e Boçarëve, pronarë të bregdetit në Vlorë

April 23, 2018 20:10

Historia e Boçarëve, pronarë të bregdetit në Vlorë

 

Familja Boçari është pronare e 142 hektarëve në Vlorë.

Në komunizëm u shpronësuan për t’u ngritur ndërmarrje bujqësore.

Në vitin 1996, Komisioni i Kthimit të Pronave i ktheu Gëzim Boçarit 2 hektarë toke.

Por dokumenti ju dorëzua me mangësi materiale pa firmë të kryetarit të komisionit, raporton në një kronikë Top Channel.

“Gjykata e Lartë vendosi në 2003 plotësimin e mangësisë dhe dorëzimin siç e kërkon paditësi”, shprehet Gëzim Boçari për TCH.

Për vite me radhë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës së Lartë, atëherë Gëzim Boçari ju drejtua Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Gjykata vendosi që të ekzekutojë pa vonesë vendimin e Gjykatës së Lartë si dhe e dënoi shtetin shqiptar me një gjobë prej 49 mijë eurosh për dëmin moral. Në atë kohë ka qenë kryeministër Berisha, paratë i kemi marrë, pronën jo”, thotë Boçari.

Ju drejtohet për vite me radhë institucioneve të shtetit.

“Të gjithë ose s’janë përgjigjur ose janë përgjigjur tjetër për tjetër. I jam drejtuar sërish Strasburgut që të evidentojnë që vendimi i tyre nuk po zbatohet”, shprehet Gëzimi.

Deri në 2017, Avokati i Shtetit ka reaguar që vendimi i Strasburgut është ekzekutuar.

“Ekzekutimi konsiston në dhënien e një firme nga kryetari i ATP pro ose kundër kjo nuk është ë bërë, pra shteti ka mashtruar përsëri Strasburgun”.

Në zonën e Jonufrës, ndërkohë lulëzojnë përditë ndërtime në prag të sezonit të ri veror.

“Në këtë pronë kryetarët e bashkisë, të mëparshmit, në mënyrë të veçantë Shpëtim Gjika, kanë bërë biznes ose pis-nez”, thotë Boçari.

Ka qenë 40 vjeç kur e nisi këtë betejë, tani është 70 vjeç.

“E gjithë shtëpia është plot me dokumente. Me pyet ku nuk kam qenë jo ku kam qenë”.

Profesor Boçari thotë se gjithë dosja e tij duhet t’i nënshtrohet vettingut.

“Të gjithë këta që janë këtu, asnjë nuk është pronari, pra po zhvillohet strategjia e Katovicës që t’i qarkullojnë pronarët nëpër gjyqe derisa të lodhen. Unë kam vendosur të mos lodhem”, shprehet Gëzim Boçari.

a.s/dita

April 23, 2018 20:10
Komento

4 Komente

  1. Monkey April 23, 20:39

    Si arriti të kishte 142 ha tokë, kjo familje ? Nëse do veprojmë sic kërkojnë këta, atëherë të gjithë tradhëtarët që bashkëpunuan kundër atdheut me fashistët e nazistët, duhet t’i kthehen tokat që kishin. Edhe bejlerët e kohës së Zogut ose edhe më parë, në kohën e osmanllinjve duhet të marrin tokat e tyre. Esad Pashë Toptanit t’i ngrihet përmendore tek Toptani Center. Vrionëve jepini 13500 ha që kanë pasur. Verlacëve jepini 6000 ha e kështu me radhë. Erdhi koha e tyre përsëri. Ne të tjerët duhet të ikim nga ky vend, se nuk kemi më të drejta pronësie.

    Reply to this comment
    • Mon Kukaleshi April 24, 09:24

      Lexo mire, i kane kthyer vetem 2 hektar toke, por edhe per ato po e sorrollasin duke tallur bythen me te.
      Pra ai po perpiqet qe te siguroje pronesine e ketyre 2 hektareve e nuk pretendon me teper.
      Mendoj qe ka te drejte, nderkohe qe mijra persona aty jane bere pronare tokash me stilin “toke e zanun” dhe me pas, “ta gezosh tapine”.
      Llogjika tende eshte ajo e kohes se komunizmit, “lufta e klasave duhet te vazhdoje”.

      Reply to this comment
  2. Qahajai: April 23, 20:49


    Me hiqni nje kuriozitet:Ndoshta VETING duhet bere edhe per latifondistet,cifligaret e feudalet?

    Reply to this comment
  3. Lisi April 23, 21:06

    Familja Boçari është një familje patriotike pa njolla në historinë e saj . Ato që thotë Gëzimi janë të verteta deri në pikë e në presje . Problemi I tyre është një akuzë për palo-shtetin që ndërtuam .
    Sukses Boçarëve !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*