Historia e Collina-s, ekonomisti që u bë ikona botërore e arbitrimit

January 5, 2018 21:30

Historia e Collina-s, ekonomisti që u bë ikona botërore e arbitrimit

Kuzhina, makinat, moda dhe disa nga arkitekturat më moderne vijnë nga Italia. Edhe në futboll gjërat nuk ndryshojnë shumë. Italia ka prodhuar dy nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, si Gianluigi Buffon dhe Dino Zoff. Pa harruar mbrojtës si Paolo Maldini dhe Franco Baresi, apo sulmues si Roberto Baggio, Alessandro Del Piero dhe Francesco Totti.

Por, mes yjeve, që e kanë bërë Serinë A të famshme, një njeri qëndron i veçuar nga të tjerët. Paraqitja dhe profesionalizmi i tij e kanë bërë të jetë një nga më të respektuarit në futbollin ndërkombëtar. Ai ka qenë arbitri më i madh i të gjitha kohërave: Pierluigi Collina. Gjatë frekuentimit të Universtitetit të Bologna-s, ai ka marrë kurse për arbitër në moshën 17-vjeçare, me rezultate shumë të mira.

Pas diplomimit në degën e ekonomisë në 1988-ën, karriera e Collinas si arbitër filloi në Serie C1 dhe C2. Nuk do të kalonte shumë para se të  merrte një rritje në detyrë, duke kaluar në Serie B.

Ndërsa karriera e tij ishte në rritje të vazhdueshme, Collina u diagnostikua me sëmundjen e Alopecias, që shkakton humbjen e menjëhershme të flokëve dhe koka e pa flokë u kthye menjëherë në tiparin e tij më dallues.

Në mesin e viteve 1990-të, arbitri italian kishte siguruar një vend në “formacionin titullar” të xhaketave të zeza të Serie A, duke u konsideruar shumë shpejt nga të gjithë si një nga arbitrat më të mirë në qarkullim.

Shumë shpejt ka fituar respektin e lojtarëve. Nëse ndonjëri prej tyre vinte në dyshim vendimet e tij, merrte një shikim kërcënues nga Collina. Nuk kishte asnjë dyshim, në fushë ishte ai “shefi”, shkruan Konica.al

Me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, Collina ishte kthyer në një ikonë të Serie A dhe ishte i njohur në të gjithë botën. Ai është përzgjedhur për të drejtuar finalen e Champions League në 1999-n mes Manchester United dhe Bayern Munich.

Më pas ka fituar të drejtën për të drejtuar atë që konsiderohet edhe ndeshja më e rëndësishme në botën e futbollit: finalen e një Botërori, Gjermani-Brazil 2002.

Rendimenti i tij ka qenë aq i lartë saqë dy vite më vonë ai ka drejtuar finalen e Kupës UEFA në 2004-ën dhe në çdo ndeshje të rëndësishme emri i tij ishte gjithmonë mes atyre që përfliteshin për ta drejtuar.

Në mesin e viteve 2000, Collina kishte fituar gjashtë herë radhazi çmimin Arbitri më i Mirë i FIFA-s para se, në 2005-ën, në moshën 45-vjeçare, të vendoste të tërhiqej nga profesioni i arbitrimit.

E ka bërë këtë një vit para kohe pasi Federata Italiane e Futbollit, për shkak të madhështisë së tij kishte vendosur ta shtynte limitin e moshës për arbitrat nga 45 në 46 vjeç, në mënyrë që t’i jepej mundësia të merrte pjesë në Botërorin e 2006-ës.

Por nuk do të quhej Itali nëse do të mungonin polemikat dhe arbitri u detyruar të tërhiqej për shkak të një konflikti me federatën në lidhje me një marrëveshje me një sponsor, që Collina e kishte bërë në gusht të 2005-ës.

Kur profesionalizmi i tij u vu në dyshim, Collina vendosi të largohej. “Pas 28 vitesh kam vendosur të jap dorëheqjen”, ka thënë ai. “Njerëzit duhet të kenë besim tek arbitri. Në fund, kemi humbur të gjithë. Kam fjetur më pak gjatë këtyre netëve se sa para finales së Botërorit”.

Pasi Collina vari në gozhdë bilbilin në 2005-ën, ai përdori diplomën e marrë në degën e ekonomisë, duke nisur karrierën si këshilltar financiar.

Italiani, gjithsesi, nuk i preu përfundimisht kontaktet me botën e futbollit, duke bërë rolin e analistit për media të ndryshme dhe duke publikuar librin “Le Mie Regole del Gioco” (Rregullat e Mia të Futbollit).

Në 2011-ën, ai është futur në Hollin e Famës të Futbollit Italian, një nderim që i është bashkuar vlerësimeve të tjera prestigjioze që Collina ka marrë gjatë karrierës së tij. Sot, ai shefi i komisionit të arbitrave në UEFA.

January 5, 2018 21:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*