Historia e pabesueshme e gruas që ka humbur 22 fëmijë

March 19, 2018 22:31

Historia e pabesueshme e gruas që ka humbur 22 fëmijë

Tabloidi “The Sun” ka publikuar ditën e sotme historinë e një gruaje zemërthyer që ka humbur 22 fëmijë, por që ka vendosur të sfidojë ligjet e natyrës dhe mjekësisë dhe të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.

Kerry Hutchinson, 35 vjeç nga Rugeley, nga Staffordshire, Britani e Madhe ka varrosur 3 fëmijë, ka mbajtur funerale për 2 prej tyre, ka dështuar 16 herë dhe sapo ka humbur fëmijën e fundit që jetoi vetëm 20 sekonda.

Doktorët thonë se ajo është e shëndetshme, por “e pafat”.

Ajo u është drejtuar tashmë medieve për të marrë mbështetjen e opinionit publik dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijëve të saj. E ka mbajtur për vete deri tani dhimbjen dhe dëshpërimin.

Fëmijën e parë e ka mbajtur në krahë vetëm 12 orë. Mjekët i thanë se kishte kancer në qafën e mitrës dhe pas një operacioni e ka zhdukur atë. Mjekët i sugjeruan të provonte sërish pavarësisht se mund të lindte para kohe. Mjekët thonë se pavarësisht operacionit ajo tashmë ka shëndet të plotë.

“Do të jem nënë në këtë botë, ose në tjetrën”, thotë 35-vjeçarja , ndërsa shton se kërkon të dijë arsyen e vdekjes së fëmijëve të saj edhe pas lindjes.

l.h/ dita

March 19, 2018 22:31
Komento

2 Komente

  1. Oh noooo ! March 19, 22:36

    Kjo Foto bardhe e zi . 🙁
    Ai lot !
    Noooooo pleas Madam ily.(me solli ndermend nji miken time )
    Zoti ja plotesofte deshiren …

    Reply to this comment
  2. mirel March 20, 10:49

    Kjo eshte bere nene plot 22 here ne kete bote, dhe ne ate tjetren.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*