Historia e hakmarrjes dhe lidhjet e Fatbardh Licit me ‘të fortët’ e Shkodrës

August 10, 2018 09:25

Historia e hakmarrjes dhe lidhjet e Fatbardh Licit me ‘të fortët’ e Shkodrës

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Fatbardh Lici 53-vjec.

Sipas mediave ai është kunati i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës dhe i arrestuar pak kohë më parë pasi tentoi të arratisej nga Shqipëria. Po ashtu Lici mësohet të jetë xhaxhai i Muhamed Licit të arrestuar gati një vit më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në tregun e qytetit të Shkodrës.

Por pavarësisht lidhjeve të tij familjare me të sipërpërmendurit pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2014 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Kurmemaj, i njohur edhe me mbiemrin Gjipali, ishte i njohur për shpëtimin nga operacionet për arrestimin e tij pasi maskohej në perfeksion dhe arrinte të kalonte gardhin e policisë edhe kur këto ishin njësitë speciale.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Licit të ketë lidhje edhe me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës.

o.j/dita

August 10, 2018 09:25
Komento

1 Koment

  1. Mark .U.K August 10, 19:16

    Ndoshta edhe policia e shtetit.E pat dekleruar Rama para kater vitesh se bandat po vrasin njeri tjetrin.Edhe nje dore nga sheti e do u vij fundi te fortve.Po ky eshte more,pse me u lodh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*