Historia e “Messit të viteve ’30”, vdekja e të cilit nuk u sqarua kurrë

April 20, 2018 10:02

Historia e “Messit të viteve ’30”, vdekja e të cilit nuk u sqarua kurrë

Matthias Sindelar është quajtur Moxarti i futbollit dhe është cilësuar si futbollisti austriak më i madh i të gjitha kohërave.

Golat, driblimet dhe shpejtësia kanë mrekulluar mijëra fanatikë, madje edhe një person jo aq të lidhur me futbollin, Adolf  Hitlerin.

Ishte 1.75 m i gjatë dhe 63 kg, luante si sulmues qendror. Aftësia e tij me topin dukej se i përkistë një epoke tjetër, ndoshta një ose dy dekada më përpara.

Ndërkohë që afrohej Botërori i Francës, u krye aneksimi i Austrisë nga Gjermania naziste.

U shkri liga, u përjashtuan klubet hebreje, u zaptuan terrenet dhe u dëbuan lojëtarë me origjinë çifute.

“Wunderteam” ku luante Sindelar nuk bëri përjashtim. Lojëtarët e mëdhenj të këtij ekipi iu bashkuan klubit  gjerman duke patur parasysh se pas pak muajsh do të merrnin pjesë në Kupën e Botës – shkruan horizonti.al

Në 3 prill të vitit 1938 erdhi ndeshja finale e organizuar nga autoritetet naziste në  “Prater Stadium” të Vienës me qëllim që t’u jepej mirëseardhja e lojtarëve të rinj.

Sindelar ishte kapiteni i atij ekipi legjendar austriak që do të luante ndeshjen e tij të fundit.

Gjermania nuk duhet të humbte, pavarsisht se ishte një ndeshje miqësore.

Por ekipi i Rajhut të Tretë u mund me rezultatin 2-0 dhe një nga golat u realizua nga Sindelari. Ky rezultat nuk duket se e shqetësoi diktatorin aq shumë, sesa festimi i fitores së yllit austriak, i cili u ngjit në podium dhe në vend që ta përshëndeste e festoi këtë ngjarje duke kërcyer duke shfaqur refuzimin e politikave të regjimit të ri.

Kjo do të ishte ndeshja e fundit e vienezit. Duke qenë se nuk ishte hebre, nuk pati masa të dukshme ndaj tij. Por policia sekrete gjermane, Gestapoja filloi ta ndiqte.

“Vdekje nga inhalimi i monoksidit të karbonit” shkruhej në autopsinë që bëri Instituti i Mjeksisë Ligjore të Universitetit të Vienës kur u gjet trupi i ish futbollistit 35 vjeçar në krahët e të dashurës së tij, edhe kjo e vdekur,  më 23 janar të vitit 1939.

Rreth 40 mijë njerëz i dhanë lamtumirën e fundit futbollistit austriak të historisë, vdekja e të cilit nuk u sqarua kurrë.

n.s. / dita

April 20, 2018 10:02
Komento

4 Komente

  1. intelektuali April 20, 10:56

    Njesoj si historia e kavajsit Qemal Vogli, thuaj pastaj qe:

    HITLERI DHE ENVERI NUK KANE QENE VELLEZER SIAMEZE

    Reply to this comment
  2. XXXL April 21, 02:07

    “Intelkt-kar” cdo gje qe ndodh ne bote do t’a lidhesh me Enverin, veytem nje debil si puna juaj e ben kete lidhje pa lidhje.
    Te paskan shkerdhyer komunistet grate e fisit me rrenje me dege, bej ADN te sqarosh origjinen, te jesh i sigurt do te dalesh fshatar gdhe Komunist nga Skrapari.
    Ke nevoje per gojore te pastrohesh, toc.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*