Historia e kurajos së mësueses me tumor që fitoi 89 milionë dollarë pas vdekjes

January 23, 2018 03:36

Historia e kurajos së mësueses me tumor që fitoi 89 milionë dollarë pas vdekjes

Në verën e vitit 1991, mësuesja Nelene Fox në  Temecula, Kaliforni, ishte diagnostikuar me kancer gjiri të avancuar. Ajo ishte tridhjetë e tetë vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Kur asaj i u rikthye kanceri i gjirit metastatik pasi i kishte përdorur gjithë mjekimet konvencionale, doktorët i sugjeruan  një transplantim autolog të palcës së kockës, si gjëja e fundit që mund t’i bënin.

Mësuesja e pranoi sugjerimin e doktorëve. Por kur ajo aplikoi në kompaninë e saj të sigurimeve Health-Net, që sigurimet të paguanin  për transplantin, Health Neti ia refuzoi duke i thënë : “Procedura nuk mbulohet nga lista standarde e protokolleve të aprovuara klinikisht nga kompania e sigurimeve.

Refuzimi që i bëri Health Net transplantimit të Nelene Foksit, ngjalli një reaksion publik tëë madh. E dëshpëruar dhe e tërbuar, Foksi, vendosi të  mbledhë para privatisht duke shkruar mijëra letra. Në mes të Prillit 1992, u bë një përpjekje e jashtëzakonshme për të grumbulluar fonde  për të paguar për transplantin e Foksit (kështu bënë edhe shoqet e Maries). Temecula, një qytete i vogël me fusha golfi dhe dyqane të antikave, u përfshi i gjithi në këtë aksion.

Paratë erdhën nga ndeshjet sportive, nga shitja e byrekëve, nga fëmijët e shkollave nëntë vjeçare që përgatitnin limonada në shtëpi dhe dilnin i shitnin grupe-grupe në rrugë dhe paratë i jepnin për Nelene Foksin.  Gjimnazistët dolën në rrugë dhe në pompat e benzinës për të larë makinat dhe paratë i a dërgonin Foksit. Restorantet private dhe dyqanet që shesin akullore e dorëzonin një pjesë të fitimeve të tyre për këtë të sëmurë.

Nelene Fox

Në 19 Qershor, një grup mbështetësish të Foks demonstronin dhe këndonin nëpër rrugë “Transplant, transplant”, duke përmendur emrin e Foksit. Ata u rreshtuan përpara zyrave të korporatës së sigurimeve Health Net. E gjitha kjo përfshirje masive është një shembull klasik i “Act Now”, që ne në Shqipëri nuk jemi mësuar ta praktikojmë.

Pak ditë më vonë, vëllai i Foksit, një avokat, që quhej Mark Hiepler, e paditi në gjyk kompaninë e sigurimeve “Health Netin”,  që ta detyronte të paguante për transplantin e motrës së tij. “JU E SHITËT KËTË MBULIM ME SIGURIM SHËNDETËSOR KUR AJO ISHTE E SHËNDOSHË”, shkroi Hiepler. “U LUTEM KTHEJANI TANI QË AJO ËSHTË E SËMURË”

Vonë në verë të 1992, kur Health Net vazhdonte të refuzonte kërkesën për të mbuluar shpenzimet, Foksi vendosi të vazhdojë në të sajën. Në këtë kohë ajo kishte mbledhur 220.000 dollarë nga rreth 2.500 miq, komshinj, të afërt, shokë të punës dhe të huaj. Kjo shumë ishte e mjaftueshme për të kryer transplantin.(Në Shqipëri zor se ndonjë e sëmurë mund të mbledhë kaq para nga miqtë e shokët)

Në Gusht 1992, Nelene Foks, i u nënshtrua kimioterapisë me doza të larta dhe transplantimit të palcës së kockës për kancer gjiri metastatik. Me këtë veprim ajo shpresonte të rishkruante një kontratë  të re për jetën e saj.

Nelene Foks, nuk ishte me fat. Ajo provoi regjimin ndëshkues  të kimioterapisë me doza të larta dhe të komplikacioneve të saj të shumta. Më pak se një vit nga transplanti, kanceri i gjirit u rikthye në mënyrë eksplozive në gjithë trupin e saj, në mushkëri, në mëlçi, në gjëndrat limfatike dhe më me rëndësi në trurin e saj. Në 22 Prill, Foks vdiq në shtëpinë e saj, në një qoshe  në Temecula.

Ajo ishte vetëm dyzet vjeçe. Ajo la prapa burrin dhe tre vajzat, më  e vogla katër vjeç, dhe më e madhja njëmbëdhjetë vjeçe. Ajo la pas edhe një padi kundër kompanisë së sigurimeve Health Net, që tani kishte nisur rrugën në sistemin gjyqësor të Kalifornisë.

Lufta agonizuese e Foks dhe vdekja e saj e parakohshme u gjykuan nga opinioni amerikan si raste flagrante. I bindur, që transplanti i vonuar dhe jo kanceri, i mori motrën, Hiepleri e zgjeroi akuzën ndaj Health Net dhe me energji u përpoq për  gjykimin e çështjes.  Hiepler luftohej nga kompanitë e sigurimeve,  sepse i vetmi qëllim i tyre është të kursejnë paratë, duke u refuzuar të sëmurëve mbulimin e shpenzimeve të mjekimit. Po qe se vuani nga një i ftohtë, ose një grip, sigurisht, ata do të bëjnë shumë kujdes  për ju. Por, po të keni kancer gjiri, ata të thonë nuk e përmban protokolli.

Në mëngjesin e 28 Dhjetorit, 1993, Mark Hiepler harxhoi rreth dy orë në sallën e gjyqit,  duke përshkruar vitin e fundit, që ishte shkatërrues për jetën e motrës së tij. Salla dhe lozhat e gjyqit ishin të tejmbushura me shokët dhe miqtë e Foks, me mbështetës dhe pacientë , shumë prej tyre të përlotur nga zemërimi dhe empathia.

Juria nuk zgjati më shumë se dy orë që të vendoste. Atë mbrëmje u dha verdikti, që e detyronte kompaninë e sigurimeve t’i jepte familjes së Foks 89 milion dollarë shpërblim për dëmin. Kjo ishte sasia e dytë më e madhe në historinë gjyqësore të Kalifornisë dhe njëra nga më të lartat që është dhënë ndonjëherë në Amerikë.

b.m. / dita

January 23, 2018 03:36
Komento

2 Komente

  1. kazanxhiu January 23, 08:07

    nuk kam asgje me kete zonjen,
    e kam me ju legenet gazetare te DITA-s qe nuk lini rast te kaloje per te peshtyre mbi Shqiperine.

    Jau ka gjetur mire ai kazan po çfare kazani i qelbur!!!

    Reply to this comment
  2. Lalai January 23, 08:33

    o Kazanxhi……komentues.
    Nuk ja vlen te peshtysh po ti besh kaken Shqiperise.
    Nqs Dita sjell nje Histori dhe behet fjale para 30 vjetesh,ku KAZANXHI-njte e Politikes Shqiptare tallin bilen me Ty me idete e tua dhe shume si ty!!!
    Une nuk i dal ne mbrojtje as Dites e as Ty,po idete qe ke ti ne 2018 jo Kaken mu ne koke po ta dh…esh fare.
    Shqiptaret jane qeni Egocentrike dhe Injorante si pjesa tjeter e Ballkanit dhe sot ne 2018.
    Mjafton re shikosh realitetin ne Albanistan dhe te mendosh e bertasesh……mire bejne Kazanet e politikes injorantet e saj qe popullit i bejne Glasen ne koke se paskan patur hallall.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*