Historia e mitingut të shkronjave shqipe në Korçë

Vepror Hasani February 21, 2016 11:55

Historia e mitingut të shkronjave shqipe në Korçë

Ajo që po ndodhte ishte vërtet një çudi. Banorë të shumtë të Korçës po i drejtoheshin rrugës së Kolonjës. Pritej që nga çasti në çast të mbërrinin kolonjarët. Ata duhej të ishin nisur për udhë që herët në mëngjes. Por çudia u bë edhe më e madhe kur të gjithë vunë re se mes turmës kishte gra dhe vajza. Dhe nuk ishin pak. Numri i tyre po bëhej gjithnjë e më i madh. “ Po vijnë kolonjarët!”- ky ishte lajmi që i përcillnin njëra-tjetrës. “Ejani t’u dalim përpara!” Ardhjen e kolonjarëve e përfytyronin si një spektakël të magjishëm. Pak a shumë që të gjitha e dinin se si prezantoheshin ata në raste të tilla. Kolonjarët gjithnjë përpiqeshin të gjenin diçka ndryshe. Pritej që e njëjta gjë të ndodhte edhe atë ditë. Do ta kishin me doemos një surpirizë. Ajo do të ishte çudia e tyre.

Njerëzit herë pas herë kanë nevojë të çuditen. Kjo ishte dhe arsyeja pse vajzat dhe gratë po dilnin te rruga e Kolonjës dhe prisnin të shihnin gjithë kërshëri ardhjen e tyre. Sigurisht, çupat kishin dalë atje edhe për të hedhur vështrime mbi djemtë, ashtu siç dinë të bëjnë vetëm ato, por edhe me merakun që të mos i turbullonin aq shumë sa djemtë të rrëzoheshin nga kali. Nëse do të ndodhte kështu, atëherë gjithë mburrja dhe lavdia e djemve të Kolonjës do të shkonte humbur. Gratë kishin lënë shtëpitë e tyre sepse dëshironin të shihnin edhe ardhjen e njerëzve të Perëndisë. Që një javë përpara ishte thënë se Baba Xhemali i Kreshovës do të vinte së bashku me 14 dervishlerë. Veç kësaj, ia vlente të shihje edhe të papriturat e kolonjarëve. Po a do të vinin vallë? Ky ishte meraku i madh i çupave të Korçës

Lajmi

Sigurisht që do të vinin. Pjesëmarrja e tyre ishte paralajmëruar nga zotërinjtë Çerçiz bej Zavalani, Mustafa bej Selenica, Stavre Karoli, Xhafer bej Luarasi, Vahid bej Frashëri, Tefik efendi Panariti, Ali bej Frashëri edhe Rakip efendi Jemenlli. Që të gjithë ishin burra me emër të madh. Fjala që jepej prej tyre nuk kthehej mbrapsht as prej plumbit. Ndoshta edhe nga varri do të ngriheshin për ta çuar në vend fjalën e dhënë. Ishte vendosur përfundimisht: më 14 shkurt 1910 do të mblidheshin në mbrojtje të alfabetit shqip.

20-tetor-veprori-mitingu-i-shkronjave-te-korcesPërgjatë gjithë javës këta burra ishin thirrur edhe me një emër tjetër: “Organizatorë”. Ky emër i ri i tyre nuk kishte kaluar pa tërhequr vëmendjen e grave dhe të çupave. “Ndoshta, mendonin ato, këta burra ishin përzgjedhur si njerëzit më të urtë të krahinës”. Përveç fjalës “organizator”, gjatë atyre ditëve ishte përmendur shpesh edhe një fjalë tjetër që nuk ishte dëgjuar më parë. Burrat thoshin se do të mblidheshin të gjithë bashkë e do të bënin një “meting” të madh. Për të bërë “metingun” kishin marrë edhe lejen e qeverisë. Marrja e lejes do të thoshte se askush nuk mund të fliste kundër qeverisë. Megjithatë që të gjithë e dinin se mund të kishte edhe nga ata që nuk do të duronin dot dhe mund të bënin thirrje që të vdisnin për gjuhën shqipe. Nje fjalë e tillë, – “të vdesim për gjuhën shqipe”,- nuk mund të kishte kuptim tjetër veçse “të vdesim në luftë”. Mundësia e një skenari të tillë, për gratë dhe çupat e Korcës, ishte një merak më vete. Burrat dhe vellezërit e tyre mund të burgoseshin e të internoheshin në vendet më të largëta të Perandorisë. Megjithatë shpresonin që gjithçka të kalonte bukur e mirë. Bindja e tyre se nuk kishte për të patur përplasje mes njerëzve të “metingut” dhe xhandarëve të qeverisë, vinte edhe nga prania e “Bandës së Lirisë”, e cila sapo kishte mbërritur për të pritur ardhjen e kolonjarëve me këngë e muzikë

Po vijnë kolonjarët!

656X37341079Shqipja_monumentBefas u dëgjua një zë: “ Po vijnë Kolonjarët!” Turma që ishte mbledhur aty në krye të rrugës së Kolonjës lëvizi nga vendi. Gjithkush dëshironte që atë çast të kishte mundësinë për të parë sa më mirë që të ishte e mundur e pa u penguar nga askush, por në të vërtetë nuk paskësh qenë edhe aq e lehtë. Kolonjarët kishin mbërritur! Megjithatë më vështirë se kushdo tjetër nga të pranishmit, nisën ta ndienin veten çupat dhe gratë. Ato nuk mund të shtyheshin dot mes burrave. Si t’ia bënin? Po përpiqeshin ta gjenin një një zgjidhje dhe ia dolën mbanë. Zunë vend në anë të rrugës, aty ku do të kalonin gjithë kolonjarët nga ku mund t’i shihnin gjithë kërshëri dhe vëmendje.   Po atë çast turma vuri re edhe një njeri që po çante nxitimthi mes njerëzve. Pas pak dali në krye, gjithkush që e shihte i hapte rrugën. Ishte patrioti i madh Mihal Grameno. Ai do t’u uronte kolonjarve mirëseardhjen. Kjo ngjarje e madhe do të pasyrohej edhe në gazetën “Lidhja orthodhokse” që botohej prej Gramenos. Ja si e përshkruante këtë çast gazeta e tij: (Mihal Grameno) “në emër të komitetit u uroi mirardhjen, dhe me fjalë të bukura dëfteu patriotizmën e kolonjarëve. Pastaj në mes të bërtimeve të popullit, “rroftë Kolonja me bijt’ e saj”, shkuan në Klub duke patur “Bandën” përpara. Gjithë qyteti, burra dhe gra kishin dalë për të habitur kolonjarët, të cilët çuditën botën me taktikën e tyre…”. Kolonjarët kishin qenë vërtet një çudi e madhe. Që të gjithë ishin vendosur nëpër kuadrate të vendosur në rresh për pesë. Kush i kishte mësuar vallë të reshtoheshin kaq bukur! Ishin që të gjithë djem të rinj dhe shumë prej tyre ishin pjestarë të çetave. Në krye të tyre, i hipur mbi një kalë të bukur, udhëhiqte Zalo bej Prodani. Pas tij vinin kalorësit, të cilët kishin në krye shenjtërinë e tij Baba Xhemalin e Kreshovës me 14 dervishë. Askush nga çupat dhe gratë nuk po mbetej e zhgënjyer nga ajo që prisnin prej kolonjarve dhe njerëzve të Zotit

Parakalimi

Gratë dhe çupat që kishin zënë vend në cepin e rrugës, tashmë kishin mundësinë t’i shihin që të gjithë një për një. Fillimisht ato as që e kishin menduar që kolonjarët do t’u kalonin aq afër. Madje çupat patën rastin që të shkëmbenin edhe vështrime. Ato ishin të sigurta se vështrimet e tyre nuk do t’i harronin dot kurrë ata djem, por si, e ku ta gjenin njëri-tjetrin paskëtaj do të ishte një ëndërr që mund të mos realizohej dot kurrë. Po ku i dihej, vetëm mali me malin nuk piqet në këtë botë, njerëzit edhe mund të takohen; Zoti është i madh dhe i ndihmon të gjithë, i ndihmon edhe fatet e të rinjve… ndoshta ndaj herë pas herë njerëzve u ndodh të pyesin njëri-tjetrin: “Ku të kam parë?” Mbase përgjigjja në një rast të tillë do të ishte: “Te metingu i shkronjave!”. Ajo që ishte menduar si e pamudur, mund të kishte qenë kaq e lehtë për t’u bërë e vërtetë. Dhe pas një përgjigjeje të tillë, “te metingu i shkronjave”, gjithë bota do të ishte e sunduar prej dy të rinjve! Vargu i kolonjarve nuk kishte të mbaruar. Gazeta e Gramenos do të shkruante se numri i tyre shkonte në 2.500 asllanë, siç i quante ai. Që të gjithë do të grumbulloheshin te bulevardi “Shën Gjergji”. Tashmë kishin filluar të mbërrinin edhe banorët e Starovës edhe nga rrethet e tjera. Bana e Lirisë i priste me këngë e muzikë. Gazeta “Lidhja orthodhokse” shkruante: “Edhe këta kongresiatdhetarë, gjithë si kolonjarët, ishin radhuar me taktikë, (kuadrate) ushtarëkëmbësit përpara edhe kalorësit prapa me flamurë. Për mi (mbi) ta çkëlqente Shenjtëri e tij Baba Hyseni, Dervish Hajdari nga teqe e Turanit edhe 5 dervishlerë të tjerë. Nga numri, tamina, ( me hamendje), thomi që ishin 3.000, me qenë që kryeja (kreu) ishte në “Kull’ të hirit” (në Korçë) edhe fundi në Turan.

Vetëm priftërinjtë e Korçës mungonin atë ditë!

Sakaq kishte mbërritur lajmi se devollinjtë ishin ndalur në Dishnicë. Aty prisnin të bashkoheshin me atdhëtarët e tjerë e paskësaj të hynin në qytet. Edhe ky grup i madh atdhetarësh udhëhiqej nga klerikët e besimit mysliman. Gazeta “Lidhja orthodhokse” bën këtë përshkrim: “Në krye vinin Shenjtëritë e Tyre, shehlerët: Qermi edhe Hasani nga Bilishti, Sheh Rizaj Cangonj, Sheh Hyseni Pilur edhe Dervish Ahmeti Progër…” ndërsa më poshtë vinte në dukje faktin se “edhe Shenjëtria e tij, Baba Qazimi i Qatromit me një shumicë të madhe nga fshatrat e Oparit dhe qark teqesë urdhërojti në miting”.

 

Vepror Hasani February 21, 2016 11:55
Komento

7 Komente

  1. beni February 21, 13:29

    Po shkrim e kendim ka pas qysh ne shekullin e 13 or demagog vepror hasani por se su ka kuvenduar demagogve e pushtusve otomane esht tjetr pune,mos shko me tutje shko edhe fotografo ķishen e mborjes qe i takon shekullit te 13 dhe shif se ka edhe shkrim e kendim,por ste pelqen te thuash te verteten se ato shkronja jan ne gjuhen sllave te vjetr bile ke edhe car stefan dushanin ne muret e brendshme te kishes dhe thuhet se valla spaska autor?

    Reply to this comment
  2. Akilis February 21, 17:20

    Medoemos do mungonin Prifterinjte se ata jane me Jeorgios Kastriotin ne nje vend Islamikesh qe studiojne ne Arabi dhe shkaterruan kete vend me tjeter identitet, histori, mentalitet, kulture.
    Sa per ate qe zoti Mihal Grameno e quante Orthodoks ju Islamiket te ashtuquajture Shqipetare pse e ndruat ne Ortodoks?
    Me ke talleni ju me veten?
    Po botuat historine e vertete dhe fotografite e Albanistanit te viteve 60te qe duket si ne Afganistanin e sotem atehere bejme pyetjen, si ka mundesi qe keto Muslumane I lane dhe dolen nga shtepia dhe priten njerezit e “Zotit”dhe te parise Turke?
    Nje perralle e bukur per Zotin si ato te diktatures me gjyqe me dyer te mbyllura per “armiqte e popullit”.

    Reply to this comment
  3. Uauuu February 21, 21:01

    Djemtë e Kolonjës, nderi i Korçës!

    Reply to this comment
  4. Arben February 22, 10:18

    HAPJA E SHKOLLAVE SHQIPE U NDIHMUA NGA PORTA E LARTE, PER TE PENGUAR GREQIZIMIN E BANOREVE TE ATYRE RAJONEVE.

    KJO ESHTE HISTORIA DHE JO AJO QE KEMI MESUAR PER 100 VITET E FUNDIT, QE ESHTE NJE MASHTRIM I MADH.

    Reply to this comment
  5. Pano Hallko February 22, 10:39

    SI gjithnje, Bektashizmi ne krye, ne luften per Driten-Arsimin. Sa i detyrohet Bektashizmit ky Komb!!!

    Reply to this comment
  6. Lufter February 23, 20:43

    E vetmja gjuhe ne evrope qe nuk eshte lejuar nga Turqia eshte gjuha shqipe,ajo filloi me kongrsin e manastirit kur perandoria osmane mori tetepjeten.Kjo eshte e verteta historike e padikutueshme.Eshte e dhimbshme per popullin shqipare dhe e turpshme per perandorine osmane qe u soll kaq brutalisht e kriminalisht ndaj popullit shqiptar per te zhdukur identitetin e ketij popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*