Historia e mohuar e një komandanti

August 14, 2018 13:52

Historia e mohuar e një komandanti

 

Kolonel Dilaver Goxhaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Ecuria ushtarake e Mehmet Shehut

  1. a) Mehmet Shehu në Spanjë

Luftën e popullit spanjoll kundër fashizmit nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Spanjolle Mehmeti e ndoqi me interesim; i mbushur plot urrejtje për fashizmin, ai vendosi të shkonte vullnetarisht për të luftuar përkrah revolucionarëve demokratë të Spanjës. Përmes rreziqesh të shumta, ai kaloi me këmbë kufirin franko-spanjoll, të cilin e përshkruan në poemën e tij “Adelante kamaradas”.Në Spanjë dallohet në luftë për trimëri dhe zgjuarsi, dhe për këtë meritë emërohet komandant i batalionit IV të kësaj Brigade, në moshën 23 vjeçar, si dhe pranohet anëtar i Partisë Komuniste Spanjolle në dhjetor 1937.

  1. b) Internimi

Gjatë gjithë luftës në Spanjë ai lufton me heroizëm dhe më në fund, kur u tërhoqën trupat republikane nga Spanja, në shkurtin e 1939, pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj, internohet në Francë, në kampe përqëndrimi nga qeveria e atëhershme raksionare e Francës. Aty përsëri vijon të punojë pa u lodhur kundër fashizmit dhe arrin të bëht antar i PK Italiane, si dhe anëtar komitetit të partisë komuniste të kampit.

  1. c) Kthimi në Shqipëri

Mbas 40 muajsh në kamp, duke kaluar nga burgu në burg, më 10 gusht 1942 kthehet në Shqipëri, pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, ku krijohet një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbërrin në Shqipëri në gusht 1942, ku menjëherë e burgosin si komunist, por lirohet pas 20 ditësh, me ndihmën e miqve të babait të tij. Shumë më vonë, pas (vetë)vrasjes së tij, Enver Hoxha dhe PPSH e përdorën këtë fakt për propagandë, duke dashur ta fyejnë se gjoja Mehmet Shehu ishte agjent i Man Kukaleshit, (“Titistët”, f.576). Pasi kthehet në Çorrush qëndron në ilegalitet, derisa lidhet me Qarkorin e PKSH së Vlorës, ku zgjidhet sekretar organizativ i atij Qarkori.

Me t’u bashkuar me Qarkorin e PKSH së Vlorës, Mehmet Shehu shpejt e tregoi veten si një ushtar dhe lider i talentuar, duke u bërë figurë e shquar në udhëheqjen e luftës në këtë qark. Merr pjesë në të gjitha luftimet dhe i drejton këto, duke qenë komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.

Mehmeti dallohej për vullnetin e fortë. Vendimarrës i shpejtë dhe i vendosur. Demonstron vijimisht iniciativë dhe e zbaton atë me shkathtësi. I disiplinuar, duke dhënë shembullin personal. Kërkues dhe këmbëngulës në kërkesat e tij. Person i ashpër dhe mjaft simpatizues nga bashkëluftëtarët. Kokëfortë. Në aspektin profesional ushtarak i trajnuar shumë mirë. Përjetuar gjerësisht si një udhëheqës ushtarak. Për këto cilësi emërohet komandant i brigadës së parë partizane.

Mehmeti ishte ndër të parët që e kuptonte potencialin e sulmit të befasishëm të tipit gueril, por edhe atë frontal. Ai ishte një mbështetës i hershëm i krijimit të formacionve të mëdha partizane, i përkrahur jo vetëm nga Enver Hoxha, por nga e gjithë udheqja LANÇ-it, në teorinë e tij: “Shpirti sulmus, aktiviteti luftarak i pandërprerë, disiplina e fortë dhe e ndërgjegjshme, shkathtësia, shpjtësia dhe elasticiteti në veprime luftarake, janë faktorët krysorë për të fituar luftimin dhe luftën.”, duke u promovuar shumë shpejt në rangun e një stratgu ushtarak, prandaj dhe i besohet komandimi i Br1S, me Komisar Politik Tuk Jakovën, zgjidhje që më vonë do të rezultoi shpëtimtarja e Ushtrisë Partizane Shqiptare.

Disa nga luftimet kryesore të Brigadës së Parë gjatë LANÇ-it

Më 15 gusht 1943, në Vithkuq, brigadën e përshëndeti në emër të PKSH Enver Hoxha, i cili i vuri detyrë brigadës të behej shëmbull për të gjithë ushtrinë partizane dhe e mbaroi përshëndetjen me këto fjalë: “Bëhuni tmerr për armikun dhe shpresë për popullin”. Në emër të efektivit të partizanëve të brigadës, Komandanti Mehmet Shehu iu përgjigj: “Betohemi se do ta bëjmë Brigadën I tmerr për armikun dhe shpresë për popullin, do hidhemi nga aksioni në aksion dhe do të korrim fitore pas fitoreje, do t’u japim grusht pas grushti okupatorëve dhe tradhtarëve të popullit tonë.”( Historiku i BrIS, f. 19)

Në luftë të pandërprerë me armiqtë pushtues dhe vendës, Brigada e Parë e përmbushi me lavdi misionin e saj historik.

Ja disa nga betejat kryesore të kësaj Brigade:

Pa kaluar as 10 ditë prej formimit të saj, Brigadës iu desh të përballonte përpara Vithkuqit një ofensivë armike, nga e cila doli edhe më e fortë.

Inkursioni Br I S, shkurt-mars 1944. Ofensiva e parë gjermano-balliste në dimrin e vitit 1943-44 kishte krijuar kushte të vështira për forcat e Ushtrisë NÇl në gjithë vendin. Një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm me në krye E. Hoxhën kishte mbetur e bllokuar në zonën e Çermenikës. Për këtë qëllim SHP i jep urdhër Br1S që të kalonte në këtë zonë. Megjithse Br1S në këtë periudhë vepronte kundër gjermanëve e tradhtarëve në krahinën e Skraparit, menjëherë, në 21 shkurt, me një forcë prej 450 partizanësh, me në krye komandantin, Brigada fillon marshimin drejt Çermenikës. Më 27 shkurt rrethohen në Skroskë, afër Quksit, dhe pas 6 orë luftimesh në rrethim, e shpërthejnë atë. Brigadës i duhej të çante në dimrin e ashpër malet e larta plot borë që i kalonin 1000 metra lartësi dhe pas 24 orësh bien përsëri në rrethim në Qarishtë. Falë udhëheqjes prej M. Shehut e me shembullin e tij personal, eliminohet edhe ky rrethim, duke ndjekur itinerarin Qarishtë-Llëngë-Zabzun-Gollobordë-Okshtun-Kaptina e Martaneshit (1700m. lartësi)-Martansh. Këtu bien në rrethim në fshatin Peshk, ku pas 9 orë luftimesh mundën ta çajnë rrethimin dhe pasi arrijnë në Gurabardhë marrin drejtimin për në Shëngjergj, ku mësojnë se Shtabi i Përgjithshëm kishte kaluar në jug të vendit. Gjithçka u arrit falë moralit të lartë partizanëve dhe të vetë M. Shehut, i cili nuk u rrëmbye asnjëherë as nga paniku, as nga zemërimi i verbër, por plot vetëbesim, shpresë e guxim, falë dhe guximit e vetmohimit të partizanëve, të cilët e kishin të ngulitur në mendje se nuk i përkisnin vetes por Atdheut. Kush di të udhëheqë, gjen dhe ithtarë.

Si rrjedhojë Br1S ia arriti objektivit, e cila u kthye përsëri kompakte në Jug. Ai marshim, i udhëhequr personalisht nga M. Shehu, sikundër shprehen të gjithë oficerat ndërlidhës anglezë si dhe Komanda e forcave Gjermane në Shqipëri, e shpëtoi Ushtrinë N.Çl dhe dhe gjithë Luftën N.Çl. nga asgjësimi.

Për këtë heroizëm që tregoi Br1S gjatë atij marshimi 24 ditor në prapavija të armikut, pesë ditë më vonë, më 10 mars 1944, falënderohen nga Envr Hoxha në emër të SHP, i cili, midis të tjerave shkruante:”Shtabi i Përgjithshëm nënvizon kujdesin e veçantë të komandantit të asaj Brigade, shokut Mehmet Shehu, tok me batalionin e I-rë, II-të dhe III-të sulmues të Brigadës, që ka treguar dhe që, pa marrë parasysh as lodhjet as pengesat që mund të haste rrugës, por të bindur dhe të disiplinuar si u ka hije parrizanëve, të shtyrë nga dashuria e madhe ndaj Shtabit të Përgjithshëm, kanë vrapuar në ndihmë të një pjese të Komandës së Shtabit të Përgjithshëm që ndodhej në zonat e rrezikshme e të përshkuara nga gjermano-ballistët”. (Dok. të SHP, v.1, 1976, f.251)

Lufta në Dunicë. Në mars 1944, forcat e Br1S, duke kaluar vështirësitë e tokës dhe kohës së keqe mundën të mbyllnin rrethimin e armikut në befasinë më të madhe gjatë natës. Pas dy orë luftimesh armiku u shpartallua plotësisht, ku rreth 400 vetë u dorëzuan. Në duart e partizanëve ra një plaçkë e madhe lufte. Zona e Mokrës u çlirua dhe u bë një bazë e shëndetshme për manovrimin e forcave dhe për të goditur komunikacionet dhe qendrat armike gjatë rrugës Elbasan-Pogradec-Korçë.

Lufta për Pogradecin. Në natën e 16-17 prill 1944 Br1S merr urdhër nga SHP të sulmonte armikun në Pogradec. Mësymja u krye në befasi. Armiku rezistoi me këmbëngulje pasi ishte edhe i fortifikuar. Luftimet zgjatën 24 orë brenda në qytet. Armiku la rreth 40 të vrarë si dhe 240 robër, ndërsa nga radhët partizane ra një zv.komisar kompanie.

Lufta e Dibrës. Më 1 Gusht 1944 në befasinë më të madh Brigada I sulmoi Dibrën. Lufta brenda në qytet vazhdoi 36 orë pa rreshtur. Gjermanët u mbyllën në fortifikata prej betoni dhe shumë herë partizanët u përleshën trup me trup me armikun, derisa e çliruan qytetin. Në gusht Mehmet Shehu emërohet Komandant i Divzionit I. Më 30 gusht gjermanët u detyruan të tërhiqen nga qyteti. “Mehmet Shehu dhe Divizioni I ishin bërë një forcë e shkëlqyer dhe me shumë përvojë për vazhdimin e mëtejshëm të luftës në Shqipëri.”, shkruan Reginald Hibbert (“Fitorja e hidhur”, f.288).

Lufta për çlirimin e Tiranës. Ishte koha që Ushtria jonë N.Çl të hidhej në mësymje të përgjithshme dhe të fillonte nga çlirimi i qyteteve. Një ndërmarrje e madhe ishte lufta për çlirimin e Tiranës. Faza përgatitore 25 shtator-29 tetor 1944; faza e parë e sulmit: 29 tetor-11 nëntor 1944; faza e sulmit vendimtar 11-14 nëntor 1944; beteja e Mushqetasë 14-15 nëntor; faza përfundimtare 15-17 nëntor 1944. Për çlirimin e Tiranës u angazhuan Br 1, 4,8,10, 12, 17, 23, 24 S. Në 17 nëntor Tirana u çlirua. Emërtohet “Lufta për Çlirimin e Tiranës”, pasi përbëhet nga disa beteja: beteja për çlirimin e Krujës; beteja për çlirimin e Shijakut; beteja për asgjësimin e forcave reaksionare të Abas Ermenjit në rrethet e Ishmit; beteja e Mushqetasë dhe beteja për çlirimin përfundimtar të Tiranës. Lufta për çlirimin e Tiranës u kushtoi gjermanëve më tepër se 2000 të vrarë, 300 robër dhe një material shumë të madh luftarak. Nga forcat e U.N.Çl. ranë 127 partizanë dhe 290 të plagosur.

Kjo është historia e vërtetë, e jetuar, e shkruar dhe e treguar deri në vitin 1981. Pikërisht në këtë vit, fillon një kthesë e padëshirueshme për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të kthyer përmbys historinë.

Ja se si ka ndodhur:

Një muaj më herët se të vritej Kryeministri ish-Komandant i Brigadës së Parë, në emisionin e RTSH “Ngjarje dhe data”, kushtuar 17 Nëntorit, çlirimit të Tiranës, nga ai emision u hoqën pamje e pasazhe të tëra, teksti e figura me pamje nga M. Shehu, dhe gjithçka iu atribua Hysni Kapos, ku deri në atë kohë historia fliste se çlirimin e Tiranës e kishte udhëhqur Mehmeti. Gjë që do të thotë se gjithçka ishte programuar se si do të përfundonte Mehmet Shehu, e këtij personaliteti me autoritet absolut për disa dekada.

Dhe pas një viti, po në kuadër të 17 Nëntorit, për ta bërë edhe më bindëse akuzën se Mehmeti kishte qenë armik, në gazetën “Zëri i popullit” u shkrua me shkronja të mëdha, se Mehmet Shehu i lejoi vetë forcat gjermane të dilnin nga rrethimi natën duke gdhirë 17 Nëntori, përmes Tiranës së Re, edhe pse Mehmeti e shpjegon qartë në librin e tij.

Çuditërisht, të njëjtën akuzë i bënë injorantët edhe Kutuzovit pse nuk ua preu rrugën e tërheqjes nga Moska forcave franceze të Napoleonit, dhe ai, “me urtësinë e tij prej plaku, -shkruan Tolstoi,- u thosh atyre ato që mund të kuptonin, se një armiku që ikën, i duhet ndërtuar një urë e florinjtë.” Edhe nëse do të ishte e vërtetë kjo akuzë ndaj M.Shehut, atëherë duhet të pranojmë se, edhe pse 32 vjeçar, Mehmeti ishte strateg ushtarak i nivelit të Kutuzovit 72 vjeçar.

***

Por historia e Brigadës së Parë nuk mbaroi me çlirimin e vendit. Ajo vazhdoi me asgjësimin e mbeturinave të forcave reaksionare në Malësinë e Veriut, 30 nëntor 1944-19 shkurt 1945.

Lufta për asgjësimin e Br1S

Para se Brigada I Sulmuese të kryente Marshimin e saj Heroik në ndihmë të Shtabit të Përgjithshëm në Veri të Shqipërisë, ajo kishte kryer rreth 40 luftime sulmuese të fuqishme kundër forcave gjermano-balliste, brenda një periudhe 5(pesë) mujore. Kjo sasi luftimesh është lëvizshmëri e pashoqe, që do të thotë se në çdo 4-5 ditë një luftim sulmues; sot në një krahinë të Jugut e pas 2-3 ditësh në një tjetër, ku më kryesorët janë: prita e Barmashit, lufta e Vithkuqit, sulmi në Pogradec, prita e Xhyrës, prita në qafën e Krabës, sulmi në postbllokun e Elbasanit, prita te ura e Farkës, prita te ura e Erzenit, prita te ura e Bërzhitës, depërtimet brenda në Tiranë, fuqizimi i saj me një batalion ish-ushtarë italianë në tetor 1943, prita e Dervenit në Dumre, asgjësimi bandave balliste në afërsi të Lushnjës, hyrja në Berat, shpartallimi i bandave balliste në Mallakastër, luftimet në rajonin e Patosit, luftimi i batalionit “Antonio Gramshi” në Berat, asgjësimi kolonës gjermane në Povël-Kapaj-Symizë, shpartallimi bandave balliste te Ura e Dragotit Tepelenë, disfata e ballistëve në Qafën e Kiçokut, disa luftime kundër gjermanëve në krahinën e Mesapilkut dhe krijimi i kushteve për formimin e Br5S, luftimet sulmuese në Dëshnicë, lufta në Tendën e Qypit, luftimet në Pogon e Lunxhëri, luftimet në afërsi të Përmetit dhe krijimi i kushteve për formimin e Br6S, spastrimi i zonës së Skraparit, spastrimi i Nahijes së Beratit, spastrimi i Tomoricës. Këtë gjë e pohon edhe oficri angles, Reginald Hibbert, kur thotë: “Brigada I partizane nën Mehmet Shehun u shfaq me luftime në lokalitete të ndryshme. (“Fitorja e hidhur”,f.183). Një shpeshtësi e tillë luftimesh, dhe kryesoria, të gjithë luftimet të përfunduar me fitoren e Brigadës I, rrallë mund të gjenden në historinë e gjithë luftrave partizane (guerile) çlirimtare. Janë këto luftime të suksesshme që e shndërruan atë Brigadë në Brigadë Legjendë, formacion luftarak i pashembullt në të gjithë historinë e luftrave të popullit tonë. Si rrjedhojë Br1S ishte shndërruar në tmerr për armikun dhe shpresë për popullin.

Krahas sulmeve të tjera të zhvilluara në të gjithë vendin nga çetat, batalionet dhe grupet, kjo veprimtari luftarake e Br1S në të gjithë Shqipërinë e Jugut, e detyroi pushtuesin gjerman të ndërmerrte Operacionin e Dimrit, me synim: asgjësimin me çdo kusht të Brigadës I, me shpresën se me asgjësimin e saj do të asgjësohej gjithë Lëvizja Nacionalçlirimtare. Këtë e vërteton gjithë korrespondenca gjermano-balliste e asaj periudhe. Dhe për këtë qëllim komanda gjermane i vlerësonte të pamjaftueshme forcat që kishte në Shqipëri, prandaj ajo zgjodhi dy rrugë: shtimin e forcave, duke rigrupuar repartet e Divizionit 181, 118 dhe të Divizionit I malor, duke arritur në 70 mijë veta, nga të cilat në mësymje u hodhën 40 mijë përveç 10 mijë forcave ballisto-zogiste. Forcat e tjera ruanin rrugët dhe qytetet. Raporti i forcave ishte 2,5 me 1 në favor të armikut, ndërsa në zona të veçanta ky raport rritej 5-10 herë.

Ndëshkimet

Mehmet Shehu, gjenerali ngadhnjimtar i LANÇ-it, pas fitoreve dhe sukseseve të njëpasnjëshme edhe ka gabuar dhe për këtë është kritikuar nga Shtabi i Përgjithshëm dhe nga vetë Enver Hoxha..

Në 5 nëntor 1943 i tërhiqet vërejtje nga Komanda Shtabit të Përgjithshëm, për vrasjen e dhjetra ballistëve në Lushnjë. M. Shehu e pranon fajin dhe bën autokritikë. Pra, u ndëshkua veprimi dhe jo Mehmeti. Kjo tregonte pjekurinë e lartë të Enver Hoxhës, prandaj dhe Mehmeti shkëlqeu edhe më shumë në të pastajmen gjatë gjithë luftës por edhe gjatë të qenit Kryeministër.

Në plenumin e K.Q. të vitit 1947, dhe mbas këtij plenumi, M. Shehu u godit rëndë nga Koçi Xoxe, Pandi Kristo etj., ngaqë mbronte me këmbëngulje Ushtrinë Kombëtare për mosnënshtrim të saj nga kolonizatorët jugosllavë. Por ai nuk u përkul, duke e përballuar me gjakftohtësi dhe guxim atë situatë të vështirë që u krijua rreth tij nga projugosllavët e atij Plenumi.

Pas rënies së Koçi Xoxes dhe klanit të tij, filloi ngjitja e Mehmetit…

(Vijon)

August 14, 2018 13:52
Komento

22 Komente

  1. uskania August 14, 14:02

    MSh ishte terrorist.

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji August 14, 14:34

    asnje merite nuk i eshte mohuar.deri edhe kryeminister.(shef i shtabit te pergjithshem,ministeri brendeshe,kryemnster.}.ku do te shkonte me teper?ato krime gjate luftes i ka pranuar edhe vete.por lidhjet e ngushta te tij dhe fiqeretes me dushan mugoshen nuk i ka shpjeguar asnjehere.nuk eshte e rastit qe kumbar i marteses se tyre u be pikerisht dushan mugosha.akuza si agjent i fullci ,pra si agjent amerikan?ne 1986 kane prure nje dokument autentik te cia,ne te ka te dhena per nje marrveshje,kundrejt nje shperblimi,per te dhe per familjen.ka shpjegime per kete dokument?nuk po kujtoj dokumentin e kgb qe pruri kazhimiezh mijali,por ate te pirro vitos.ka shume pika te errta tek mehmeti dhe fiqeretja.nje person,me tregonte dikur,ishin akoma gjalle dhe me poste,se edhe vojo kushin e ka dekonspiruar fiqeret shehu me dushan mgoshen.po te ish trim perbllej me te verteten dhe nuk vetevritej.pra ka patur dicka e e kane shtyre ne vetevrasje.

    Reply to this comment
    • antonio August 15, 00:38

      A di gje ky ish koloneli.mburravec,te na rrefeje se cfare demi kolosal i beri ekonomise shqiptare Mehmet Shehu me shperdorimet e medha per foirtifikimin e vendit duke lene ekonomine pa investime gje qe i kushtoi popullit venien e TALLONIT?
      Mehmet Shehu eshte autori kryesor qe u rrezua socializmi,pra ate qe nuk e arriti dot duke eleminuar Enver Hoxhen e zbatoi duke i vene minat ekonomise!
      Pse duhet qe ai te mbante pervec postit te rendesishem te kryeminhistrit edhe atre te ministrit te Mbrojtjes,kur ne ate kohe kishte me qindra kuadro te afta qe mund ta kryenin ate detyre?
      Por Mehmet Shehu me kete pune arriti te kishte ne dore edhe gurin edhe arren!
      Ne se kryhet nje studim i hollesishem i ketyre shperdorimeve kolosale per fortifikimin atehere do dale e verteta e rolit dhe qellimeve te M.Shehut kunder socializmit!
      Por nje gje e tille kurre nuk ka per t’u bere,se nuk ju intereson padroneve te tij,prandaj kane marre persiper pompimin e opinionit me shkrime te shumta ne lavderim te Shehut!

      Reply to this comment
  3. L.H August 14, 14:37

    ENIGMA E VETEVRASJES….
    Eshte shume e veshtire jo vetem te analizohet pa le te kuptohet .Ata qe e njohin dhe e kane jetuar realitetin e atyre viteve mundet te hamendesojne disa varjante:
    -Enver Hoxha ne 1982-shin o kish humbur gjykimin bashke me shendetin ne moshen 74 vjeçe,ose agjenturat pas shume deshtimesh ja moren kalane nga brenda nepermjet ‘Jagos’ Kadri dhe ‘hrushovit’ Ramiz ashtu si vete M.Shehu i cileson.
    Personalisht me ‘intuite’ po pa fakte jam i bindur se Dinastija kapo qe ka qene e vazhdon te jete ne pushtet ka ‘Gelltitur’ lugen e çorbes.Per te mos u prishur ‘oreksin’ vlonjateve le te mos akuzojme ‘besnilun’ e partise si agjent te SIM shokun Hisni por le ta zbusim e te konsiderojme agjente gjyshen e jo gjyshin e Andushit djalin e sigurimsit Medi qe e mbante ne prere te vogel agjeni Sali,shoqen VITO me pashaporte diplomatike amerikane ne vitet ’90-te!!!?
    Vetem Nexhmije Hoxha mund dhe duhet ta nxjere te verteten e pa asnje lloj paragjykimi edhe per Hysni Kapon dhe Ramiz Aline,meqene se djali i madh ka nuse mbesen e Alise…Mehmet Shehu ish e vetemja alternative qe mos shkerrmoqej Shqiperija pas vdekjes se E.Hoxhes

    Reply to this comment
    • Lili August 14, 20:27

      Po po ne qofte se mehmeti merrte pushtetin, ramiz alia i sherbimeve serbe apo bora,dashnori i nexhmijes qe ne rinine e saj e qe sipas urdherave te miladinit ne fakt ia la ne dore pederastit Hoxha sa per ta shantazuar gjithe jeten, edhe qe e burgosen ne villen e tij ne fund keta te dy,duke forcuar lidhjet e tyre e duke e kurezuan bashkpunimin e tyre me martesen qe dihet,pra ky Ramiz Alia do kishte perfunduar ne burg,edhe Nexhmija bashke me te se ky Ramizi nuk ishte trim..po dinak qe perdori Nexhmijen deri ne fund …
      Hasmeria e Nexhmijes me nusen tjeter lind edhe nga disa gjera qe ajo ka pa me Ramizin e Nexhmijen…
      Kurva xhuglini,qe as familja e vete nuk donte ta pranonte me ne derr, nuk e harroj zanatin deri ne fund…
      Shehu e nenvleresoj rezikun nexhmije ,edhe e hangri..

      Reply to this comment
  4. mirel August 14, 15:05

    Lavdi komandanteve legjendare te LANCl.
    Ata ishin burra qe luftuan per Atdheun dhe jo per PPPte.

    Reply to this comment
  5. e verteta August 14, 15:08

    Mehmeti ishte nje kriminel gjakatar dhe mori fundin qe meritonte

    Reply to this comment
  6. katarakti August 14, 16:09

    Duke eliminuar Mehmetin, siç kishte bere me pare me te gjithe ish-shoket e tij, serial killer Enver Hoxha ne fakt ia futi vetes se vet. Neqoftese do te ishte gjalle Mehmet Shehu busti i Enverit do te ishte ende ne mes te sheshit Skenderbej. Dhe ishte e sigurt qe Shqiperia do te mbetej nje vend ndermjet Kubes dhe Korese se Veriut. Personalisht jam i mendimit se me gjithe te keqijat e pafundme dhe shkaterrimtare te shkerdhatokracise se sotme, Shqiperia eshte me mire keshtu siç eshte sot, sesa te vazhdonte me diktaturen dhe shtetin monist.

    Reply to this comment
    • shuj bre burre ! August 14, 21:37

      katarakt !

      ke probleme mentale.
      .
      sistemit i enver hoxhes i mbaroi funksioni rreth vitit 1972-1973 kur depot ishin plot dhe vete ai deklaroi :

      Ka Ardhur Koha Qe Brezi i Luftes & Rindertmit Te Largohet..duke patur parasysh dhe veten e tij..

      Cfare ndodhi ?

      Jo vetem armiqte e jashtem & brendshem por dhe shoke te aferm filluan te nxjerrin thikat me njeri tjetrin por dhe per ‘xhaxhin”
      .
      Kjo beri qe “çeçoja te merrte biçakun” dhe ndodhi ajo qe ndodhi.
      .
      .Sidoqofte cfare ndodhi mbrapa 1979-1981 Treshja Hoxha-Kapo-Shehu qe nga prishja me jugosllavet dhe provokacjonet e grekut e deri ne daljen nga Traktati Varshaves do ngelen ne panteonin e Kombit ..nuk flasim per sot por pas disa dekadave kur te kene ngordhur armiqte e tyre qe perfaqsohen dhe nga disa komentues ketu qe me e pakta qe mund ti quaj eshte kanibale & vampire

      . sot eshte me mire per shembull per blendifejziun qe merr 40.000 dollare ne muaj,,,ose per ardian fullanin qe mori miljona dollare demshperblim apo xenin e sales qe me shume rri nga Maldivet se ne Shqiperi

      Reply to this comment
  7. Kris August 14, 17:45

    Habitesh me faktinse disa njerez sidomos politikane e ndajne Mehmetin nga enveri duke e humanizuar ate! ATa te dy kane qene vrases por ishte dhe koha! Kampet soc. dhe kap. ishin ne lufte! Por femijet e Mehmetit ishin kapo ne kohen e tij dhe tani jane te persekutuar?

    Reply to this comment
  8. Edison Radhima August 14, 17:52

    Nuk ka asnje medyshje se Mehmet Shehu eshte nje nga personalitetet me te spikatura te rezistences antifashiste jo vetem si komandant i shquar; por edhe si figure politike. Jo rastesisht ai me pas do ishte figura nr 2 e shtetit. Por ne shkrim duhet te dil in ne pah edhe cilesite e tij negative per te cilat jo pak here ai ka ka bete autokrtike. Keto cilesi e cuan deri ne vetvrasje. Ne shkrim eshte afishuar edhe lista e Hero njve te Popullit te Brigades se Pare. Pergjithesisht ajo eshte e sakte vecse eshte harruar emri i Emine Metes ndersa eshte bere edhe nje lajthitje. Avdul Haki Elmazi nuk eshte deshmor i Brigades se Pare se ai vdiq ne vitin 1997 , por eshte Hero i Popullit i Brigades se Gjashte. Kaq sa per sa per te qene korrekt me te vertetat historike.

    Reply to this comment
  9. Plaku Xhuxhumaku August 14, 18:12

    Nuk ka ironi me te madhe se sa kur ta fusin sa krahu shoket e idealitm sidomos ata te idealit te dhjere komunist. Fundja, vete ideali komunist ate te meson, futja shokut perpara se te ta fusi.

    Reply to this comment
  10. intelektuali August 14, 18:40

    TO BE, OR NOT TO BE!

    Hoxhist, apo Shehist?

    He mo Rilindja Enveriste e Edvinit me ke te jene shqyparet tani qe koloneli famoz i Ushtrise Famoze Dilo Goxhaj i kendo. Hymne Ladie Mehmet Shehut qe Enveri para se te vdiste e shpalli POLIAGJENT te rrezikshem?

    He mo Bosi i Rilindjes Edi Rama cfare ishte Mehmet Shehu, katunari nga Corrushi qe drejtoi ekonmine shqyptare per afro gjysem shekulli

    POLIAGJENT APO KUMANDAR DHE KRYEMINISTER LEGJENDAR?

    sepse:

    Une per vete them qe nuk ishte as Poliagjent sic e shpalli Enveri, as Kumandar Legjendar sic e quan Dilo Mavria

    por:

    NJE KRIMINEL SERVIL DALLKAUK MUT MUTI

    qe:

    Nuk pati guximin t’ja numeronte ne balle pederastit Enver Hoxha si Zhukovi Berjes ne Byrone Politike,

    por:

    U be vegla e tij vrastare dhe qe ra edhe vete ne gropen qe e hapi per te tjeret

    Reply to this comment
    • Askushi August 14, 22:30

      Mire intelektoleshi kur mehmeti luftonte ne spanje ti s ishe as ne arrat e tyt eti. kur luftonte kunder gjermaneve per lirine e sat eme qe te pillte ty mor bastard i ndyre qe cdo gje e lidh me idiotlleqe partiake. Kur kolonel goxhaj luftonte ne kosove per lirine e vellezerve tane ku ishe mor bastard i ndyre. Partiak do ngelesh dhe vrer do nxjerresh nga goja se vrer je ne shpirt do sdo vdesesh nga ndonje semundje po nga marazi. Per kete jam i bindur. Mallkuar qofshi ju qe sdini te vleresoni historine e popullit tone ju qe zhvleresoni cdo sakrefice te tij qe ka bere ne keto shekuj. Luften mor bastard se beri enveri por populli te gjitha fabrikat ne cdo sistem si beri mehmeti por populli mor idiot. Por nje lepuri si puna jote qe behet luan prapa nje tastjere mund te ndjesh vetem neveri per gjithe vrerin qe shkruan.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 15, 11:30

        Per ke HISTORI e ke fjalen ti o MUT fanatik?

        PER HISTORINE QE U MBULUA ME GJAKUN E VIKTIMAVE TE ENVERIT DHE MEHMETIT?

        apo:

        PER HISTORINE E FALIMENTIMIT TE EKONOMISE DHE RENIMIT TE SHTETIT NGA “SADISTI” ENVER HOXHA DHE VEGLA E TIJ, “KASAPI” MEHMET SHEHU?

        Qe e transformuan Vatanin si nje Kamp Perqendrimi stalinist te tipit Gulag dhe i bene shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e tyre per afro 50 vjet me radhe dhe qe ne vitin 1991 kur ra Muri i Berlinit dukeshin ne syte e Botes si “Majmune Xhungle” te kacavirur ne dyreket e anijeve per t’u larguar nga “Parajsa” komuniste e Enverit dhe Mehmetit

        Koloneli dallkauk dhe fanatik Goxhaj perpara se t’i kendoje hymne kriminelit kasap Mehmet Shehu dhe tani pas pilafit te shkoje te luftoje ne Kosove me Mullinjte e Eres si nje donkishot budalla, duhet me pare t’i kerkoje falje kosovareve qe Enveri me Mehmetin i vrane dhe i masakruan me pabesi ne Tivar te Malit te Zi duke i futur ne kurth sipas porosise se Rankovicit dhe Titos, por ti more MUT komunist duhet te lash gojen perpara se te zesh emerin e intelektualit ne gojen e qelbur te vemjes fanatike,

        sepse:

        Ishte familja e intelektualit ajo qe beri te mundur Mareveshjen e Mukjes per bashkimin e trojeve shqyptare ne 1943, por qe u tradhetua me pabesi te papare nga Enver Hoxha pasi komunistet e kishin firmosur dokumentin, por qe alarmoi Beogradin dhe Mosken per kete vendim historik te shqyptareve, i cili po te ishte realizuar Shqypnia sot do te dukej si nje Zvicer me det ne mes te Ballkanit.

        KUSH ESHTE BASDARI DHE VEMJA PARTIAKE KETU?

        Reply to this comment
        • Askushi August 15, 19:40

          Hahahahahahaha na dole me i forte se Enveri dhe Mehmeti mor intelektolesh po na nxjerr qe familja jote kembelepires i zogut na paska organizuar konferencen e Mukjes (sdi ta kem lexuar ne librin Illyrian venture te gjenaral Davies dhe librin The sons of the eagle te derguarit anglez te Abaz Kupi) megjithate kush do e bente zvicer ne mes te ballkanit shqiperine Zogu i korruptuar ku s harxhoi dy para per te thare asnje mocal. Ehhh mor intelektoleshi ti nje komentues qe na merzit vetem poshte rripin e pantallonave te mia se per tjeter s je gje. vrer dhe vrer sic e shpirtin e zi. Partiak leshi une ne asnje koment skam mbrojtur sistemin qe erdhi mbas luftes.meqe hape muhabet familjesh gjyshi im ka qene partizan dhe mbas lufte u burgos se s ishte komunist po ti bastard i ndyre qe ke ngrene e ke pire ne ate sistem na dole me katolik se papa. Nje thenie te Stalinit kam per ty. Nuk ka me te rrezikshem se nje ish komunist qe ben antikomunistin. Dhe ky eshte rasti yt mor bastard.

          Reply to this comment
  11. Rudi August 14, 19:13

    Mehmetit koha i dha ate qe meritonte me te mirat e te keqijat qe ai vet misheronte. Nuk ka asnje mister. Vrau veten ne fodullizmin dhe arrogancen e tij. Historia e beri komandant minister dhe kryeminister. Nuk besoj se ish agjent por komplekset e mallakastres e ndoqen tere jetes. Ky njeri i takon te shkuares.

    Reply to this comment
  12. Che Guevara August 15, 00:27

    A nuk ju habit fakti qe per Mehmet Shehun botohen dhjetra shkrime nderuese,ndersa per Enver Hoxhen nuk pranohet as fotografia e tij?
    Pse heshtin ballistet dhe ata qe ka pushkatuar pa gjyq Mehmeti ,kur ai nderohet kaq shume?
    Doemos,qe kjo eshte nje lojhe e felliqur e padroneve te dikurshem te Mehmetit,qe sot duan ta rehabilitone ate ndryshe nga Enveri!
    Kjo eshte edhe arsyeja pse ai e vrau veten,se ishte agjent i te huajve!

    Reply to this comment
  13. demo August 15, 10:46

    Rrofte shoku Enver qe eleminoi te gjithe terroristet e kuq dhe mori haqet tona!
    Koci Xoxes,Pandi Kristos,Nesti Kerenxhos,Toger babes,Liri Geges,Dali Ndreut,Gjon Banushit,Lym Ketes,Mehmet Shehut,Beqir Ballukut,Petrit Dumes,Hito Cakos,Rrahman Parllakut,Fiqerete Sanxhaktarit,Kadri Hasbiut dhe qindra kriminele te tjere qe i shkoi ne sater,se NE DO U KISHIM NGRENE MUTIN.
    Pas 90 asnje kriminel i mbetur gjalle nuk u gervish,jo nga plumbi,por asnje shpullu surratit.,Nga burgjet u liruan ca vemje si Pjeter Toma dhe Uran Kostreci,qe ate pak firome te qelbur qe u kishte ngelur nga dajaku kapterrave,e harxhuan per te luftuar ‘Mocionistat: e PD.Si ai qeni qe e zgjidh nga zinxhiri,kafshon doren e atij qe e zgjidh.Ketyre u dhjefsha partine,Saline dhe pasurine qe vune duke mohuar dhunen e familjeve te tyre,se atyre vete he ashtu i pafsha si qen rrugesh.

    Reply to this comment
  14. intelektuali August 15, 11:31

    Per ke HISTORI e ke fjalen ti o MUT fanatik?

    PER HISTORINE QE U MBULUA ME GJAKUN E VIKTIMAVE TE ENVERIT DHE MEHMETIT?

    apo:

    PER HISTORINE E FALIMENTIMIT TE EKONOMISE DHE RENIMIT TE SHTETIT NGA “SADISTI” ENVER HOXHA DHE VEGLA E TIJ, “KASAPI” MEHMET SHEHU?

    Qe e transformuan Vatanin si nje Kamp Perqendrimi stalinist te tipit Gulag dhe i bene shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendin e tyre per afro 50 vjet me radhe dhe qe ne vitin 1991 kur ra Muri i Berlinit dukeshin ne syte e Botes si “Majmune Xhungle” te kacavirur ne dyreket e anijeve per t’u larguar nga “Parajsa” komuniste e Enverit dhe Mehmetit

    Koloneli dallkauk dhe fanatik Goxhaj perpara se t’i kendoje hymne kriminelit kasap Mehmet Shehu dhe tani pas pilafit te shkoje te luftoje ne Kosove me Mullinjte e Eres si nje donkishot budalla, duhet me pare t’i kerkoje falje kosovareve qe Enveri me Mehmetin i vrane dhe i masakruan me pabesi ne Tivar te Malit te Zi duke i futur ne kurth sipas porosise se Rankovicit dhe Titos, por ti more MUT komunist duhet te lash gojen perpara se te zesh emerin e intelektualit ne gojen e qelbur te vemjes fanatike,

    sepse:

    Ishte familja e intelektualit ajo qe beri te mundur Mareveshjen e Mukjes per bashkimin e trojeve shqyptare ne 1943, por qe u tradhetua me pabesi te papare nga Enver Hoxha pasi komunistet e kishin firmosur dokumentin, por qe alarmoi Beogradin dhe Mosken per kete vendim historik te shqyptareve, i cili po te ishte realizuar Shqypnia sot do te dukej si nje Zvicer me det ne mes te Ballkanit.

    KUSH ESHTE BASDARI DHE VEMJA PARTIAKE KETU?

    Reply to this comment
  15. Gjeneral Telini August 15, 18:52

    Mehmet Shehu, Trim, Patriot, Burre Shteti.klani ramiz serbo -boshnjakut, dhe merimanga e zeze, nexhi, duke perdorur, Enverin, eliminuan Gjeneralisimin Legjendar Mehmet Shehu.

    Reply to this comment
  16. ATDHETAR SI MEHMETI NUK KA August 17, 22:47

    Nexhmije Hoxha Kishshte shume “Arsye” per Menjanimin e Mehmet Shehut, por Ajo nuk ja thoshte dote kete Enver Hoxhes Direkte,Frika se nga nje Vdekje e Papritur e Enverit do ti HAPTE Rrugen Mehmetit te Vinte ne Pushtet e Tmerronte..
    1-Mehmet Shehu, nuk ishte i Pleksur me Krushqira me asnje, por edhe Enver Hoxha duket se ishte i Kujdesshem ne Kryshqirat e BLLOKUT, p.sh AI nuk e la Vajzen e tije Pranveren te Shoqerohej me Djalin e Kadri Hazbiut Pse????Mos valle Enveri nuk kishte Besim te Kryespiuni Kadri Hazbiu??Ka shume Mundesi..por Enveri, ne shume Gjasa Ndiqte Metodat Staliniste, dhe si i tille Duket se Kadriu nje “Beria-Shqipetare” munde te kishte nje Funde te Tille..pra..kete Parandjenje kishte Enveri..por kthehemi te C´eshtja e Mehmetit.
    Ramiz Alia me MBESHTETJEN E nEXHMIJES, Krushkes, dhe “Shoqes se mire”, lajkatare dhe Sa Finok aq edhe Dhelperak, , i kishte dhene Garanci kesaj te Fundit SE AI Ramizi ishte edhe Garanci per Familjen Hoxha pas Vdekjes se Diktatorit…por c´behej me Mehmet Shehun???Ne te Vertet Mehmeti nuk i perkiste asnje Klani..AI ishte Kryeminster , qe edhe beri Gabime me Kolektivizimin e Bagetive, por kete “Gabim”..Atij ja Bene te Tjeret, sepse ishin “Inicjatoret” e Partise nga Baza qe kerkuan kete Kolektivizim , me Parullat TA BEJME FSAHTIN SI QYTETIN, pra nje Marrezi e kohes e Injoranteve,neper Rrethe..
    Prishja me Kinine e Varferoj Shqiperine,edhe une si Femije e Shikoja kete:Nuk kishim me ne Shtei asgje..Jetonom ne Fshate dhe Prisnim kur te na Vinte Buka me Kuaj..dhe Dy Bidona me “Hirre” qe i thoshin Qumesht…Pra Mehmet Shehu..U KRITIKUA NA MBLEDHJEN E KOMITETIT Qendrore, si dhe ne Mbledhjen ku bente jeten e Partise..SE POPULLI PO “VUANTE” DHE KISHTE PAKENAQESI, por Mehmeti me Karakterin qe kishte U THOTE:PO PARTIA C´BENE????Pra Spiunet, dhe Bythelepiresit kaq donin dhe ja Cojne ne Veshe Enverit.dhe bile ja EKZAGJERONIN…
    @@Pas “Vetevrasjes” se tije U “Gjeten” Manifeste, dhe Dosje, ku “Vertetohet ” se MEHMETI ishte Poliagjent?? SI ESHTE E MUNDUR???Ne Vepren “Titistet” Enver Hoxha Shkuran se Mehmeti ishte rekrutuar nga UDB-ja Jugosllave dhe kishte Pseudonimin “MISH” dhe Gruaja e tije “FISARI”????Nga na dolen keto Pseudonime dhe kaq shpejte??Pse nuk u Zbuluan me pare…dhe nga kush na u “Serviren”???pra UDB-ja ishte Hedhur ne Veprim qe te Mbeshteste Agjentin e saj te “Fjetur” Ramiz Alia,mos valle ishin kanalet e ketioj te fundit qe na sollen keto “Mrekulli”??Apo dikush tjetere..
    Vazhdon……………………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*