7 prilli i Mujos, a e ka lexuar “kreu i PS-së” manifestin e Macron?

April 12, 2019 12:43

7 prilli i Mujos, a e ka lexuar “kreu i PS-së” manifestin e Macron?

Akademiku Moikom Zeqo në një intervistë botuar sot në DITA flet edhe për antifashizmin shqiptar, duke veçuar historinë e Mujo Ulqinakut, i cili këtë prill kishte 80 vjetorin e vrasjes.

“Mujo Ulqinaku është edhe heroi i parë antifashist në rrafsh europian, kaq shumë simbolikë dhe peshë ka shëmbëlltyra e aktit të tij plot dinjitet.  Figura e Mujos mund t’i bënte nder çdo kombi të madh europian. Ai është njeriu që tregoi që çdo pushtim kundërshtohet nga populli” – thotë Moikomi në Dita.

Ai rrëfen disa detaje për ditën e pushtitmit fashist të Shqipërisë:

“Abaz Kupi organizoi një vijë për datën 7 prill dhe mua më del dhe në dokument që ai vërtetë e mori këtë detyrë. Vija e rezistencës do të ishte nga kullat veneciane deri në urën e Dajlanit. Në kullën veneciane u vendos reparti i Mujo Ulqinakut. Kjo kullë ishte para hyrjes së portit. Zbarkimi fashist në mëngjesin e 7 prillit pati goditje prej disa orësh pikërisht nga ky repart i vogël i drejtuar nga Mujo Ulqinaku. Vija e rezistencës që duhet të ishte deri në urën e Dajlanit nuk funksionoi dhe Abaz Kupi hodhi në erë urën e Shijakut në mënyrë që të vononte automjetet italiane për të ndjekur ikjen e mbretit Zog i cili u arratis në Greqi”.

Akademiku sjell edhe kujtimet e kontit Çiano gjatë intervistës në Dita:

“Siç thuhet në kujtimet e Kontit Çiano “Shqipëria u përdhunua si një trup pa narkozë”. Konti Çiano thekson se po të kishte një mbrojtje qoftë dhe modeste në pikëpamje ushtarake, rezistenca do të qe më e madhe. Por çdo gjë u tradhtua madje dhe e vetmja bateri me topa që ndodhej në kodrën dhe kuotën 89 qe e pavlefshme se i kishin vjedhur gjilpërat e topave”.

Moikomi shpreh indinjatë ndaj heshtjes së Ramës dhe PS-së pas tij mbi Jubileun e Çlirimit Antifashist të Shqipërisë:

Mujo Ulqinaku

“Mujo Ulqinaku e hap rendin e emrave të mëdhenj të antifashizmit shqiptar. Konferenca e Pezës në vitin 1942, çeta e parë antifashiste në Europë e Myslym Pezës, por dhe figura të tjera popullore si Haxhi Lleshi apo Baba Faja Martaneshi qenë baza e organizimit të Luftës Nacional Çlirimtare shqiptare. Kjo është një luftë e lavdishme se i përket një kulture të re të njerëzimit: Antifashizmit botëror. Në këtë luftë armata shqiptare për herë të parë në historinë tonë mijëra vjeçarë dhe një kontribut antifashist deri afër Vishegradit, çka përbën një akt të pashembullt.

Por të mos harrojmë që ky vit është 75 vjetori i çlirimi të atdheut. Si ka mundësi që Kryeministri Rama por dhe figura të njohura të PS të mos e shpallin zyrtarisht Jubileun e Çlirimit Antifashist të Shqipërisë? Është një marrëzi e shumëfishtë politike, heshtja por dhe urrejtja e demonizuar kundër antifashizmit shqiptar çka do të thotë dhe një urrejtje ndaj antifashizmit botëror.

Para ca kohësh Presidenti i Francës Emmanuel Macron botoi një Manifest të quajtur “Për një Rilindje Europiane”. Në këtë Manifest Macron bën një apel të thekshëm dhe tejet të shqetësuar për të parandaluar që në zgjedhjet politike të këtij maji në Europë të mos fitojnë forcat e djathta neofashiste. Çdo të thotë ta ngresh një shqetësim të tillë? Do të thotë që antifashizmi nuk vlerësohet më nëse ringjallen forcat neofashiste.

Macron shkruan “unë propozoj që të krijohet një Agjenci Europiane për mbrojtjen e demokracisë, e cila do të ofrojë ekspertë Europianë për secilin shtet anëtar, për të mbrojtur procesin zgjedhor kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve. Në këtë frymë pavarësie, ne duhet gjithashtu të ndalojmë financimin e partive politike europiane nga fuqi të huaja. Duhet të ndalojmë më ligjet europiane çdo gjuhë urrjetjeje dhe dhunë në internet, sepse respektimi i individit është themeli i qytetërimit tonë dinjitoz”.

Del pra që respektimi nderimi i Antifashizmit Shqiptar është një vlerë universale Europiane. Pse në Shqipëri nuk vlerësohet Antifashizmi Shqiptar? Jam i bindur që njerëzit seriozë dhe normalë në Shqipëri pavarësisht se nuk e kanë statusin e politikanit e kanë statusin e historisë së vërtetë dhe të çastit të historicizmit” – thotë Moikomi.

Intervista e tij e plotë botuar sot në Dita mund të lexohet duke klikuar KËTU

n.s. / dita

April 12, 2019 12:43
Komento

15 Komente

  1. Aladini me eskorte April 12, 12:57

    Ku pjerdh Rama per kesi simbolesh te historise
    Tjeter lloj trimerie vlereson cuni i Anetes se eshte “modern dhe kozmopolit”
    Ndonje bythe te bukur te palestruar ta marrim ta vem drejtore apo mnistre keni?
    Lereni Mujon se eshte “jashte mode”

    Reply to this comment
    • Buda April 12, 17:22

      Mujo Ulqinalu dhe deshmoret e tjere te 7 Prillit 1939 jane Heroj te Perjetshem. Une jam i bindur se 90% e shqiptarev nuk do t’ia falin Edi Rames injorimit te tyre dhe organizimi shteteror i varrosjes se kryekuislingut Mit’hat Frasheri ne kodrat e Liqenit Artificial te kryeqytetit te Shqiperise, Tiranes. Kete do ta mesoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

      Reply to this comment
  2. PRENG PJETRI April 12, 13:04

    TE VEGJELIT E MOHOJNE ENVER HOXHEN….!

    I shumedituri dhe i nderuari Moikom
    I nderuar zoti kryeredaktor Adrian Thano

    Historia e Shqiperis dhe popullit shqiptare nuk mundet te jete kurre e plote dhe aspak e drejte nese nuk demosrton ne faqet e saje emrin e njeriut qe beri histori per nje gjysem shekulli me pune dhe vepra te njohura edhe nderkombetarisht.

    Shqiperia nuk mundet te prezantohet ne asnje aktivitet historik e studimore ne sy te botes e plote dhe bindese pa pasqyruar epoken e pesedhjete vjecarit te dyte te shekulli kaluar (XX) e cila eshte edhe epoka me e lavdishme jo vetem per Shqiperine por edhe per vete kontinentin e vjeter europian dhe me gjere, duke patur para syshe kapitullimin e fashizmit dhe triumfin e luftes dyte boterore.
    Ne kete konteks Shqiperia edhe pse nje vend I vogel ne rrajonin ku shtirhet prej mot motesh e shekujsh ka dhene kontributin e saje shume te cmuar brenda dhe jashte kufive te saj ne luften e dyte boterore cka e ka detyruar Europen ta njohin dhe ta respektoje maksimalisht Shqiperine dhe popollin shqipetar per timerine gjakun dhe sakrificen e dhene ne luften e dyte. Dhe detyrimisht vendin e pare dhe medaljen e nderit e mbane ish komandanti dhe udheheqesi I luftes general Enver Hoxha si dhe ushtria nacional clirimtare dhe Partia Komuniste e Shqiperise si udheheqesja dhe organizatorja e vetme ne kete beteje aq te lavdishme.

    Mirpo sot po mbushen afro tre dekada qe klasa politike ne Shqiperi jo vetem e ka mohuar luften nacional clirimtare duke e injorizuar dhe etiketuar si nje lufte te brendeshme mes klanesh per pushtet duke akuzuar direct Enver Hoxhen dhe Partine komuniste si nje bande kriminelash qe sipas pseudo historianeve dhe psedo politikaneve te tipit neofashist na pasken inskenuar luften civile duke eleminuar pa gjyq gjoja kundershteret politik te tipit Mitat Frashri dhe organizates demek rivale te ballit kombetar.
    Pra kjo klase e degjeneruar politike ka marre guximin te mohoje luften nacaional clirimtare si dhe te turbelloje dhe te helmoje gjakun e derdhur te bijeve dhe bijave te popullit shqiptar duke tentuar te permbysin dhe te mbulojne me balten e tyre te turpit gjthe sakrificat luften dhe punen gjysem shekullore te popullit shqiptar vetem e vetem per te mohuar ekzistencen e komandatit dhe udheheqesit legjendar te Shqiperise shokut Enver Hoxha.

    Klasa e sotme politike ne Shqiperi eshte pa pike dyshimi nje klase oligardeshsh te pa skrupollt te pa kurre fare moreli as izmi dhe as besim.

    Kjo klase politike jo vetem qe nuk eshte perfajsuese e interesave te popollit dhe kombit tone por dyshoj se kjo klase politike eshte nje sherbetore ekstemiste e klikave te politikes shovinizmit ringjallur grek dhe milintalizmit cetnik sllavo rus.
    Perndryshe nuk ka asnje arsye tjeter rindezja e luftes politike Brenda familjes tone te madhe dhe Brenda teritorit Shqiperise.
    A nuk konsiderohet lufte e ftohte sot braktisja ne grup e ligjevenesve shqiptare duke rrethuar institucionet me te rendesishme te vendit nga nje grup militantesh qe meseshumti ngjajne ne nje grup rekrutesh te nxitur dhe te mirepaguar nga klika anti shqiptare dhe anti kombetare?

    Sado te perpiqen, sado qe dota mundojne stermundojne popullin e tyre keto pseudopolitikanet e sotem te imporetuar dhe te instaluar nga padronet e nendheshem jashte kufijeve te Shqiperise per ta zhbere Shqiperine dhe historine e saj te lavdishme, kurre nuk do te ja arrine qellimit tyre famekeq per te njollosur dhe zbehur luften pesedhjete vjecare dhe arritjet e saje nen udheheqjen e Partise Komuniste te Shqiperise dhe komandantit legjendar shokut Enver Hoxha.

    Perkundrazi ky tajfun dote rrenoje nga themelet kalane prej letre te improvizuar nga oligardet dhe huliganet e sotem qe dale ngadale ne mos me heret se vone doti hane koken njeri tjetrit dhe ne te drejteen e vet dhe me ndihnen e Zotit populli shqipetar dota rigjeje rrugen e vet pre tu orjentuar drejt se ardhmes gjithmone duke u mbajtur dhe mbeshtetur fuqishem moralisht tek rrenjet dhe historia tij shekullore.

    Koha nuk dote ja falin aspak lilipoteve kokebosh dhunimin dhe perdhosjen e hitorise se atdheut tyre dhe mohimin e udheheqesit gjysem shekullore te shqiptareve dhe Shqiperise legjendarin ENVER HOXHA.

    Qesh mire kush qesh I fundit thote kryefjala e urte e shqiptareve.
    NGA PRENG PJETRI
    LEZHE.

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro April 12, 13:36

      Preng Pjetri , Kimi i Korese se Veriut te dergon te fala, futi nje rruge andej , por pikesepari ndahu me familjen dhe leri ndonje amanet se nuk dihet a kthehesh me gjalle apo jo!!!!!????????

      Reply to this comment
      • Komunisti April 12, 16:55

        Ja kush eshte ! Prenge Pjetri,dora vete,komunist me yll ne balle,sokili i malsise,trimi i partise !
        Eh…mor enver murtaja,c’i ke bere keti populli !

        Reply to this comment
  3. Lili April 12, 13:09

    Per te kujtuar antifashizmin duhet te dish cka dmthane me pasur Shtet!cka do me thane membrojt Atdheun! Keta qe shitin Atdheun e tyre per 2 pare nuk e kane haber se cka eshte shteti e mbrotja e tij,prandaj as nuk munden me konceptuar antifashizmin!
    Ps:sa per shembullin me Macronin , nuk ia keni qelluar :macroni po bene çmos me fuqisuar RN,partine e djathte extreme se mendon pastaj me mbledh njerezet ne emerin e tij ne turin e dyte ,cka eshte nje loje makiavelike e piste ku ka rezik se ai vete do te mbytet ,aq shume francezeve iu ka ardhur ne maje te hundes ky me politiken e tij per millioneret sa do votojne marine Lepen pa problem.

    Reply to this comment
  4. intelektuali April 12, 13:28

    O enveristi Moikom Libohoviti, nga vendi i cubit dhe spiunit te Moskes, Avni Rustemi,

    PO KUMANDARIN E LANC-IT PSE E HARROVE NE DACIBAON TENDE ANTIFASHISTE?

    dhe:

    Pse le ne heshtje dhe nuk te vjen zeri fare dhe nuk sqaron:

    KU ISHTE ENVER HOXHA NE 7 PRILL TE VITIT 1939?

    sepse:

    Ja ta thote intelektuali se ku ka qene: Ka qene ne vilen e kunatit te tij Kryeballist dhe Kryefashist, Bahri Omari me gjithe antaren e Partise fashiste te Duces, Nexhmije Xhuglini dhe sapo italianet pushtuan Shqypnine u largua me kunatin e tij Bahri Omari, ne Itali per te bere llixha ne nje resort lluksoz per te mjekuar dhe kuruar reumatizmen e kembeve dhe te mesit qe ishte perkeqesuar shume pas kthimit te tij nga Ambasada e Ahmet Zogut ne Bruksel ku puboi per nje kohe te gjate si spiun i Mbreterise pa patur asnje dipllome dhe asnje specializmin per karriere dipllomatike.

    HE MO MOIKOM ENVERISTI QYSH KESHTU?

    Ti harron ne dacibaon tende per Kumandarin e LANC-it kriminal jugosllav te Enverit qe vrau me pabesi Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit dhe i meshon demagogjise mashtruese me antifashizmin e Macronit te Frances qe eshte rezil dhe telef nga jelekverdhet e tij dhe nuk duan t’ja dine fare per “fashizmin” imagjinar te Marine Le Pen qe po kaplon te gjithe Evropen Perendimore si nje ANTIDOT kunder komunizmit fanatik alla Mogherini&Lukuni qe po kaplon gradualisht BE-ne.

    Reply to this comment
    • Sali ProtoRama April 12, 15:04

      E hape halen ti?
      Agron Tufa je?
      Dil hapur mos u fshi si ballist

      Reply to this comment
    • nexhi April 12, 15:05

      Ku mbush Prenga or T’aj,
      Prenga e ka honger qyl ne ate kohe,me ndonje pisllik te “vogel”,spiunllikun,spiunllik,80 lekshin n’xhep e tunjatjeta

      Reply to this comment
    • Ai qe di ti April 12, 22:07

      Dole ti m.. o BOLJA INTELEKTUALE, te dhjesesh nga goja jote e qelbur jargprishur per kedo?

      O “plehre politike” bq burgu me fotografine e Veres nen jastek qe te la dhe me se sheh dhe qe e kujton me nostalgjine e nje Pasivi sodomist…

      Phu rrace e m …

      Reply to this comment
  5. fteri April 12, 17:59

    Ballistët ,Zogistët ,Hamit Mtjanët bythëlëpirsit e mercenarët edhe të lartë përmendur edhe disa komentues përjashto komentin e Intelektualit me zemër të pastërt patërioti ,Preng Pjetrit që e përshëndes ,këta të tjerët duke filluar nga bajfgat Kastro ,komunist antikomunisti ,nexhi , intelektual mavria që e njohim ,dhe po vonon pirja e kafes parë pa sheqer ….Jan skllevër të kapitalizmit gjakatar ,dhe skllavria është fryt i zbatimit të politikës të 7 prillit të zi.që skllavroi shqipërin politikisht dhe ekonomikisht ku si parim bazë ka shfrytëzimin shfrytëzimin e njeriut nga njeriu .Ka mundësi se sot shqipëria e demoshkërdhyer pas 90-tës që u shkëput nga Komunizmi legjendar i Enver Hoxhës
    të ketë më shumë tradhëtar dhe skllevër se sa në çdo periudhë të historisë .Dhe këta skllevër me intelektualin në krye jan të shitur në ankëndet e nënë dheshme si tregëtia më e keqe e skllevërve që mbushnin hambarët e anieve amerikane për ti përdorur si kafshë pune në amerikë. Jemi përpara një beteje historike fuqishë dhe vlerash e antivlerash me njerëz si këto që spiunin e tradhëtarin me damkë Hamit Matjanin na e quajnë patëriot ,kur ishte veçëse nj kriminel e tradhtar me damkë në shërbim të mretit hajdut e tradhëtar.që vodhi floririn dhe ja mbathi si frikacak ,kur legjendari Enver Hoxha rrëmbeu armët e i doli malit i zot atdheut e popullit deri sa i përzuri fashistër e nazistët e vatanit.

    Reply to this comment
  6. Lili April 12, 18:59

    Fteri,
    Jo bash ashtu
    Enver shume ma vone se abaz kupi rembeu armet , vetem diku ka 43 shi kur italia kaituloj sipas meoaret e Nexhmijes , anetaree rinise fashiste , se gjithe kohen e luftes bashke me enverin tek bari omari fashisti ishin strehuar…Hakun sicilit , luften kunder armikut nuk e ka bere enveri , luften per pushtet kunder dhqiptareve po

    Reply to this comment
  7. Ivan i madh April 12, 21:13

    Po kujt i thua nje psikopati me prirje neoballiste që se lidh asgje me te majten dhe luften partizane si ate dhe kelyshet e Rilindjes që e ndjekin pas. Po te ishte per ndonje bashkepuntor te fashizmit menjehere kishte mbledhur qeverine dhe kishte bere pregatitjet ky felliqesira Rama. Si beri per krye ballistin Frasheri që fliste me aq zell jo sikur ishte tradhetar po hero i luftes duke brockellitur aq shume sa te vinte jo vetem per te vjelle po per te dh…. e.

    Reply to this comment
  8. Martini April 13, 05:32

    Lereni Edin është pak sa i lodhur.Cpret nga një që mburet me shoferin e legenit Zog dhe nuk kujton dëshmorin e afërt antifashist që dha jetën.Në rast se në qërshor i ndryshon emrin stadiumit kombëtar e ka vëndin badhkë me Mustafa Krujën Mitat Frasherin Sali Berishën,Fatos Nanon Aleksandër Meksin,Tufën,Butkën me shokë.Mojkom mos u mërzit.se.Edi është pak sa dhe produkti yt dhe shokëve të tu.Pastaj në votime ta provojë sa i vlen PAGURJA Le të marë votat e ballistëve e legenave që e rethojnë në parlament e qeveri.Aya që përplasin duart ose rinë si mut,për cdo veprim prej idioti evropian që bën Skënderbeu i ditëve tone.

    Reply to this comment
  9. Myzeqari April 13, 11:17

    Edi Rama solli me nderim kockat e Mitat Frasherit, ndersa Sali Berisha ngriti monument in e Ahmet Zogut. Ku eshte ndryshimi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*