Historia e një prone dhe apeli i një Toptani për Prokurorinë dhe Gjykatën

Entela Resuli September 23, 2015 23:05

Historia e një prone dhe apeli i një Toptani për Prokurorinë dhe Gjykatën

Në një nga Kafet e Ish- Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, qëndron i ulur në një tavolinë të mbushur plot me dosje, Rajmond Toptani.

Është një nga trashëgimtarët ligjorë të familjes së Zija e Sadete Toptanit.

Toptani është një mbiemër më shumë histori.

Është një nga ish-familjet e mëdha shqiptare që veç të tjerave figurojnë të kenë prona në disa nga zonat më të lakmuara të vendit.

Por jo çdo gjë është ashtu si duket.

Rajmond Toptani na përgatit që në fillim se ka për të treguar një histori sa të thjeshtë, po aq të komplikuar.

“Është e thjeshtë se flitet për një pronë me origjinë të pastër nga gjyshja ime Sadete Toptani, gruaja e dytë e gjyshit tim të ndjerë Zija Toptani. Por ndërlikohet sepse sorollatemi bazuar tek një dokument që krijon mbivendosje. I cili është qartësisht i falsifikuar, po ja që nuk qenka e lehtë ta zhbësh”.

Në 2004 fillon historia e gjatë më gjyqe që nuk kanë përfunduar ende.

Bëhet fjalë për një pronë e cila gjendet brenda zonës arkeologjike në Tiranë, te Kalaja, ku janë përqendruar një pjesë e mirë e pronave të Toptanëve.

Rajmond Toptani

Rajmond Toptani

Prona rrjedh nga gjyshja ime znj. Sadete Toptani, jo nga gjyshi z.Zija Toptani. Prona e mbivendosur është një ndërtesë, murin rrethues e ka prej guri. Është një absurd. Një “pronë” brenda një prone së cilës i është provuar pronësia. Kur zbuluam falsifikimin iu drejtuam Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në vitin 2005, për të pastruar pronën tonë nga kjo mbivendosje jashtë normales. Si ka mundësi që këta pretendentë, të jenë pronare vetëm të një shtëpie në fund të një prone? Nga kanë hyrë këto njerëz ose të parët e tyre në këtë shtëpi kur e gjithë prona ka tjetër pronar?”- ngre supet i habitur, Rajmondi.

Mbivendosja e pronës është bërë mbi bazën e një “dokumenti të Komitetit Ekzekutiv të Rajonit nr 1 Tiranë”. Ky dokument që është strumbullari i gjithë sorollatjes mban datën 21.06.1992.

Nga kërkimet e vetë familjes, ky “dokument” realisht nuk ekziston në asnjë institucion. As në Arkivin Vendor të Tiranës ku ndodhet arkiva e Komitetit Ekzekutiv, nga ku pretendohet se është marrë.

Konflikti ka lindur me familjen e Zija Vrionit dhe mes degëve të familjes së madhe.

Në vitin 1996 znj.Rea Toptani (Merepeza) hedh në gjyq Komisionin e Kthimit të Pronave dhe ne si persona të tretë për tre vendime të këtij Komisioni. Vendimet në fjalë na njohin ne si pronarë të pasurive që rrjedhin nga gjyshja jonë znj.Sadete Toptani. Në 1997 gjyqtarja Entela Zelka rrezon padine per vendimet nr 173 dt 2.12.1993 dhe 827dt 8.4.1996 dhe lë pjesërisht në fuqi vetëm vendimin 828 d.t 8.04.1996 .Vendimet e rrëzuara nuk mund t’i rihapësh më ligjërisht”.

Duke sjell këto argumente, Rajmond Toptani hap sërish dosjen voluminoze me vendime gjyqesh dhe vërtetime institucionesh të ndryshme.+

Dhe këtu historia ka një detaj që e kthen dramatiken e konfliktit në komike.

Por edhe që do bënte të mendohej çdo prokuror dhe gjyqtar që merret me këtë konflikt prej kaq vitesh.

Dokumenti i Komitetit Ekzekutiv ku mbështetet e gjithë meseleja mban në krye dt 21.06.1992. Një kërkim i thjeshtë në kalendar, nxjerr që kjo datë bie …e diel! Asnjë institucion nuk lëshon shkresa ditëve të diela.

Kalendari i vitit 1992 dhe dokumenti per te cilin ka nisur konflikti

Kalendari i vitit 1992 dhe dokumenti per te cilin ka nisur konflikti

Rajmondi tregon se procesi civil për zgjidhjen e kësaj mbivendosjeje zgjati nga viti 2005 deri në 09.03. 2015.

“Fiks 10 vjet rropatje! Ia kemi shprehur Gjykatës disa herë që i ashtuquajturi dokument i Komitetit Ekzekutiv i Rajonit nr. 1 Tiranë veç problemeve të tjera që ka, është lëshuar në ditë të diele. U kemi thënë edhe që pretendimi është rrëzuar njëherë me vendim gjykate në 1996, pra jemi përpara një gjëje të gjykuar. Por gjyqtarët Flamur Kapllani dhe Asim Vokshi nuk denjuan të na dëgjonin, të lexonin, e as të gjykonin. Ndoshta këta gjyqtarë mendojnë që janë Zoti në tokë. Por dhimbjet e shpirtit tonë janë dëgjuar nga ai Zot real që shpresoj t’ua kthejë këtyre njerëzve vuajtjen që na ka shkaktuar padrejtësia” – shpreh zemërimin e tij Rajmondi.

Familja e tij e ka çuar çështjen në Prokurori dhe i kërkon kësaj të fundit të provojë ose jo falsifikimin.

Pas mbarimit të këtij gjyqi i cili ishte me shkelje flagrante të ligjit,kemi bërë apelimin e çështjes në Gjykatën e apelit Tiranë dhe ne në datën 04.05.2015, ne i drejtohemi Prokurorisë, organit kompetent për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara. Vumë në dijeni edhe Kryeprokurorin z.Adriatik Llalla dhe ambasadorin amerikan z..Donald Lu pasi bashkëpronarë me mua të pronës së vjedhur janë shtetas amerikanë.

Por prokurori i çështjes z. Hysni Mulaj as sot nuk ka denjuar të na japë shpjegime, as të na thërrasë, rrjedhimisht as të çojë dokumentet në laboratorin kriminalistik.

Cila është arsyeja? Ka kaluar çdo afat ligjor. Brenda muajit në bazë të kodit të Procedurës Penale duhet të na vinte në dijeni për fillimin ose pushimin e kallëzimit tonë. Ka ndërhyrje?Apo ka arsye tjetër? – pyet Rajmond Toptani.

Dhe nxjerr një tjetër dokument nga tufa e letrave që ka në duar:

“Këto zotërinj me të cilët jemi në konflikt në vendimin 9955 dt 12.12.1997 kanë përdorur një tjetër dokument të falsifikuar për të vjedhur Akademinë e Shkencave. Ky dokument është shpallur i falsifikuar, me vendimin e Gjykatës nr 4068 dt 21.10.2002. Gjykata e shpalli të falsifikuar dhe urdhëroi asgjësimin e këtij dokumenti. Por a e dini ç’ndodhi? Dhe pse Gjykata urdheroi asgjesimin ne akoma nuk e kemi marre prone , jemi akoma ne Gjyq dhe historia vazhdon me paradoksin e rradhes ku znj.Vjollca Shkreli përfaqësuese e Vildan Shkrelit dokumentin e shpallur të falsifikuar e futi në gjyqin civil që përshkrova më lart. Unë nuk e di se kur këto njerëz do reshtin duke falsifikuar, duke blerë e përdorur gjyqtare e prokurorë”.

Rajmond Toptani dëshiron ta mbyllë me një thirrje:

Ju kërkova juve si gazetë sepse dua të ngre zërin me shumë forcë: Kjo plagë e pronave nuk është vetëm e familjes time por e shumë e shumë familjeve të tjera. Ju o njerëz që keni luksin e një karrigeje mos luani me jetën e njerëzve, mos luani me pronën, mos luani me emrin dhe shpirtin e të parëve tanë, me djersën dhe ekonominë e familjeve tona. Mos u blini kaq shpejt se harami nuk bëhet kurrë hallall. Jetofshi sa me gjatë! Ky është urimi im për ju, se dikur Allahu do t’iu jap shpërblimin që meritoni. Zoti ju gjykoftë!

 

Ne foton kryesore ndodhet objekti per te cilin dy familjet jane ne konflikt.

Entela Resuli September 23, 2015 23:05
Komento

8 Komente

  1. Lleshi September 23, 23:35

    Mire Entela aty mire ! E vure drejtesine ! Po shikoje pak veten nga je duke anuar , majtas apo djathtas , apo je drejtpeshuar ?
    U bere dhe gjyqtare me ne fund ! Pra filloi reforma Rama ? Ha…ha…..ha…. Mire , mire , jo keq , keq , s’behet me keq !

    Rrofte reforma mediatike e drejtesise ! Ha…ha…ha…

    Reply to this comment
  2. lato September 24, 08:33

    Nuk paragjykoj Mbiemrin e Esat Toptanit,sepse ka dhe Toptan te tjere.Ky Toptan ka te drejte mesa lexoj,sepse me veshtire eshte te marresh pronat e tua,se te njihen falsifikimet.Po e provoj vete.

    Reply to this comment
    • Drini September 24, 10:43

      Tokat toptanet i Kane marre ne kohen e zogut si tropojanet ne kohen e saliut.Po e more dicka pa djerse zor se e gezon.E Kane marre me letra te fallsifikuara,dhe Po ua marrin me letra te fallsifikuara.

      Reply to this comment
  3. David September 24, 10:48

    Pronat,Pronat,Pronat nje peshqesh i nje lemshi te qellimshem nga palo komunizmi dhe komunistet e konvertuar ne ps-pd-pr dhe nje djalle e gjysem qe vazhdojne ta stimulojne me fuqin e pushteteve,qe do te thote nje krim ne vazhdim.
    Nese i kthehemi historise ne vite,toptant me lufte kunder tironasve i vune ato,shume pak nga Pronat e toptaneve jane blere nga to,te tjerat i jane prona re grabitura me fuqin e armes apo te pushtetetve,ashtu sikurse ka bere kundershtari i tije me nje dokument zhgaravine nga zyrtare te superkorruptuar e te lidhur pazgjithshmerisht me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik deri me sot.
    Sorollatja neper gjygje ne vite Jane skenare te pandeshkuesherise se krimeve makabre te diktatures komunitste dhe mostrave e pjellave te saj dje dhe sot,ku me nje barre superkrimesh e superkorrupsionesh vazhdojne dhe riciklohen ne te tre pushtetet pa i hyre gjemb ne kembe.

    Reply to this comment
  4. Darius September 24, 10:51

    Thuaji spiunit te Tv Klani,Blendi Fevzos se mos te ndihmon ai se mbase jeni kushurinj,ose e merr Blendua per vete.

    Reply to this comment
  5. ts September 24, 13:59

    Nje bomb atomike ta zhduk nga harta ke vend bashk me klyshet e zvarraniket ter helm qe pjell !Passi te pastrohet nga radioaktiviteti pas nja 100 vjetesh, ishalla kujtohen brezi emigruar te kthehen e te krijojn nje komb nga e para me emrin Shqiperi !Askush sna do ma,,sepse nuk dum njoni tjetrin,sepse na udheheqin njerzit me te ndyr te ruzullit ,sepse kemi mbi kok ata qe na pelqejn dhe e din qe urrejm njoni tjetrin ! Sepse gezohemi me fatkeqsin e tjetrit e vuajm nga sukseset e tjetrit qoft ky edhe vellai jon ! Fole tradhtaresh ,hajnash ,mashtrusish e kriminelesh esht ky vend tashme !Prit Raimond se “do vi dita” e bej “durim”, se mos hidhesh nga ndonje kat pallati si ai Dilo, qe ne shtratin e vdekjes, po pret “drejtesi”! Prit Raimond nga Sketerra te mbij ndonje Engjell, te shpetoj kte komb qe ka mar tatepjeten dhe po pjek njerez ne krematoriumin “drejtesi” shqiptare! Vend i mallkuar ,njerez te mallkuar! Hikni shqiptar hikni te shpetoni femijt tuaj dhe lerini plehrat te han njeri tjetrin se te them rrembeni armet e cfarosni kte rrac politike e di qe skeni as tru e as kurajo,sepse lumteroheni me fatkeqsin e komshiut ,shokut,kalimtarit e haroni qe ju vjen radha ,se edhe kur ju erdhi rasti u sollet si kacak, duke brohoritur Zan Caushet me shok !As ateher nuk vut mend e perseri sollet kriminelin e tradhtarin qe te betonoj perfundimisht tradhtin e krimin me pasardhes…….qe tani ska Zot ti shkul ma ! “Prit” Raimond prit se ne kte bot nuk ka vetem Zot por ka edhe Djall, ku edhe Shqiperia esht nje fole e tij e keshtu nen “kujdesin e Tij “, kjo band do te vazhdoj akoma te pij gjak shqiptaresh…….

    Reply to this comment
  6. skifteri September 24, 15:56

    Porosi e quditshme e Rajmond Toptanit pinjoll I Bejlerve qe u kane pire gjakun shqiptarve ,”Mos bline kaq shpejt se harami nuk behet kurre hallall” PO ESHTE E VERTETE .se ju si ishe bije i klases se feudalve ,bejlere apo agallare, mere si te duash nuk po i gezoni ato pasuri te haramit qe ju lane ishe feudalet ,bejleret apo agallaret e dikurshem ,jan pasuri te haramit dhe ju nuk do ti gezoni,pasi jane siguruar me ideale hjnore skllavruese nga etrit tuaj.Duke rjepur popullin dhe pasurite e saje .Pasuria e ishe e feudalve bejlerve dhe agallarve por edhe e ishe mbretit Zog ,eshte pasuri e harramit ,se eshte ngritur mbi taksat qe ka shfrytzuar dhe pi gjakun e shqiptaeve te varfer,keto jane klasa reaksionare qe kane vene e ngritur e ruajtur me fanatizem pronen e tyre gjakatare mbi baza egoizmi duke mohuar interesat e pergjithshme .edhe ky pinjoll i Toptanve kerkon me gjelozi keto privilegje te pasurise kriminale te parve te tyre,dhe eshte gati ti vere zjarrin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*