Historia e një radikali mendjehapur apo e një perversi seksual?

July 29, 2018 10:15

Historia e një radikali mendjehapur apo e një perversi seksual?

Disa e nderojnë Markezin De Sade si një radikal mendjehapur, të tjerë e dënojnë si një i marrë, një monstër seksuale. Romanët e tij janë të mbushur me dhunë seksuale dhe sakatime, por de Sade, shkrimtari i famshëm e i shthurur francez është një figurë që shkakton konfuzion. A ishte ai aq pervers e mizor sa e përshkruajnë kritikët, apo ishin romanet e tij një sfidë provokuese kundër moralitetit pararevolucionar të Francës?

 

I lindur me emrin Donatien-Alphonse-François de Sade në Paris, Markezi ishte i vetmi fëmjë i mbijetuar  i dy prindërve fisnikë. I ati, Jean-Baptiste ishte një diplomat si dhe një plejboj i famshëm biseksual, dhe e ëma, Marie-Eleonore ishte një grua shumë e ftohtë dhe distante që e la të birin të jetonte në një manastir vetëm pak kohë pasi lindi.

Në moshën 5-vjeçare, De Sade u dërgua tek xhaxhai, Abbe de Sade në Avignon. Një lëvizje që do të kish ndikim të thellë tek Markezi i ri. Ndonëse Abbe ishte një njeri i kishës, ai mbante një dashnore e mund të ketë patur edhe një bordello.

Tek rritej i rrethuar nga hipokrizia, de Sade mësoi të përbuzë kishën dhe moralitetin e saj. Më pas ai shkoi në një kolegj jezuit, Lous Le Grand, aty ku nxënësit rriheshin në publik. Ndoshta kjo eksperiencë, bashkë me shkuarjen në ushtri në moshën 14 vjeçare, hodhi farën për prirjet e tij legjendare për dhunë e poshtërim.

Pas luftës, De Sade nisi jetën aristokrate në Paris ku zhvilloi një shije për teatrin dhe artet, duke frekuentuar atje bordellot dhe mbajtur shumë të dashura. Në maj 1763, me dëshirën e familjes, De Sade u martua me Renée-Pélagie de Montreuil, bija e një familjeje borgjeze të sërës së lartë, por ai mbeti gjithësesi një bashkëshort i pabesë.

Në tetor të po atij viti, u burgos për “eksese” në një shtëpi publike. Shija e tij për seksin e dhunshëm mbeti, dhe nuk kaloi shumë kohë përpara se të ndodhte një tjetër skandal. Këtë herë, do ta bënte aq të famshëm, saqë policia do t’u kërkonte madamave të shtëpive publike që të mbanin vajzat larg tij.

Të Dielën e Pashkëve 1768, de Sade takoi një vejushë të re të quajtur Rose Keller, në rrugë dhe më vonë pretendoi se i kish ofruar asaj para për seks – ndërsa ajo do të thoshte më vonë se ishte ofruar si shërbyese. Keller shkoi me të në shtëpinë e vogël në Arcueil ku, sipas saj, de Sade e lidhi në shtrat dhe nisi ta rrihte me një thupër. Më pas, ai nisi ta presë me thikë dhe të hidhte dyll në plagët.

Keller arriti më në fund të largohet duke u varur me çarçafë nga dritarja, duke rendur më pas direkt tek autoritetet. Kur u mor në pyetje, de Sade deklaroi se ajo qe një partnere e vullnetshme në rrahje dhe mohoi ta kishte gjymtuar.

E shoqja i qëndroi pranë, madje duke iu drejtuar me fjalët “djaloshi im i vogël” në letrat e saj, dhe pas lirimit të tij ata patën tri fëmijë. Por, nëse markezja shpresonte se i shoqi tani do të përshtatej me rolin e bashkëshortit dhe të devotshëm, gabohej shumë. De Sade vijoi me jetën e mëparshme të orgjive e prostitutave.

Kur trashëgoi Chateau la Coste nga i ati, ai dhe e shoqja punësuan shumë shërbyes dhe shërbyese të reja e të bukura. Por pas kërkesave të tij të dhunshme, të gjithë shërbyeset u larguan, ndërsa kuzhinierja mbeti shtatzënë dhe u largua edhe ajo.

Në vitin 171, pas një tjetër periudhe të kaluar në burg për shkak të borxheve, de Sade joshi kunatën e tij të vogël, Anne-Prospre. Të dy u larguan bashkë për në Marsejë, por shumë shpejt ajo u tërhoq në një manastir dhe de Sade u kthye tek bashkëshortja e tij, që gjithmonë e falte.

Një vit më vonë, de Sade organizoi një orgji në të cilën përdori edhe stimulantë të prodhuar vetë. Ditën tjetër, vajzat u sëmurën dhe ato ngritën padi për helmim. Edhe një herë, doli një mandat për arrestimin e tij.

Hakmarrje dhe burgosje

De Sade u pastrua nga akuzat për helmim dhe sodomi, por vjehërra e tij, Madame de Montruil nuk ia fali kurrë rrëmbimin e vajzë së saj, Anne-Prospre. Ajo bindi me sukses Mbretin Luigji XVI për një urdhër mbretëror për arrestimin e tij (një metodë që përdorej shpesh nga të pasurit dhe të pushtetshmit për të hequr qafe të afërm që hapnin telashe). De Sade u arrestua me urdhër mbretëror dhe pa gjyq.

Në 1778, de Sade nisi periudhën 11-vjeçare të burgimit, në fillim në Vincennes dhe më pas në burgun e famshëm Bastijë në Paris.

Pasi iu mohua jeta dekadente që bënte më parë, ai nisi të hedhë në letër fantazitë e tij – dhe ato rezultuan shumë trazuese, pasi përfshinin gjymtime të rënda seksuale, përdhunime dhe incest.

Eshtë ironike që Madame de Montruil e cila e urrente aq shumë, me burgosjen ku ndikoi, ishte direkt përgjegjëse për veprën që do ta përjetësonte atë. Ai shkruajti shumicën e romaneve – përfshirë “120 ditët e Sodomit” si dhe draftet e parë të Justine dhe Juliette – gjatë periudhës së burgimit.

Aq tronditës qenë këta romane, saqë u botuan anonimisht..

Të Premten e Mirë të 1790, pas shëprthimit të Revolucionit Francez, të burgosurit e Bastijës u liruan. Parisi ishte tashmë në revolucion dhe krimet e vegjël si të de Sades nuk ishin më prioritet. Cuditërisht, ai u angazhua në politikë, duke shërbyer si Gjykatës i Madh në shumë gjyqe.

Një prej tyre qe kundër vjehrrës së tij. Duke patur parasysh reputacionin dhe pjesën e saj në burgosjen e tij, ai mund ta kish shfrytëzuar rastin për t’u hakmarrë. Në vend të kësaj, ai e pushoi çështjen dhe më vonë hoqi dorë nga posti politik.

Nuk qëndroi gjatë në liri dhe në 1801 u burgos sërish, këtë herë nga Perandori Napoleon. U dërgua në burgun Sainte Pelagie dhe më vonë u zhvendos në Charenton, një azil për të çmendurit, ku shkruajti romanin me dhjetë vëllime, “Krimet e Pasionit”.

Pjesën tjetër të jetës e kaloi aty, ku dhe vdiq në 1814 në moshën 74 vjeçare.

Markezi de Sade përshkruhet shpesh si një njeri i lig dhe pervers, por Franca pararevolucionare ishte dekadente deri në ekstrem dhe klasat e larta përdornin dhe abuzonin me popullsinë fshatare. Një moto e fisnikërisë ishte “kënaqësi me çdo çmim”.

Atëherë, a ishte de Sade vërtetë një monstër, apo thjeshtë një produkt i kohës së tij? Ndoshta asnjëherë nuk do ta dimë me siguri.

n.s. / dita

July 29, 2018 10:15
Komento

1 Koment

  1. gazetaret me idiote te nji bote pushtuar nga skicofrenia July 29, 11:20

    Shpesh her , hidhetn ktu tema ,
    qe nuk kann te bejne aspak me realitetin shqiptare ,
    te pakuptimta ,
    qe s’mundet te diskutoje askush ,
    qe nuk prekin asgje ne aktualitetin e asaj shoqeria ,
    prag cmenurie e dale jashte cdo Shine te njerezimit .
    Dhe afrimi idiotesirave si kjo teme ,eshte treguesi me
    i qarte i asaj se kemi te bejme me nji Tru Gazetare
    te c’ekujlibruar .
    Ajo shoqeri ka nevoje üer tematika ,qe sjellin shembuj pozitve nga shoqeria njerezore ,
    jo te kafsheve radikale ,
    prej te cileve i keni jo te paket ne shqiperi ,
    i keni cdo dite TV-ve ,
    mbushur parlamentin , i keni ne te gjitha rruget e shqiperise .
    Stop motivimit te injorances rradikale ,
    se do perfundoni nji dite te gjithe ne psiqiatri edhe si medie e gazetari

    Definicioni temave te Tilla per mua do ishte ;

    gazetaret shqipcare enderojn te pallohen nga Frankenshtajnet mesjetare ,,,
    (me kot nuk votoj ai popull kafshen e dale nga shpella kaq vite me radhe .)

    ne gaterite shqiptare eshte jo e nevojeshme ,por Urgjente nji Test skicofrenie ,ose nenshtrimi i nji terapie ,sepse perbejne rrezike per shoqerine e brezin e ri me temat toxike qe publikojne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*