Historia e një SMS-je

April 12, 2014 09:05

Historia e një SMS-je

Aida Nako

Një mesazh që ish-minisri Flamur Noka ka lexuar dje në Komisionin Parlamentar për lëvizjet në Polici ka ngjallur dje jo pak reagime, duke përfshirë në debat edhe vetë kryeministrin.

Stili “Tahiri” në drejtim

Spekulimet kanë qenë si gjithmonë të shumta, por ajo që dihet me siguri deri tani është që mesazhi në fjalë ka mbërritur në telefonat e disa drejtuesve të Policisë së Shtetit disa ditë më parë: u është dërguar në mënyrë të njëkohshme nga ministri Tahiri.

Duhet thënë që mesazhe dhe telefonata nga ministri drejtuesit e lartë të policisë së shtetit marin shumë shpesh. Ministri Tahiri dallohet për komunikime të shpeshta dhe shpesh ancioze ose të tensionuara me vartësit e tij të afërt dhe kjo nuk është një sekret.

Por mesazhi i fundit ka qenë vecanërisht i ashpër dhe drejtuesit që e kanë marrë atë në telefonat e tyre, janë shqetësuar fillimisht, për t’u qetësuar disi më pas, kur nga komunikimet me njëri- tjetrin kanë kuptuar se teksti u është nisur shumë personave njëherësh dhe nuk ishte personal për askënd.

 

Mesazhi ka edhe një pjesë të dytë

Mesazhi ka edhe një pjesë të dytë, të shkurtër ku veç vërejtjeve ministri u përcjell vartësve të tij të afërt edhe një ndjesi solidariteti: u shkruan se po ua dërgon këtë mesazh sepse i konsideron si bashkëpunëtorë të afërt dhe elitën e policisë shqiptare.

Mesazhi ka qarkulluar më pas në disa persona. Vetë drejtuesit e policisë, dyshues edhe për nga natyra e profesionit, janë shprehur në biseda të ngushta se pjesë të mesazhit duket sikur janë shkruar nga Rama. Fjali si “kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët” ose “kjo nuk është kurrkund ajo që ke marrë përsipër përballë qytetarëve”, ose “nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu”, ose “detyra dhe pritshmëria e publikut se meritojnë gjëkundi këtë pritshmëri” janë fjali që duken tipike për ligjërimin e kryeministrit, por nga ana tjetër dihet që Tahiri është një nga njerëzit që tenton t’i ngjajë Ramës në atë që rama ka pikën e tij më të fortë: ligjërimin publik. Pra nuk është çudi ngjashmëria e termave.

 

Nisi fillimisht si shaka

Megjithatë, i nisur fillimisht si shaka, “versioni” se Rama i ka dërguar një mesazh kritik Tahirit dhe ky ua ka përcjellë vartësve si kritikë të tij, ka zënë vend. Dhe Shqipëria është vërtet e vogël, ndërsa administrata është e mbushur me zyrtarë të PD-së që nuk njohin asnjë staturë tjetër vec staturës partiake. Mesazhi është përcjellë nga ndonjë drejtues policie thjesht për “shoqëri” në zyrtarë policorë të “dorës së vjetër” të cilët ia kanë ripërcjellë ish-ministrit Noka dhe ky i fundit ia ka paraqitur si zbulim Berishës. Është ky i fundit që ka urdhëruar më pas leximin e SMS-së në Komision madje shoqëruar me një plan “demaskimi” në rast se Tahiri do ta mohonte.

Drejtues politikë të PD-së dhe personalisht ish-kreu i saj Berisha kanë rishfaqur në këto rrethana pasionin për spiunlliqe, por ky rast ka pak gjasa të jetë një rast përgjimi telefonash.

Ajo që mbetet duke hequr këtë, është një përmbajtje mesazhi, që dëshmon njerëz që janë në punë. Megjithëse ai e mohoi, edhe nëse është shkruar nga kryeministri Rama, mesazhi nuk ka asgjë kompromentuese, madje dëshmon shqetësim dhe nxitje për të punuar në një nga fushat ku sfida është e fortë: rendi.

 

“Këto orë që kanë mbetur..”

Një nga pjesët e mesazhit që ka marrë interpretim të gabuar është pjesa  “këto orë që kanë mbetur” që është interpretuar si një lënie afati vetëm “disa orë” para se të shkarkohesh.

Në fakt, pjesa e plotë e mesazhit thotë: “Flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë mbetur bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, çnuk bëre mirë e çdo bësh për të riparuar në qoftë se mundesh”.

Kjo ka një shpjegim fare të thjeshtë: Mesazhi është nisur afër fundjavës dhe ministri Tahiri e ka bërë tashmë zakon që i mbledh drejtuesit e lartë të policisë gjatë të shtunave ose të dielave, duke përfituar nga fakti që shumë prej tyre jetojnë në Tiranë dhe kthehen në fundjavë një ose dy ditë pranë familjeve. Flasim nesër – ka thjesht kuptimin që do flasin më nga afër në një nga mbledhjet e përjavshme të këtij lloji. Dhe e vërteta është që pas mesazhit, Tahiri ka patur edhe telefonata me drejtuesit e policisë të cilëve u është nisur mesazhi, duke u kërkuar atyre të ishin të vëmendshëm ndaj asaj që u kishte shkruar dhe se do të flisnin më gjerë kur të takoheshin nga afër.

 

***

Ristani:  “SMS”-ja e lexuar në Komision është marrë në mënyrë personale (INTERVISTË)

Një “sms” ishte epiqendra e vëmendjes sot në Komisionin Kuvendor Hetimor për Lëvizjet në Policinë e Shtetit, ku i ftuar për tu pyetur ishte ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një moment, anëtari i komisionit dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, nis të lexojë tekstin e një sms-je që sipas tij i ishte dërguar ministrit Tahiri nga kryeministri Rama. Noka, po e lexonte këtë “sms” nga telefoni i vetë personal, por ky lloj komunikimi që ai po bënte publik në komision nuk ishte diçka e thjeshtë. Siç dhe vetë Noka u shpreh ai ishte një komunikim mes kryeministrit të vendit dhe ministrit të Brendshëm. Cilido person që ka akses në këto komunikime, është një person që ka hyrë në “zemër të shtetit” ndaj dhe mënyra se si u sigurua kjo “sms” është një detaj jo dhe aq i parëndësishëm, përkundrazi. Tahiri në përgjigjen e vetë pranoi ekzistencën e sms-së por duke thënë se ishte ai hartuesi i tekstit të cilin më pas ua kishte nisur disa vartësve të tij. Por dhe në këtë rast, pyetja që shtrohet është: Si ka përfunduar në telefonin e një deputeti, një komunikim konfidencial i ministrit të Brendshëm, me zinxhirin drejtues të shefave të sigurisë në vend?

Kryetari i komisionit hetimor, Arben Ristani, konfirmoi në një bisedë telefonike për DITA se kjo sms nuk është administruar zyrtarisht si provë nga komisioni. Ky është një pohim shumë i rëndësishëm, pasi tashmë automatikisht duhet ditur se në ç’rrugë, jo-zyrtare, komunikime konfidenciale të figurave të institucioneve të sigurisë përfundojnë me kaq lehtësi në duart e deputetëve dhe në rrugë kaq private?

Kush i furnizon me këto komunikime konfidenciale? Shërbimi Inteligjent Shqiptar? Shërbime të vendeve të tjera? Edi Rama? Vetë Tahiri? Vartësit e Tahirit?  Ndonjë grup i krimit të organizuar? Apo e kanë siguruar aksidentalisht?

Në momentin që këto komunikime janë ekspozuar në një komision Kuvendor elitar të hetimit, është e domosdoshme që origjina e provës së paraqitur të jetë mëse e qartë. Pasi është një komunikim konfidencial ai që është ekspozuar dhe jo statistikë apo broshurë për policimin në komunitet.

Bën përshtypje nga ana tjetër, që asnjë nga anëtarët e tjerë të komisionit, në momentin kur u ekspozua kjo sms nuk e vrau fare mendjen mbi cilësinë e kësaj prove. Kaq e thjeshtë qenka të paraqesësh prova në një komision hetimor parlamentar? Kush ua jep cilësinë provave? Kush i administron dhe i klasifikon si të tilla? Në një intervistë të shkurtër telefonike për DITA, Arben Ristani duket njëlloj i pa interesuar për provat që paraqiten aty, ndonëse, si kryetar i komisionit, e ka detyrë ligjore, që të kontrollojë me procedurë dhe të administrojë çdo prurje që paraqitet si provë nga anëtarët e komisionit.

Më poshtë telefonata nga redaksia e DITA sot me kreun e komisionit Arben Ristani:

Zoti Ristani, ju shqetësojmë nga gazeta DITA interesohemi për sms-në e ekspozuar sot në komisionin që ju drejtoni. Duam të dimë, ajo “sms” a është protokolluar? A ka marrë cilësinë e provës në komision?

Jo jo, ajo “sms” është marrë në mënyrë personale dhe nuk ka një administrim në cilësinë e provës për këtë sms nga ana e komisionit.

Po në mos gaboj ai është një komision hetimor, ka ca rregulla, kur ekspozohen provat ka procedurë apo jo?

Shikoni, këto që thoni ju do qëndronin deri në momentin kur ai(nënkuptohet ministri Tahiri) nuk do e pranonte dhe vetë që ajo sms ekzistonte. Kjo çështje s’ka më kuptim në momentin që ai e pranoi dhe vetë.

Zoti Ristani, pyetja ime konsiston tek ekspozimi i ”sms”-së, pasi ministri mund të ketë probleme me sklerozën. Por është me rëndësi të dimë se si ajo sms si mbërriti në komision, pasi është komunikim koifidencial?

Nëse ministri është siç thoni ju jemi në rregull atëherë…

Dakord zoti Ristani, por nëse nuk kontrolloni origjinën e provave që paraqiten në komision, nesër dikush mund të shkojë në komision me dy qese hashash dhe t’i thoni ministrit që t’i kemi gjetur në xhep apo jo? Si administrohet prova në komisionin tuaj? Kush ua jep cilësinë provave?  Kaq e thjeshtë qenka kjo punë?

Jo jo nuk është kështu, po e trajtoni shumë keq çështjen. (telefonata shkëputet)

 

 

April 12, 2014 09:05
Komento

27 Komente

  1. kukudhi April 11, 19:28

    Mua me beri shume pershtypje se si keta deputetet e PS, gjasme me eksperience ne komisione te tilla, Lutaj, Balla, Sterkaj, nuk e kuptuan fare se cfare po ndodhte dhe se sa pikepyetje ngrinte ajo sms nese nuk do ishte administruar zyrtarisht si prove nga komisioni.

    Gje qe nuk ka ndodhur se e pranon dhe Ristani. Me vjen keq qe stafi nuk e asistoi Tahirin, per ti thene te kembengulte mbi vertetesine e asaj sms-je.

    Po te dine keta te PS, e kthejne kete sms dhe fabulen antiligjore te paraqitjes se saj ne komision ne avantazhin e tyre, por me sa duket nuk dine, paska qene kismeti i Mul-Nokave ky vend….

    Reply to this comment
  2. Besiana Gushi April 11, 20:12

    MINISTRI QESHARAK I SIGURISE TONE

    Nuk ka me qesharake se prezantimi i Tahirit sot ne seancen degjimore ne Komisionin Hetimor te Kuvendit: Ristani, Noka deri edhe mbeturina Halimi i fendave kudo e kurdo gjendese, u tallen deri ne zvenim. Dhe u tallen jo me mediokrin Tahiri por me ne, me tere shqiptaret, u tallen me voten tone qe prej shtate muajsh eshte ne pritshmeri.

    Sfiduan ligjet, shperthyen dyert e privatesise se ministrit qe i eshte besuar mbrojtja e saj. Deri kur do perballohemi me sfida te tilla kriminelesh si Noka qe sfidon çdo ligj si nje gangster i rregjur ne bemat e ndyra qe e karakterizojne prej vitesh e jo vetem sot.

    Dihet pergjigja e tij para nje hetimi te mundeshem: “me ka ardhur ne menyre anonime ne celular”. Sepse e di qe do ti paraprije nje mundesie te tille, ka per ta humbur celularin !

    Ja cili eshte mendimi im per kete rast kriminal te Nokes e kompani:

    E para mundet qe njeri nga 16-te marresit e mesazhit t’ja kete kaluar Nokes, natyrisht me celulare te tjere qe i kane te zhdukur.

    E dyta mundesi eshte qe kane perdorur per kete qellim Kompanine telefonike te “familjes” saliberishjano-serbo-malazeze.

    E treta, gjithnje duke korrigjuar edhe titullin e ketij lajmi: nuk mund te jete nje SMS por nje mesazh @-mail i transmetuar me celular, sepse e kalon limitin e madhesise se nje SMS-i, mund te kene interceptuar paswordin e “muhametgjollesishtit Tahiri. Per lidhjet Wi-Fi pak te mbrojtura ekzistojne programe falas qe mund ta bejne ate.

    E katerta, te gjitha kompanite e “Call Center” kane nje mundesi te tille, te futin hundet ilegalisht ne celularet e te gjitheve.

    E pesta, perdorimi i metodes se ashtuquajtur “social enginnering”, pak me e lodheshme por gjithnje jep rezultatet e pritura. Si shembull mund te jete regjistrimi i celularit ne faqen online te kompanise: zakonisht behet me numurin dhe nje pasword numerike (6-8 numura) lehtesisht e gjeteshme. Kompanite e medha njoftojne me sms ne rast hyrje ne akontin perkates, a e bejne edhe kompanite shqiptare kete?

    Dhe e fundit eshte jashte çdo llogjike ta kene bere vishoajazistet e SH.I.SH.-it, duke ditur se edhe mund te zbulohen.

    Ajo qe eshte eminente dhe qe prej kohesh e them eshte te dergohet me detyrim Saimir Tahiri ne nje shkolle fillore ku te riedukohet dhe me pas te punesohet ne ndonje sherbimesh, larg ministrive e aq me teper Ministrise se Brendeshme te cilen e uzurpon abuzivisht.

    Reply to this comment
    • Besiana Gushi April 12, 14:16

      E PUR SI MUOVE … GALILEO GALILEI 1633

      Kohe me pare, ndersa postoja nje koment jo dashamires, por realist ne facebook-un e çunit te Shiqere Berishes, nje zagare me banim ne Florida – USA, postoi nje kunderpergjigje ne mbrojtje te te shaguruarit te saj Saluk nga Viçi-doli per te kullotur. Quhej Diana Progni.

      Nuk eshte rasti te flas per bannimin (bllokimin) tim nga çuni i Shiqeres, sepse e ka bere edhe Endrina e Fugajve, apo Merua i Bazeve te lopçareve te Myzeqese qe me se fundi hoqi edhe komentet per te lindurin e Çepanit Ilir Meta, apo te Saimir Tahirit, apo kujtdo tjeter qe i lepin fundshpinen.

      Duke perdorur metoden e pershkruar ne komentin e pare – Social Engineering (S.I.)- ne internet u njoha me historine e zagares Progni dhe te bashkendaresit te krevatit te saj nje fare Aleksander Madani dhe shtepine e blere ne Florida qindramijera dollareshe.

      Ky zoteria, Madani, kosovar me origjine posedon nje shoqeri software te I.T. dhe ka kontrata te lidhura me qeverine shqiptare (qe ne kohen e S. Berishes) dhe ate te Kosoves se Hashim Thaçit. Nga Kosova dhe pikerisht nga Peja dhe Gjakova, kryejne sulmet e tyre kriminale dy grupe hackerash ne forumin e te cileve ben pjese edhe Madani i Dianes se Progneve. Per ti kujtuar lexuesve disa nga sulmet e ketyre krimineleve jane forcimi dhe publikimi i te dheneve te Ministrise se Drejtesise dhe asaj te Ekonomise pak vite me pare.

      Mund te jete edhe siç e thashe ne komentin tim te pare, apo siç thote gazetarja Nako, qe mesazhi ti jete kaluar nga kopilet e lene gjithandej te Berishes, por me duket jo llogjike qe nje drejtues policie me ngjyra mavi te mos njohe te zinjte e PD-se per ti kaluar nje mesazh te tille.

      Ka shume mundesi te kene penetruar ne faqen online te Policise se Shtetit, qe rezulton edhe sot e “shpuar” nga te kater anet.

      Artan Didit do i rakomandoja te hulumtoje me gjakftohtesi dy pergjegjesit e saj Hallkon dhe Cipen. Nese gabimin fatal e kane bere nga mendjelehtesia, ti dergoje tek Edi AuNirthte Rama per “terheqje veshi” si i super specializuar qe eshte, ne te kundert te largohen nje ore e me pare nga detyra. Gabime bejme te gjithe ne jete dhe per kete edhe mund te falen.

      Ja dhe dy paswordet e kriptuara te tyre:

      $P$Bogz9kIh/Je2ieJvql.yCiKnHuRRPV
      $P$BMun.1zCFnf3z4MVdLCPXF4j1aoAjw0

      Eshte urgjent riformatimi i sitit online sepse nga aty, me shume gjasa kelyshet saliberishiste kane hyre ne server te tjere edhe me delikate te Policise se Shtetit dhe organizmave te tjera edhe me te rendesishme.

      Edhe me sa flitet me Tahirin keni lidhje familjare, mbaj larg drejtimit te Policise nje analfabet aq shume te mbrojtur nga vesh-shkulesi profesionist Edi AuNirthte Rama.

      Reply to this comment
      • rrapo April 12, 15:54

        Bravo Besiana! Faleminderit nga e shumta e shqiptareve!Ke shume te drejte se ajo ministri nuk mund te drejtohet nga kalamaq.Mjere Ne e mjere ky komb!

        Reply to this comment
  3. red por jo i kuq April 11, 20:17

    Rilindja, me keqardhje ju them: Jeni ekip i dobet.
    Ju marrin perpara ca hajdute ordinere te diskredituar ne publik. E benin kur ishit ne opozite, njesoj po jua bejne tani qe jeni ne qeverisje.
    Problemi juaj eshte qe jeni me trup ne qeverine e Shqiperine, me bythe te nderkombetaret.
    Behuni burra dhe QEVERISNI.
    Nuk di a me kuptoni. Dyshoj fort se e rrokni konceptin.

    Reply to this comment
  4. SMS April 11, 20:24

    Përshëndetje “DITA”, a mund të pyetet zoti Arben Ristani, pse është dënuar nga Saliu, kur ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës? Një ish-kolegu i tij.

    Reply to this comment
  5. P.A.B April 11, 20:56

    z. Ristani, Juristet s’flasin keshtu. Kur te merr nje gazete ne Tel. je ne rekord Publik. Prove e administruar apo jo, fakti do sqaruar si e mori kete mesazh deputeti Ndoka? Dhe nese e ka marre ndermjet paleve te treta qe e kane futur ne dore ne menyre ilegale, prape eshte ndesh me Ligjin. Ju e dini alfen e jurisprudences “injorancen ndaj tij, ligji nuk e njeh!” Kur pergjohen Ministrat tronditet Shteti, po Shq ka cudira pa fund. Z Tahiri duhet ta bente kete me saktesi e sipas Ligjit. Se beri. S’di. S’do. S’mundet. Kapaciteti i M-te Brendshem eshte sh. i kufizuar. Me shqeteson Kr-M, natyrshem qe ne poste kyce kushtdo ka nevoje per Aleate te besueshem; por beje Shef Shtabi ne fillim a Zv/ Minister e pas 2-3 vjetesh eksperience me profesionistet, jepi nje drejtim. Nje Minister i Jashtem ne ate moshe e pa pervoje manaxhuese apo ne Politike- duhet te jete nje Individ I Rralle qe ha 3 Mule te gjalle – per Mengjes! Jo ti shpjegoje shantazhuesit c’fare thote Mesazhi! z. Rama duhet ta spostoje me kujdes kete Djale; 3-4 jave me pare kam thene: Do shkaktoje skandale pa mase!

    @ SMS, une s’kam qene koleg i tij por e kam njohur; ai dhe shoket e tij ne Gj-e-T sapo u emruan [ A.N. K.S. C.Gj etj] ne ate kohe ishin cuna te mire, idealiste, te ndershem e te perkushtuar. Jeta te nxjerr si te nxjerr nje perfundon ne KQZ, njeri krijon aleance me Shqiponja, e tjetrin per pak e vrane tek shkallet e pallatit. Ne jeni e njejta gjenerate mund t’ju njoh dhe ju; me pas Filluan Juristet e Plepave; dhe gjysma e te keqes qe 22-23 vjecaret u emruan Gjyqatre, por Plepistat me 6 muaj e moren sistemin perpara. Dhe shih se ku eshte sot, ju besoj e dini me mire se une.

    Me c’kam lexuar nga Jashte – Beni po pinte nje kafe me z. Lesi se ky i fundit kish bere nje gjyq. I takonte, e ne forme te paster Beni e vleresoi ceshtjen normalisht. Nikolla-si-Nikolle qe eshte, “buje e rremuje” betohet e si iken nga tavolina me “nderen e malsorit” me thuj car te bej per ty?! Ne menyre te perseritur Beni i thote – Asgje… me pas meqe s’po i hiqej qafe (e sic jemi ne Shqiptaret, e kjo ishte ne mode ne ate kohe) i thote: O Nikolle, meqe po insiston po munde me nxirr dy viza Greke per ca kushurinj. Ketu e mori kthesen jeta e tij, ca kohe burg me behet pas avokat etj. Arbeni i 20 vitesh + me pare perseris ka qene Cun persmari – per aq pak sa e kam njohur vete; sot me Dhimbset kur e shoh ne krah te Flamur Nokes. Pa e gjykuar se nuk e kam ate te drejte…njeriu per jete/familje ben Kompromise dhe me Djallin; e ai vete e di shume mire qe disa here disa tipe Kompromisesh te Kompromentojne.

    Ndoshta jam gabim por keshtu e mbaj mend nga media, lajmet per persona qe i kam njohur eshte veshtire mos ti kape syri.

    Reply to this comment
  6. Opozite llapaqene April 11, 21:17

    Une kisha kohe qe nuk degjoja lajme se te ngrihen nervat dhe nuk permbahemi para djemve qe kemi duke i share me libra shtepie keta pijanece dhe spiuna te cdo lloj sistemi qe me parate tona i kemi ne krye te komisioneve,edhe ky komision do mbyllet ne menyre te turpshme ashtu si te tjerat me pare qe jane ngritur pa as me te voglin rezultat.Te isha ne vend te Edi Rames qe vetem qurravitet perdite dhe ben viktimen perpara Saliut dhe zagareve te tij qe i ndersyn ne parlament si zagaret e rruges per te bere zhurmuesin bashke me Inuk-un per 2 dite do i kisha hedhur pertoke te gjitha antenat e kompanive celulare qe pa leje na i kane ngritur neper pallate dhe po me parate tona dhe te popullit torrollak qe edhe pa leke mban celular ne vesh na pergjon te gjithe telefonat edhe kur ne jemi ne hale duke pjerrdhur sa here flasin keta te opozites qe ben te fortin megjithese qe votuesit shqiptare i dhane shkelma bytheve por qe rrillindasit e rinj nuk dine ta menaxhojne fitoren e 23 qershorit.Prokurori i pergjithshem Flamur Nokes duhet te priste urdher arresti e ti vinte prangat per pergjim te paligjshem ..por cudirat shqiptare do vazhdojne dhe kanceri politik dhe kolera ekonomike nuk do i ndahet shqiperise dhe per 25 vite me radhe..Keta demokrat-komunista lule vetem kushtetuten mos ta permendin fare se nuk e votuan ne 1994(Hera e pare qe doli ne tv Berisha duke qare)

    Reply to this comment
  7. Jozi April 11, 21:22

    O IDJOT FLAMUR NOKA DHE SIKUR TE JET E VERTET AJO SMS CFAR TE KEQE KA NUK BEN SI SALA DHTY DEBIL SEHIR

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit April 11, 22:12

    Ky eshte skandal i papare.Njehere,ministri nuk ka pune e kohe te shkoje e sqaroje ca koqe burra se ke heq nga puna e ke mban.Kush ka ndonje ankese te hape gjyq,cfare jane keto komisione hetimore me flamurnoker?Qysh ka perfunduar nje sms apo mail ne celularin e nokes?Po ia ka derguar kush del numri,ose hetohet burimi.Biles Sajmiri konfirmoi qe mesazhi ekziston e padashje e futi ne kurth doktor noken.Pra grupe te PD kontrollojne posten e dy posteve te rendesishme te qeverise,shiko,une te isha minister rendi gjer ne darke do kisha mobilizuar tere policine dhe strukturat informatike per te kapur ushtruesit e ketij aktiviteti antiligjor.Perfshi edhe nulnoken.

    Reply to this comment
  9. stefan April 11, 22:26

    sa turp ne etimin qe ju be z,minister Tahiri,e nga kush nga nje ish burgaxhi qe drejton komisionin,nga nje flamur noka ish minister i mbrenshem e nga Halili deputet i PD qe ende enderon te behet minister disa kukulla te tjere te PD.Kurr qenkq kaq keq vendi,pse nuk thiren ne hetim zoti Sali Berisha per gjithcka qe i eshte bere ketij veendi? pse u harua 21 janari,kater te vrare? pse nuk hetohet Ristani per vjedhjet ne kqz? Mos vadhe e gjith kjo behet per te hequr vemendje hetimeve qe duhen bere.Flamur Noka te vihet ne arest per shpifjet qe solli,kush ja dha sms te dali ne shesh e verteta,duam drejtesi!

    Reply to this comment
  10. Jozi April 11, 23:31

    SI FLAMURI DHE RISTANI JAN DY KOQE TE PD QE I PERDOR SALA

    Reply to this comment
  11. ... April 12, 00:35

    E dashur Dita! Dua t’i drejtohem pak Ristanit dhe Bashës. Ju lutem, mos na e bëni të fëlliqur shikimin e televizorit vend e pa vend, pasi e dini shumë mirë se ç’keni bërë në zgjedhjet e bashkisë në Tiranë. Përse çirreni para ekraneve televizive sikur jeni më të shenjtë se Papa? Merrni shembull tek më të mirët, lëreni Saliun në qejf të vet. U zgjata shumë, por e bëtë shumë te bezdisshme daljen në ekranet televizive. Përshëndes të gjithë demokratët e vërtetë me zemër, jo ato për emër. Nga pensionisti pa pension N.Ukdeda, Bajram Curri.

    Reply to this comment
  12. Paulin Sterkaj April 12, 00:36

    ti Ristan, kur kam arrestuar djalin e Enver Hoxhës, ishe në shtëpinë e tij, dhe ti ke qenë duke e mbrojtur. Pra, i ke shërbyer Enverit atëherë dhe tani po i shërben Berishës, Enverit të dytë. Por harron që ne nuk jemi në KQZ”.

    Reply to this comment
    • .... April 12, 00:37

      Cfare behet mor Zoterinj, edhe ky i paska sherbyer Enverit? Te lumte o Sali Berisha se brire na ke vene te gjitheve. A do hapen njehere ato dosje o Edi Rama, apo edhe ju te nje supe jeni!

      Reply to this comment
      • pellumb Zaimi April 12, 00:38

        Për hir të së vërtetës djemtë e enverit kanë qëné djem te edukuar dhe mua më pelqen tmerrësisht e vërteta! Ti paulin duhej te kishe arrestuar ristanin jo djalin e enverit!? Ke gabuar shënjestër! E ke lënë ristanin kaq e kaq vite për të na ndotur dhe duhet të pérgjigjesh!

        Reply to this comment
        • Stili i jetës April 12, 08:11

          Saktë zoti Pëllumb, unë i kam njohur të tre fëmijët e Enverit, ishin shembull edukate e sjelljeje, jo drejtpërdrejt por nga puna që bëja asokohe. Të edukuar e të urtë në kuptimin populllor. Jo si ca zagarë “fëmijë blloku”, që shumë syresh i kemi sot në pushtet.

          Reply to this comment
        • Stili i jetës April 12, 08:13

          … e bukur kjo: ti paulin duhej të kishe arrestuar Ristanin! Saktë.

          Reply to this comment
  13. GABEL April 12, 00:44

    O RISTAN PUSHT O HAJDUT ZGJEDHJESH P MASKARA O MAFIOZ NE KOHEN TUAJ JAN VRA DEPUTET PO TE DHIMSEN TY KRIMINELAT E PARTISE QE I PERDORE PER ZGJEDHJET E 2011 IK MORE RRUGAQ PIS DEBIL

    Reply to this comment
  14. Hate April 12, 08:10

    Leximi i mesazhit ne komisjon nga injorant-fshatari Noka u lexua me porosi te ustait Sali,pasi asnje prej ketyre budollenjeve nuk vepron pa urdherin e tij.Pergjime te tila u bene edhe nga SH.B.A.-Merkeleit dhe e gjumjezuan Obamen ndersa ne komisjon e majta mbante sehir,Saimiri fliste e qet dhe Rama shkruar ne fb-ne vend qe te ishte mbledhur orgjent qeveria e te shkarkonte k/sh.I.SH,te theriste prekurori ne parlamet dhe ky te mblidhej urgjent.Kjo pozit deri tashme po vepron si “pula” e lagur para “kaposhit” Sali.Ç’far pret qe ta marre Saliu perpara si me ’98-ten.Ne votust e majt jemi te indinjuar per qendrimin e bute qe mban 84 votshi ne kuven,pasi po te ishte Saliu do u bente gjemen te majteve me ate drejtesi te korruptuar qe ka.Ju te gazetes Dita ju lumt qe mbani drejtesin e munguar per kete popull te mjere qe Sala me 21 janarin e trembi dhe nuk ndihet me.Kjo eshte ulurimmmmmm.?

    Reply to this comment
  15. edi April 12, 08:51

    ike ore rishtan ti baske me shoket e tu te pedes jeni per ne burk kan faji keta qe nuk ju fusi tani se e priset shqiperin turp te keni ju doni plumin ti ristan me salon basen ………….

    Reply to this comment
  16. al April 12, 10:27

    minister pa personalitet ne vend qe ti kerkoje llogari si i ka rene ne dore nje sms konfidenciale rri dhe i pergjigjet si nje leshko i vertet po e kam cuar un po vartesve te mi ik ore mbushu leshkoooo

    Reply to this comment
  17. Billy April 12, 12:33

    PS nuk ka juriste. E kam thene para shume vitesh dhe e theksoj edhe tani. Mirepo po me mbushet mendja se edhe deputetet e PS, jane ca copa idjotesh dhe injorantesh qe nuk e kane shokun.
    Si mor tallet Nul Moka me Kryministrin dhe ministrin e brendshem?

    Reply to this comment
  18. tirona April 12, 15:01

    Eshte mire qe ndodhin disa gjera te tilla se kupton se sa injorant dhe pa kulture jan disa nga te ashtequajturit politikane tane saqe nuk kane as formimin minimal kulturor per te kuptuar se mesazhet ne celular qe nuk perbejne rrezik kombetar , jane teper personale..Por jo vetem aq por nuk kan as me te voglen ndrojtje per te treguar injorancen e vet duke e lexuar mesazhin para kamerave..Sido qe te jete rasti kushdo qe ta kete derguar kryeministri apo ministri personat ose personi qe e ka shperdare duhet te ndeshkohet ne menyre shembullore ..Si mund te krijosh shtet me funksionar qe shperndajn ne publik mesazhet konfidenciale te drejtuesve , a mund ta imagjinoni se cfar lufte korrupsioni mund te besh me keta njerez …Lere pastaj sikur te jete ajo tjetra qe celularet qeveritar te kontrollohen ,kjo do te jete kulmi i injorances dhe nivelit intelektual qe me gojen plot mund ti quash FUNDERRINAT e kombit ..

    Reply to this comment
  19. DUKA April 12, 16:01

    Nuk kam c’te them se u thane nga komentuesit me lart te gjitha, vetem se po perserise nje koment: Zoterinje qeveritar, behuni burra dhe qeverisni, ne mos lerini ato karike qe me pare i mbanin njerez qe nuk e donin te miren e popullit por benin cfare donin ata dhe jo kundershtaret e tyre.
    Me respekt V.Duka.

    Reply to this comment
  20. Lulekuqet April 12, 19:41

    O mor shqiptare sa te mjere jeni. Ju nuk e meritoni nje qeveri si rilindja, nje kryeminister si Rama, dhe nje minister te brendshem si Tahiri. Sepse jeni te ceket, jeni te ngushte, keni meorie te shkurter. 500 vjet pushtim turk, sa vite sundim nga nje cope gdhe qe i thoshte vetes mbret dhe 50 vjet komunizem nga me injoranti, ju kane cuar vite drite larg diturise, drites, civilizimit, Europes.
    Edi Rama e ka te kote. Ju nuk i kuptoni dhe perderisa nuk i kuptoni, nuk dini t’i vleresoni menyrat e komunikimit, drejtimit dhe qeverisjes se tij dhe te stafit te tij. Tahiri te shkoje ne shkolle fillore thote dikush. Ah, te zinjte ju! Ju doni Saliun sepse ashtu jeni, si ai. Nuk dini ndryshe.
    Si qe ajo shprehja? Ah, po. Dum Baben!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*