Historia e pabesueshme e ish-kryekomunistit polak që jetoi i fshehur në Tiranë

March 27, 2016 01:34

Historia e pabesueshme e ish-kryekomunistit polak që jetoi i fshehur në Tiranë

Në shënimet e ish-shoqëruesit të Hysni Kapos, Nexhip Pajaj sjellë prej disa numrash në DITA nga familjari i tij Idajet Beqiri, gjendet edhe rasti i Kazhimiezh Mijal (Kazimierz Mijal), Sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Polonisë.

Ai ishte një prej udhëheqësve të vendeve komuniste që nuk u pajtuan me tezat e Hrushovit.

Kazhimiezhin e burgosën në një burg të sigurisë së lartë në Varshavë, por ai konsiderohej dhe vlerësohej prej Partisë së Punës së Shqipërisë dhe prej Partisë Komuniste të Kinës si një marksist-leninist i madh.

Hysni Kapo që mbulonte Sigurimin e Shtetit pas kërkesës së kinezëve ka organizuar bashkë me Kadri Hazbiun dhe Llambi Peçinin lirimin nga burgu të Mijalit dhe sjelljen e tij në Shqipëri.

Këtu historia e Kazhimizh Mijalit bëhet e paimagjinueshme.

Ai u mbajt thuajse i izoluar në Tiranë njihej si “Veseli” dhe shumicën e kohës rrinte i mbyllur në vilën e tij, me raste shëtiste në rrugët e Tiranës, frekuentonte ndonjë lokal, i shoqëruar kudo nga Eqerem Sinani, i cili u caktua si badigard i tij.

Rrëfen avokat Beqiri në DITA:

Mijal jetoi 100 vjet

Mijal jetoi 100 vjet

“Shqiptarët ishin të bindur se Kazhimizh Mijal vinte herë pas here në raste evenimentesh në Shqipëri, domethënë kur bëheshin kongrese, festime të ndryshme etj. Nuk e dinin që atë e kishim “Vesel”, mik të Eqerem Sinanit, qytetar të përhershëm të Tiranës.

Eqeremi tregon për një rast kur Kazhimizhi do të shkonte në një aktiv partie në Shijak, në prag të Kongresit VI të Partisë së Punës. Në këtë Kongres ishin ftuar shumë kryetarë të partive marksiste-leniniste nga vende të ndryshme të botës. Ndër këta të ftuar ishte edhe Kazhimizh Mijal, sekretari i parë i Partisë Marksiste Leniniste të Polonisë. Ne e dinim se ai na vinte nga Varshava, në një kohë që ai jetonte në Tiranë.

Aktivi i Partisë ishte vendosur të mbahej në orën 16.00. Mirëpo pjesëmarrësve u ishte thënë se edhe mund të vonohej fillimi i punimeve të aktivit për shkak se pritej të vinte me avion një mik i veçantë si Kazhimizh Mijal. Në orarin që mbërrinte avioni i linjës (ai dukej kur kalonte mbi hapësirën qiellore në Shijak) u tha se pikërisht në këtë avion ndodhej Kazhimizhi, dhe sapo ai të mbërrinte në Rinas, do të pritej nga Ramiz Alia dhe do të vinte drejtpërdrejtë në Shijak!

Në momentin që avioni u ankorua në Rinas, niset “Veseli” nga Tirana me “Benzin” e Parkut të Delegacioneve dhe mori pjesë në Aktivin e Partisë. Një mashtrim që bëhej i besueshëm edhe nga kronika e gënjeshtërt e ditës së nesërme në gazetën “Zëri i Popullit”.

Kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Kinën, Kazhimizh Mijal mbajti anën e kinezëve, për rrjedhojë u largua nga vendi ynë. U vet dorëzua në Poloni në vitin 1982, bëri përsëri nja tre muaj burg dhe u la i lirë, derisa vdiq në vitin 2010 në moshën 100 vjeç. / Dita /

 

Foto kryesore: Hysni Kapo dhe shoqëruesi i tij Nexhip Pajaj në kujtimet e shkruara të të cilit bazohet ky rrëfim 

March 27, 2016 01:34
Komento

6 Komente

  1. demo March 27, 07:30

    Nuk eshte klani Kapo,eshte klani Kondi.Vito eshte dado Sheqerja,qe Xheladin beu ia dhuroi nallbanit besnik Hysni Kapo.Leberit kuvendet i kane te hapura.Kane qene qorra,por jo skutha te fshehur masonike si Vito Kondi,Pirro Kondi,Xhelil Gjoni.Dyshja Nexhmije pastertorja dhe Vito sheqerja sollen ne pushtet banditet e Tropojes.Fillimet i ka qe ne vitin 1974,kur sekretar i pare i kom rinise u caktua Mehmet Elezi.Pas tij nje tjeter tropojan,Lisenko Bashkurti.Ne vitet 81-90 ne Tropoje u pregatiten komando me lidhje nga sigurimi shtetit,qe kalonin kufirin ne Kosove,nje nga keta ishte Azem Hajdari.Duke pasur perkrahje te fuqishme nga strukturat e terrorit,keta ushtronin dhune tek studentet,;perjashtoheshin nga shkolla,pastaj riktheheshin perseri ne universitet si Hajdari,si Haxhia.Kush i perkrahte horrat e Tropojes,pa pasur loke Nexhmijen?Mbi kete platforme kerceu ne pushtet Sali Berisha.Jua ka thene Izet Haxhia.Po te mos imponohej Sali Berisha kryetar i partise demokratike,mbi keshillin e perkohshem drejtues,ose do ushtrohej dhune,ose do perdoreshin arme,qe vetem studentet tropojane i kishin poshte xhupave te qelbur.

    Reply to this comment
  2. dfg March 27, 08:39

    E ku eshte PA BESUESHMERIA ketu?
    Te vesh ne faqen e pare nje shkrim te tille,qe per DITA-n po brehet shume DYSHUESE,kur populli ka aq shume ngjarje,krime etj monstruoze,do te thote se po hidhen TYMCE per te terhequr vemendjen e opinionit nga realiteti!
    Vazhdoni merruni edhe me te gjithe lideret,femijet e tyre,dashnoret etj,se populli ka shume nevoje tani qe eshte i “LUMTUR”!!

    Reply to this comment
  3. idjoti i Bathores March 27, 09:28

    MOS U KRRUANI O TE MJERE ME NEXHMIJE XHUGLININ SE DO TU DENOJE ALLAHU AKOMA ME KEQ!
    demo,mire i thua gjerat po me Nexhmijen Xhuglinin nuk ke pse ‘krruhesh’e kete ta thote nje ish bashkestudent i femijeve te ‘bllokut’ qe i ka njohur mire edhe femijet simbol nga te gjitha drejtimet te Nexhmies apo edhe Beqir Ballukut perfshi edhe djalin e mesem te Mehmetit Skenderin po ashtu si tere PLEHERAT E TJERA nga Tak Ngjelat tek Tos Lubomjat e deri tek shurranjozet spermatoxoide Bashkim shehrat ne shoqerine e te cileve hynte edhe gruaja e Molit apo IS qe hynte ne bllok si ne shtepine e vet!
    Kujdes me Nexhmijen se edhe po te mos ish gruaja e HOXHES ka patur e ka personalitetin e vet te LUFTES e te PUNES.Jo me kot tere agjenturat 25 vjet tere luften FANTAZEM kunder KAMUNIZMIT e drejtojne vetem kunder familjes HOXHA deri tek nipi i tij pa u akuzuar pa u gjykuar e pa u denuar kur tere ISH NOMEKLATURA apo AGJENTURA eshte aty ku ka qene e kete vend pa shtet e drejton akoma DHENDERRI SERB—-BASHE AGJENTI I KLANIT KAPO—NIPI SERB TRAFIKANTI NDERKOMBETAR I DROGES E ARMATIMIT XENI—-DHE KALI SADIJES NGA HOLLANDA.—-DHE BLUSHAT NGJELAT E LUBONJAT QE PAS 25 VJETESH THONE SE E KA FAJIN STATUTI I PARTISE PER TI DHENE SHQELMIN E FUNDIT ISH SHQIPERISE!

    Reply to this comment
  4. Shoku Rrok i Druve March 27, 14:57

    & Dfg dhe te gjithe Dfg-istet e tjere te kthjellet te ketij vendi, ka plotesisht te drejte. Klanet qe sollen ne pushtet qofte te djathtet e majte (agjente te sherbimeve te huaja, te provuara tashme dhe nga FLETORJA njohur qe i ka rene ne dore z. Beqiri (qe ngordh per nje cike protagonizem a puthje toke ne aeroport) apo te majtet e djathte (de)gjenerate e re, qe megjithate punon nen ritmin e kenges se mehershme “Hajt te punojme, djersen te kullojme…” si tash 25 vjet, nepermjet shpalosjes se historive te politbirose sone dhe lakejve te tyre synojne te terheqin vemendjen dhe te tregojne potencen e “oqaeve” te medha. Kjo eshte nje djallezi mjaft e lexueshme, qe, per “koicidence” rezonon edhe me mbylljen e “Zeri te Popullit” (Partia me e madhe, edhe “demokratike” edhe ne pushtet, edhe qe po pergatit (de)degjeneraten e re pa…gazete?) dhe per rrjedhoje shmangien, a nxjerrjen ne “lirim” te detyruar te nje brezi gazetaresh shume te zote, aktiv e principial, qe po te kishin liri te vertete, sa c’thuhet nga lidershipi, do ta nxirrnin çipllak qeverisjen dhe s’do te ishte nevoja qe te shfrente dufet nje+nje te çmendur e agjente e neaoagjent, si Berisha dhe Basha, spurdhjake dhe te degjeneruar (pa de perpara), armi te perbetuar te popullit shqiptar, qe mbeshteten dhe here pas here mbledhin zhymilet e Shqiperise, per te çuar kotsekoti tym!

    Reply to this comment
  5. tamam March 28, 21:45

    Vetem nje nuk marr vesh une ,keto komentet jane per kete polakun apo per te treguar se cfare idiotash e komentojne.Qe eshte mulli me ere e marr vesh,por se nga hyn uji nuk e di.Tamam injoranta,vetem shkruani mllefin qe keni branda pa asnje lidhje me subjektin.

    Reply to this comment
  6. shabani March 29, 11:09

    leri profkat kapter pa dakortesine e autoriteteve te polonise ai zogu anti Gomulka nuk dilte dy hapa mos na thoni profka qe vajti llambi dhe e nxori nga burgu I sigurise se larte Mijallin kush I ha keto gallata

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*