Historia e pabesueshme e James, 81-vjeçarit australian i cili ka shpëtuar 2.4 milionë bebe me gjakun e tij

May 14, 2018 17:19

Historia e pabesueshme e James, 81-vjeçarit australian i cili ka shpëtuar 2.4 milionë bebe me gjakun e tij

 

Historia e James Harrison është historia e një heroi për të cilin duhet të flasë e gjithë bota. Sipas ”Shërbimit të Kryqit të Kuq” në Australi, ai ka dhuruar gjak thuajse çdo javë për 60 vite me radhë, duke shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë bebeve, I njohur si “burri me krahun e artë”, gjaku i 81-vjeçarit James Harrison ishte vërtet special.

Ai kishte antitrupa që luftonin sëmundjen, të cilat janë përdorur për të zhvilluar injeksionin Anti-D, që ndihmon për të luftuar sëmundjen hemolitike me rezus D. Kjo sëmundje zhvillohet gjatë shtatzënisë kur gjaku i nënës fillon të sulmojë qelizat e gjakut të të sapolindurit, duke shkaktuar dëmtime në tru ose vdekje të foshnjës. Sëmundja zhvillohet kur nëna ka rezus negativ të gjakut dhe foshnja ka rezus pozitiv, të trashëguar nga i ati. Antigjenet e ndryshme bëjnë që trupi i nënës të dëmtojë foshnjën. Edhe pse mjekët nuk janë të sigurt përse gjaku i Harrison përmban antitrupin e rrallë që lufton këtë sëmundje, ata besojnë se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale në kraharor që ka kryer kur ishte 14 vjeç.

Harrison filloi të dhurojë gjak pasi e rimori veten nga operacioni. Sapo mjekët zbuluan se gjaku i tij ishte krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, ai filloi të dhurojë plazma të gjakut për të ndihmuar më shumë njerëz. Tani është koha që ai të tërhiqet, duke qenë se Australia nuk e lejon dhurimin e gjakut nga personat mbi 81 vjeç. Harrison ka marrë një sërë vlerësimesh për zemërgjerësinë e tij.

l.h/ dita

May 14, 2018 17:19
Komento

3 Komente

  1. tomorraku May 14, 18:32

    Nji hero qe ka shpetuar miljona jete njerzish qe s’ka kerkuar asgje ne kembim te kesaj (te pakten ne kete njoftim nuk thuhet gje , pervec vleresimeve d. m.th fletlavderimeve)Ai eshte nji hero i perbotshem , sepse ka shpetuar jete njerzish , kur nazifashizmi e bashkepuntoret e tyre dje por edhe sot kane vrare miljona e vrasin edhe sot e kesaj dite si ne gerdec dhe 21 janar!

    Reply to this comment
  2. Bureto May 15, 09:40

    E po ky! Edhe këtë histori sa humane aq edhe unike, duhet me patjetër ta politizojë. Më
    so se krimet kundër njerëzimit janë krime të shëmtuara dhe të urryera, pavarësisht se nga cilët, ku dhe kur janë kryer. A e di ti, mor totollak, se nga regjimi komunist polpotist janë vrarë mbi 1.000.000 kamboxhianë? Ky vetëm një shembull sa për të të ftilluar mendjen.

    Reply to this comment
  3. Bureto May 15, 09:42

    E po ky! Edhe këtë histori, sa humane aq edhe unike, duhet me patjetër ta politizojë. Mëso se krimet kundër njerëzimit janë krime të shëmtuara dhe të urryera, pavarësisht se nga cilët, ku dhe kur janë kryer. A e di ti, mor totollak, se vetëm nga regjimi komunist polpotist janë vrarë mbi 1.000.000 kamboxhianë? Ky është vetëm një shembull sa për të të ftilluar mendjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*