Historia e patreguar e robërve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

September 3, 2017 11:58

Historia e patreguar e robërve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Marenglen Kasmi

Marenglen Kasmi

Dr. Marenglen Kasmi

Historia e robërve gjermanë të Luftës së Dytë Botërore shtrihet në një hapësirë kohore prej mëse 17 vitesh, qysh prej fillimit të luftës në shtator 1939, e deri në fillimvitin 1956, kur u riatdhesuan prej kampeve sovjetike edhe ushtarët e fundit gjermanë.

Rreth 11 milionë ushtarë gjermanë ranë robër në duart e Aleatëve gjatë luftës, pjesa më e madhe e tyre në muajt e fundit të luftës. Ushtria gjermane “mbolli” robër lufte në 20 shtete të ndryshme, rreth 3.8 milionë në SHBA, 3.7 milionë në Britaninë e Madhe dhe rreth 3.2 milionë në Bashkimin Sovjetik. Në të gjithë vendet, robërit gjermanë u përdorën në fronte të vështira punë, për të rindërtuar vendet e shkatërruara nga lufta.

Në vitet 1941-1956, robërit gjermanë kryen në gjithë këto vende rreth dy miliardë ditë pune të detyruar. Vetëm në Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, robërit gjermanë kryen rreth 1,4 miliardë ditë punë, më së shumti në Bashkimin Sovjetik.

Edhe në Shqipëri, ashtu si në çdo vend tjetër ku shkeli këmba e ushtarit gjerman, u kapën robër, të cilët pas luftës u përqendruan në kampe pune të detyruar. Nëse në vendet e tjera është shkruar shumë për këtë fenomen, në Shqipëri ende nuk është kryer ndonjë studim shterues për robërit gjermanë të luftës dhe fatet e tyre. Madje, ende nuk ka një shifër të saktë të numrit të tyre. Po ashtu, mungojnë të dhënat për trajtimin e tyre, punët që ata kryen në Shqipëri gjatë viteve të burgimit si edhe për procedurat e riatdhesimit të tyre në vitin 1951. Duke bërë një krahasim të burimeve gjermane meato shqiptare, në këtë artikull do të mundohem të hedh sadopak dritë mbi këtë pjesëz të pandriçuar të historisë sonë.

***

Në një informacion të hartuar nga Arkivi Qendror i Shtetit në vitin 2000, arrihet në përfundimin e përgjithshëm se, në Shqipëri ushtria partizane ka zënë rob rreth 1523 ushtarë gjermanë. Gjithsesi, në këtë informacion theksohet nevoja e një verifikimi më të plotë, për të shmangur ndonjë përsëritje apo kryqëzim të dhënash.

Një të dhënë më të përafërt me sa më sipër jep ish-robi gjerman, Alfred Wagner, në një letër që ai i dërgon ish-ministrit bavarez Franz Josef Strauß, pasi ky i fundit vizitoi Shqipërinë në vitin 1984. Alfred Wagnerishte një nënoficer i Wehrmacht-it gjerman, i cili në vitet 1943-1944 u komandua në Shqipëri, si kryellogaritar dhe nënoficer furnizimi në batalionin e 999 të Wehrmacht-it. Në këtë batalion shërbenin ish te dënuar politikë, kundërshtarë të regjimit nacionalsocialist, ish të burgosur etj., të cilët fillimisht ishin konsideruar si të padenjë për të shërbyer nën armë. Por, me rritjen e nevojës së Gjermanisë për ushtarë, u rekrutua edhe kjo kategori në reparte të veçanta. Më 11 nëntor 1944 ai dhe katër shokë të tij u zunë rob nga partizanët gjatë tërheqjes në rrugën Librazhd-Elbasan. Wagner-iu kthyenë shtëpi më 30 qershor 1950, pas gati gjashtë vitesh të vështira robërie në Shqipëri.

Ai shkruan se, në Shqipëri kanë qenë pothuajse 1000 robër gjermanë. Sipas tij, qysh në vitet e para të robërisë, si pasojë e kushteve të këqija të jetesës dhe të punës së rëndë kishin vdekur rreth 300 robër gjermanë. Ndërsa, një grup i vogël robërish gjermanë, që ishin specialistë, trajtoheshin në mënyrë të diferencuar.

Robërit gjermanë u përdorën për të kryer punë të ndryshme. Sa e rëndësishme ishte puna që bënin robërit gjermanë për Shqipërinë e shkatërruar nga lufta e tregon fakti që, pas fillimit të negociatave për lirimin e robërve gjermanë që ndodheshin në Shqipëri, të organizuara në qershor 1950 nga Ambasada e Republikës Demokratike Gjermane në Rumani, instancat shqiptare u munduan të pengonin riatdhesimin e gati gjysmës së robërve gjermane duke ngritur akuza të paargumentuara, me qëllim shfrytëzimin e mëtejshëm të tyre, – vazhdon më tej Wagner-i.

Më 9 gusht 1951, një ish-ushtarak tjetër gjerman, Friedrich Husselbach, i cili në Janar të po këtij viti sapo ishte kthyer nga Shqipëria, bëri një raport për Qendrën e Kërkimit të Humburve në Luftë, në Kassel të Gjermanisë. Ai shkruante se, numri i robërve gjermanë të luftës në Shqipëri kishte qenë rreth 650 burra. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kishin qenë efektiv i batalionit të të dënuarve 999 të Korfuzit. Sipas tij, deri në vitin 1946, trajtimi i tyre si robër lufte ishte relativisht i mirë. Robërit lëviznin të pakufizuar. Po ashtu ata kishin ushqim të mjaftueshëm. Por, situata ndryshoi menjëherë, pas mbërritjes së misionit të parë ushtarak sovjetik në Shqipëri, në vitin 1946. Duke thënë se, robërit gjermanë do të riatdhesohen së shpejti, ata u grumbulluan në Tiranë. Uria dhe sëmundjet u bënë pjesë e pandarë e jetës së robërve gjermanë. Si pasojë, në vitet 1949-1951, vetëm 227 robër gjermanë arritën të riatdhesohen. Vetë Husselbach-u u kthye në shtëpi me transportin e fundit të organizuar në vitin 1951, me një anije sovjetike që u nis nga Durrësi, nëpërmjet Dardaneleve dhe mbërriti në Konstancë, Rumani. Prej Konstancës udhëtoi me tren në linjën Bukuresht-Budapest-Pragë-Dresden. Kësisoj, sipas Husselbach-ut, rreth 423 robër gjermanë kishin humbur jetën në Shqipëri si pasojë e sëmundjeve, urisë, punës e jetesës së vështirë.

Më 15 shtator 1948, Paul Kahlenberg, ende rob në Tiranë, dërgoi një thirrje për ndihmë në Gjermaninë Lindore. Ai njoftonte se, në Tiranë ishin 217 robër gjermanë. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin antifashistë që kishin shërbyer në batalionin e të dënuarve 999 të Wehrmachtit. “Mos duhet që ne antifashistët të derdhim edhe për shumë vite gjak për klikën, ndërkohë që gjithë ish-nazistët janë kthyer në shtëpi”, shkruante Husselbach-u në thirrjen e tij.

Një dëshmi të plotë për robërit gjermanë jep më 25.06.1949 edhe Walter Enge nga Auerwalde i Gjermanisë Lindore, pasi ishte kthyer nga kampet shqiptare: “Si ish i dënuar politik unë u rekrutova në batalionin e të dënuarve 999. Në qershor 1944 u nisëm nga Baumholder [Gjermani – shën. im] për në Greqi – Follorinë, e prej andej në Shqipëri- Sarandë.

Më 16.11.44, gjatë tërheqjes të trupave [gjermane] nga Greqia/Shqipëria, së bashku me shokë të tjerë u dorëzuam vullnetarisht në Tiranë. Po ashtu, shumë shokë të tjerë ishin të detyruar të dorëzoheshin. Në fund të vitit 1944 (nëntor) për Shqipërinë lufta mbaroi. […] Ishim rreth 150 robër gjermanë dhe 800 robër italianë në kampin e Tiranës, te Autoreparti. Ne llogarisnim që, në gjithë Shqipërinë gjendeshin 6000-8000 italianë dhe rreth 800 robër gjermanë. […]Jetuam një javë në një barakë. Ushqimi ishte çështje dytësore. Ende vendi [Shqipëria] ishte në luftë, prandaj kjo gjë ishte e kuptueshme. Pastaj u dërguam në burgun qendror të Tiranës. Qelitë ishin aq të tejmbushura, saqë flinim ulur në çimento. Aty qëndruam 39 ditë, plot morra dhe gjysmë të uritur. 39 ditë pa një lugë gjellë të ngrohtë, pa ujë për t’u pastruar, 39 ditë pa parë dritë me sy, 39 ditë ku tre burra ndanin një bukë më pak se 0.5 kg. Për aq kohë sa unë qëndrova në kampin e robërve, vdiqën më shumë se 20% e shokëve.

Çka përmendëm më sipër, privimet nga lufta, ushqimi, malarja etj. ishin shkaqet e vdekjeve.

Më në fund pamë pak dritë në këtë errësirë. Na përfshinë në rindërtim dhe dëmet e luftës filluan të riparohen. Na dërguan në një kamp jashtë qytetit të Tiranës. Trupa të tjera filluan punën për ndërtimin e rrugëve, pastrimin e minave, punonin në bujqësi dhe u dërguan edhe gjetkë, si në Elbasan dhe Durrës. Tanimë për ne situata u përmirësua disi. Ndërtuam kapanone gjumi dhe e përshtatëm kampin për të banuar, me ujë për t’u larë etj. Ushqimi u përmirësua në mënyrë të ndjeshme. Merrnim një herë në ditë ushqim të ngrohtë dhe rreth 0.5 kg bukë (bukë të bardhë) për person. Më vonë na jepnin dy herë në ditë ushqim të ngrohtë dhe 1 kg bukë (bukë të bardhë) për person. Kur na liruan nga kampi, ushqimi ishte i mjaftueshëm dhe i mirë (mish dhe vaj në drekë). Te Autoreparti ushqimi ishte i njëjtë, si për robërit ashtu edhe partizanët. Për herë të parë shkruam letra [për në Gjermani]në janar 1945. Na lejohej të shkruanim një letër në muaj dhe ta dërgonim nëpërmjet Kryqit të Kuq. Kuptoheshim shumë mirë me rojet dhe me popullsinë, nëse nuk i kishe rënë në qafë ndokujt. Oficerët robër, si edhe shokë që evidentoheshin që kishin bërë dëme lufte, trajtoheshin në mënyrë të veçantë.

Për fat të keq, më 28.7.1946 u liruam nga kampi Tirana-Autoreparti vetëm 18 burra, ish të dënuar politikë të rekrutuar në batalionin 999. Udhëtimi ynë vazhdoi nëpër Jugosllavi, Hungari, Austri dhe Lajpzig, ku edhe u liruam. U desh shumë punë dhe vendosmëri të arrinim këtë ditë. Në këtë kamp, dmth. në Tiranë ndodhen ende 8-10 të burgosur politikë (999-ça si edhe robër nga njësi të tjera. Nuk jam në gjendje të them sa 999-ça politikë janë ende në Shqipëri. Ama një gjë e di me siguri: 999-çat e tjerë gjetkë janë liruar dhe dërguar nga Aleatët në shtëpi, ndërkohë që vetëm Shqipëria është ende në listë. […].

Në arkivat shqiptare nuk ka shumë të dhëna për robërit gjermanë të luftës. Në një raport të Drejtorisë së Policisë “Mbi gjendjen e burgjeve dhe kampeve të Republikës Popullore të Shqipërisë për muajin prill 1950”, thuhet se në kampet shqiptare janë 207 robër gjermanë. Në raport hidhet dritë edhe mbi kushtet e jetesës, gjendjen shëndetësore si edhe punët që bënin robërit gjermanë. Aty lexohet se, kushtet e jetesës dhe ato higjeno-sanitare nuk ishin të mira, nevojtoret ishin shumë afër barakave dhe nuk kishte kanalizime. Gjithsesi, pastërtia personale e robërve gjermanë paraqitej e mirë, ndërkohë që punët sanitare nuk kryheshin me rigorozitet, meqë ato duhej të bëheshin nga vetë robërit. Në këtë muaj gjendja shëndetësore e robërve gjermanë paraqitej e mirë dhe vetëm gjashtë robër kishin shfaqur probleme shëndetësore. Pas trajtimit të tyre spitalor, ata u rikthyen në kamp me shëndet të përmirësuar. Në periudhën janar-mars 1950 robërit gjermanë punonin pesë orë në ditë, ndërkohë që pasditja shfrytëzohej për punë politike. Në muajin prill 1950 ata bënë 3420 ditë pune, me një vlerë prej 228.235 lekë. Nga kjo shumë, për ushqimin e robërve u shpenzuan 12.962 lekë, ndërsa teprica “mbetet për t’u derdhur në favorin e kësaj Ministrije […]për arsye se do të likujdohen defiçitet e mujve të kaluar mbasi kanë punuar 5 orë dhe kanë dalë deficit”, shkruhet më tej në raportin e muajit prill.

Në muajin qershor 1950, numri i robërve gjermanë në kampet e robërve jepet me nëntë robër, shtatë burra dhe dy gra. Ky numër pasqyrohet edhe në statistikat e muajit korrik. Ndërsa në muajin gusht 1950, në kampet e internimit gjendeshin tetë gjermanë, gjashtë burra dhe dy gra. Në muajin shtator numri i robërve gjermanë shkon në 12, konkretisht dhjetë burra dhe dy gra. Në këtë dokumentacion nuk jepet asnjë e dhënë se çfarë kishte ndodhur me 207 robërit e tjerë.

Dita e të vdekurve – kujtime

Në qershor 1987 ish-robi gjerman Alfred Wagner bëhet anëtar i Shoqatës së Miqësisë Gjermano-Shqiptare, Hamburg. Gjatë shfletimit të literaturës së ardhur nga Shqipëria, në faqen 248 të albumit “Epopeja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar 1939-1944”, nën mbishkrimin “Dhe ja fundi i agresorëve”, ai shikon një foto të bërë më 2 nëntor 1946, ku ai së bashku me shokun e tij Bernhard Dziondziak është duke nxjerrë një kufomë nga një arkivol i hekurt. Kjo foto e shtyn Wagner-in, për të shkruar të vërtetën e realizimit të kësaj fotografie, duke dhënë njëherazi edhe disa të dhëna për jetën e robërve gjermanë në Shqipëri:

“Tashmë kishim kaluar dy vjet burgimi të vështirë. Kishim varrosur në dhe të huaj më shumë se një të tretën e shokëve tanë. Shumë prej tyre i kallëm në dhe lakuriq, pa asnjë teshë në trup. Rreckat që ata kishin veshur në trupat e tyre skeletikë ishin shumë të çmuara për ne të mbijetuarit. I vdekuri nuk mund t’i merrte ato me vetë nën dhe.

“Streha” jonë ishte një bodrum tiranas i ftohtë dhe gjithë ujë. Fillimisht flinim përtokë. Me kalimin e kohës, gjithsecili prej nesh kishte sjellë prej kantierit të punës ndonjë dërrasë dhe kishte sajuar një biçim krevati me to. Më pas filluan shirat. Uji derdhej shkallëve dallgë-dallgë. Edhe nga themelet hynte ujë. Brenda një kohë të shkurtër uji arrinte deri në gju. U deshën shumë ditë që të ngrinim dyshemenë me gurë dhe të dilnim mbi sipërfaqen e ujit.

Asnjë nuk mendoi në “Ditën e të Vdekurve”, kur atë mëngjes të 2 nëntorit 1946 dolëm nëpër ujë nga streha jonë. U nisëm për në punë. Rojet e përgjumur e të ngrirë nga i ftohti na vështronin nga kullat e vrojtimit pranë telave me gjemba. Javë të tëra jetuam në ujë, ku çdo gjë ishte e lagurdhe për muaj të tërë na jepnin vetëm 400 gram bukë në ditë – dhe pastaj prisnin që ne të punonim. Kush siguronte pak kripë dhe ndonjë kërcell preshi ishte një burrë për t’u pasur zili. Atë ditë kishim për të zgjeruar dhe thelluar një kanal.

Ishte një ditë si gjithë të tjerat; koha nuk ecte fare, uria të grinte dhe çdo sforcim shkaktonte marrje mendsh. Sytë shikonin me padurim lartësinë e diellit, i cili hera-herës dilte nga retë dhe më tregonte kohën. Gjysmë ore para drekës i kërkova leje rojës për të kryer nevojat personale. Mora rrugën nëpër një fushe. Duke përfituar nga rasti,gjatë ecjes mblodha disa erëza të ngrënshme. Edhe sot gjeta radhiqe, të cilat do t’i haja në darkë me bukë, pas një dite të lodhshme pune. Ndërkohë u afrua një veturë e vjetër, e ndjekur nga një kamion. Pas një pëshpëritje të shkurtër me rojën tonë, zotëria që ndodhej në makinë na nguli sytë. Shoku im me goditi lehtë, – po kërkonin burra trupmëdhenj dhe, në dukje, deri diku të fuqishëm. Ëndërrova veten në një moment sikur gjendesha në një fermë shtetërore ku kishte ushqim të mjaftueshëm. Vendosa duart e mbledhur grusht në bel, bëra para dhe pas pak e pashë veten në kamion, së bashku me 16-18 burra të tjerë. Secili prej nesh shpresonte si unë dhe nuk hoqi dorë nga ky mendim edhe pasi në kamion hipën edhe tetë policë të armatosur deri në dhëmbë. Policët nuk thanë asnjë fjalë për detyrën që duhej të kryenim. Gomat e kamionit ishin të forta, rruga edhe më mizerje, gropa-gropa. Pas rreth 18-20 km mbërritëm pranë një ure, të cilën e kishte prishur lumi. Në të dy anët e lumit ishin grumbulluar makina. Edhe fshatarët u kishin zbritur gomarëve të tyre, kishin ndezur shpejt e shpejt disa zjarre dhe të ulur në bisht diskutonin me gjallëri me njëri-tjetrin. Menjëherë na shoqëruan në anën tjetër të lumit, duke kaluar mbi një urë provizore. Hundët na i shpoi një erë e rëndë kufomash. Diçka ka ndodhur, mos duhet të ndihmojmë? Gjithë ëndrrat tona u shuan me një goditje të vetme! Një kolonë me kamionë të Wehrmacht-it plot me arkivole na priste në anën tjetër të lumit. Gjatë luftës ishte ngritur në kufirin shqiptaro-jugosllav një burg, në fakt kamp pune i Armës-SS, ku kishin vdekur qindra shqiptarë. Kufomat e tyre i kishin zhvarrosur, për t’i rivarrosur në Tiranë, poshtë një monumenti. Arkivolet ishin në gjendje shumë të keqe dhe ishin vendosur 3-4 mbi njëri-tjetrin. Shpesh ishin dy kufoma në një arkivol. Për fatin tonë të keq filloi përsëri një shi si me gjyma.

Ishte torturë. Me të drejtë. Arkivolet e rëndë mezi shkarkoheshin dhe duhej të mbaheshin në krah edhe 200-400 metër për t’u ringarkuar përsëri në kamionët e radhitur në anën tjetër të lumit. Me gjithë kujdesin e madh që treguam, arkivolet metalikë nga gërvishtën duart. Nga lëvizja, uji i shiut që ishte mbledhur brenda në arkivol, rridhte nëpër të plasurat e arkivolit dhe një lëng i verdhë me erë të qelbur na qulli nga koka te këmbët.

Rojet na grahnin të punonim sa më shpejt. Na urdhëruan që 25 arkivolet e fundit t’i vendosnim në një shesh në anë të rrugës. Çfarë kanë ndërmend të bëjnë tani? – pyesnim veten. Na u afrua një polic, i cili mbante në dorë një darë të madhe, që e huazoi te njënga shoferët e kamionëve. Përkrah komandantit të rojeve qëndronte me aparat në dorë një fotograf. Vetëm pasi na urdhëruan të hapim arkivolet e kuptuam se çfarë do të ndodhte. Kundërshtuam! Shqelmat ranë si breshër mbi trupat tanë. Me darën në dorë u afruam për të hapur arkivolet. Fotografi i qeverisë fotografonte me zell të madh. Na urdhëruan të nxjerrim kufomat nga arkivoli dhe t’i vendosim mbi lëndinë përkrah njëri-tjetrit. Tentuam edhe njëherë të kundërshtojmë. I tregonim më kot duart tona të gjakosura komandantit të rojeve, një mjeku nga Tirana! Meqenëse kundërshtuam, çdo çift të burgosurish u shoqërua nga një polic. Ndërkohë që disa policë na shtrëngonin të ecnim drejt arkivoleve duke na goditur pa mëshirë me qytat e armëve dhe grushte, pjesa tjetër na mori në shenjë dhe hoqën armët nga siguresa. Para se ndonjëri prej nesh ta paguante me kokë sepse me këta policë të veshur me uniformë blu nuk bëhej shaka, filluam të zbatojmë urdhrin. Shumë prej nesh villnin gjatë punës. Gjatë transportit, shpesh krahët dhe këmbët e dekompozuara shkëputeshin nga trupi, çka ishte një dhunim i kufomave të heronjve shqiptarë, para se të bëhej nderimi i tyre sipas vendimit të qeverisë shqiptare. Fotografi merrte pamje nga çdo kënd i mundshëm. Pasi gjithë kufomat u rreshtuan mbi lëndinë përkrah njëra-tjetrës, ne duhej të pozonim të gjithë në grup mbi kokat e kufomave. Tani ishte e qartë përse në drekë u zgjodhën shokët me trupmëdhenj. Nga fotografitë duhej të jepej mesazhi që gjermanët ishin duke kryer një masakër. Ne qëndronim me krahët dhe këmbët e kufomave në duar, ndërkohë që kufomat e shpërfytyruara dergjej nën këmbët tona. Pamja ishte mëse e realizuar.

Më në fund kameramani u “ngop me foto”. Na u dha urdhër që të fusnim përsëri nëpër arkivole mbetjet trupore të heronjve shqiptarë. Morëm frymë thellë, ndonëse era ishte e padurueshme. Të gëzuar që kjo gjë mbaroi nuk u menduam më gjatë dhe ndodhi që, në një arkivol fusnim tre ose katër këmbë, ndërkohë që në arkivolet e tjerë ato mungonin.

Gjatë kthimit retë u shkarkuan përsëri zhurmshëm. E mirëpritëm ujin e ftohtë të vrullshëm dhe mezi prisnim të na lagej çdo cep i lëkurës. Po pastroheshim!

Një nga shokët, me një zë të ulët sikur po fliste me vete mërmëriti: “Sot është Dita e të Vdekurve”. Pavarësisht zhurmës së lartë të motorëve, të gjithë e dëgjuan këtë fjali. Çdo bisedë kishte ngecur dhe të gjithë ishin zhytur në mendime të thella.

Alfred Wagner në foton që ilustron ngjarjen e treguar, botuar
në albumin “Epopeja e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar 1939-1944

Robëria zgjati edhe katër vite të tjera. Kaluam edhe shumë herë të tjera mbi Ura-Zeze [ura mbi lumin e Zesës në Fushë Krujë – shën. im] dhe hera herës ndonjëri prej nesh thoshte: «kjo ishte dita e të vdekurve 1946»”.

Robër gjermanë të kapur nga partizanët. Fotoja është bërë më
29 korrik 1944

***

Profesor Paskal Milo në librin e tij “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” shkruan se, bazuar në një raport të vitit 1947, numri maksimal i robërve gjermanë në Shqipërinë e pasluftës ishte rreth 298 gjermanë. Në fakt, siç edhe e shohim nga dokumentacioni i mësipërm, numri i robërve gjermanë në Shqipëri duhet të ketë qenë shumë herë më i madh. Sa përshkruam më sipër, del që në Tiranë kanë qenë të paktën dy kampe robërish gjermanë, një te Autoreparti [sot, diku mes Laprakës dhe kthesës së Kamzës] dhe një në Valias. Dëshmitarë gjermanë japin të dhëna edhe për transferimin e robërve në Elbasan dhe Durrës, ndonëse në vitin 1946 ishte dhënë një urdhër për grumbullimin e tyre në Tiranë. Mesa duket qeveria shqiptare nuk kishte ndonjë interes të madh për të evidentuar saktë numrin e robërve gjermanë. Kjo për disa arsye. Së pari, qeveria shqiptare ishte e interesuar të mbante sa më gjatë specialistët gjermanë si edhe krahun «falas» të punës, aq të vlefshëm për rindërtimin e vendit. Së dyti, duke mos dhënë numrin e saktë të robërve, qeveria shqiptare nuk mund të fajësohej për trajtimin dhe kushtet e vështira të jetesës të robërve, gjë që çonte në vdekjen e tyre dhe, së treti, nëse jepej një numër i lartë robërish, qeveria shqiptare duhej të llogariste edhe orët e punës të robërve, gjë që nuk i interesonte asaj gjatë negociatave për përfitimin e reparacioneve të dëmeve të luftës të shkaktuara nga Wehrmacht-i gjerman.

Nëse vlerësojmë në mënyrë racionale dokumentacionin e sipërcituar, numri i përafërt i robërve gjermanë në Shqipëri duhet të ketë qenë rreth 1000 gjermanë. Nga ana tjetër, nëse marrim të mirëqënë numrin e dhënë nga Arkivi i Shtetit Shqiptar prej 1523 robërish, mund të mendojmë që, gjatë luftës partizanët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare kanë ekzekutuar të paktën 500 robër gjermanë. Ajo që mund të themi me siguri është që, në vitet 1945-1951 u riatdhesuan jo më shumë se 300 robër gjermanë. Sipas burimeve të Lidhjes Popullore për Kujdesin e Ushtarëve Gjermanë të rënë gjatë të dy luftërave botërore me qendër në Kassel, numri i ushtarëve gjermanë të rënë në Shqipëri për gjithë periudhën 14-mujore të pushtimit është 2400 dhe jo 3600, siç edhe vetë Lidhja Popullore pretendonte deri para disa vitesh. Nga këta 1800 njihen me emra.

Ky numër i lartë i gjermanëve të vrarëve, por edhe të kapur rob nga Ushtria Nacionalçlirimtare tregon më së miri intensitetin e lartë të luftimeve kundër pushtuesve gjermanë. Nga ana tjetër, ai hedh dritë edhe mbi një aspekt të errët të luftës. Atë të mostrajtimit sipas ligjeve ndërkombëtare të robërve, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj. Ndryshe nuk ka si të kuptohet numri kaq i lartë i robërve të vrarë gjatë luftës dhe të vdekur pas mbarimit të saj, si edhe mungesa e informacioneve të plota për robërit e luftës, e sidomos të numrit dhe emrave të tyre, ndërkohë që Kryqi i Kuq në gjithë botën kishte filluar punën për të evidentuar dhe mundësuar kthimin e robërve të luftës në shtëpitë e tyre.

September 3, 2017 11:58
Komento

26 Komente

  1. demo September 3, 14:28

    Katundaria partizane ne sherbim te sllavokomunizmit ka kryer krime horror lufte,genocid antishqiptar dhe perdhosje te kufomave te tyre.Ushtria gjermane cliroi tokat shqiptare nga skllavruesit greko-serbe.Popullin shqiptar e konsideruan si popull gjerman dhe nuk vendosen regjim pushtimi.Se ta kishin konsideruar Shqiperine si Polonine mijte e vrimave te Miladinit dhe putanes serbo-boshnjake Enver Hoxha nuk do gjishin vrime ku te futeshin.Por llumi proletariatit nuk di nder,nuki njeh atdhe.Copejte e Korces,Koci Xoxe,Pandi Kristo,Llambi Zicishti,Rita Marko,Nesti Kerenxhua,ishin kelyshet e andarteve greke qe vrane papa Kriston dhe bene masakra ne juge,.Prandaj u bashkuan me sllavokomunizmin se i bashkonte urrejtja per kombin shqiptar.Humbja e Gjermanise ne dy luftra boterore,ka qene edhe humbje per popujt jo sllave,autoktone te Ballkanit,Kroatet,Bosnjaket,Rumunet,Shqiptaret.Copejte e Korces jane ata policet qe perdhosnin kufomat,dhe torturonin roberit gjermane,se edhe sot jane me greke se greketr,jane garda e pushtuesit te kishes autoqefale Janullatosit.80% e xhelateve te ministrise puneve te brendshme kane qene nga kelyshet e Nesti Kerenxhiut dhe Koci Xoxes.

    Reply to this comment
    • Lini September 3, 16:42

      Te sakta te tera!!!!

      Reply to this comment
      • Maradona September 4, 17:08

        Nuk me thua demo ,
        keta turistat gjermane i kapen me arme ne dogane ?
        apo me droge partizanet e shqiperise ?
        Nese ishin miq , pse erdhen me tankse dhe aviona ne shtepine tone …………

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 September 6, 10:08

          e mo maradona
          po ta thotë fare mirë dema!!
          gjermanët kishin ardh me tanksa e aviona për të bashkuar shqipërinë!!ata pasi bënë gjermaninë e madhe deshën të bëni dhe shqipërinë e madhe!!
          italianët deshën të bënin të njëjtën gjë,por spatën bythë!
          amerikanët,rusët,anglezët e francezët ishin kundër shqipërisë së madhe,prandaj ju vërsulën gjermanisë!!ata mashtruan dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve që dhe ata filluan luftë kundër gjermanëve për të mos bashkuar shqipërinë!
          dem anjëlloj si nastro legjenda,pavarsisht se ka tru boll,sa fillon e flitet për gjermanë e partizanë!?i fut trurit një shkelm bythëve dhe e çon në piçkë të sëmës!!flat në jerm sa as vetë nuk e di se çthotë!!
          sidoqoftë prapë ka të drejtë!!kot si thonë “futja pordhës gri sallatë sa të kalojë dhe kjo natë”!!
          zenuni ka të drejtë për atë që thotë:duhet ti paguajmë dëmshpërblim lufte gjermanisë!!
          apo jo dem??

          Reply to this comment
          • Raimond vlonjati September 10, 06:30

            Gabim kane bere qe nuk i kane vrare –Keta ishin bisha te egra kur ishin te fuqishem

    • zenuni September 4, 17:02

      Ashtu eshte Demo ,
      Shqiperia duhet ti paguaje gjermanise demshperblim .

      Reply to this comment
    • spartaku September 6, 14:00

      Demo! Qenke dem vertete nga mendja.Paske mllefe te medha.Nga kjo te erresohet arsya,llogjika,te vishen syt dhe nuk di se çfare shkruan.Ose nuk e njeh historine,ose e bene me dashje kete gabim te shprehurit tend.Ti je nje fundrine dhe nuk kemi pse te merremi me ty.

      Reply to this comment
  2. fshatari pafshat September 3, 14:35

    Ne emer te demokracise le te therrasim:Lavdi Pushteuesit, Poshte Skenderbeu.

    Reply to this comment
  3. Laveri September 3, 15:45

    Pse çfare deshte ky miku ,hotel me 5 yje

    Reply to this comment
  4. Niku September 3, 16:06

    Une u perlota kur lexova perkthimet nga gjarmanishtja te Kasmit, sa paskan vuajtur nazistet ne Shqiperi dhe shqiptaret qenkan treguar jonjerezore. Si nuk ju vjen turp, shenimet e nje individi i paraqisni si pjese te historise. Po masakra ne Borove, etj qe bene gjermanet cfare eshte?

    Reply to this comment
  5. ELIOT September 3, 16:39

    KY MAENGLENI QE E QUANKA VETE DR…. NUK E DI KU I KA PARE KETO SHIFRA .. DHE SE LEXOVA TE GJITHE SE …… POR NJE GJE ESHTE E VERTETE ..SHOKU SE ANGLO AMERIKANET I TRAITUAN ME RRESPEKT GJERMANET ROBERIT ..I I MBAJTEN 1 VIT 2 VITE SA PER TI ZBERTHYER PER TI MARRE PUNEN QE KSHN BERE NE LUFTE …SE SHUME GENERALE U VESHEN SI USHTARE TE THJESHTE NGA FRIKA … DHE PASTAJ I LIRUAN ..VETEm BOLCHEVIKET STALINI ENVERI I TRAITUAN SI KAFSHET …STALINI I COI NE SIBERI DHE I MBAJTI DERI NE 55 DUKE PUNUAR SI SKLLEVER … DHE NAZISTET KUR E PANE E QE HUMBEN LUFTEN ..U DOREZUN TEK ANGLO AMERIKANET SE E DINI SI I TRAITONI RUSET COBANE .. BOLSHEVIKET PA KULTURE … DHE NE SHQIPERI E IMAGINOJ QE ENVERI MORRI URDHER NGA STALINI ………KAM PARE SHUME GJERMANE QE KANE FOLUR . KUR U LIRUAN DHE TREGONI SE AMERIKAENT I TAJTUAN ME NDER .. SIC DUHET TE TRAITOHET ROBI ….POR STALINI ENVERI SI COBANE QE ISHIN …… SMUND TE PRISJE GJE TJETER …VETEM DHUNE DHE PERBUZJE ..

    Reply to this comment
  6. Mali September 3, 16:45

    Urdhrin e dhane anglezet!!!!!
    Enver bufi ishte kukell mizore.
    Utria britanike dorezoi tek ruset e jugosllavet miliona rober dhe aleate te ushtrise gjermane. Te tere te dorezuarit u shfarosen.

    Reply to this comment
  7. tomsojeri September 3, 19:05

    Po pse mor Eliot ! Ky gjermani ushtar po te kish djegur e vrar amerikan e anglez sic vrau e dogji ne Rusi qe ju afrua dyerve te Moskes ku te vraret ushtar jan 10 milion dhe qytetare kapin te 20 milionet, ku anglez dhe amerikan kapin shifren e 400 mijshit per sejcilin ne ushtar dhe ne qytetar,6000 amerikan e 92000 anglez !E mos haro qe demet e amerikaneve erdhen me shum nga lufta me Japonin !A din ti si u trajtuan roberit japonez ?Amerikanet u hakmoren me 2 bomba atomike (Hiroshim e Nagasaki)ku akoma vuajn pasojat e atij bombardimi makaber te fajshem e te pafajshem ! Je subjektiv ne gjykim Un di edhe gjynahet e Stalinit diktator, por po flasim per rastin konkret cfar prisje ti te bente Stalini me kta vrases qe u fryn te pushtojn Boten e jan shkaku i dy luftrave Boterore ! A e din ti kush e pruri Hitlerin ne fuqi dhe kush e kurdisi ?? Gjeten psikopatin dhe vendin e deleve vrasese per ta hedhur per se dyti ne ate gjakderdje cmendurie e prandaj vajten e u dorezuan atje ! A ke dijeni ti per ate Guantanamon cfar behet ?? Pra armiku per cdo regjim armik esht dhe askush nuk e perkedhel Paske par shum gjerman rober qe kan fol, po rober te Ausvicit qe digjeshin per se gjalli a ske ndegjuar gje ? A ske ndegjuar per eksperimente e krime cnjerzore te ktyre gjermaneve edhe tek femij ??? A ke pak gjak shqiptari ti apo ta ka holluar “demokracia” e te ka shkurtuar pamjen ! Kerko, kerko dhe do gjesh mjaft material te lexosh realitete e prapaskena e mos mer anesi ,se edhe un mos kujto se jam” kal karoce” se ashtu si ty kam lindur ne Tiran e ritur atje dhe kurr, skam qen komunist, as un e as im At, por per fat te mir kam mendje te kthjellet e meqe i provova te dy llojet e “embelsirave” qe na u serviren, di te bej diferencen ……

    Reply to this comment
    • ELIOT September 4, 19:10

      TOMSOJER …. A DIN NDONJE GJUHE TE HUAJ JO PER PORDHE SE SKA GJE .. CDO SHQIPTATAR E DIN NJE GJUHE ..POR QE TE LEXOSH ME SHUME HISTOINE E VERTETE …… E KAM LEXUAR NJA 20 HERE NE FRENGJISHTE SE E KAM PASSSION HISTORINE … DHE PER DIJENI GJERMANET HITLERI E BOMBARDOI LONDREN ANGLINE DHE E BERI LEMSH … DHE CHURCHIILLI DHE POPULLI U STREHUAN NE METROT E LONRES NE METROT NE ANGLIE … DHE I KAM PARE LAXUAR ME DATA … DHE A E DINI JU NE SHQIPERI SE NENDETSET E HITLERIT ISHIN NGA ME TE FUQISHMET NE BOTE ….. DHE I KAM PARE NE EMISIONE ..KUR NAZISTET TREGONIN QE JU AFRUAN NJU WORKUT DHE U CUDITEN KUR SHIKONI DRITA ….. DHE HITLERI I VENDOSI NENDETSET NE BREG DHE SA PO ANIJET E AMERIKES NISESHIN PER NE EUROPE …… NAZISTAT PRSNIN QE TE LARGOHESHIN 10 ….15 K M NGA BREGU DHE HOP …I HIDHNIN NE ERE ….. DHE I PARI KOMANDANT I NENDETSES QE E HODHI NE ERE NJA ANIJE AMERIKANE … QUHEJ ERIC TOPI … DHE HITLERI E GRADOI ME GRADA …. DHE I HODHEN NE ERE AQ SHUME ANIJE …. SA QE AMERIKANET NUK I TREGONIN……SEPSE KISHIN FRIKE NGA PANIKU DHE DEMORALIZIMI I TRUPAVE .. PASTAJ TI TOM ME FLET PE JAPONEZET ….. PO A E DINI NE SHQIPERI SEPSE JAPONEZET E KRUAJTEN BYTHEN VETE ME AMERIKEN ….SEPSE I BOMBARDUAN NE ISHULL NE PACIFIQUE… DHE BENE 3000 TE VRARE .. DHE NUK FLAS PER DEMET NE MATERIALE NE AVIONA DHE ANIJE QE SHKATERRUAN …. DHE PA I PARALAJMERUAR …S KUR I SHPALL LUFTE NJE VENDI …I BEN THIRRJE .. NDERSA JAPONEZET I RANEE .. NGA PRAPA ..SEPSE U KOMANDUAN NGA HITLERI NGA DUCJA …DHE PER HITLERIN .MOS MO THUAJ S E VUNE AMERIKANET SEPSE DO TE QUAJE SHPIFESI ME I MADHE NE BOTE …..MERCI ..TI TOM SHIKONKE VETEM GJERAT NEGATIVE TE AMERIKES . DHE SJE KOMUNIST JO …. POR NE GUANTANAMO …KISHTE TERRORISTA BEN LADEN ME SHOKE .. DHE SKISHIN RRUGE TJETER ME ATO ….SE NUK I TREGONIN CFARE PLANESH KISHINPER TE VRARE POPULLIN…. DHE SHPETUAN MIJERA JETE ME GUANTANAMON …..DHE ME BOMBAT QE U HODHEN JAPONEZEVE …SHPETUAN 500 MIJE AMERIKANE NGA VDEKJA…KETO 2 BOMBA ..

      Reply to this comment
  8. Adih September 3, 20:02

    KORABI ::kjo qe komentoni ju eshte nje e vertete qe nuk e luan as topi . Por une do shtoj ,se gjermanet nuk e kane inat Rusin por inatin e kane ….??!!gjetiu .Dhe po tju bjere ne dore gjerman folesve keta kundershtare ,ato i bejne mish te grire…Ne kete rast ,nuk diskutoj si tifoz ,por i kam degjuar direkt nga shume gjerman foles .Nuk hapen kollaj ,por kur te njohin mire karakterin hapen ,dhe kane dhe nje gje interesante ,me koshjence te plote ja lene amahnet edhe brezave te rinj te tyre..Kjo eshte e verteta .
    Kam folur e diskutuar personalisht me keta rober ,me ka rene rasti me ata rober qe kane qene ne Amerike ,ku me kane treguar ,kemi ndenjtur reth dy vjet si robe lufte ne amerike ,ku Amerika i futi ne pune ne zanatin e tyre , natyrisht per interesat e saj ,duhet cituar qe perfitoi plus puneve ,per keto zanate qe ne ate kohe kishte shume nevoje e interes , por edhe edukaten e Punes sic e ka Gjermani ,dhe nuk me kane diskutuar ushqimi dhe fjetja ,besoj ka qene normale ,se ne rast te kunder do me hapeshin ,mos harroj ,nuk kane marre rroge ,por sapun Berberin e brisqe per tu rruar ,ja ipte Amerikani…

    Reply to this comment
    • ELIOT September 9, 14:15

      Ishte nje GJERMAN QE LUFTOI NE NORMANDIE …dhe tregonte ;;;; luftoi ne bunkieret e medha kur aleatet zbarkuan ne 1944 NE 6 qershor ;;dhe tregonte vrau shume aleate ;;;; sepse ishte ne nje pozicion ;;qe ;;i kontrollolonte plazhet ;;; dhe ku erdhen ;;;; ishin te zbuluar ne plazhe ;;;;ai ushtari kishte nje mitraloz ;;qe ;;;;;;; dhe oficeri i tha ;;prit mos qello tani ;;;;; DHE I ThA QE TE PRISTE QE TE FILLONTE TE SHTINTE KUR ALEATET TE KISHIN UJTIN DERI NE GjUNJE ….. SEPSE …..DHE KESHTU BERI VRAU QINDRA ….MIJERA ….. KISHTE NJE VALIXHE ME FISHEKE DHE E MBAROI …. POR KUR AMERIKANET I THANE KU LUFTOI …. AI GJERMANI I RI I THA QE ISHTE NE NJE FRONT ….. NGA LARG BREGUT ….. SEPSE ..THA SE PO TI TREGONTE PER MASAKREN … RREZIKONTE JETEN ….. DHE KETO GJERA I TREGONTE KUR ISHTE LIRUAR NE VENDIN E TIJE GJERMANI..; A E DINI SHQIPTARET TOMSOJER …. SE KA NE SIMETIERE NE NORMANDIE NJE VARREZE QE KA 10 MIJE TE RINJ AMERIKANE …..ME EMRA DHE MBIEMRA … JO SI DESHMORET TANE …. ME RRENAT E ENVERIT …

      Reply to this comment
  9. mirel September 3, 21:32

    E harruat Aushvicin dhe Mathauzenin?
    Pse, ne i sollem me pahir gjermanet ketu?
    Shqiptari, qenie e peshtire qe qan per pushtuesin dhe rrenkon per kriminelin…
    pleeraaa

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit September 3, 23:17

    ndonjehere eshte e çuditshme sesi i sjell fati punet e njeriut. Merr nje gjerman nga Mynihu apo nje austriak nga Vjena e sille ushtar ne katundet e Shqiperise, 500 vjet prapa botes. Nuk e kuptoj se çfare kishin per te pushtuar ne Shqiperi, por ja qe keshtu e kane perandorite. Nje roman shume te bukur per nje nazist qe u be komunist ne luften civile greke ne malet andej e kendej kufirit greko-shqiptar e ka shkruar Eric Ambler “Trashegimia Shirmer”. Ne kohe lufte ka rendesi te shpetosh koken. Meqe une jam “gjermani i fundit” dhe ca me siper kumandar nastradini ka bere ca pyetje reumatike si te Arjan Canit kur ka perpara trans me gjoks elefanti, une them se Enveri nuk kishte luksin te kishte rob lufte Von Braun dhe shpikesit e avioneve dhe raketave, se po te kishte ate luks, ndryshe do i trajtonte. Per kujtese z.Mariglen Kasmi, se te isha une do ta beja,, meqe ka mundesite, mund te kembengule ne arkiva e te sjelle numrin e sakte te shqitareve qe u keqtrajtuan dhe vdiqen ne kampet famekeqe te nazifashizmit, se keshtu i ben sherbim me te vyer vendit dhe kujtimit te atyre qe humben jeten per athdeun tone.

    Reply to this comment
  11. demo September 4, 14:56

    O zot,na ruaj nga sugjestjoni i Atdhevrasesve!!!!
    Ushtria Gjermane mund te kete qene “Djalli me brire”,por per shqiptaret ka qene ENGJELLI MBROJTES.Mua nuk me ka munduar ndonjehere pyetja:C`donin gjermanet ne Shqiperi?,por ajo tjetra,C`donin greket dhe serbet ne Shqiperi?C`donin greket ne Cameri,Konice,Kostur,Negovan,..?Cdonin serbet ne Nish,Kurshumlije,Presheve,Bujanovs,Kosove,Mitrovice,Tivar,Ulqin.Keta c`donin?Kush i ftoi?Gjermanet i dergoi LUTJA E PERENDISE PER TE SHPETUAR SHQIPTARET e pamundur,duarlidhur prej vetvetes.Asnje cope Shqiperie nuk ka shkuar ne Gjermani historikisht.Por duke filluar nga mesi i shek XIX,Epiri i lashte i banuar vetem nga shqiptare dhe pakica vllahe,copa-copa filloi te grabitej nga banda arvanitiko- kuco-vllahe,te mbiquajtur greke(nuk kane asgje greke,edhe gjuhen ua mesuan prifterinjte).Per tu cliruar nga Greqia,shqiptaret me pare duhet te clirohen nga bandat e shqiptareve dhe kuco-vllaheve.Duhet te clirohen nga gjysma e familjes Belleri te Pillurit,nga familja Bollano e “Qimeres”,pra duhet te mbrohen nga ca shqiptare qe nuk dine as greqisht,por zemra u rreh grekce.Sa te zgjidhe keto lemshe te koklavitura GJERMANI i ra shkurt.Pushtoi Serbine dhe Greqine dhe i fali shqiptareve tokat e grabitura.Qe Gjermani ishte Nazist,qe Hitleri ishte i cmendur,qe vrau 25 miljone sovjetike,qe dogji neper furra 6 miljon cifute,jevgj dhe harixhij,qe greket i beri prostituta,10 mije serbe i beri mal me kufoma ne Kragujevac,,keto i ka bere gjermani,por une them me pare se te qani hallet e botes,qani MASAKRAT E PANARITIT,MASAKRAT E CAMERISE,MASAKRAT E KURSHUMLISE,MASAKRAT E PLAVE-GUCISE,MASAKRAT E SANXHAKUT.Gjermani mund te jete i keqi i gjithe botes por nuk eshte i keqi shqiptareve.Ne 1912 e beri Shqiperine me shtet,Ne 1943 i fali kufijte natyrale.Por kelysht e partizaneve te Enver-Miladinit jane si ai kopili familje vrases ne Durres,qe vrau nenen dhe baben,qe te krenohet vjerri,se e kam dhendrin gangster.

    Reply to this comment
    • Taip Palla September 4, 17:00

      PaskeQene hu zotrote , Demo Efendi .
      Po pse mo kishim frike se mos na e çonte Shqiperine ne Gjermani Hitleri ?
      AQ sa e çoi sulltani ne Turqi , e Duçja ne itali .

      çkerkon te thuash o demo ?
      Qe pushtuesi gjermon eshte ndryshe ,
      nga Pushtuesi Turk , italion , gerk e serb ?

      Pse o demo ‘ apo e kishte doren e lehte Gjermani , ashtu si e perdori ne borove ?

      Bir Selmani Nenes ke te Qaj me pare ,
      Demo mavrine apo intelektualin aga te pare ?

      Reply to this comment
  12. Tahip Palla September 4, 16:29

    Auaaaaaaaaaaaa more Demo uaaaaaaa.
    ç’po na thua o LumeMadh …..
    Per GerQine e SerVine jemi Ndakort e kaluar ndarkordit …………………

    Ke kerkuar ta tjeresh Holle e te paska dale Goxha i trashe o lume e det ……..

    Shqiperia u shpall e pa mvarur ne 1912 o kok shqop .

    Por realisht u bashkua ne 1941 ,
    ku ” Maloket ” e Veriut dhe ” Maloket ” e Jugut
    ”’çobenje ”
    u Bashkuan per çlirimin e shqiperise .

    SE ç’KE THENE more mavri , o ç’ke dashur te thuash , as ti ske kuptuar se ç’ke shkrojtur .
    Te qenka thartuar Rakia ,
    ose paske pire raki Preshi o derman .

    Ne qe Luftuam Gjermanine ,
    ne 1946 luftuam edhe GerQine
    Dhe Serbine , Me Enverin si Komandat .

    Me ENVER djalin ndertuam edhe Shqiperine e pamvarur e pa borxhe .

    Pse a derzi na rokanis ————- k
    e shko rokaniosu gjakundi , ne te ha kurizi
    e mo u kruaj ne vllezeri o derman

    Reply to this comment
  13. 17 apo 18 comente September 5, 14:15

    te nderuar moderatore

    kam postuar nje koment para 3 ditesh…e publikuat dhe e hoqet…

    ai bente fjale per te kundershtuar disa komentues per fekalet e tyre qe hedhin kunder luftes n-cl..etj etj

    ai bente fjale gjithashtu edhe per nderhyrjen angleze ne shqiperi si “dirty job” e shume e shume te tjera.

    ju lutem mos hiqni komente pasi i botoni ..pra nuk kemi pse emertoni “regjim kamunist” kohen e enverit ne nje kohe qe keni frike nga e verteta ne nje kohe qe botoni komente pambarimisht antishqiptare…

    keqardhje

    Reply to this comment
  14. ELIOT September 5, 18:31

    TI more TAIP PALLA SI PASKE MARRE ILACET MORE SPIUN …. I BOLSHEVIKEVE ..MORE PALLA …. POR A E DINI MORE TYC ..SE ENVER KOQJA VRAU ME SHUME NE SHQIPERI SE GJERMANET …. APO JE ANALFABET …. VETEM NE KUFIJ ENVER PALLA VRAU 10 MIJE TE RINJ MORE COBAN ..MORE FSHATAR ….NAZISTAT VRISNIN VETEM BOLSHEVIKE ..POR ENVER HITLERI VRAU CDO NJERI QE SJA LEPINE ..QE SJA THITHTE SI RRACA JOTE … NDERTUAM SHQIPERINE …. HA HA HA HA HA CFARE BLAGUE ..BARCALETE …. E BETE VENDIN ME TE MJERE NE EUROPE .MORE ZHULS .. EDHE ME ZOGUN SHQIPERIA KISHTE PERPARIME …. KISHTE LIBERTE DHE ME SHUME DEMOKRACIE ..ME ZOGUN NJEREZIT SE BLENIN MISHIN ME COPA LETRASH SI ME BOLSHEVIKET MORE MERDE ..EDHE LOPET JANE ME TE ZGJUARA SE JU PALLA ….. NDERTUAM SHQIPERINE PA BORXHE HA HA HA HA H HA HA HA … BENI HILL DHE MISTER BIN SE BASHKU ….SME KANE BERE KAQ SHUME PER TE QESHUR …… ME FALNI POR ILACET E SHQIPERIS STE BEJNE GJE …. DO TI COJE NGA PARISI SE BEJNE ME SHUME EFECT ….TETE DE BITE ..

    Reply to this comment
  15. Merqez Katunari September 6, 10:06

    Po mire ua bene plehrave, po miliona njerez te shfarrosur nga nazistet. Sic e kerkuan e gjeten

    Reply to this comment
  16. tomsojeri September 6, 14:27

    Eliot ! Cdo kush ka dicka per te then sipas kendveshtrimit dhe jetes qe ka kaluar !Te thuash te verteta nuk esht as faj e as anesi Ve re qe i shef gjerat vetem bardh e zi por nese je i ri, ashtu sic kam pershtypjen, mundohu te jesh me gjakftoht te besh krahasime e te gjesh jo vetem te keqia por edhe te mira aty ku nuk duken ! Nuk di a e provove postkomunizmin ne Shqiperi me ate mal degjenerimi ,korupsioni e krimi qe na e shtruan kelyshet e komuniizmit qe fatkeqsisht polli perbindsha ! Polli armiq te shqiptareve dhe Shqipris ,hajduter kriminel e tradhtar qe detyruan shqiptaret te marin aratin e te behen skllever ne tok te huaj !Edhe njeher te perseris, kishe fatin qe “zbarkove” ne Franc dhe ndoshta shijove LIBERTEN ne ter kuptimin e thell, por nuk esht kudo keshtu ! Shqiptaret e etur per LIRI (LIBERTE) ju besuan ktyre kelysheve dhe ran viktim e pabesis se tyre ne atdheun e tyre ! I vun ne krye te udheheqjes e nxorren syt ,ku demokrcia u be Ferri i asaj klase qe ishin e mbeten te varfer ! Diziluzion i pa par ,i till, sa sot ai Enver qe ti permend u harua per te keqiat dhe kujtohet per te mirat e Tij ! Ske pse revoltohesh dhe ndaj te them ,mos jeto me zemrimin, por me realitetin e asaj cka shef dhe shqiptaret shum te keqia i pan ktij regjimi “xhon turqish”postkomunist e mos haro 97 ten fatale !Analiza e ktij 30 vjecari esht shum e gjat me kujtime mjaft te hidhura , por me shpresen se me ndihmen e Amerikes (qe ti kujton se nuk njoh dhe te mirat e saj)ishalla vendoset Shteti ,pra Ligji, qe mungon teresisht .
    I rash shum shkurt komentit tim ,ne respekt te asaj qe me drejtohesh dhe nuk do vazhdoj ma, sepse ky lloj debati esht shum shum i gjat ….
    Pershendetje……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*