Historia e qenit që qëndroi për 11 vite te varri i të zotit

February 22, 2018 14:01

Historia e qenit që qëndroi për 11 vite te varri i të zotit

Një qen besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur, ai flinte çdo natë në varrin e të zotit të tij dhe kë gjë e bëri për 11 vjet rresht.

Qeni ishte rreth 4 vjeç, kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë si një dhuratë për të birin Damian, vdiq, në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, në Argjentinë.

Qeni u zhduk jo shumë kohë pas vdekjes së pronarit, por familja mendoi se ai kishte gjetur një familje tjetër ose ishte vrarë.

Disa muaj më vonë, në një nga vizitat e familjes në varreza gjetën Kapitenin. Për habinë e tyre, banorët aty pranë treguan se filluan të ushqenin qenin kur kuptuan se ai flinte çdo natë te varri i të zotit.

Drejtori i varrezës, Hector Baccega tha për Daily Mail: “Ai erdhi një ditë këtu dhe filloi të endej nëpër varre derisa më në fund gjeti varrin e të zotit”.

Djali i Guzman, Damian tha se kishte tentuar disa herë ta sillte Kapitenin në shtëpi, por ai shkonte gjithmonë drejt varrezave.

Historia është e ngjashme me atë të Hachiko, një qen i cili thuhet se ka pritur në një stacion treni të Tokios të zotin e tij të kthehej çdo ditë, për 9 vjet nga Maji 1925, pas vdekjes së pronarit Hidesaburo Ueno në punë.

l.h/ dita

February 22, 2018 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*