Historia e rrallë, goli i Zanetti i shpëtoi jetën kryeprokurorit!

April 6, 2018 17:48

Historia e rrallë, goli i Zanetti i shpëtoi jetën kryeprokurorit!

 

Një gol që i shpëtoi jetën!

Kjo është historia e pabesueshme e kryeprokurorit polak Narek Kopaczen, i shpëtuar nga goli i shënuar nga Javier Zanetti në ndeshjen Angli-Argjentinë, në Kupën e Botës 1998.

Falë golit të shënuar nga ish-kapiteni i Inter, Kopaczen vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe jo të dilte shëtitje me qenin si ndodhte zakonisht.

“Çdo ditë rreth orës 22:00 merrnim qenin dhe dilnim shëtitje, por një pjesë të rrugës e bënim me makinë. Kur ndeshja përfundoi dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pasi pashë nga dritarja makina jonë po digjej si pasojë e një shpërthimi,” – tha bashkëshortja e prokurorit për gazetën “Super Express”.

Në atë kohë, Narek po hetonte për një bandë kriminelësh dhe si rrjedhojë ndaj tij u bë atentat.

Fatmirësisht në atë moment nuk ishte në makinë siç ndodhte çdo natë.

Disa vite më pas, vetë prokurori tregoi se goli i Zanetti i shpëtoi jetën Për këtë arsye i ka çuar një letër falënderimi ish-lojtarit të Inter.

Nëse ndeshja nuk do të kishte shkuar me shtesë, historia do të ishte ndryshe.

“Është e pabesueshme si një gol i shënuar nga unë i shpëtoi jetën dikujt, por e vërteta është që unë luajë gjithmonë për të fituar dhe është ajo që bëmë në ndeshjen kundër Anglisë. E pranoj që më vjen mirë kur dikush thotë se po jeton vetëm prej asaj që kam bërë unë,” – tha Zanetti.

a.s/dita

April 6, 2018 17:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*