Historia e rrallë/ Turisti jeton në aeroport për 110 ditë, për shkak të bllokimit prej koronavirusit (FOTO)

July 8, 2020 10:45

Historia e rrallë/ Turisti jeton në aeroport për 110 ditë, për shkak të bllokimit prej koronavirusit (FOTO)

Një dramë që të kujton filmin e Tom Hanks “Terminali”.

Kjo i ka ndodhur një turisti estonez, që u bllokua për shkak të pandemisë. Ai ka ngrënë dhe fjetur në Aeroportin Manila, Filipine, për muaj të tërë.

Turisti tha se ka jetuar në zonën e braktisur të nisjes së një aeroporti për 110 ditë për shkak të pandemisë.

Roman Trofimov thotë se ai është bllokuar në Filipine gjatë mbylljes së papritur prej Covid 19, pasi ngeci nga “udhëtimi i ëndrrave të tij”, në Azinë Juglindore.

Trofimov ishte midis udhëtarëve në mbarë botën të kapur në kaos, ndërsa linjat ajrore ndaluan udhëtimet dhe të gjitha vendet nxituan të mbyllin kufijtë e tyre.

Trofimov nga fotot shihet tani një mjekër të gjatë dhe flokë të dendur. Postimet e tij u bënë virale në Facebook duke dokumentuar gjendjen apo pasojat që la pandemia- në të cilën ai pretendon se mbijetoi me ushqime të dhuruara nga stafi i aeroportit.


o.j/dita

July 8, 2020 10:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim