Historia e shpërdorur

September 13, 2018 22:55

Historia e shpërdorur

 

Rexhep QOSJA

Në qoftë se shkoni te varret e Prishtinës, për të marrë pjesë në ndonjë varrim apo për të vënë lule në varrin e një familjari, të afërmi a miku, kur të ktheheni nëpër rrugën që lëshohet teposhtë, ndaluni e shikoni djathtas dhe besoj se do të shihni edhe diçka që s’e keni parë dhe që s’do të donit ta kishit parë.

E do të shihni dy rrugica, të shënuara për t’u mbajtur në mend.

E para, është rrugica në fillim të së cilës, në anën e poshtme, të majtën, është vënë një si tabelë me emrin e babait të Shqipërisë, babait të shtetit të parë shqiptar, Ismail Qemalit. Si duket ajo tabelë, si duket mbajtësja e asaj tabele, si duket i gjithë fillimi i asaj rrugice me emrin e Ismail Qemalit? Vështrojeni mirë foton që po ia bashkëngjis këtij postimi! Jam i bindur se pamja që do të shihni do t’ju pikëllojë e do t’ju mërzisë pamasë!

Është një përmendore e Ismail Qemalit në sheshin para ndërtesës së dikurshme të Rilindjes së dikurshme e rrethuar me një rrethojë që s’ mundëson të shihet sa duhet e si duhet ajo përmendore. Në qoftë se ndaleni e i afroheni asaj përmendoreje artistike, të dinjitetshme, do të pyesni veten: po ç’do në Prishtinë edhe një Ismail Qemal, edhe një Ismail Qemal ashtu i fyer ashtu siç është fyer në fillim të rrugicës që të çon te varret e Prishtinës!

E dyta, është rrugica, dy rrugica më poshtë se ajo me emrin e Ismail Qemalit në fillim të së cilës, në anën e poshtme, të majtën, është vënë një tabelë me emrin e Mithat Frashërit, të birit të Abdyl Frashërit – ideologut dhe diplomatit të madh të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të Lidhjes së Prizrenit. Ajo tabelë, mbajtësja e tabelës, fillimi i rrugicës me emrin e Mithat Frashërit të pikëllojnë, të trishtojnë dhe të mërzisin edhe më shumë se rruga me emrin e Ismail Qemalit.

Mithat Frashëri në kohën e komunizmit ishte i mallkuar: i mallkuar në Shqipërinë shtetërore dhe i mallkuar në Kosovë! Dhe ishte i mallkuar pse kishte qenë themelues e kryetar i Ballit Kombëtar. Por ata që ia kanë vënë emrin në rrugicën pak metra para varreve të Prishtinës dhe lejojnë që emri i tij në atë tabelë, në fillim të rrugicës, të duket aq mjerueshëm ndoshta kanë harruar: se Mithat Frashëri ishte politikan, diplomat, shkrimtar, studiues shkencor, publicist, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, kryetar i këtij Kongresi, anëtar i Komisionit të këtij Kongresi, që do të hartojë alfabetin e gjuhës shqipe; ishte autor i një vargu veprash letrare, publicistike e shkencore, ishte autor i veprës Shqiptarët dhe sllavët, ishte politikani dhe intelektuali ndër më të shquarit shqiptarë të kohës së tij që deri në vdekje nuk do të pushojë të shkruajë e të flasë për copëtimin e trojeve shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, për pushtimin e Kosovës prej Serbisë e të trojeve të tjera shqiptare prej Serbisë, prej Malit të Zi e prej Greqisë, për padrejtësitë tragjike që fuqitë e mëdha evropiane i kishin bërë popullit shqiptar.

Shikojini mendueshëm fotot e dy rrugicave ku janë vënë tabelat me emrat e Ismail Qemalit dhe Mithat Frashërit!

Besoj se mbasi t’i shihni do të bëni pyetjen:

Pse lejohet një fyerje e një përçmim i tillë i historisë dhe i kulturës sonë?

Pse lejohet një fyerje e një përçmim i tillë i historisë dhe i kulturës sonë në Kosovën e lirë dhe të pavarur?

Shkojmë në varret e Prishtinës të pritur prej Ismail Qemalit e Mithat Frashërit dhe kthehemi prej varreve të Prishtinës të përcjellë prej Ismail Qemalit e Mithat Frashërit siç i pamë të fyer!

A ka komunë Prishtina? A ka deputetë ajo komunë?

A ka Kuvend Kosova?

A ka deputetë Kosova?

A ka Ministri të Kulturës, Ministri të të Arsimit, a ka institucione të kulturës, që merren me historinë  e me trashëgiminë tonë kulturore?

A kanë deputetë Prishtina e Kosova të cilët do ta mbrojnë historinë e Kosovës dhe historinë shqiptare në përgjithësi prej falsifikimeve, prej shpërfytyrimeve, prej privatizimeve, prej degradimit, prej mospërfilljes, prej fyerjeve, prej përçmimeve të ndryshme që po i bëhen sot prej shumë kujt e me shumëçka, në rend të parë prej atyre që do të duhej t’i trajtonin me dinjitetin e merituar, të kujdeseshin e t’i ruanin, por hiç më pak prej disa partive, prej të pushtetshmëve dhe të partishmëve, të cilët edhe historinë kombëtare po e keqpërdorin pa skrupuj për t’u mbajtur në pushtet sa më gjatë!

Deri kur?

Sidomos pas vitit 1981 historia shqiptare, letërsia shqipe, figurat e mëdha historike, politike, shkencore, letrare është dashur të mbrohen prej nënçmimeve e fyerjeve që ju bëheshin prej shovinistëve serbë. As pesimistët më të mëdhenj s’kanë mundur të mendojnë se këtë histori e këto figura të mëdha kombëtare sot duhet të mbrohen edhe prej shovinistëve tonë brendakombëtarë në një pjesë të medieve tona!

 

September 13, 2018 22:55
Komento

19 Komente

  1. Hosteni September 13, 23:15

    Ehhh i madhi Rexhep Qosja….pergjigjet e pyetjeve te tua, i gjen tek poezia “Hakerrimi” e Ali Asllanit.
    ….koha eshte e maskarenjve
    por Atheu, i Shqiptareve…

    Reply to this comment
  2. Amerikani September 13, 23:16

    Neglizhence tipike shqiptarçe. Neglizhence per ate pjese qe i duhet kushtuar me shume rendesi e edukuar brezi i ri. Historise se shqiptareve. Identitetit, trashegimise , heronjeve e baballareve rilindas te kombit.

    Me shume se sa armiqte ne jemi te keqijte e vehtes. Ne sot i lejojme turkoshanet, grekomanet e sebomadhet te na ofendojne e fyejne patriotet tane.

    Shteti yne dhe kur them shteti i kam parasysh te gjitha institucionet e shtetit duke perfshire dhe mediat, i lejon dhe u jep kohe televizive e hapsire mediatike te na ofendojne ne menyren me te turpshme.

    Keta shqipfoles flasin dhe shkruajne lirshem

    Deri kur do ti lejojme te na perbuzin baballaret e kombit, heronjte dhe perkatesine tone kombetare ?

    Deri kur … ?

    Reply to this comment
  3. Alban I September 13, 23:24

    Nese do t’i referohemi Historise se Shtetit Shqiptar, Ismail Qemali u detyrua nga Komisioni Nderkombetar i Kontrollit qe te jepte doreheqjen dhe te largohej nga Shqiperia, sepse luftoi dite e nate ne krye te Qeverise Kombetare te Vlores per te shmangur shkeputjen e Kosoves nga shteti shqiptar. Qendrimi I atij burri te madh te shtetit shqiptar na ka lene nje amanet te madh:” Nuk ka Kosove pa Shqiperi dhe Shqiperia eshte gjysmake pa Kosoven!”

    Reply to this comment
    • Mollosi September 14, 09:46

      Ismail Qemalit nuk ju desh qe te jape doreheqje per shkak te kundershtimit te tij per mosshkeputje te Kosoves nga shteti shqiptar. Aresyeja e doreheqjes se tij kishte te bente me kompllotin qe disa shqiptare nga Turqia, te udhehequr nga Beqir Grebeneja kishin per qellim qe ta uzurponin qeverine e perkohshme ne menyre qe ne fronin shqiptar ta sillnin nje mareshal turk qe kishte prejardhje shqiptare. Mirepo kreret e kompllotit u arrestuan dhe gjate procesit gjyqesor Grebeneja pohoi se per komplotin kishte dhene miratimin e tij edhe vet Ismail Qemali. Pas kesaj ngjarjeje Komisioni Nderkombetar i Kontrollit e detyroi Ismail Qemalin te jape doreheqjen dhe te largohet nga Shqiperia.

      Reply to this comment
  4. Ylli September 13, 23:29

    Rexhep Qosja himnizon Mit’hat Frasherin !?!?!?
    Ne dileme kam.A more leje te komunistet shqiptare z.Qose se me kete shkrim do shikosh e kuptosh se cfare monstrash ushqeu dhe rriti idhulli juaj Enver Hoxha .
    Do te shqyejne z.Qose e do te degjenerojne dhe sdo ta falin lavderimin e Mit’hat Frasherit .Jane te njejtit qe Ju vete i keni ushquer me urrejtje e mllef me shkrimet e Tua.Jane krijesat tuaja z Qose….shushunjat komuniste.
    Bej sa me shpejt nje shkrim kunder Saliut qe te rregullosh biografine.
    Po u more me monstra ,behesh vete i tille….thote Niçe ,z.Qose.

    Reply to this comment
  5. Bureto September 13, 23:49

    S’ke ç’i shton shqetësimit të sinqertë të prof. Qoses. Është me tërë kuptimin e plotë të fjalës i trishtueshëm ky fakt. Por kjo është në Kosovë.
    Por ca më keq kemi një situatë të ngjajshme dhe jo pak, por prej vitit 2012 kur u festus ne madhështi dhe me tortë gjigande, 100 vjetori i Pavarësisë.
    Sa do dëshiroja që profesori, të kalonte ndonjë ditë duke shetitur afër lulishtes midis Kuvendit dhe Presidencës dhe të shihte gjëndjen e piedestalit të babait të Pavarësisë dhe të dija si do ndjehej. Jo emrin e I?Qemalit, ne një rrugice për në varrezat e Prishtinës, por të shtatores së tij, mu në mes të kryeqytetit të shqiptarëve.
    Kur një ditë, diku nga shtatori i vitit 2015, duke kaluar atypari, pashë para asaj shtatore një grumbull turistësh, që fotografonin, duke dëgjuar shpjegimet e cicerones se kush ishte ai, u ndjeva i turpëruar dhe njëherazi i revoltuar. Kaloj shpesh aty dhe më kish bërë përshtypje kjo gjë, por e justifikoja zemërimin tim me faktin se do ta rregullonin. Por siç thashë, kur pashë rastin me turistë, jo më shumë se të nesërmen i çoj një letër zyrtare Erion Velisë, ku ndër të tjera i kujtoja se si mund të ndjehej, psh. një amerikan, kur të shihte të njëtjën gjëndje të shtatores së Xh. Washingtonit në kryeqytetin amerikan. Nuk e lashë ne kaq, por shkova dhe në ministrinë e Kulturës dhe bisedova me drejtoren e monumenteve. Ajo edhe pse iu shmang disi përgjegjësisë, duke ia adresuar këtë Bashkisë, gjithsesi më premtoi se do kujdesej që kjo gjë të adresohej.
    Kryetarit të Bashkisë në fund të letrës i shkruaja se përgjigjia më e mirë e tij do të ishte rregullimi i piedestalit. Për fat të keq deri më sot nuk ka asnjë reagim. Nuk e kuptoj këtë indiferentizëm, kur bëhet fjalë për dinjitetin e shtetit, se respektimi i figurave madhore të kombit është në rradhë të parë detyra e tij.
    Faleminderit prof Qose, që për shkak të reagimit tuaj për rastin e Prishtinës, më dhatë edhe mua mundësinë që të rikujtoj, edhe njëherë, nëpërmjet gazetës Dita, autoritetet e Tiranës, që të korigjojnë një gjë kaq të vogël, por me domethënie të madhe.

    Reply to this comment
  6. Partizani September 14, 00:08

    I Zoti Qosja: Mithat Frasheri ishte Atdhetar edhe nje nga emrat Kruesore ne Qeverine e Pare te Ismail Qemalit. Mithati ishte nga te paret e Rilindjes edhe prokupoi jeten e tije per Memedheun. Por Per ate Pederas Tarasi e hengri ne “BESE” be mbledhjen e Mukjes kur Ymer Dishnica Nako Spiro edhe Mithati me anetaret e Ballit Rene Dakort me nje lufte te perbashket Antigashiste. Po he pse thoni juve? Sepse Pederas Tarasi e kishte Shitur Kosoven tek Mugosha edhe Milatinovici. Me vone Mithati u mundua Po Pederas Tarasi e helmoi edhe nje nga emrat me te medhenje te Kombot Tone u konsiderua si armik nga Tradhetari #1 i popullit tone Pederas Tarasi, qe nuk I mjaftoi shitja e Kosoves, vrasja e 7800 Kosovareve me 45, shitja e Shqiperiae si Republika #7 e Jugosllavise tek Titua Be 48 por vrau me mijera Intellektuale per Pushtet Absolut. I paharuar te Jete Emri I Mithat Frasherit!

    Reply to this comment
    • ELIOT September 14, 11:50

      PARTIZAN KE HARUAR QE ENVER HITLERI JA FUTI FEMIJET NE BURG ISMAIL QEMALIT HEROI TIONE POR JO TE SERBEVE DHE KAMUNISTAVE .. DHE NGA XHELOZIA NGA SKIZOFRENIA I VRAU TE GJTHE HEROJTE E VERETE TE SHQIPTAREVE . DONTE VETEM SURATIN E VET PREJ PEDERASI … ISHTE ME I BUKRI E I ZGJUARI ME I ….. AI ISHTE ME EGOISTI ME SHKERDHATA QE KURRE VENDI YNE SKA PARE NGA SHEKUJ …MERCI SHOKU QOSJA PO TA KISHE SHKRUAR KETE HISTORIE NE KOHEN E KAMUNISTAVE ENVERI DO TE QUANTE TRADHETAR JO PATRIOT …

      Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic September 14, 02:48

    Na fole per Mitat Frasherin. Vertet eshte i biri i Abdyl Frasherit, pore ne ate emer aty ku eshte Mitat Frasheri me mire njeqindeher do te ishte te ishte emri i Babait te tije Abdyl Frasheri.
    Sa i perket Mitat keto dite pati nje material te ardhur nga CIA-ja e Amerikes ku daline ne shesh qendrimi antiCameri dhe lidhejt e tije me Gjermenet.
    Vece kesaj Mitat Frasheri me politiken e vete arriti ti peqaje shqiptaret deri sa edhe sote kjo perqarje vazhdon.
    Pra ne ket kuptim linde nje pyetje.
    a DUHET TE JESH PATRION VETEM NJE DIT, vETEM NJE jAVE, vETEM NJE MUAJ, vETEMM NJE DITE VETEM DEKADE E PASTAJE TA TRADHETOSHE KOMBIN.
    pRA NE KETO KUSHTE A MUNDE TE KONSIDEROHET PATRIOTE KURE ME QENDRIMET E TIJE I VARROS TE GJITH.!
    Pra me mire hiqeni ate emer Mitat dhe vendosni emrin Abdyl Frasheri se ai qendroi besnik i kombit deri ne vdekje.!

    Reply to this comment
  8. K. Matik September 14, 09:28

    E trishtueshme është pak të thuhet z. Qosja

    Retushimi apo manipulimi i qëllimshem i fotove, skulpturave, është element i rëndësishëm (kriminal?) i propagandës (zakonisht të shplarë) të ekstremit të majtë e të djathtë, ku për publikimin e tyre, përgjegjsia kryesore bie mbi eksponentet drejtuese të mediave. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për emërtimin dhe pozicionimin vend e pa vend të tabelave të rrugëve, shkollave, kantjereve të ndërtimit, etj.

    Le të sjellim nja dy shembuj konkretë.

    Pas s’kishte arritur dot të përfundonte me sukses studimet ne Paris, “diktatori ende i panjohur” i rikthyer pak kohë pas largimit të gjermanëve shëtiti në 1944-ën “triumfues” rrugëve të Tiranës. Fotoja origjinale e tregon atë të shoqëruar në krahun e djathtë nga Koçi Xoxe, kurse ajo që iu prezantua më vonë publikut ishte e retushuar dhe pa praninë e shoqëruesit.

    Ndryshimi me ultimatum i emrit të Portit të Durrësit, i atij të Universitetit të Tiranës, i atij të Pionierëve të Enverit, etj. janë shprehje e qartë e shthurrjes dhe pafytyrësisë se propagandës mediatike të asaj kohe. Sot kjo shthurrje ka marrë përmasa sa më të mëdhaja, akoma dhe më qesharake.

    Ndryshe nga “shovinistët brendakombëtarë” (jashtëqitja reale e kombit) të cilët pozojnë dhe ekspozohen (mener me thon) “si patriotë” para flamurit kuq e zi me shqiponjë dykrenare, figurat e mëdha kombëtare do mbesin përjetësisht të tilla, pavarësisht asaj se sa thellë arrijnë të depërtojë fyroma e tyre e qelbur në hapësirat e pushtetit me ndihmën e propagandës së vënë në dispozicion të tyre.

    E si mund t’i pergjigjesh me PO pyetjes se ka apo s’ka Kosova dhe Shqipëria përfaqësues të denjë të popullit (dhe jo desputetë të seleksionuar nga kryetarët e çetave shpk.), të cilët po mbrojnë historinë shqiptare prej falsifikimeve, shpërfytyrimeve, etj., kur sot akoma në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” qëndron “i dhjerë por krenar” monumenti i kryetradhëtarit të kombit?

    Reply to this comment
  9. Ismail September 14, 10:01

    Akademik Rexhep Qosja(jo Qosa,e) sic po e deformojne identitetin e Profesorit monumental te leteresise dhe kultures shqiptare. Ky peronalitet i madh ,kurre nuk eshon ngjarje ,dukuri apo kohe qe, per shqiptaret ka nje domethenie,pa shkruar,shprehur mendimin e vete me kompetence.Kushdo te flet si te doje,por Akademik Rexhep Qosja eshte monumenti i madherishem boshtor i kultures kombetare.

    Reply to this comment
  10. patrioti September 14, 10:01

    Shume e shumersona kane kaluar neper kto rruge,a i kane pare apo jo te gjithe emrat e ndritur te Ismail Qemalit dhe Mit-hat Frasherit,kjo nuk mundet te thuhet. Por,jam i sigurte qe shume prej atyre qe kane pergjegjesine dhe mundesine per tu kujdesur per to i kane pare. Te na rroje sa me gjate I Madhi Rexhep Qosja qe te na kujtojne se duhet mbrojt historia dhe kultura jone….

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 September 14, 11:22

    ska asgjë të keqe!ne kemi ibrahim rugovën në mes të tiranës!!
    xhaferdevën mikun e mithat frashërit po ashtu!
    ismail qemali?!
    e kush është ai?sipas islamistëve të kelmend mjekroshit dhe sipas albinistëve erdoganistë të pashpallur,ai është një deputet turk që preu në besë baba sulltanin dhe asgjë më tepër!!
    kështu o zoti qosja!!
    kur antivlera zëvëndëson vlerën!?
    çfar mund të presësh?
    që francezët ta bëjnë hero petenin??
    që norvegjezët të bëjnë hero kuislingun??
    që gjermanët të bëjnë hero hitlerin??
    të gjithë këta njerëz kanë bërë diçka për vëndin e tyre,në kohë të ndryshme ose në të njëjtën kohë!
    është shumë e mundur,po qe se fitojnë të njëjtat antivlera si kanë fituar në trojet shqiptare!!për fat të mirë tonin atje akoma është në fuqi,dhe vendos,vlera!

    Reply to this comment
  12. Buzuku September 14, 15:12

    Ismail Qemalit duhej ti behej nje shesh me vete me nje monument madheshtor, te pakten nje vend te sheshi “Skenderbej”, e Jo atje ku ndodhet si paraqende.

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit September 15, 15:08

    Mithat beu ka qene vertet njeri i madh i letrave. Biles Cajupi i ka kushtuar fejtonin e forte “Klubi i Selanikut”, dhe e ka mburrur me kohe e me vakt, pa u krijuar Balli dhe pa ardhur gjermanet. ” Po t’u thafte goja more beu yne. Po paske qene veshegjate more beu yne! Na fole gjere e gjate se ç’duhet te beje Turqia per punet e saja dhe s’na the asnje llaf per Shqiperine…” Ta leme aty ku e la Cajupi Mithat bene, pa i kujtuar kusuret e mevonshme.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 18, 10:29

      ka qënë komunist çajupi o mono!!
      prandaj na i ka sharë mitatin e madh gjëmbin e familjes frashëri!!
      apo jo “nga ferra del trëndafili,por dhe trëndafili ka gjëmba”??

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*