Historia e shpërfytyruar

February 22, 2018 09:03

Historia e shpërfytyruar

Xhevdet Shehu

Kjo zallamahia e ditëve të fundit në shtyp për 27 vjetorin e rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës është një shembull tipik se si ne abuzojmë me të kaluarën dhe se si e tregojmë historinë pa pikë përgjegjësie. Rrëfimi i Berishës dje për këtë ngjarje ishte një shpërfytyrim total i asaj që ka ndodhur në 20 dhe 21 shkurtin e vitit 1991. Janë me mijëra dëshmitarë të asaj se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi ashtu dhe jo ndryshe dhe ta tregosh historinë sipas qejfit është një fyerje e madhe për gjithë ata dëshmitarë. Edhe për vetë militantët e Partisë Demokratike. Të paktën në këtë ngjarje nuk ka asnjë dozë minimale heroizmi dhe PD nuk ka asnjë meritë. Atë ditë nuk u derdh asnjë pikë gjak dhe e shikuar nga distanca e sotme ngjan si në një film me kukulla. Ndër ata mijëra njerëz që u dyndën në shesh atë ditë,nuk duket asnjë sekuencë Berishe, Pashko, Azemi…

Kjo e ka një domethënie.

Ishte koha kur PD shkonte pas turmave dhe nuk ishte në ballë të tyre. Përndryshe do t’i njihnim asaj edhe meritën e rrëzimit të diktaturës, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Sepse udhëheqësit e PD-së kishin qenë komunistë fanatikë, shërbëtorë dhe vegla të diktaturës, ata vazhdonin ta adhuronin deri në përgjërim Enver Hoxhën. Si mund të besohet se Berishës, Pashkos, Azemit, apo Imamit e Rulit t’u shkonte në mendje t’i hidhnin litarin në fyt idhullit të tyre? Vetë shkuarja nëpër mend e një ideje të tillë do t’i linte pa gjumë një muaj me radhë.

Të pabesueshëm janë edhe ata persona dikur anonimë që tani marrin pozat e protagonistëve dhe të liderëve historikë të asaj periudhe në tranzicion. Nuk i ha njeri ato pallavra dhe sajesave dëshirën e vetme për t’u bërë protagonistë.

Prandaj Berisha, si gjithnjë,edhe dje ishte i pabesueshëm në ato që thoshte. Llogarite t’i marrësh për të vërteta fjalët e tij, do të detyrohemi të besojmë se ai bashkë me Ahmet Zogun kanë qenë pjesëmarrës edhe në shpalljen e pavarësisë në Vlorë më 1912, madje edhe në Lidhjen e Prizrenit. Dhe të besosh në një rishkrim të historisë sonë kombëtare nga këta njerëz që e shtrembërojnë në mënyrë kaq flagrante një ngjarje historike të para pak viteve. Ata janë gati ta masakrojnë gjithë historinë e këtij kombi vetëm e vetëm që ata të dalin figurat më të ndritura të historisë.

Ja kështu shpërfytyrohet historia. A mund ta pranojmë një masakër të tillë?

February 22, 2018 09:03
Komento

7 Komente

  1. T. Topi February 22, 13:37

    Gjë a Gjëzë

    Disa përmendore janë shndërruar tashmë,
    Në falsifikues të ngurtësuar të historisë,
    Kush në ngritjen e tyre vetë dorë ka patur,
    Atij nuk i ndahet kurrë era e mishit të dhisë !

    Reply to this comment
  2. everest February 22, 13:51

    Keta qe derdellitin per 28 vjet se rrrezuan diktaturen komuniste do te ishte me mire te na tregonin se cfare bene ata vete per ta bere popullin me tre lumtur sa e kishte lene diktatura!
    Te fillojne te mburren ne se cfare STRATEGJIE kishin per rindertimin e vendit dhe kalimin nga ekonomia sicialiste ne ate kapitaliste!
    Te na spjegojne se perse u vu ne zbatim skenari kriminal i TOKES SE DJEGUR ku u rrafshuan qindra fabrika,uzina,kombinate,hekurudha,miniera,toka buke,bregdeti,arsimi,drejtesia,shendetesia etj!
    Kete te rrefejne dhe pastaj le t’i gjykoje populli se vertet keta laro e rrezuan diktaturen apo kjo ishte loje e Ramiz Alise!
    Keta plehra qe vazhdojne te mburren akoma duhet vte mbyllin gojen e te zhduken se pasojat e krekosjes se tyre antishqiptare eshte kjo Shqiperi e rrenuar qe kemi sot,kur njerezit po ikin me mijra cdo dite nga syte kembet neper bote per buken e gojes!
    Ketu nuk ke ku te ankohesh se nuk te jep njeri pergjigje!
    Ketu ligje ka plot ,por keta shtetare fshijne bythen me keto ligje se nuk kane frike se u del boja!

    Reply to this comment
  3. besimndregjoni February 23, 10:01

    Po more Xhevdet Shehu që Ahmet Zogu ka qënë në ngritje e flamurit në Vlore e dokumenton Eqerem Bej Vlora i familjes Vlora dhe jo gazetaruce te komunizmit siç jeni ju. Që gjyshi i Ahmet Zogut ka qënë përfaqësues i Matit ne Lidgjen e Prizerenit Xhemal Pashe Mati e vertetojne dokumentat e asaj lidhje. Po soji i juaj e ka mendjen të bëj hero kriminelin Mehmet Shehun që vrau veriun me taborrat e tijë duke zbatuar porosite e armikut të veriut Serbet.. Mësoe të vërteten se koha e Enverit e Mehnetit ka ngele ne mendjet tuaja ideologjike dhe jo shqiptarve.

    Reply to this comment
  4. fteri February 23, 20:36

    Përfaqësuesit e Matit kanë marrë pjesë vetëm në mbledhjen e fundit, ditën e fundit ,më 7 Dhjetor 1912. !

    Në fakt, ditën e 28 Nëntorit 1912, kur firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë, përfaqësuesit e Matit, Ahmet Muhtar (turq. Kryeplak) Bej Zogolli, Riza Bej Çela dhe Kurt Aga Kadiu nuk ishin nisur akoma nga Burgajeti.
    :::::::Prandajë Ahmet Zogu nuk ka marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë,mos mashtro më !…

    Sipas proces-verbaleve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, përfaqësuesit e Matit kanë marrë pjesë vetëm në mbledhjen e fundit, më dt.7 Dhjetor v.1912.

    A’ e more vesh ore shallvaregjërë i Matit ?…,që akoma ti ke veshur tirqit e Turqisë pushtuese-otomane këtu e 500 vjet të shkuara ,dhe tani ke guxim e na tregon për trimëritë e A.Zogut se ky fëmijë na pasak marr pjesë në ngritjen e flamurit kur ishte akoma adoloshent ?!..,ashtu siç bëre ti “trimërinë” e betejnë me një qendër zjarri ku deshe të mbetesh në histori se masakrove një fortifikatë lufte me shkopinjë ,kazma e lopata .
    Ty duhej të viheshin prangat për dëmtim e sabotim prone ,jo të livadhisish me nofkën e të persekutuarit politik kur merr lekat e shqiptarve me gënjeshtrat tua ! .

    Besim Ndergjoni e nxore kokën ore mavri ,ti duket se je një agjent e provokator ordiner ,e dinë shumë mirë se A.Zogu ishte vetëm 17 vjeç në atë kohë.

    SI ËSHTË E VËRTETA ?

    Në fakt, ditën e 28 Nëntorit 1912, kur firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë ngritën Flamurin Kombëtar në Vlorë, përfaqësuesit e Matit, Ahmet Muhtar Bej Zogolli, Riza Bej Çela dhe Kurt Aga Kadiu nuk ishin nisur akoma nga Burgaj (Mati)

    Prandaj fakiro ,mos u bë falsifikator i historinë ,se do marrësh vulën e turpit si tradhëtari e faqe zi Ahmet Zogu që tradhëtoi vatanin .

    Reply to this comment
  5. alphade February 24, 09:45

    Eshte e vertete qe monumenti i Enverit ne sheshin Skenderbej u rrezua por ka nje monument tjeter te
    Enverit ju nuk mund ta rrezoni dot kurre,ai monument
    gjendet ne mendjet dhe zemrat e te gjithe patrioteve te
    ndershem shqiptar. Ideve nuk mundet kurresesi ti pritet
    koka,ashtu si Marie Antonetes. Kete s’e bejne dot horrat
    e rrugeve te botes……

    Reply to this comment
  6. MH February 24, 12:17

    Shkurt dhe sakt !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Per PD as qe bahet fjale por vetem shpifje,sic e ka ne zanatin apo ne karaterin e vete te mbijeteses politike mbas kaq vitesh qe ishte kjo qe organizoi rrezimin e shtatores se E.Hoxhes.
    Studentet vetem nuk do mund ta vrrezoni.Por keto ia arriten qellimit duke kombinuar me klasen punetore qe bente sehire dhe paguhesh nga R.Alia mbi 80% te pages pa prodhuar asgja.Ketu qendron thelbi rreal i rrezimit te shtatores E.Hoxha.
    Fjale e muhabete te tjera jane pordhe me rigon.

    Reply to this comment
  7. bejto February 25, 12:55

    ngordhi kali i rane thonjete, vrapoi P,D,-JA TI HEQ PATKONJTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*