Historia e simbolit: Si Shtetet e Bashkuara morën nofkën “Dajë Semi”

March 20, 2017 10:28

Historia e simbolit: Si Shtetet e Bashkuara morën nofkën “Dajë Semi”

Më 7 shtator 1813, Shteteve të Bashkuara u vihet nofka Dajë Semi (Uncle Sam).

Emri është i lidhur me Samuel Wilson, një paketues mishi nga Troy, New York, i cili, gjatë luftës, në vitin 1812, furnizonte ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me fuçi mishi. Willson (1766-1854) stamponte fuçitë “U.S.” për United States (Shtetet e Bashkuara), por ushtarët filluan t’i referoheshin ushqimin si “Dajë Semi”.

Ushtarët duke e ditur se mishi vinte nga Samuel Wilson, filluan ta thërrisnin atë “Dajë Semi”, duke komentuar sa herë vinte ushqimi: “Erdhën pakot e dajë Semit”.

Në fund të viteve 1860 dhe 1870, karikaturisti politik Thomas Nast (1840-1902) filloi të popullarizonte figurën e Dajë Semit. Nast vazhdoi ta përpunojë imazhin, duke i dhënë Samit mjekrën e bardhë dhe kostumin me yje dhe shirita që lidhen me imazhin që ka sot. Nast, i lindur në Gjermani, gjithashtu, krijoi imazhin modern të Santa Claus-it; gomarin, që është simbol i Partisë Demokratike dhe elefantin, që është simbol i Republikanëve. Nast gjithashtu shkruajti, në karikaturat editoriale, pamflete për korrupsionin e Kompanisë “Tammany Hall”, të New York-ut dhe ishte, pjesërisht, përgjegjës për rënien e liderit të Kompanisë, William Tweed.

Ndoshta imazhi më i famshëm, i Dajë Semit, është krijuar nga artisti James Montgomery Flagg (1877-1960). Në versionin e Flagg, Uncle Sam ka veshur një xhaketë blu dhe ka vënë një kapele të lartë dhe i drejtohet drejtpërdrejtë shikuesit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ky portret i Samit me fjalët “Unë të dua ty për ushtrinë Amerikane” u përdor si poster rekrutimi (shiko foton lart). Imazhi, që u bë jashtëzakonisht i njohur, u përdor për herë të parë në kopertinën e Leslie’s Weekly, në korrik të vitit 1916, me titullin “Çfarë po bën për përgatitjen?” Posteri u shpërnda gjerësisht dhe më pas është përdorur disa herë me tituj të tjerë.

Fraza “Dajë Sem” është njohur zyrtarisht nga Kongresi Amerikan si një simbol i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961.

Wilson vdiq në moshën 88-vjeçare në vitin 1854, dhe u varros pranë gruas së tij, Betsey Mann, në Varrezën Oakwood në Troy, New York, qytetin që e quan veten si “Shtëpia e Dajë Semit.”



March 20, 2017 10:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*