Historia e Trëndafiles, gruaja gjermane e presidentit Nishani

October 6, 2016 10:41

Historia e Trëndafiles, gruaja gjermane e presidentit Nishani

 

Nga Bashkim Trenova

 

Haxhi Lleshi ka qenë presidenti apo kryetari i dytë i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Presidenti i parë, i zgjedhur në 12 janar të vitit 1946, ka qenë Omer Nishani. Ai qëndroi në këtë post deri në 31 korrik 1953.

Me Omer Nishanin nuk jam takuar ndonjëherë. Di se në vitin 1916 ai u largua nga Shqipëria e shkoi në Austri ku u njoh me shtetasen austriake Rozvita von Voler. Kam njohur Rozvitën ose Rozën në fëmijërinë dhe në rininë time. Në të vërtetë unë kam njohur Trëndafile Nishanin. Kështu u quajt ajo pasi u martua me Omer Nishanin dhe pasi shqipëroi emrin e saj nga Rozvita në Trëndafile. Nga Trëndafilja, por jo prej saj, kam njohur disi edhe Omer Nishanin, jetën e tij mjaft të vrullshme e me kontraste dhe fundin e tij të trishtuar. Trëndafilja ishte poete dhe shkrimtare. Në vitin 1933 apo 1936, nuk jam i sigurt, ajo botoi në Halle të Gjermanisë librin “Shqipëria vend i lakmuar nga Musolini”. Më 7 prill 1939 Shqipëria do të pushtohet nga trupat e Musolinit. Nga sa më kujtohet nga bisedat me të, ky libër përmban disa kapituj. Kapitulli i parë i kushtohet heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kapitulli i dytë i kushtohet pashait legjendar të Janinës, Ali Pashë Tepelenës. Ai i treti i është kushtuar demokratit revolucionar, Heroit të Popullit Avni Rustemi. Nuk jam i sigurt nëse libri ka edhe një kapitull të katërt ku flitet për mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogun. Di, sidoqoftë, se ajo nuk ka shkruar pozitivisht për Ahmet Zogun dhe se për këtë ishte këshilluar miqësisht që të anulonte edhe një takim të planifikuar me të.

Mua Trëndafilja më ka dhuruar, me dedikim, origjinalin  e një kapitulli të daktilografuar të librit “Shqipëria vend i lakmuar nga Musolini”, atë kushtuar Skënderbeut. Përkthimi në shqip ishte bërë nga Robert Shvarc. Ndoshta ajo ka dashur ta botojë librin e saj edhe në Shqipëri, pas Luftës, prandaj edhe ka kërkuar ndihmën e Shvarcit për ta përkthyer. “Shqipëria vend i lakmuar nga Musolini”, megjithëkëtë, nuk u botua kurrë në shqip. Kjo jo se libri kishte diçka që duhej censuruar, por se autorja ishte izoluar nga diktatura. Ajo duhej të harrohej, siç duhej të harrohej më vonë edhe bashkëshorti i saj, Omer Nishani.

Në kapitullin kushtuar heroit tonë kombëtar, Trëndafile Nishani vazhdon në gjurmët e literaturës evropiane, e cila e ka hymnizuar Gjergj Kastriotin. “Kush e di se ç’rrugë do të kish marrë historia e Evropës, shkruan ajo në librin e saj, sikur ky burrë bashkë me popullin e vet, të mos kishte qëndruar si një kështjellë gjigante përpara turqve që, të palodhur e këmbëngulës, përpiqeshin të çanin vazhdimisht përpara. Emri i Skënderbeut hyri në historinë botërore i mbuluar me lavdi ashtu siç e meritonte”. Ajo qëndron jo vetëm në rolin historik që ka luajtur Skënderbeu për fatet e popullit tonë dhe të Evropës, por edhe në karakterin dhe virtytet e pashembullta të tij. “Jeta e pastërt shembullore që bënte Skënderbeu, shkruan Trëndafilja, drejtësia dhe urtësia e tij jo vetëm ndaj popullit të vet, por edhe ndaj armiqve, humanizmi i tij i thellë, e bënë atë në sytë e të gjithëve mbartës të së mirës dhe fisnikes”.

“Takimet” e mia të para me Rozvitën apo me Trëndafile Nishanin nuk i mbaj mend sepse ato janë bërë kur unë isha ende disa muajsh. Ishin vitet e Luftës dhe nëna ime shpërndante ndihma për familjet e partizanëve. Në këto raste ajo më linte mua në duart e sigurta të austriakes, e cila nuk pati kurrë fëmijë. Edhe në vitet e para të pasluftës nëna do të kërkonte nga unë që ta shoqëroja në vizitat e herë pas hershme tek Trëndafile Nishani. Trëndafilja do të më thoshte shpesh më vonë se si ajo më kishte mbajtur dikur në krahë si djalin e saj. Edhe pasi u largua nga Shqipëria në pleqërinë e saj, nga Hamburgu më 26 janar 1969 ajo do t’i shkruaj nënës time: “Po ta dish ti moj Ismete – djali yt Bashkimi është bërë gjithashtu djali im”. Disa muaj më pas ajo do të përsërisë të njëjtën gjë duke më shkruar: “Fort i dashur Bashkim. Më mungojnë fjalët për të thënë sa të kam në kujtim, si nëna tënde. Nuk mund të shprehen dëshirat e mia për ty. Një të ardhme të mbarë për ty dhe t’i shërbesh atdheut tënd të dashur gjithmonë me shpirtin tënd të pastër dhe të pasur. Kaq dhe të fala-Trëndafile. Më 3 qershor 1969”.

Gjatë viteve të Luftës Trëndafile Nishani ishte fqinja jonë. Me pushtimin fashist të Shqipërisë Omer Nishani u bë anëtar i Këshillit të Shtetit. Enver Hoxha në kujtimet e tij thotë se ai qëndronte në këtë post për të ndihmuar qëndresën e armatosur antifashiste. Në verën e vitit 1943 ai u largua prej Këshillit të Shtetit dhe u bashkua me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, që drejtohej nga komunistët. Omeri edhe më parë, në emigracion, kishte qenë i angazhuar me lëvizjet e majta, revolucionare dhe mbante lidhje me Internacionalen Komuniste.

Me largimin e Omerit nga Tirana Trëndafilja mbeti e vetme, pa asnjë ndihmë apo mjet jetese. Nëna ime e ndihmonte edhe atë, ashtu sikurse bënte edhe për familjet e tjera të partizanëve, që gjendeshin në vështirësi. Këtë ajo nuk do ta harronte kurrë. Më 25 mars 1968 ajo do të më shkruaj:

enveri-nishani“Jo, nuk do të harroj unë kurrë miqësinë tuaj karshi një jabanxhie, siç kam qenë unë derëzeza, plot me dashuri për Shqipëri, e cila u bë për mua atdhe i dytë. Më beso dhe nuk kam turp, do ta them dhe para botës, derdha shumë lotë duke u larguar nga ju, nga vendi juaj, nga Shqipëria”. Disa muaj më pas, në një nga kartolinat që i ka dërguar nënës time dhe mua, pasi u largua nga Shqipëria, ajo shkruan:”Nuk kam asnjë lajm nga ty Ismete, ti moj besnike nga lufta partizane kur më ke ndihmuar. Mos më ke harruar?Të dija shqipen më mirë do të kisha shkruajtur unë letra gjërë e gjatë. Po ti, mor i dashur Bashkim, pse më le fare pa njohuri?Mamanë unë e fal, ty nuk të fal, mor vogëlush, sado i gjatë të jesh me trup e me mend”.

Pas Luftës Trëndafilja u vendos me bashkëshortin e saj në një nga vilat më të bukura të kryeqytetit. Fill pas Luftës Omeri u bë ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe pastaj, sikurse e kam përmendur, ai u zgjodh kryetar apo president i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me marrjen e pushtetit nga komunistët, vilat e borgjezisë shqiptare u zunë nga krerët komunistë, që kishin si ideologji të tyren “ideologjinë proletare”. Trëndafilja nuk jetoi shumë në vilën borgjeze. Ajo u largua prej saj sepse ishte me botëkuptim, formim dhe edukatë borgjeze. Duket sikur me sa thashë gjendemi përpara një logjike kontradiktore. Nuk është kështu.

Në vilën e Omer Nishanit shërbenin si kuzhiniere një italiane e një hungareze dhe, pas tyre, një gjermane, burri i së cilës ishte pushkatuar nga komunistët. Kjo nuk ishte diçka e kapërdishme për regjimin për shumë arsye. Të huajat apo të huajt janë parë gjithnjë me dyshim nga diktatura, janë trajtuar si agjentë në shërbim të armiqve. Si të tillë, apo të tilla, ata nuk mund të kishin vend në shtëpinë e një udhëheqësi komunist. Këtë logjikë Trëndafilja nuk e kuptonte. Ajo vazhdonte të priste e përcillte në vilën ku banonte me të shoqin edhe mjaft përfaqësues të kulturës borgjeze, që ishin në shënjestër të regjimit. Kështu filluan të lindin edhe mosmarrëveshjet midis saj dhe të shoqit.

Trëndafilja ishte një grua tepër dinjitoze, tepër krenare. Ajo nuk bënte tregti me dinjitetin dhe krenarinë e saj. Si përfundim ata edhe u ndanë. Nuk e di nëse bënë një divorc zyrtar. Trëndafilja u rikthye në shtëpinë e vogël pranë nesh. Mund të kishte zgjedhur edhe gjetkë. Ajo u kthye aty ku kishte kaluar vitet më të vështira, pranë njerëzve që i kishte njohur, i kishte dashur dhe e kishin dashur.

Nga shtëpia ku banoja mund të shihja çdo hyrje e dalje në shtëpinë e Trëndafiles. Prindërit e mi banonin në një ndërtesë dykatëshe. Në katin e dytë banonte gjyshja ime, Shyqyria dhe xhaxhai im, Ejup Trenova. Djemtë e tij, Estrefi dhe Tomori ishin moshatarë me vëllanë tim, Gencin dhe me mua. Shpesh, ndoshta çdo ditë, sidomos në dimër, unë dhe vëllai im ngjiteshim në katin e dytë tek gjyshja. Aty mblidheshim e luanim me djemtë e xhaxhait. Në dimër afroheshim pranë sobës për t’u ngrohur. Soba e vjetër italiane ishte vendosur pranë dritares, që zotëronte me shikimin e saj nga lart oborret e shtëpive të disa fqinjve tanë, midis të cilëve edhe oborrin e shtëpisë së Trëndafiles. Ne përdornim si karrige për t’u ulur pragun e dritares. Kështu, duke luajtur e duke u ngrohur, duke hedhur shikimin nga rruga dhe nga fqinjët, kam njohur nga larg shumë nga miqtë e Trëndafiles.

Shpesh shihja një veturë të zezë. Shihja të zbriste shoferi i saj i ngarkuar me shporta, ushqime e fruta për Trëndafilen. Të rriturit e familjes më shpjeguan se ajo ishte vetura e Omer Nishanit dhe se ai kujdesej për Trëndafilen, pavarësisht se ishin ndarë. Vetë Omer Nishanin nuk e kam parë të vijë për vizitë tek Trëndafilja. Ajo, më duket, shkonte herë pas here tek ai. Nga dritarja e shtëpisë sime shihja edhe komshien tonë Petin, një grua e shëndoshe, gjithnjë e gëzuar, që ishte bërë si e shtëpisë tek Trëndafilja. Shtëpia e Petit dhe ajo e Trëndafiles ndaheshin nga një mur qerpiçi. Një pjesë e vogël e tij ishte shembur për të lejuar kalimin e Petit në oborrin e shtëpisë së Trëndafiles. Në kohën e Luftës të gjitha muret e oborreve të lagjes sonë ishin shembur pjesërisht nga banorët për të bërë të mundur kalimin e tyre nga njëra shtëpi tek tjetra duke shmangur rrugët. Kjo praktikë e atyre viteve u ripërtëri tani, disa vite pas Luftës, tek Trëndafilja e Peti. Një tjetër vizitore e shpeshtë ishte edhe Katerina, nëna e Rudolf Stambollës, apo gruaja e Balto Stambollës, që ishte mallkuar nga diktatura. Kam parë si vizitor të Trëndafiles edhe Mit’hat Fagun, një regjisor i ri filmi, që njihte mirë gjermanishten dhe që u dënua nga diktatura.

Trëndafilja vazhdonte të injoronte “luftën e klasave”, të cilën besoj se nuk arriti ta kuptojë kurrë. Vizitor i saj i rregullt ishte edhe poeti dhe përkthyesi i talentuar Robert Shvarc, dosja e të cilit qëndronte e hapur në zyrat e Sigurimit të Shtetit. Mjaft burra dhe gra elegante, miq të saj, nuk e mësova kurrë se cilët ishin. Në shtëpi përmendeshin ndonjëherë emrat e tyre, por mua nuk më ka mbetur në kujtesë asgjë.

Me kalimin e viteve, pasi u rrita disi, u bëra edhe unë një nga vizitorët jo të pakët të Trëndafiles. Në shtëpinë e saj kam ndjekur për herë të parë një emision shkencor mbi botën e oqeaneve në ekranin e vogël të televizorit bardhë e zi. Pranë sobës së saj gjithnjë të ngrohtë, kemi biseduar për shumë gjëra. Ajo më ka folur për takimin e saj me mbretin e shqiptarëve, Zogun e I, për paganizmin dhe kishën, për vargjet e Gjergj Fishtës, të cilat nisi t’i përkthejë e t’i dërgojë tek një shoqe e saj në Gjermani. Kemi biseduar për mësimin e gjermanishtes në vitin e parë të gjimnazit dhe profesorin tim të kësaj lënde, Mahmut Bobratin dhe për motrën time, Engjëllushen, që kishte qenë nxënësja e saj e parë në mësimin e gjermanishtes. Ajo më fliste shpesh për vitet e luftës dhe unë për Operan shqiptare. Një herë, madje, e kam ftuar të shohim bashkë “Traviatën” e Xhuzepe Verdit, që mua më pëlqente shumë, më tërhiqte veçanërisht interpretimi me shumë ndjenjë i sopranos Gjyzepina Kosturi. Nuk e pamë dot “Traviatën” sepse, sikurse më tha Trëndafilja, dita e spektaklit përkonte me Ditën e të Rënëve në Luftërat Botërore. Ajo nderonte kujtimin e tyre. Vinte edhe një shirit të zi në krah në këtë ditë.

Me Trëndafilen nuk biseduam pothuajse kurrë për Omer Nishanin. Vetëm një herë, kur më tregonte për vitet e Luftës, ajo e përmendi atë dhe më tha: “Si janë këta burrat shqiptarë. Ai më solli këtu dhe iku në mal duke më lënë vetëm, pa asnjë mbështetje, pa asnjë mjet jetese!”. Nuk i tha me zemërim këto fjalë. congress_of_permet_24_may_1944Më tepër dukej sikur donte të më tregonte diçka të veçantë, një kuriozitet. Për Omerin më foli edhe një herë tjetër para se të largohej nga Shqipëria, në vitin 1968 në mos gaboj. Në ditën e saj të fundit në Shqipëri shkova të përshëndetem me të. Ajo më shoqëroi në një nga dhomat e saj dhe më tregoi një grumbull me libra, të cilat nuk kishte mundësi t’i mirrte me vete në Gjermani. “Janë për ty”, tha ajo. Ishin libra të Omer Nishanit në frëngjisht. “Të tjerët, më tha, morën qilimët”… Ajo më mbushi një valixhe me libra. Midis tyre ishin “Garda e re” e shkrimtarit sovjetik Fadajev, apo edhe botime franceze si “Grammaire. Cours supérieur” i Claude Augé-së, apo “Morceaux Choisis des auteurs français du X-e au XX-e siécle” i J. Calvet. Këto të fundit i kam edhe sot në bibliotekën time të vogël në Bruksel.

“Valixhen ma kthe”, më tha ajo. I duhej për të futur aty reliket e saja të vogla nga Shqipëria.

Me Omer Nishanin jam “takuar” në vdekjen, vrasjen apo vetëvrasjen e tij në ditët e fundit të majit të vitit 1954. Në atë kohë kam qenë 10-11 vjeç. E pashë Trëndafilen, që zakonisht mbante një pardesy të bardhë, të shtonte mbi të, në krahun e saj, një shirit të gjërë të zi. Omer Nishani nuk u varros në Varrezat e Dëshmorëve. Ndryshe ishte vepruar më parë me udhëheqës të tjerë të vendit, që nuk kishin rënë dëshmorë në Luftë. Për t’u nderuar ata ishin varrosur në këto varreza. Kështu u bë vite më pas edhe me vetë diktatorin Enver Hoxha.

Unë e ndoqa kortezhin, që shoqëroi Omer Nishanin për në varrezat e kryeqytetit, të cilat gjendeshin pranë shtëpisë ku banoja në ato vite. Ceremonia ishte shumë e thjeshtë. Pjesëmarrja e udhëheqësve të Partisë apo të qeverisë ishte mjaft e kufizuar dhe jo në nivelet më të larta. Përse? Omer Nishani pranoi të prishte familjen, të largonte bashkëshorten, ta lërë në vetmi e të jetojë në vetmi për të mos u ndarë nga komunizmi. Ai i kishte shërbyer me besnikëri Enver Hoxhës. Diktatori, siç duket, ka kërkuar edhe më shumë, ka kërkuar që ai të sillej si i vdekur duke qenë i gjallë. Omer Nishani nuk ka pranuar t’ia bëjë edhe këtë shërbim. Prandaj ai u vetëvra, ose e vetëvranë apo e vranë.

Diktatura u mundua ta mbajë të fshehtë mënyrën dhe shkakun apo shkaqet se përse u largua nga jeta Omer Nishani. Në fillim u tha se ai vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Pastaj u tha se ai kishte vrarë veten. Më 27 maj 1954, Dega e Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit me nënkryetar nënkolonel Nevzat Haznedarin, ka hartuar relacionin mbi vdekjen e Omer Nishanit. Në të thuhet as më pak e as më shumë se:

“Dr. Omer Nishani në orën 23. 00 të datës 25 maj 1954 ka vrarë veten me dy të shtëna me armë zjarri”. Pastaj u tha se ai e kishte bërë vetëvrasje sepse nuk i duronte dot vuajtjet, që i shkaktonte sëmundja.

 

Nesër do të lexoni:

-Omer Nishani, vrasje apo vetëvrasje

-Raportimet e ambasadorit sovjetik

-Largimi i Trëndafiles, letrat nga Gjermania

October 6, 2016 10:41
Komento

21 Komente

  1. Tung October 6, 13:42

    Shume interesante.Nuk i kemi ditur me pare keto, te pakten per bashkeshorten e O.Nishanit.

    Reply to this comment
  2. paci fatin e trenoves dhe mehmut elezit October 6, 15:59

    Me beri pershtypje se kush eshte ku Bashkim Trenova qe nxjerr kete helm ne kete menyre.

    Kerkova ne internet dhe eshte nga ata URIAH-HIPAT qe pasi hengren buke lepurushi ne kohen e xhaxhit (diktatorit) pas 1992 u ismaikarderruan..

    Njihuni me kete Disident leshi:

    Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943
    në Sevaster të Vlorës.
    Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi.

    Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës. Në vitet 1972 – 1975 punon si baterist dhe motorist në Ofiçinën e Automjeteve të Ndërtimit.

    Në vitin 1975 kalon si gazetar në Sektorin e Jashtëm në “Zëri i Popullit”, ku punon deri në vitin 1983 duke qenë edhe përgjegjës i këtij sektori.

    Në vitet 1984 – 1990 emërohet dhe punon si Kryetar i Degës së Botimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit.

    Në vitet 1991 – 1994 kalon si gazetar dhe më pas si kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”.

    Gjatë vitit 1994 – 1995 ka kaluar në Ministrinë e Jashtme si Drejtor i Drejtorisë së Shtypit dhe zëdhënës i kësaj Ministrie.

    Në qershorin e vitit 1995 deri në shtatorin e vitit 1997 ka qenë emëruar si ambasador i Shqipërisë pranë Mbretërisë së Belgjikës dhe Dukatit të Luksemburgut.

    Reply to this comment
  3. Paul Tedechini October 6, 18:02

    Ja kush ishte Omer Nishani me rastin e pushkatimit te 22 vetve pa gjygj me rastin e bombes ne ambasaden sovjetike ne Tirane. Nuk pranoi ta firmoste dekretin Manol Konomi dhe e firmosi Omer Nishani:

    Për të mbuluar këtë krim, meqenëse masakra bëri jehonë brenda dhe jashtë vendit, autorët hartuan shpejt e shpejt një projektligj që lejonte dënimet, pa bërë gjykimin, të cilin nuk pranoi ta firmoste ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, me argumentin se nuk ishte oportune një gjë e tillë. Atëherë, e kthyen në dekret dhe e firmosën presidenti Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli. Ky dekret i zi, i paprecedent në tërë historinë e vjetër e të re të legjislacionit botëror, përligj dënimin dhe ekzekutimin pa repektuar procedurën ligjore duke eliminuar gjithë etapat e saj si gjykimin pa pyetjen të pandehurve, mbrojtjen, apelimin, praninë e prokurorit etj.
    Mbi bazën e këtij “dekreti” që mban datën fiktivisht 26 shkurt, u përpilua procesverbali tjetër (dy procerverbale të ndryshëm për të njëjtën çështje) mbi “vendimin” e Gjykatës së Lartë ushtarake për pushkatimin e 22 personave dhe që mban në krye datën 27.02.1951 dhe në brendësi të vendimit datën 25.22.1951:
    “Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë po prej atij trupi gjykues, pa pjesëmarrjen e prokurorit dhe sipas ligjit të ri mbi gjykimin e akteve terroriste, e merr sot në shqyrtim gjykimin e çështjes etj…
    Sekretari kryetari
    Pa firmë Pa firmë

    Kundërthëniet janë të shumta dhe absurde: Dekreti mban datën 26 shkurt, pushkatimi u bë në mesnatën e 26 shkurtit, procesverbalet e “vendimeve” të pafirmosura të gjyqit të pazhvilluar, mbajnë datat 27 shkurt, kur ata ishin pushkatuar, madje edhe datën 25 shkurt, kur dekreti sipas të cilit ata u pushkatuan, kishte dalë një ditë më pas, më 26 shkurt! Sido që të ishe dekreti nuk mund të zbatohej pa u botuar në fletoren zyrtare, dhe jo më të zbatohej brenda ditës apo një ditë më parë me prapaveprim! Provohet që dekreti është dekretuar pas pushkatimit, meqenëse pushkatimet e burgimet u bënë pa gjyq dhe kjo bëri bujë brenda e jashtë vendit. Duhej një gjethe fiku për të mbuluar turpin.

    Reply to this comment
    • martin October 6, 20:09

      zoti PT.

      Keto rrjeshta qe keni shkruar kishin nej fare kuptimi pas 1991 dhe deri ne 1997 kur ti me saliserbin vrate nje kombe te tere.Saliserbi duhet të prangoset, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti.

      Reply to this comment
      • Paul Tedechini October 6, 23:39

        Me fal ti “martin”, por Saliserbi s’ka lidhje me çka shkruej un. Kete gja e kam dijte qyshe shume e shume vite ma pare, te pakten qyshe nga vitet 1960 sepse ma ka tregue nji jurist i mire, antikomunist, i cili i njihte mire keto pune. Dhe realisht ashtu doli mbas ramjes se komunizmit.

        Mandej ti gabon dhe gabon rande kur me fute ti Sali Berishen, vetem e vetem se flas gegnisht. Ti flet me paragjykime. Un kam qene kundra Sali Berishes dhe jam perseri sepse ai ishte dhe mbetet nji ISLAMIST qe futi Shqipnine ne Konferencen e Vendeve Islamike para se te na futete ne Europe siç premtonte. Dhe ne Europe as qe do futemi me shiket e Sali Berishes.

        Reply to this comment
        • Moisi Golemi October 7, 00:50

          Paul Tedeschini eshte ai qe e ben historirat si breket e Marikes. Qep e shqep sipas qejfit. I fut edhe nje “ma ka than filani” ne fund edhe eshte ne rregull me veten.

          Reply to this comment
  4. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes ? October 6, 19:35

    Fjalimi prej 45 minutash i Enver Hoxhës në Konferencën e Paqes ekzalton shumëkënd. Kjo për shkak se për herë të parë akuzat greke u hodhën poshtë me forcë dhe me argumente, madje kishte dhe një numër kundërakuzash të rëndësishme. Fjalimi i Enverit ishte tejet patriotik.

    Ai, pasi ngriti lart rolin e shqiptarëve në Luftë, dëmet njerëzore e materiale të shkaktuara, pasi artikuloi qartë se ne luftuam në krahë të aleatëve dhe se e çliruam vetë vendin tonë, akuzoi grekët se ishin bërë strehë e kriminelëve shqiptarë të arratisur pas Luftës, se në drejtim të tokës shqiptare futeshin nga territori grek banda të shumta, me qëllim sabotazhin e rrëzimin e pushtetit, foli për krimet masive ndaj popullsisë shqiptare të çamëve, për masakrat e Napoleon Zervës, për pretendimet territoriale për Vorio Epirin dhe e mbylli me kërcënimin:
    _______________________________________
    “Edhe një shqiptar i gjallë të mbetet, grekët nuk futen dot në tokën tonë”.
    _______________________________________

    Por edhe pse ky fjalim i Enver Hoxhës në formën e një aktakuze gjeti mbështetje pothuaj në të gjitha mediat më të mëdha të Francës, shqiptarët nuk kishin më të drejtë të ngjiteshin në podiumin e Konferencës. Kaq ishte vendosur për ta.

    _______________________________________

    Ndërsa Kaldaris e shfrytëzon mandatin e vet si delegat me të drejta të plota në Konferencë, duke hedhur helm në adresë të shqiptarëve gjatë seancave në vazhdim. “Një ditë më pas, Kaldaris u ngrit dhe nisi të akuzonte me tonë të ashpra se në Konferencë ishte ftuar një bashkëpunëtor i fashistëve siç ishte Enver Hoxha, se batalionet shqiptare kishin luftuar kundër grekëve më 1940, se kishin bërë masakra në popullsinë civile e të tjera

    _______________________________________
    Kryeministri grek kishte grumbulluar edhe fakte të forta për ta na goditur. Duket për këtë qëllim ishte vjedhur edhe fjalimi ynë i parë
    ..
    . Kaldaris për të mbrojtur akuzat e veta ndaj shqiptarëve, nxori një faksimile të gazetës shqiptare “Tomorri” të vitit 1940 që kishte në faqen e parë me germa të mëdha një thirrje publike t ëPresidentit Omer Nishani që thoshte:

    “I bëj thirrje popullit shqiptar të futet në Partinë Fashiste”.

    “Ky njeri, ky fashist, është tani President i Shqipërisë, tha Kaldaris triumfator duke tundur në ajër gazetën”, ishin një nga momentet më të vështira të Konferencës. “Por duket shërbimet sekrete greke kishin punuar më mirë se kaq, pasi Kaldaris nxjerr edhe një tjetër faksimile duke vjellë helm: Po ju rrëfej edhe se cilin kanë Shef të Shtabit të Ushtrisë.
    Shikoni këtë urdhër të lëshuar nga Spiro Moisiu, në kohën që ka qenë Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Këtu është një urdhër sulmi. Thotë: Në orën 12:30 të sulmohet territori grek. Ky njeri, që është tani në krye të ushtrisë shqiptare, ka vrarë e prerë deri në Kostur”, rrëfen argumentet e Kaldaris ish-shoqëruesi i Enver Hoxhës, duke justifikuar një memorie të pazakontë. Por edhe pse ishin ndjerë keq, shqiptarë nuk kishin asnjë mundësi të replikonin dhe të shpërndanin përshtypjen negative të mbjellë me mjeshtëri nga grekët. Duhej gjetur një zgjidhje.
    Enver Hoxha largohet nga Konferenca më 16 shtator, pasi lëshon deklaratë për shtyp që e përmbyllte me fraza të forta: “As Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërtve, as çdo konferencë tjetër nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e Shqipërisë ku nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj”. Por pas largimit të tij, grekët tentojnë më të keqen. Më 7 tetor, një javë para mbylljes së konferencës, Kaldaris u ngrit për të kundërshtuar artikujt 21 dhe 22 të Traktatit të Paqes me Italinë, që kishin të bënin me njohjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe ishullin e Sazanit, të cilin e quanin tokë greke. Por votat e delegatëve i thyejnë përfundimisht. . Ata u rreshtuan zyrtarisht në anën e fituesve të Luftës së Dytë Botërore, shteti nisi të njihej anembanë globit, u fituan reparacione lufte nga Italia dhe grekët nuk mundën të ndërhynin në kufijtë territorialë shqiptarë që u vlerësuan si të paprekshëm.

    Ku ta gjejme nje “diktator” si enveri qe i shkerdheu nonen grekut ne mes te parisit edhe pse ishte EDHE I VETEM DHE TRIM NE LUFTE…

    Reply to this comment
    • Tung-tung! October 7, 00:45

      More zoteri mos u bej falsifikator i historise. Lexo librin e Prof.Kristo Frasherit per Konferencen e Paqes ne Paris me 1946 botuar kohet e fundit. Aty do te gjesh te plote edhe fjalen e kryeministrit E.Hoxha qe permend O.Nishanin se eshte e vertete qe ka shkruar ashtu por se me 1943 u hodh me ne per clirimin e Shqiperise nga nazi-fashistet.Nuk dilet para opinionit publik me thashetheme! Ja psh S.Berisha 25 vjet komunist dhe 25 vjet “kriptokomunist” si e quan ti?

      Reply to this comment
  5. Jonuz Kola October 6, 20:11

    Epo tash te gjithe ish Kuadrot e Enverit qe kane punuar neper Ministrira na dolen disidente, Mjer ne qe u rropatem neper Zona te thella – cfare duhej ta quanim veten?????

    Reply to this comment
  6. Ata qe morren qilimat October 6, 22:54

    Paske qene pergjues qe I vogel o kanakari I Nefo Myftiut ne RTV, o komunist I devotshem (e beri stazhin e Partise tek ajo oficina qe dikush me lart ka shkruar). Aq komunist I devotshem ishe sa spiunove vjehrin tend per c’ka te kish thene ne confidence dhe pastaj ja le vajzen, kur vjehri u denua dhe vdiq ne burg. Ike nga radio Tirana per te bere stazhin e Partise, me tu bere komunist u emerove ne Zerin e Popullit po te dhane duart si spiun I shokeve dhe intrigant I madh. Nje shok I vjeter te ndihmoi te te merrnin ne arkive te shtetit, por ti u bere gropen bamiresve te tu. Pastaj u bere demokrate I flakte dhe shkove te RD etj. Gjate gjithe kohes se komunizmit thone se ke frekuentuar nevojtoret tek Kinema 17 Nentori ku dhe te kane dhene dru disa here (nga tiransit e asaj kohe dihet mire kush I frekuentonte ato WC) Ti s’ke as goje as aftesi te flasesh per Dr Nishanin. Mos e degjoni o njerez kete diplomat qe morri azil politik. Nje nga ata te “qilimave” o shpirt katran.

    Reply to this comment
    • Qilimkat October 13, 09:57

      Ke plotësisht të drejtë Qilimkë!Vetëm një gjë duhet thënë : Ty të ka mbetur ora në kohën e diktaturës kur Partia vendoste se kush duhet të botojë dhe kush jo, cila temë apo cili subjekt duhet trajtuar e cili jo.Me këtë mendësi, sipas teje, Bashkimi nuk ka as gojë dhe as aftësi të shkruaj për Dr.Nishanin! Sa e aftë që je moj Qilimkë dhe ç’gojë që ke!? Mos ke punuar gjë në gazetën Drita apo në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dikur? Në mos ti, me siguri nëna Qilimkë do të ketë punuar në njërën apo në tjetrën apo tek të dyja.Qetësohuni Qilimka!Kohët kanë ndryshuar.

      Reply to this comment
    • Qilimka vllaho-çobane October 13, 15:46

      Qilimka vllaho-çobane për të qenë e besueshme duhet të jipni me emër e mbiemër një koleg të cilin Bashkimi e ka spiunuar dhe tek kush? Sa për historirat me vjehër e dhëndurë, Bashkimi kur është martuar as e ka njohur vjehrin e tij.Ai kishte vdekur vite më parë.Sa i përket Thoma Murzakut,Bashkimi e ka kritikuar hapur në kolektiv dhe jo pas shpine.Të dërguar të KQ të PPSH e të Nexhmije Hoxhës morën në mbrojtje Thomain dhe dënuan Bashkimin. Këtë e din i gjithë Arkivi i Shtetit, nuk është diçka sekrete.Kolektivi i Arkivit të Shtetit u njoftua zyrtarisht me masën ndaj Trenovës dhe tre komunistëve të tjerë që kishin kritikuar Th.Murzakun.Unë kam qenë punonjës i AQSH-së në atë kohë.

      Reply to this comment
  7. fytyraedyte October 6, 23:19

    Ju Bashkimi “demokrat” ,idis te tjerave shkruani se Trendafilen e vizitonte “gruaja e Balto Stambollës, që ishte mallkuar nga diktatura”. Pse nuk thua qe Balto Stambolla ishte ai qe vrau Avni Rustemin dhe kete qen e vrau ceta Myslim Pezes? Dhe te ardhka keq per Balto Stambollen. Ju Bashkim keni punuar gjat gjithe vieteve ne Radio-Televizionin e Tiranes dhe na keni bere propagande komuniste, ndersa tashti nxirrni FYTYREN E DYTE. Tamam pleh qe duhet te te ricikloi Edi Rama.

    Reply to this comment
    • zvaraniku i kuq October 12, 16:52

      Artikulli i Bashkim Trenovës botuar në Dita është nxjerrë nga libri i tij “Heronjtë e Popullit-refleksione”. Bashkimi, sa për dijeni, ka shkruajtur edhe një libër tjetër me kujtime – “Armiqtë e Popullit”. Aty ai flet edhe për Balto Stambollën si vrasës i Avni Rustemit. Ti ose nuk e ke lexuar, ose nëse e ke lexuar bën sikur nuk e din.Sidoqoftë, injoranca apo ligësia nuk ju ndihmojnë dot. Ju shpreh keqardhjet e mia më të sinqerta aty ku banoni; në kazanin e reciklimit të rradhës!

      Reply to this comment
  8. Dull October 7, 01:45

    Bashkim Trenevs
    Jam shume I impesionuar se me kujton nje sjokum tim qe ka jetuar ne rrugem Myslym Shyri djali is Sules Spahiut..
    Bashkim kur ke qene gazetar me pune je shume I nderuar dhe I ekulibruar.

    Reply to this comment
  9. LLavdi PPSH dhe shokut Enver! October 7, 12:37

    Bravo, bravo nxënësit dhe trashëgimtarët e Enverit.Gjithnjë sipas mësimeve të tij, shpif, denigro, baltos dhe ec drejt fitorjeve të reja, revolucioni marshon.Po përse more derëzinj të kuqërremtë nuk hidhni poshtë ato që ka shkruajtur B.Trenova, por i bëni biografinë atij në stilin e Sigurimit enverist apo të Komitetit Qëndror të Partisë? Shpifja është e lirë, njëlloj si imagjinata e sëmurë, ndërsa e vërteta që të hidhet poshtë kërkon kundërargumente. Ju asnjëherë nuk kini patur apo përdorur argumentin në favorin tuaj sepse as e keni patur ndonjëherë atë, ai ju ka munguar gjithnjë si edhe në këtë rast.

    Reply to this comment
  10. Rin Ushi October 7, 16:50

    Babai im e ka njohur Bashkim Trenovën, kanë punuar bashkë.Ai më ka folur mirë për të.Si gazetar Bashkimi ka shkruajtur artikuj për revizionizmin modern dhe social-imperializmin sovjetik. Ky ishte sektori i tij.Ai nuk i ka thurrur hymne as diktaturës dhe as diktatorit.Asnjë artikull, asnjë frazë e tij nuk mund të gjindet e shkruar me këtë “frymëzim”. Në fund të fundit nuk ishte në sektorin e tij kjo detyrë e propagandës komuniste.Babai më ka thënë të mos dëgjoj përrallat e teta Fridkës apo të teta Blerindkës, që shkruajnë me pseudonime e nuk guxojnë të vendosin emërin e tyre ashtu sikurse bën Bashkimi në librat apo artikujt e tij, pa pretenduar asnjëherë të ketë qenë disident.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*