Historia e ukrainasit që akuzohet për vjedhje: Në Sarandë me djalin, pas vdekjes së gruas

August 13, 2017 15:32

Historia e ukrainasit që akuzohet për vjedhje: Në Sarandë me djalin, pas vdekjes së gruas

 

Erdhi në Sarandë në gusht, bashkë me djalin e tij 11-vjeçar dhe një grup ukrainasish të tjerë.

Gruaja e tij sapo ishte ndarë në mënyrë të papritur nga jeta dhe Koval donte të qetësonte djalin, në një vend të panjohur.

Pushimet shkuan mirë dhe këtë e tregojnë fotot e të dyve, babë e bir.

Ai i shkëputej herë pas herë grupit për ta shëtitur djalin edhe në qytete të tjera, madje edhe në Korfuz, ku nuk e hoqi nga koka kapelen me shqiponjë shqiptare.

Të dy po largoheshin me përshtypjet më të mira deri atë ditë, kur ndodhi ngjarja.

Burimet tregojnë për dritare.net se në datë 10 gusht ata dolën në plazh për herë të fundit. Në një plazh afër hotelit, ku rrinin, në Sarandë.

U lanë për herë të fundit dhe i hipën autobusit të agjencisë, që i çoi në çarter, në Rinas. Kaluan kontrollin e pasaportave dhe kur ishin gati për t’u nisur, një urdhër që ndaloi çarterin, solli policinë që i vuri prangat, për akuzë vjedhjeje.

Për të birin e traumatizuar nga skena, Koval firmosi një letër që të nisej, për Kiev, ndërsa vetë u shoqërua nga policët shqiptarë, në Sarandë, ku edhe mbahet aktualisht në paraburgim.

Akuza që rëndon mbi të është vjedhje e 8300 eurove në datë 10 në plazh.

Prova që kanë se ai është vjedhësi, është momenti, kur ai i xhiruar nga një kamerë nga lart, duket i përkulur në tokë afër çadrës, ku ka qëndruar akuzuesi, një shtetas shqiptar, i cili kishte shkuar në plazh me 8300 euro dhe i kishte lënë në çadër, ndërsa lahej në det.

Ndërkohë sipas burimeve të dritare. net në polici, turistit ukrainas, ditën që ndodhi vjedhja, që ishte dhe dita kur e kapën, i gjetën në xhep, pas kontrollit të tij dhe djalit, vetëm 1600 euro.

Të hënën pritet të vijë avokati i tij nga Ukraina në Sarandë, për të sqaruar çështjen, ndërkaq Kovak, vazhdon të mbetet në burg, i dyshuar për vjedhje.

/Dritare.net

August 13, 2017 15:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*