FOTO: Historia e godinës krah Bashkisë së Tiranës, sot me pamje mbresëlënëse

March 19, 2018 03:56

FOTO: Historia e godinës krah Bashkisë së Tiranës, sot me pamje mbresëlënëse

Rikonstruksioni i godinës pas Ministrisë së Brendshme pranë Bashkisë së Tiranës, ka ngjallur shumë kuriozitet për shkak të dizajnit shumë të veçantë.

Godina deri pak kohë më parë përdorej nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe nga disa institucione të tjerë si AMSHC, Drejtoria e Burgjeve etj.

Pas rikonstruksionit pritet të përdoret për ambiente pune për Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe KLSH-në.

Scan TV jep një historik interesant të godinës.

Ajo është ndërtuar në vitin 1931 dhe fillimisht ishte projektuar si qendër tregtare por më pas do përdorej si godinë banke.

Godina u ndërtua nga kompania italiane e sigurimeve “Assicurazioni Generali”, një kompani shumë e njohur e themeluar në Trieste në vitin 1831.

Në kuadrin e politikës së ekspansionit ekonomik italian në Shqipëri, kjo kompani vendos të përfshihet në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë, në një kohë kur kryeqyteti kishte nisur të ndërtohej sipas një plani të ri urbanistik që premtonte një zhvillim të shpejtë ekonomik.

Me 25 tetor të vitit 1930, Këshilli Drejtues i “Assicurazioni Generali” të Triestes e bleu tokën nga pronari i atëhershëm Hamid Toptani.

Godina do të përfundonte në afat në muajt e parë të vitit 1932. Në muajin korrik të atij viti u nënshkruan marrëveshjet e para të qerave. Kjo godinë do të ishte “qendër tregtare” deri në vitin 1937 kur kontratat e qirasë për dyqanet do të anuloheshin e hapësirat iu dhanë Bankës së Napolit.

n.s. / dita

Godina pas ndërtimit nga italianët në 1932

Godina e shndërruar në Bankën e Napolit në 1937

Godina e rikonstruktuar sot

 

 

 

March 19, 2018 03:56
Komento

9 Komente

  1. demo March 19, 05:27

    kafja ministrise puneve te brendeshme ku pinin kefen dhe tundin prangat shoket e sigurimit.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini March 19, 08:36

    Ne baze te shkrimit te mesiperm, kjo qenka prone e “Assicurazioni Generali” të Triestes.

    Harqet e dritareve dhe te dyrve qenkan te stilit orjental. Duket se dojshin te ia pershteteshin mentalitetit te vendit.

    Sot e kan rikostruktue dhe ngjyrose po simbas stilit orjental per te mos ndrrue stilin.

    Reply to this comment
  3. Zani T. March 19, 09:21

    Me cfare “ushqehesh”, o zoteri Paul Tedeschini qe ne cdo shkrim e koment tendin qe vec helm te nxjerre goja jote perhere per vendin tend?!…

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini March 19, 11:47

    Zani T. dil me emen tend zotni e mos hjedh gurin e mshef doren.

    Nuk kam ç’ti bej un helmit qe gjendet tash 500+100=600 vite ne trojet shqiptare.
    Ndoshta ky helm ty te duket sheqer. Ha,ha,ha.

    Reply to this comment
    • Kahreman Tafuti March 19, 13:42

      zoti P.T.T

      bash na cave menderen me kete emer te gjermanosur dhe ben si garip interneti.
      .
      ne gjithe boten aplikohen ne mediat socjale anonimiteti dhe ju qe dilni me emer orgjinal “per tongerllik” jeni bere te neveritshem sidomos per tipa si puan juaj qe mungesa te theksuara arsimore dhe njerzore..
      .
      eshte e vertete qe rridhni nga nje fis fisnik por ti po i turperon ato me kete fryrje si gjel..prandaj ule pak bishtin..

      Reply to this comment
  5. Javer March 19, 17:28

    Shume e bukur pas rikonstruksionit.

    Reply to this comment
  6. D.Ulqinaku March 19, 19:33

    Paul spiuni. Nuk ti harron Shkodra poshtersite tueja e te familjes tande tue marre me qafe njerez te ndershem. Mire ban qe del nganjihere sa per te thane qe nuk ke cofe hala….

    Reply to this comment
  7. info analitike March 19, 20:16

    E paskan bere si kavanoz receli. Me siguri do te jete dora e shkrelrave e dirigjuar nga kriepsikopati te rilindjes pas ketyre ngjyrosjeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*