Historia prekëse e familjes që adoptoi 22 fëmijë me HIV

February 17, 2017 13:30

Historia prekëse e familjes që adoptoi 22 fëmijë me HIV

Një shtetas indian ka adoptuar 22 fëmijë me HIV në qytetin e Bombeit, raporton gazeta britanike ‘Metro’. Rajib Thomas, 44 vjeç, pothuajse prej 10 vjetësh jeton me fëmijë të cilët janë braktisur nga prindërit e tyre.

E gjithë familja, përfshirë gruaja e Thomas dhe dy fëmijët e tyre biologjikë, jetojnë në një shtëpi.

“Në vitin 2007 njoha jashtë një spitali një vajzë që ishte seropozitv. Më kërkoi ushqim, nuk mund t’ia jepja atë ditë, por i premtova se do të kthehesha”, kujtoi ai. Kur Thomas u kthye, e vogla kishte vdekur. Për këtë arsye ai vendosi që “të bëjë diçka për këta fëmijë”.

Thomas filloi të birësojë fëmijë në spitale. Për shumë vjet familjes, që sa vinte e zgjerohej, iu desh të luftonte me varfërinë. Por, shpejt njerëzit filluan ta ndihmonin me ushqim, veshje dhe të holla.

Në një rast të mëparshëm Thomas tha se “të jesh seropozitiv nuk do të thotë se do të kesh jetë të shkurtër”, prandaj ka për qëllim t’i shpëtojë këta fëmijë dhe t’u japë një jetë të gjatë”.

Dita

February 17, 2017 13:30
Komento

Ende pa komente

  1. Kreshnik February 17, 15:14

    faleminderit Dita per kete lajm jo vetem prekes por edhe inkurajues qe na ben te kuptojme qe egzistojne akoma “engjej” ne kete bote egoiste. Me te vertete nje shembull dashurie dhe kurajo qe na pasuron dhe na rrit me shume nga ana njerzore secilin prej nesh .
    Perendia i bekofte keta njerez .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*