Historia që shtrembëron Kremlini

June 3, 2015 16:22

Historia që shtrembëron Kremlini

Një film rus që lëvdon pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968 ka shkaktuar zemërim te çekët dhe sllovakët. Filmi “Pakti i Varshavës: Faqet e Deklasifikuara”, i cili është transmetuar në televizionin shtetëror rus më 23 maj, justifikon shtypjen e armatosur të lëvizjes “Pranvera e Pragës” dhe pretendon se trupat e Paktit të Varshavës janë dërguar në Çekosllovaki për të mbrojtur qytetarët e saj nga një kërcënim i supozuar i NATO­s.

Ministri i Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek, ka akuzuar Rusinë për “shtrembërim të tmerrshëm” të historisë dhe ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus në Pragë. Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, i cili shihet si relativisht i afërt me Kremlinin, ka thënë se filmi është “gënjeshtër propaganduese e Rusisë”.

Ministria e Jashtme e Sllovakisë, në anën tjetër, ka akuzuar Rusinë për përpjekje “për të rishkruar historinë dhe për të falsifikuar të vërtetat historike për këtë kapitull të errët të historisë”. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shkaktuar ankth në gjithë Evropën edhe vitin e kaluar, duke thënë se nuk ka pasur asgjë të keqe në paktin e vitit 1939 midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste, i cili ka çuar në ndarje të Evropës Lindore.

“Çfarë ka të keqe nëse Bashkimi Sovjetik nuk ka dashur të luftojë”, ka thënë Putin. Marrëveshja i ka hapur rrugën Hitlerit për pushtim të Polonisë në vitin 1939, ashtu si edhe pushtimit të pjesës lindore të Polonisë nga ana e Bashkimit Sovjetik. Me marrëveshjen e njëjtë, Bashkimi Sovjetik ka pushtuar edhe shtetet baltike më 1940. Pas pohimeve të vazhdueshme të Rusisë se Ukraina është e mbushur me neo­nazistë, një gazetë ruse pro Kremlinit ka shkaktuar mpirje, njësoj vitin e kaluar, me një artikull, i cili thoshte se Hitleri ka qenë “i mirë” para Luftës së Dytë Botërore.

“Duhet të bëjmë dallimin midis Hitlerit para vitit 1939 dhe Hitlerit pas vitit 1939 dhe të ndajmë grurin nga sana”, thuhej në artikullin e gazetës Izvestia. Autori Andranik Migranyan e ka vlerësuar Hitlerin për bashkimin e Gjermanisë, Austrisë, Sudetenlandit dhe Memelit “pa asnjë pikë të vetme gjaku”. “Nëse Hitleri do të ndalej me aq, ai do të mbahej në mend në historinë e vendit të tij si politikan i rendit të lartë”, ka thënë Migranyan, i cili kryeson zyrën në Nju Jork të Institutit për Demokraci dhe Bashkëpunim. Kritikët, megjithatë, i kanë kujtuar Migranyanit disa politika të tmerrshme të Hitlerit para vitit 1939, përfshirë krijimin e kampeve të përqendrimit, spastrimin e “jo­Arianëve”, krijimin e Gestapos dhe masakrat e përgjakshme, të njohura si Kristallnacht, më 1938. Putini po ashtu ka mbrojtur aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke thënë se gadishulli i Ukrainës ka qenë djep i shenjtë i qytetërimit rus.

Duke iu adresuar kombit në muajin dhjetor, ai ka thënë se Krimea “ka një kuptim të madh civilizues dhe fetar për Rusinë, sikurse Tempulli i Jerusalemit për ata që praktikojnë Islamin apo Judaizmin”. Gadishulli i Krimesë ka qenë shtëpi e popujve të ndryshëm para se të aneksohej nga Rusia për herë të parë në vitin 1783. Ai ka përfshirë koloni greke dhe tatarë krimeanë që sot konsiderohen popullsi vendëse, por që janë nën presion të madh që nga aneksimi rus në mars të vitit 2014. REL

June 3, 2015 16:22
Komento

5 Komente

  1. Dajvrana June 3, 17:01

    Komandanti legjendar Enver Hoxha e kundershtoj pushtimin e Cekise ju ne mes se Moskes Rroft legjendari Enver Hoxha personalitet boteror me fame te madhe….

    Reply to this comment
  2. LABI June 3, 17:41

    Me dashje apo pa dashje, gazetaret, analistet, politikanet dhe historianet e sotem po I bashkengjiten, mendimit dhe VEPRES se ENVERIT, per probleme shume delicate te cilave Enver Hoxha ju tregoi rrugen qe ne 1956 dhe deri sa u mbylli deren ne 1960.

    Eshte deryre e historiavneve dhe politikaneve ti vene Gujarat ne vendin q vet dhe eNcberin ta cfaqin figuren me te SHQUAR te POLITIKES se asaj kohe.

    Reply to this comment
  3. Gezimi June 3, 18:39

    Sigurisht qe ka pasur gabime dhe faje (per vete rrethanat kur jetoi dhe drejtoi), por Enveri mbetet nje nga njerezit me te famshem shqiptare te te gjitha kohrave! Dhe per kete, provat jane te panumerta

    Reply to this comment
  4. Arben June 3, 20:23

    SHUME AKTUALE

    SKENAR LUFTE.

    PLASI PRAPE NE UKRAHINE.

    Reply to this comment
  5. intelektuali June 4, 12:56

    KOMUNIZMI DHE FASHIZMI JANE DERRA TE NJE DOSE

    Dosa quhet DIKTATURE dhe mund te kamuflohet me emertime nga me te ndryshme, por idollogjia politike e partive fashiste dhe atyre komuniste perkojne ne te gjitha drejtimet si dy pika uji. Prandaj edhe teoricienet e Putin Diktatorit qe nderron vendet me dallkaukun e tij LOLO Medvediev si matroshka ruse ne kallepe prej druri nuk mund te bejne dallim midis Hitlerit dhe Stalinit, sepse Stalini kishte vrare me pare nga 1923 deri me 1933 me shume se 30 milione ruse dhe ukrainas me politiken e tij kundra kulakeve. Prandaj edhe Enver Hoxha ngjason si vella siamez me Hitlerin e Gjermanise qe masakroi cifutet qe ne fillim te viteve 30-te dhe i vuri zjarrin Rajshtagut (Parlamentit) per te akuzuar kundershtaret politike dhe renoi shtetin gjerman si kurre me pare ne histori, njesoj si Enver Hoxha ne vitet 90 – te ne kohe paqe pa luftuar me asnje armik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*