Historia sipas gangsterëve politikë

February 28, 2018 13:20

Historia sipas gangsterëve politikë

Viktor Malaj

Është karakteristikë e përgjithshme e elitave politike dhe, sidomos, e udhëheqësve politikë që gjatë kohës që prodhojnë histori pra, gjatë kohës që merren me politikë, në pushtet apo në opozitë, të veprojnë dhe të sillen në atë mënyrë që t’i shërbejnë momentit apo të ardhmes së afërt të tyre, t’i shërbejnë asaj çfarë ata janë apo duan të bëhen.

Ndërsa, në perëndim të karrierave të veta politike apo pas largimit nga politika ata bëjnë çmos që historinë, të shkuarën në të cilën ata kanë vepruar dhe kanë qenë protagonistë, ta shtrembërojnë, ta falsifikojnë dhe interpretojnë në atë mënyrë që të mbeten në histori jo siç ishin, por siç do të duhej të kishin qenë. Pra, ata bëjnë çmos që edhe t’iu shërbejnë ambicieve të veta për sundim për së gjalli, por edhe t’iu lënë brezave të ardhshëm një imazh të vetvetes që shpesh nuk përputhet me të vërtetën e jetuar.

Sali Berisha është individi politik i cili jo vetëm nuk ka lënë gjë pa bërë për të hipur në pushtet dhe për të qëndruar në shalën e pushtetit sa më gjatë, por është gjithashtu individi që as nuk ndien kurrfarë brejtje ndërgjegjeje për fajet dhe krimet e kryer.

Përkundrazi, ka guximin dhe paturpësinë t’i gënjejë shqiptarët vazhdimisht dhe hapur për ngjarje, personazhe dhe veprime ku ata kanë qenë aktorë apo shikues, dëshmitarë të gjallë, të atyre që kanë ndodhur në tri dekadat e fundit në vendin tonë.

Në propagandën e pareshtur dhe shumë të dendur të këtyre 28 viteve vihet re se shumica e protagonistëve kryesorë të skenës politike shqiptare bëjnë edhe çfarë nuk është e mundur për ta paraqitur situatën e ndërrimit të sistemeve politike sikur nga njëra anë ndodhej një shtet kriminal, i rrezikshëm, i egër, vrastar, i dhunshëm që mezi priste rastin të kryente masakra apo t’i hante kundërshtarët të gjallë dhe, nga ana tjetër kishim disa “heronj” që ishin edhe engjëj, por edhe luftëtarë, edhe paqësorë, por edhe komandantë aksionesh madhështore përmbysëse, edhe ithtarë të paqes, rendit dhe sigurisë, por edhe organizatorë protestash të dhunshme që përfundonin me konflikte dhe me grabitje, djegie dhe shkatërrime të qyteteve apo humbje jetësh njerëzore.

Çudia nuk qëndron në pafytyrësinë për t’u paraqitur çfarë s’kanë qenë kurrë se kjo është e natyrshme  për cipëplasurit, por në guximin për të mospërfillur kujtesën tonë dhe për të fyer ndërgjegjen tonë.

Duke iu referuar momenteve të para të lejimit të pluralizmit politik dhe ndërrimit të sistemeve politike në Shqipëri, Sali Berisha dhe gjithë borizanët dallkaukë të shpurës së tij, me dhjetëra herë janë rrekur të mashtrojnë shqiptarët se drejtuesit kryesorë të regjimit pseudokomunist jo vetëm që mezi prisnin të ushtronin dhunë ndaj protestuesve apo figurave antikomuniste, por edhe sajonin situata të tilla që t’iu mundësohej masakrimi i kundërshtarëve politikë.

Mirëpo e vërteta është e pazhbëshme. Të pazhbëshme e bëjnë faktet historike që qëndrojnë kundrejt sajimeve dhe mashtrimeve politike në atë raport që ndodhen shpata e së vërtetës me fytyrën e maskuar të gënjeshtrës të cilën kjo shpatë e zbulon gjatë përleshjeve historike.

Në një intervistë të dhënë para një jave, Berisha u përpoq të krijonte idenë se drejtuesi i regjimit para- dhe paspluralist, Ramiz Alia, kishte qenë “një diktator pa kult”, “Ramiz Alia ka qenë për të qëlluar mbi njerëzit”, “donte të bënte një kasaphanë në bllok…” etj. Për të mos iu hyrë historive të gjata dhe fakteve pa fund mjafton të përmendim dhe krahasojmë qëndrimet e “diktatorit” Alia dhe “demokratit” Sali Berisha në dy momente të rëndësishme të fundit të pushteteve të tyre.

Në dhjetor 1990, pas 3 ditë protesta studentore, Ramiz Alia dhe 98 nga 100 anëtarët e KQ të partisë në pushtet (PPSH), pa shkaktuar asnjë viktimë, vendosën të shkelin Kushtetutën e tyre dhe të ndryshojnë sistemin politik (e theksoj: sistemin politik dhe jo thjesht ndërrimin e pushteteve brenda të njëjtit sistem politik). Ndërsa Sali Berisha dhe kukullat e tij politike pa moral qytetar dhe shoqërisht e kombëtarisht të papërgjegjshme, në mars 1997 e çuan vendin në konflikte civile dhe vendosën gjendjen e jashtëzakonshme duke kundërshtuar dorëheqjen e një qeverie të ardhur në pushtet me vota të dhunuara dhe të vjedhura, fakt i njohur dhe i pohuar nga opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.

Berisha rropatet kurrizdalë të argumentojë qenien e Alisë diktator me faktin se deshi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. E thekson këtë me shpresë se ne e kemi harruar dhe, nëse nuk e kemi harruar plotësisht, duhet ta harrojmë përjetë e mot, që ky “demokrati” jo thjesht deshi, por e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në  mars 1991 dhe u rizgjodh President në kushtet e kësaj gjendjeje politike, ligjore dhe sociale.

Për rolin e “diktatorit” Alia në shpalljen e pluralizmit politik, në mitingun e Qytetit Studenti në 11 dhjetor 1990, Sali Berisha i atëhershëm pohoi se: “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe shkon padyshim së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia i cili, me një mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e ushtrisë sonë në beteja çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë”.

Në intervistën e sipërpërmendur Berisha pohon se “aksionin” për rrëzimin e shtatores së Hoxhës në 20 shkurt 1991 e kishte ideuar dhe organizuar PD por, pohon ai, PD qëndroi në prapaskenë. E thjeshtuar me gjuhën proverbiale të popullit kjo do të thotë se PD dhe Sali Berisha “hidhnin gurin dhe fshihnin dorën” pasi, po sipas tij, mund ta nxirrnin PD-në jashtë ligjit si parti politike e dhunshme. Pra, ajo ishte e dhunshme, por “luante” në atë mënyrë që të dukej paqësore.

E vërteta e madhe historike është se kupola politike e kësaj partie ka qenë dhe mbetet e dhunshme, ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën në shumë konflikte dhe krime të ndodhur gjatë këtyre 28 viteve. Krijimi i PD-së u shpall në 12 dhjetor 1990 dhe dy ditët pasuese kanë qenë ditë dhune dhe krimi në qytetet kryesore të Shqipërisë, dhunë e kryer nga lumpeni i yshtur dhe organizuar nga figurat kryesore të angazhuara në “Lëvizjen Demokratike”. Grabitjet, djegiet dhe shkatërrimet e këtyre qyteteve fillimisht nuk u morën përsipër nga PD-ja por, pas ardhjes së saj në pushtet në vitin 1992, “heronjtë” e krimit filluan vetëmburrjet për rolet që kishin luajtur në ato akte kriminale dhe u shpërblyen me dekorata dhe poste shtetërore nga shefat e bandës që sapo u ngjit në pushtet.

Politika e rrugës dhe e dhunës ka qenë tipari kryesor dallues i kupolës politike të PD-së aq herë dhe aq gjatë sa ajo ndodhej në opozitë. Njëri nga eksponentët kryesor të asaj partie dhe ish-kryeredaktor i gazetës RD, Frrok Çupi, thoshte në vitin 1997 se “Sa për veprat e ndërtuara nga periudha komuniste, PD ka qenë iniciatore e parë që ato të digjeshin. Në vetë ekspeditat e PD-së, kur po mundoheshim të ngrinim demokracinë, lëshohej sinjali, ‘le të digjen, janë komuniste, do të ndërtojmë gjithçka të re’ “.

Në gjithë sjelljen e PD-së dhe të drejtuesit real 28 vjeçar të saj ka qenë karakteristikë dalluese ushtrimi i dhunës dhe pastaj fajësimi i kundërshtarëve me pretekstin se “na kanë provokue” . Edhe në intervistën e fundit, pasi ka pohuar se ishte ai dhe partia e tij që organizuan rrëzimin e shtatores së Hoxhës (padyshim një akt i dhunshëm dhe shumë provokues), me paturpësinë që karakterizon qeniet e paskrupullta, konkludon se “shmangëm konfliktin”.

Të njëjtën gjë pretendon edhe për tentativën e një turme të verbër qytetarësh me mendësi mesjetare për të sulmuar “bllokun” apo rrethuar dhe sulmuar Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, një objekt ushtarak dhe arsimor. Janë po kjo psikologji, është po ky moral dhe kjo dinakëri që u zbatuan edhe në sulmin dhe djegiet e pjesshme të MPB në maj 1991 apo rrethimet dhe djegiet e komisariateve të policisë së Tropojës dhe Shkodrës në shkurt-mars 1998, duke kulmuar me sulmin e armatosur ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore në 14 shtator 1998.

Duke iu referuar ngjarjeve të 1998 dhe sjelljeve të përhershme të Sali Berishës, gazeta gjermane Suddeutsche Zeitung e 26 shkurtit 1998 pohonte: “Si shef i shtetit ai ishte një katastrofë, si udhëheqës i opozitës ai është një ordiner i rrezikshëm”. Një vit më herët “The Independent” e Britanisë së Madhe e kishte cilësuar regjimin berishist si “regjimi i gangsterëve që ne financojmë”.

Në të gjithë propagandën e vet Sali Berisha përpiqet që, me trillime, mashtrime dhe keqinterpretime, të krijojë idenë e rreme se ai, ish- sekretari i byrosë së PPSH për Fakultetin e Mjekësisë, jo vetëm ka qenë shpëtimtari i Shqipërisë nga regjimi i mëparshëm, por ka qenë edhe shmangësi  dhe shpëtimtari i popullit shqiptar nga një “luftë civile” të cilën, sipas tij, gjithnjë e ëndërronin, e përgatisnin dhe e nisnin kundërshtarët politikë, por ai “ua digjte letrat”. Interesante, apo jo? Njeriu politik më i dhunshëm i këtyre tri dekadave kërkon të shitet si engjëlli i paqes; zjarrvënësi i Shqipërisë kërkon dekoratën e zjarrfikësit heroik; komandanti i sulmeve të dhunshëm dhe të armatosur ndaj institucioneve shtetërore na paraqitet si nismëtar i dialogut; nxitësi kryesor i konflikteve politike të pas 1990 rreket të na bind se ka qenë gjithmonë partizan i marrëveshjeve dhe mirëkuptimit; ideatori dhe organizatori i krijimit të formacioneve antikushtetuese civilo-ushtarake të 1997 dhe dërgimit të tyre nga veriu në jug kundër “rebelimit komunist” e etiketon veten si armik i luftës civile; organizatori dhe urdhëruesi i sulmeve me artileri, aviacion dhe Lëndë Helmuese Luftarake të popullsisë civile në jug të Shqipërisë “sa për t’i trembur” kërkon të mbetet në histori si njeri politik human, demokrat dhe atdhetar.

Mirëpo, arsyeja e shëndoshë nuk i lejon poseduesit e saj të besojnë se një gangster politik mund të jetë edhe shpëtimtar i popullit të cilit i përket; se një “ordiner i rrezikshëm” mund dhe duhet të marrë atributet e Perëndisë së Paqes dhe Lirisë; se ai, regjimi dhe sundimi i të cilit ishin një katastrofë, mund të konsiderohet edhe përmbysësi i të keqes edhe sjellësi i të mirës së një kombi.

Duke i ditur të gjitha këto, duke e ditur se atij i është provuar autorësia e vrasjeve politike ai përpiqet të bëjë vrasës të gjithë kundërshtarët politikë, të djeshëm e të sotëm; duke e ditur se atij i është provuar autorësia në akte antikombëtare në marrëdhënie me fqinjët e Shqipërisë ai bën çmos të etiketojë si “tradhtarë” dhe “antikombëtarë” kundërshtarët e vet politikë për veprime dhe marrëveshje që nuk kanë ndodhur ende; duke e ditur se i është provuar korrupsioni dhe vjedhjet në shuma marramendëse të investimeve të qeverisjes së tij ai i shpall të gjithë kundërshtarët politikë si “megahajdutë”; duke e ditur se i është provuar disa herë autorësia në manipulimet, falsifikimet dhe dhunimet e proceseve zgjedhore, ai nuk pushon së konsideruari të pavlefshme të gjitha zgjedhjet që nuk e kanë sjellë në pushtet prandaj, në fund të çdo reagimi apo statusi fejsbukist, nuk harron të bëjë thirrje të dëshpëruara: “Të ngrihemi! T’i përmbysim!”, domethënë të rrëzohen me dhunë ata që janë zgjedhur me vota dhe të rikthehet ai që votimi popullor e ka urdhëruar të shkojë në muzeun e historisë si relikte e një kohe që s’mbahet mend, si dëshmi e falsitetit, hipokrizisë dhe banalitetit politik e njerëzor. Dhe ky gjëmëzi, që rropatet për t’u vetëstolisur me fakte që s’kanë ndodhur, quhet Sali Berisha.

Po, a ishte dhe sa ishte Ramiz Alia diktator? Megjithëse nuk ka një përcaktim të saktë dhe të gjithpranuar për fjalën diktator, duhet thënë se Alia mund të quhet “diktator” liberal, demokrat dhe human. Ndërsa Sali Berisha, që nga glorifikues kthehet në munxosës i tij, ishte dhe mbetet një “demokrat” i dhunshëm, diktator dhe antihistorik. Ai që në kushtet e sistemit politik njëpartiak pranon ndërrimin e sistemit politik dhe dorëzimin e pushtetit pa dhunë është dhe mbetet njëqind herë më demokrat dhe atdhetar, sesa ai që në kushtet e sistemit politik shumëpartiak bën çmos dhe përdor të gjitha format e dhunës për ta bërë pluralizmin një falsitet dhe pushtetin e vet të përjetshëm. Atë që nuk pranoi të manipulojë votimet e 1991 që e nxorën humbës si deputet në zonën e vet elektorale do ta njohë historia njëqind herë më të ndershëm e demokrat sesa “kryetrukuesin e zgjedhjeve të 2009” (sipas korrespondencës diplomatike amerikane) dhe dhunuesin e proceseve të tjera zgjedhore.

Atë që dha dorëheqjen dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme për hir të paqes popullore, megjithëse pushteti i zgjedhjeve të marsit 1991 i ishte konfirmuar nga gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë, do ta njohë e ardhmja shumë herë më të përgjegjshëm dhe demokrat sesa atë që për hir të pushtetit të rikonfirmuar nën dhunën e 26 majit 1996 e të konsideruar të tillë nga bota perëndimore, e çoi vendin dhe popullin e vet në buzë të greminës, në gjendje të jashtëzakonshme dhe e vuri nën “protektoratin” e forcave shumëkombëshe.

Atë që nuk fyeu, nuk dhunoi dhe as dënoi ndonjë gazetar do ta njohin brezat e ardhshëm shumë herë më demokrat se atë që ka rrahur, burgosur, plagosur e gjymtuar gazetarë, që ka djegur redaksi gazetash dhe që vazhdon edhe sot e kësaj dite të sulmojë me akuza dhe fjalor poshtërues gazetarët që guxojnë të flasin për gjëmat e tij. Atë që fundi i pushtetit të tij politik dyzet vjeçar e gjeti edhe pa shtëpi e ardhmja do ta çmojë shumë herë më të ndershëm e fisnik se ata që pas dhjetë vitesh në pushtet u bënë milionerë.

Për vlerësimin e rolit dhe figurës së Alisë, e ardhmja do të dijë mirë të zgjedhë midis përçartjeve dhe rrenave pafundësisht të turpshme të Sali Berishës dhe pohimit të gazetës opozitare RD të datës 23 shkurt 1991 se “Ne do ta shpallim hero të shpirtrave tanë Presidentin që nuk urdhëroi fillimin e gjakderdhjes… Ne do të përulemi me respekt para atij që drejtoi këtë vend të vrarë, të shpartalluar, me thika në shpinë e mërira të tmerrshme në sytë, drejt civilizimit pa gjak”.

 

February 28, 2018 13:20
Komento

17 Komente

  1. jetimet e 21 Janarit February 28, 13:01

    EDHE TI O BRUTI MALAJ!!!
    Pa dashje po kthehesh ne leterhigjenike te serb Salise si tere bajgat e informacionit pleherat e fevzise?????
    Si ka mundesi qe nje njeri i vetem i ish bllokut te udheheqjes shtyp me zjarr e hekur nje popull te tere me njerezit e bllokut ne krah kunder ‘BLLOKUT’!?
    Shqipetaret ku jane e me se jane marre 25 vjet kur Nenat gratemotrat femijet u shkedhejne Salija,medija,nano,edvini fevzija like florija mul noka blushat lubonjat ngelat pollot e tere gramoz pashkot rrulat dhe alabakeri-Tradhetijaaaaaaaaa apo AmeriQIa

    Reply to this comment
  2. syri February 28, 13:10

    Shumee sakte! Por me shume uje! Per c’do kend qe e njeh periudhen berishiane eshte e qarte se kush eshte Saliu dhe cfare krimesh ka bere! Mjaft me historite per te na treguar me tej! Na tregoni,shtetit shqiptar ne popullit se cfare duhet bere qe kjo “kuceder” te mos na helmoje me! Kjo cete kriminelesh edhe me Meten te shkojne para drejtesise ose te pakten mos i kemi neper kembe me! Te largohen nga politika! Kjo do te ishte “smart” dicka e zgjuar!

    Reply to this comment
  3. biometri February 28, 13:39

    Viktor kete here ke nje gabim
    Ramiz Alia dhe Sali Berisha jane NJE.
    Te dy te lidhur me UDB, te dy ia bene varrin Shqiperise
    Ramizi na beri peshqesh Saliun dhe nuk e ka bere rastesisht sic eshte hequr sikur.
    Histori e gjate dhe e ndyre me te cilen shqiptaret do merren vetem kur te kene zgjidhur problemet e urise dhe injorances

    Reply to this comment
  4. Adih February 28, 14:46

    Z i nderuar Viktor .Me gjethe se perjetuam nje diktature kampjone ne te gjithe lindjen ,deri diku funksononte shteti, kurse ne keto 27 vite ,ka qene rrumpalle ,vetem vjedhje shkaterim te cdo gjeje ,ku populli Shqiptar nga shiu shkoi ne bresher .Dihet qe, Berisha eshte rekordi i se keqes ,por mos i lere dhe te tjere politikane nga PD dhe LSI e PS ,pa i kritikuar ,e pa komentuar . E them me siguri dhe ju pyes ju Z Viktor ,
    A jane PS ,PD e LSI kundershtare politike me njeri tjetrin ,e une do thoshja pa hezituar JO (me te madhe ) Kjo shikohet e preket , si drita e diellit ,mbi programet e tyre , ku jane te njejta as edhe milimetri nuk i ndan ., .Ka shume i nderuar Viktor per te shkruar ,per kete teme ,por dua ta mbyll me keto fjale komentin tim.
    SHQIPERIA DO BEHET VETEM ATEHERE ;KUR PARTITE POLITIKE SHQIPTARE ;TE JENE VERTETE KUNDERSHTARE POLITIKE ;ME NJERA TJETREN .
    Atehere i nderuar z Viktror do filloje malorja ,per shqiptaret e pa perkrahur popull ,ku po vuajne shume dhe natyrisht nuk e meritojne .Nderime Z Viktor…

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit February 28, 15:26

    i dashur Viktor! Motoja e Berishes eshte gjithnje sentenca “Mbrohu duke sulmuar”. Sa here qe e kaluara i kthehet e ç’maskuar, ai i sulet personave, ngjarjeve dhe konjukturave politike per te larguar vemendjen nga gjurmet e tij kriminale. Tanime kete moto e ka bere filozofi te jetes dhe duke degraduar fiziku dhe gjendja mendore do degradoje edhe fjalori, e duke pasur probleme me piqiken, me kujtesen dhe me gjurmet e pashlyeshme ne njemije te zezat e bera vendit dhe njerezve te tij, doemos do krijoje keto situata haluçinante dhe keto historira qe histori nuk jane.Ka dy faktore qe s’ndryshojne dot me: 1- Berisha nuk kthehet dot me ne pushtet dhe 2- Ngjarjet nuk jane fshire siç ai eshte perpjekur ti fshije. Prandaj paçim sy te shohim e veshe te degjojme, se ne kete bote vala iken larg, por sidoqofte do kthehet njehere dhe do sjelle me vete edhe plehrat qe çoi tutje. Ju pershendes!

    Reply to this comment
  6. info analitike February 28, 16:28

    I shkreti Malaj akoma me Ramiz e Sali duke harruar kriepsikopatin qe ne ate kohe donte te varte shtillave shoket komuniste. Po qysh o Viktor perfundoi Edi nga nje tribun i PD-se ne ate te PS-se kete aha e ke te veshtire te na e thuash. Ore qe te vijme ne problemet e dites, se qellimi i artikujve si ky eshte per te hequr vemendjen nga problemet e momentit, e more vesdh qe greket nuk lejuan nje grup cam qe te vizitojne Prevezen e Bushati qe llap ne parlament nuk llapi fare. Po rritjen stratosferike te faturave te ujit te Lali Dhjerit e more vesh? Parashikohet te paguhen 36 mije leke te vjetra nga 10-12 mije qe paguante nje familje. Pra nje trefishim pa asnje justifikim. Per keto do te shkruac ndonjehere apo do te vazhdosh te merresh me saliun tere jeten?

    Reply to this comment
  7. fteri February 28, 17:39

    Përplasja e gazetarit talentuar Artan Hoxhës ballë -përball me Sali Berishën në emisionin e news (Njuz ) 24 ishte goditja dhe damkosja e parë publike shkatrruese që mori k/krimineli Sali Berisha për krimet që ka bë.

    Asnjë politikan,deputet,qeveritar apo gazetar nuk i ka dalë përballë Sali Berishës për krimet që ka kryer për 27 vjet dhe ka mashtruar ,por me servilizëm i kan lëpirë bythën kriminelit të dhunshëm ,të gjithë ulin veshët para tijë !…

    Gazetari Artan Hoxha është patëriot ,është shembull i lartë i gazetarisë shqipëtare që skrifikohet për interesin e kombit duke luftuar me fakte dhëmb për dhëmb dhe me guxim me panterën e zezë S.Berishën njeriu që i ka të larë duart deri në brryl me gjak shqiptarësh .Dhe ky kriminel nuk ka dhënë asnjëherë llogari para drejtësisë shqiptare ,vetëm hekurat e presin me që nuk ka dënim me pushkatim !

    Kjo është shkelje për drejtësinë me dy sandarte në respekt të zbatimit ligjit ,jo njësoi për të gjithë qytetarët,është një krim i shëmtuar në histori të pluralizmit shqipëtar.

    Prandaj Artan Hoxha është nderi kombit !

    Reply to this comment
  8. Mjeshtri I gangestereve te intriges dhe krimit February 28, 18:22

    Artan Hoxha they mithin e Berishes se ai eshte Demokrat. Mithin se Berisha eshte i paster Me fakte I ka nxjerr te gjitha krimet e perfolura si si I 21 Janarit ku Berisha genjeu per diten me Diell !

    Reply to this comment
  9. MH February 28, 18:52

    Z.Malaj na ka pershkruar gjithe sa dime dhe perjetuem dhe ne,ne kete tranzicion STOP aspak tranzit.
    Gja qe nuk bahet,por po te ishte Erdogani kryeminister i shqiperise me daten 14 shtator 1998.Berishen e kishte ba ferlig.I kishte ba SHQUP-isat me fol me veteveten sikur dhe radar te kishin nuk do gjejshin shtepit e tyre nga catrafilimi qe do iu kishte veprue Erdogani.Do ngeleshin shtrire rrugeve.Do dilte komunalia ti mbildhte per ne grope plehut si qejt rrugash.Sot do ishim anetare te BE dhe pa kurrefare embrionit PD.Ne kete sebep dhe Meta mund te ishte ma i pranushem si majtiste.Po jo!Sepse mbas kesaj date iu kthye pushteti ne ortakllek me Berishen dhe perfundoj para kamerave me tefter ne dore qi i bante tranzit parave pa mund e pa djeres nga xhepi zv.kryeminister ne buxhetin e shtepise qe thuhet qe ka mbi 23 Wc dhe vila luksoze.

    Reply to this comment
  10. Pushti i UDB-se nga Viçidoli February 28, 19:02

    Analizë shumë e saktë dhe e argumentuar . Duke mos pasur argumenta dhe logjikë për të provuar të kundërtën , një tufëme derra këtu , “myslimanë” të zellshëm të kalifit të Viçidolit , si gjithmonë dinë vetëm të përbaltin gjithëçka që thuhet kundër tyre . Zoti Viktor , të flm për gjithëçka thua !

    Reply to this comment
  11. ETHEM February 28, 19:19

    ANALIZE E SHKELQYERE QE VETEM GAZETARET E D I T E S PO E BEJNE ÇDO DITE.POR FATKEQSIA E PARE QENDRON SE SALIU DHE TE TIJET NUK DEGJOJNE NGA VESHET E NUK SHIKOJNE NGA SYT.S’DYTI REFORMA NE DREJTESI PO VONOHET PIKERISHT NGA SALIU,LIKJA E LULI.S’TRETI-EDHE AMBASADORI L U PO NA ZHGENJEN ME “PESHKUN E MADH”.DHE POPULLI(95%)E DI SE KUSH JANE PESHQIT E MEDHENJ.KUSH DO GUXOJ TI KAPI ATA E TE SHPETOI POPULLI SHUMEVUAJTUR ?
    NUK BESOJME SE MUND TE ARRESTOHET E DENOHET KRYEKRIKINELI I SHEKULLIT 20-21 PERVEÇSE ATJE KU U GJYKUA MILLOSHEVIÇI.SE NE KETE VEND NUK KA GJYKATES ME PRAPANICE TE FORTE TE PA IMPLIKUAR ME SALIMORTJEN E KO.KA SHUME ARSYE QE SB NUK MUND TE DENOHET KETU.
    NDAJ AI SHPIF E SHANTAZHON GJITHKEND ÇDO DITE PER 28 VJET.
    ELEZ BIBERAJ QE E VURI NE KRYE TE VENDIT (BASHK ME RAJERSONIN) KTO DITE NE NJE INTERVISTE DEKLAROJ QE SB TE TERHIQET NGA POLITIKA…! POR AI NUK E KA ARRITUR MISIONIN E TIJ-PRURJEJN E PD NE PUSHTET DHE DJEGJEN NGA THEMELI TE KETIJ VENDI SIPAS POROSISE TE PADRONIT NGA E KA ORIGJINEN AI DHE FAMILJA E TIJ.
    KETE THEQAFE TE TIJ E KA NE DORE SHBA NESE DON TE KORIGJOJ GABIMET QE KA BERE ME TE NDAJ POPULLIT NE KETO VITE TRANZICIONI TE VESHTIRE PER SHKAK TE KETIJ BURRI PA BURRNI.NDRYSHE KY VEND KA MARR FUND.
    KM RAMA PO PUNON E LUFTON SI NE RRETHIM VECSE DERI TANIME KA PASUR MBESHTETJEN E SHBA+BE PER REFORMAT E BERA.

    Reply to this comment
  12. kastriot February 28, 19:38

    Nqs nuk jenipjese e lojes Cdo kush e di opinionin e Berishes per Ramiz Aline Saliu e varrosi me nderimet me te larta te tjerat para dhe pas jane perralla per femije

    Reply to this comment
  13. betixho February 28, 23:10

    Një radiografi e përsosur e mënçur,historike e saktë e asaj force politike kupola e së cilës duhet të pergjigjet jo vetëm politikisht por edhe penalisht për të zezat e mëdha që i ka sjellë popullit shqiptar dhe vëndit dhe që vazhdon në të njejtën rrugë,me të njëjtat metoda,me të njejtin qëllim dhe frymëzim për ti sjellë shqipërise dhe popullit të saj,jo demokracinë që jo e jo por për ti përshkallëzuar në mënyrë dramatike fatkeqësitë më të paimagjinueshme kombit tonë.

    Reply to this comment
  14. Arber Iliri March 1, 01:42

    O Malaj, problemi i jot eshte se perzjen miellin me krunde.Rezimi i shtatores se diktatprit ishte nje veper e madhe perparimtare dhe duhej te ndodhte.Sa per Ramiz Aline, i fundit udheheqes i regjimit komunist ka drite hijet e veta, ndersa Saliu eshte i Juaji Komunist por edhe Gangster sepse zakonisht ne situata te tilla Komunistet dhe Fashistet kthehen ne Gangstere politike.Fillim e fund.Saliun ju e luftoni si i races suaj qe mori pushtetin duke ju luftuar ju, por vetem per interesa personale sepse nethelb ai ishte e mbetet komunist.

    Reply to this comment
  15. MH March 1, 13:05

    Arber Iliri
    Shko e bani tymin trunit.Kolaudimin!
    Gazetari Malaj dallohet si i vecante pikrisht se nuk lejon asnji fare perzierje ne shkrimet e vete.E jo ma krundet me miellin.Asht i vetmi qe spikat ne paraqitjen e cdo problemi mbazue ne rrealitetin me vertetesi.Bile une e kam njehesue se Malaj ka nji “semundje” qe nuk shkeputet nga rrealiteti dhe e verteta.Ka ngul gozhde ne kete qender te vertetes dhe nuk shqitet sikur atom te bie aty qendron i patundur.Nji triumfator i vertet.
    Nuk e con e nuk e ban veten si ato analistet e shkarpagji qe cfare shkruajn ne mengjez e ndryshojne e bien ne hasmeri me vetveten disa here deri sa te vijen nata.E perseri iu duket mire.Te nesermen zbardhine zgurdullojne syt ne riabilitim te moralit te pamoral per gazetar ekselence. Perseri iu duket bukurmire.
    Tashti e kam me tipin tand te pa kolaudum.
    Krahas euforise qe shpreh me rrezimin e shtatores te diktatorit si veper madhore perparimtare.Duhet te kujtoheshe per ngritjen e shtatores dhe kjo teper madhore dhe perparimtare te naltmadhenise Zog mbreti i Shqiptarve.
    Ku dikund aty poshte kesaj shtatore te viheshin vargjet e Nolit te famshem e te pavdekshem si ish pjese e qevrisjes te pushtetit naltmadhni zogj.Ku spikat me vertetsi ideja perparimtare e Zogut gomarit mbret i shqiptarve.
    Citoj:
    Rrofte Ahmet Zogu rrofte
    Shakagjiu i “PERPARIMIT”.
    Brez mbas brezit u kujtofte
    Si sternip i Nastradinit.
    Te ngushlloj.Ike e bani tymin trunit qe te vish ne vete.Kolaudou,kolaudou qe te vije era njeri normal.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*