Historia tragjike në Bruksel, mamaja vdes, shpëtojnë 2 fëmijët

March 23, 2016 11:58

Historia tragjike në Bruksel, mamaja vdes, shpëtojnë 2 fëmijët

Kjo është një nga historitë tragjike të shpërthimeve të ndodhura dje në Bruksel.

Adelma Tapia Ruiz, 36 vjeç, ishte në aeroport pasi do të udhëtonte drejt Nju Jorkut për të takuar mamanë dhe motrën.

Ajo do të udhëtonte bashkë me dy vajzat e saj, binjaket Maureen dhe Alondra, 3 vjeç. 36-vjeçarja me origjinë peruane që jetonte prej 9 vitesh në Belgjikë, shoqërohej në aeroport nga bashkëshorti i saj belg, Christopher Delcambe.

Në momentin e shpërthimit, dy vajzat ishin larguar pak më tutje për të luajtur dhe shoqëroheshin nga babai.

Ato dhe i ati shpëtuan, ndërsa Adelma jo. Raportohet se Maureen u plagos në krah, por nuk ka asgjë serioze. Edhe Christopher Delcambe u plagos./E.T

327B378300000578-3505695-image-a-5_1458727194041327B619900000578-3505695-image-a-2_1458725621046327B378B00000578-3505695-image-a-3_1458725625300

March 23, 2016 11:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*