Historia tronditëse/ Familja jeton në makinë me një foshnjë 7 muajshe

July 5, 2016 14:28

Historia tronditëse/ Familja jeton në makinë me një foshnjë 7 muajshe

E përditëshmja italiane “Alto Adige” e provincës së Trentos sjell sot në faqet e saj historinë e një çifti emigrantësh shqiptarë, rezidentë në Bolzano e prindër të një vogëlushi 7 muajsh që prej disa ditësh janë të detyruar të jetojnë në makinë.

Pak ditë më parë ata janë larguar nga banesa e tyre e marrë me qera pasi për disa muaj nuk kanë paguar qeranë e shpenzimet publike, një shumë prej 3000 euro qera e 650 euro shpnzime.

Me urdhër të gjykatës adminsitrative të Bolzanos familja shqiptare është dëbuar nga banesa. Por dhe pse tashmë i kanë shlyer detyrimet e kanë paguar të gjitha shpenzimet e duhura, çifti shqiptar nuk mundet më të rikthehet në banesë. Me foshnjën e tyre 7 muajshe ata kalojnë ditët duke përdorur makinën si shtëpinë e tyre.

Për të përditshmen italiane, babi shqiptar Florenci tregon se gjatë natës mundohet ta parkojë makinën në vende të qeta, ku nuk ka trafik, në mënyrë që vogëlushi i tyre pak muajsh të flej i qetë.

“Nuk kemi të njohur e të afërt në Bolzano e për momentin askush nuk mund të na ndihmoj për të na strehuar. Nuk kthehemi në Shqipëri thotë cifti shqiptar, duam të jetojmë në Bolzano e nuk e meritojmë një trajtim të tillë. Tashmë paratë i kemi paguar”

Avokati  Paolo Polizzi tregon për median italiane se familja shqiptare nuk ka mundur të paguajë qeranë për shkak të disa shpenzimeve të rëndësishme të kryera në banesë, por situata vazhdon të mbetet paradoksale edhe pse ata kanë shlyer tashmë detyrimet ndaj pronarit të shtëpisë.

Një betejë gjyqësore ka nisur mes familjes shqiptare e gjykatës administrative të Bolzanos e cila ka vendosur dëbimin e tyre nga banesa. E ndërsa të gjej zgjidhje proçesi gjyqësor, familja shqiptare me djalin e tyre 7 muajsh vazhdon të jetojë e të kaloj natën në makinë.

familja shqiptare

July 5, 2016 14:28
Komento

6 Komente

  1. Nukkam July 5, 14:38

    Nuk ka hotel aty afer pordha e shqiptarit… pa shpi rri por ama ka makin

    Reply to this comment
  2. Andreas July 5, 15:07

    Keta qenkan estrade fare! Nuk paguajne qirane per muaj te tere dhe pretendojne qe i zoti i shtepise ti fute perseri ne shtepi kur i paskan plasur edhe buzen neper gjykata!!!

    Reply to this comment
  3. ??? July 5, 15:21

    Ne momentin qe nuk paguan qerane, ke prishur kontraten. Te tjerat pastaj jane papergjegjesi e prinderve qe me siguri duhen te jene njerez te trashe.

    Reply to this comment
  4. ermir July 5, 18:16

    ne itali me femi te mitur nuk ka gjykate qe te nxjerr nga shtepia dhe sikur te kesh me se 1 vit pa paguar qerane.

    Reply to this comment
  5. j July 6, 08:01

    KETA MENDOJNË TË BËJNË ATË QË BËNË NË BATHORE,PASKUQAN APO BABRRU,QË ZUNË TOKAT DHE PRONAT E TJERVE POR KANË NGATËRRUAR SHTET. NË ITALI SHTETI FUNKSIONON.

    Reply to this comment
  6. ELIOT March 25, 17:59

    KESHTU RASTESH NDODHINE NE TE GJITHE EUROPEN ..SHOKE NGA SHQIPERIA …PO NUK E PAGOVE QERANE .PRONARET TE NXJERRIN JASHTE SE JANE PRIVATE DHE SE CAJNE KOKEN … VETEM NE PERIUDHEN E DIMRIT NUK KANE TE DREJTE TE NXJERRIN JASHTE NE FRANCE …..DERI ME 15 MARS …PASTAJ PO SE PAGOVE QIRRANE HOP TE NXJERRIN K
    JASHTE ME POLICA … DHE KY I SHKRETI KUSHEDI SI E KA HALLIN …MUND TI ARRIJE CDO NJERIU …TE HEQIN NGA PUNA …. DHE SKE LEKE PER TE PAGUAR … VETEM SE NE FRANCE KANE NDIHMA SOCILAE QE TE NIHMOJNE DHE SHUME PAK I NXJERRIN JASHTE .POR NE ITALIE ESHTE NDRYSHE ME DUKET …. SIGURESA SOCIALE NU ESHTE SI NE FRANCE ….. SHQIPTARET NE ITALIE DUHET TA NDHMOJNE …PO TE ISHTE NE FRANCE DO TI NDIHMOJA …..MERCI …ET BON COURAGE FAMILJA …SHQIPTARE ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim