Historike/ Kosova bëhet anëtare e UEFA

May 3, 2016 13:10

Historike/ Kosova bëhet anëtare e UEFA

Kosova u pranua sot në Federatën Evropiane të Futbollit, UEFA, gjatë kongresit të 40-të kësaj federate, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kongres votuan 54 shtete anëtare, nga të cilat 28 pro votuan pro dhe 24 votuan kundër e dy te pavlefshme.

Më herët në Kongresin e 40-të të UEFA-s u votua kundër ndryshimit të statutit që parashikon se në UEFA mund të pranohen vendet, që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura.

54 anëtarë të Kongresit kanë marrë pjesë në këtë votim për ndryshimin e statutit. 33 vota ishin pro ndryshimit të statutit, kurse 20 ishin kundër, kurse 1 abstenim, raporton Koha.net.

Siç dihet Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. UEFA ka kërkuar që të bëhet harmonizimi i statutit të saj me atë të FIFA-s.

May 3, 2016 13:10