HISTORIKE / Sabile Risha hap edhe një herë Hafije Defterin

February 28, 2018 13:22

HISTORIKE / Sabile Risha hap edhe një herë Hafije Defterin

Nuk janë të paktë ata që kanë menduar se marrëdhënia ekskluzive e liderit apostolik dhe pontifik Sabile Risha, me librin e tij më të dashur këto 28 vite, Hafije Defterin, kishte filluar të ftohej pas 2013-s e këtej.

  Defteri në fjalë, siç kanë dëshmuar dëshmitarët shumë të paktë në vite, përgjithësisht ata që kanë punuar kafazë dhe içogllanë (ose roje, siç i thonë turqit e soçëm), apo qatipë (sekretarë), është me kapakë të praruar, ka disa gërma në serbishten e vjetër por fletët e zverdhura i janë konsumuar shumë nga shfletimi…

  Ky Defter pra, ishte mbyllur në një sënduk në sarajin ku Sabile efendiu mban artifaktet që kanë shenjuar jetën e tij:

Një palë opinga të rinisë së parë, me gomë motoçiklete gjermane dhe lëkurë dhie të zier dy herë; një çifteli telat e së cilës mungojnë pasi qenë përdorur për të rregulluar gardhin e kullës, një radiomarrëse që e ka rrezen e transmetimit deri në Novi Pazar dhe një palë tirqe shajaku origjinale, nga ato që të mbajnë ngrohtë në verë dhe ftohtë në dimër.

Por dy ditë më parë, pohojnë burime të mira për Gojët e Liga, Hafije Defteri u hap përsëri.

“Hajër inshallah”, mësohet se ka mërmëritur Sabile Risha duke e shpluhurosur plot dashuri, teksa mënjanë kishte emrat e listës të negociatorëve të detit mes Arnavutlukut dhe Junanistanit.

Pasi verifikoi shumicën e emrave, njomi me pështymë gishtin tregues dhe u ndal te gërma M.

Një gëzim i sinqertë, patriotik dhe liridashës i shkëlqeu në sy, si gjithmonë kur është duke bërë punë të mira për mbrothtësinë e vatanit.

“Voila,” i shpëtoi një frëngjizmë, “Meçollari, është hafije sepse nuk ka dash me m’dhan asqer-limanin e Bisht Pallës për evlatin”.

Dhe shtoi i kënaqur: “Vallahi bilahi, melhem është ky Defter, melhem. Meço djali, nuk e dije se Palla e ka bishtin prapa?”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike, sakën se nuk e merrni seriozisht

 

February 28, 2018 13:22
Komento

2 Komente

  1. Dashi February 27, 19:44

    hahahah e forte. Sa e vertete, palla e ka bishtin prapa. Fiks si dardha

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit February 27, 23:36

    Palla ka mbetur pa bisht fare, e ka marre sa-bilja dhe e ka futur ne senduk qe ne kohen e rinise se pare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*