Historike/ Veliaj: 62% e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 orë në ditë, do vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%

June 29, 2020 14:21

Historike/ Veliaj: 62% e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 orë në ditë, do vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e kryeqytetit. Për herë të parë në këto 30 vite, falë investimeve të reja të Bashkisë së Tiranës, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm.

Nga Kombinati ku inspektoi punimet për rikonstruksionin e Rrugës “Hamdi Cullaj”, Veliaj theksoi se dyfishimi i prurjeve nga Bovilla dhe dyfishimi i filtrimit kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren.

“Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë. Dyfishimi i prurjeve në Bovillë dhe dyfishimi i filtrimit, na kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren. Megjithatë, do tëvazhdojmë testimet dhe më vjen mirë se zona që më përpara e mbulonte Kombinati, pra zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në 24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë, është si dita me natën. Fakti që banorët janë përgjigjur shumë pozitivisht, do të thotë se duhet të vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%”, theksoi Veliaj.

l.h/ dita

June 29, 2020 14:21
Komento

8 Komente

  1. edi June 29, 14:27

    A prandaj nuk pashe me depozita uji siper neper pallate!Mashtrues.

    Reply to this comment
    • likefloriri June 29, 16:48

      Nuk eshte aspak e vertete! Ky halabak i qelbur me fjalen “qytet” nenkupton lagjen e pasanikeve ku jeton vete. Eshte turp per nje gazete si dita qe boton komunikatat e zyres se manipulimit te ketij maskarai. Turp!!!

      Reply to this comment
  2. Zigur Qarri June 29, 14:53

    Te promosh kete jashqitje,ke bërë marrveshje me djallin.
    Kush e paguan dëmin per mbjelljen Palmave që u thanë,kush e paguan dëmin e zhvendosjes dhe rikthimin e stacionit te Trenit me afro 100 milion euro?
    Ne cilin vend te Botes,Kryeatri Bashkise miraton projekte pa pyetur specialistet,shkakton miliona humbje dhe nuk mban pergjegjesi ligjore?Ne cilin vend te Botes promovohet nje bandit?Veting per gazetaret.

    Reply to this comment
    • 777 June 29, 19:14

      Ky mashtrues ordiner quan Tirane ish qytetin e dikurshem me kete emer qe perfundonte tek Zogu i Zi,por harron se pergjigjet per te gjithe Bashkine e Tiranes!

      Reply to this comment
  3. info analitike June 29, 17:16

    E shikoni more shoke qe ju ankoheni kot se lali Euro ju ka dhene te gjitha te mirat po ju jeni mosmirenjohes.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 29, 17:20

    Nja dy gjera teknike per lal Euron. Impianti i Bovilles nuk eshte ndertuar prej teje dhe me kapacitetin qe ka furnizon rreth 75% te Tiranes. Problemi me cilesine e ujit dhe furnizimin e Tiranes qendron me tubacionet e transprtit te vjeteruara e thuajse jashte perdorimit dhe me depozitat per te cilat duhet afro gjysma e kapacitetit te punes vetem per ti mbushur ato. Ku je me shtrirjen e tubacioneve te reja sepse ky eshte problemi emergjent qe duhet zgjidhur? Me sa kuptoj ke nevoje te vazhdueshme per reklama dhe nxjerr keto ycklat.

    Reply to this comment
  5. Rrema June 29, 19:11

    U&f sa lajm i bukur per t’u rrefyer,por ne Yzberisht (KMY) ka nje jave qe uji vjen me pikatore aq sa nuk arrijme te lajme trupin ne dush se mbetemi me shkume!
    Per cfare i ke keto MASHTRIME o lali Eri,kur po erdhi uji ne 24 ore e ndjejme vete edhe pa dale ti ne TV?
    E ben per te mashtruar i lali Eri e jo per ne!
    Ne se na vjen uji gjithe diten pa nderprerje,pse te duhet ty te njoftosh ne TV?
    Nuk ka uje fare Yzberishti,o mashtrues dhe leri pordhet me 24 oret e tua se keshtu ke folur edhe para 5 vjetesh!

    Reply to this comment
  6. leonidha June 30, 08:56

    Mashtrues. Mund te me mashtrosh qe ke mbjelle 235,625 rrenje bar tek sheshi Skenderbej, se nuk kam ndermend ti numeroj, por nuk mund te me mashtrosh me kete punen e ujit, pasi e shikoj cezmen ne cdo kohe, na hoqe depozitat me dhune dhe duke i vjedhur ato bashke me platformen mbajtese bile edhe antenen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim