Historiku i një brigade…

August 20, 2017 10:37

Historiku i një brigade…

Nga Alketa Luari

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare tashmë kishte marrë përpjestime të mëdha.

Pas dy operacioneve ushtarake të ushtrisë së Werhmatit në bashkëpunim me forcat kuislinge dhe Ballin Kombëtar, gjatë dimrit 1943 – 1944, dhe të atij të qershorit pak muaj më vonë, Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë direktivat të gjitha brigadave të krijuara deri atehere të hidheshin në kundërsulm.

Nga ana tjetër me  vendimet e Kongresit të Përmetit do të shpallte platformën e saj të re politike ku demokracia sipas vullnetit te popullit dhe vendosja e pushtetit demokratik në të gjithë vendin, do të përbënin hapat e para drejt krijimit të qeverisë së re që do të mbahej pak muaj më vonë në qytetin e Beratit.

 Krijimi i njëpasnjëshëm i këtyre brigadave do të thoshte një përhapje më e gjerë e veprimeve luftarake nga ana e ushtrisë NAÇL.

Pikërisht për t’i dhënë një dimension sa më të gjerë këtyre formacioneve dhe për të përshpejtuar çlirimin e vendit me urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm formohet në Therepel të Skraparit Brigada e XVI Sulmuese. Ishte data 20 gusht.

 Në një dokument që Enver Hoxha i dërgon Shtabit të Brigadës në 26 gusht, pra vetëm 6 ditë pas krijimit të saj, ai nënvizon mbi të gjitha veprimet ushtarake që duhet te ndërrmeren ndaj armikut, si zonat e veprimit, objektivat e tyre etj.

Rinia në brigadë përbënte përqindjen më të madhe të efektivit të luftëtarëve… Komiteti i Partisë dhe Shtabi i Brigadës, në bazë të udhëzimeve të posaçme nga KQPKSH, punës me rininë i kushtonte rëndësi të veçantë.

 Në fillimet e saj formacioni në fjalë zhvilloi këto beteja: “Ajo zhvilloi luftime luftarake në zonën e Berat, Fier, Lushnje… Aksionet dhe luftimet e kësaj brigade ka qene te shumta, (gjithsej 45) . Veçojmë  këtu pritën më 18 shtator 1944 në Vajkan në rrugën Fier –Lushnje kunddër autokolonës naziste, në qafën e Koshovicës në rrugën dhe në kodrën e Çukasit në rrugën Br – Lushnje” Nexhmedin Luari, gazeta “ Bashkimi”, 20 gusht 1989. 2)

Në një dokument tjetër thuhet: “Në 10 shtator  partizanët e Batalionit I u ndeshën rastësisht me një kolonë gjermane prej pesë maqinash një automoblinë, më njiherë partizanët hapën zjarr, i cili vazhdoj gjysëm ore… Në mbrëmje Kompania e I  sulmoi forcat armike në afrësi të Kuçit në rrugën Lushnje Berat. Armikut ju shkaktua dëme”.

Shtabi i Brigadës në urdhëresat që lëshonin për batalionet dhe kompanitë, pikësëpari vinin si objektiv kryesor çlirimin e zonave, përgatitjen ushtarake të efektivit etj.

Por si ishte jeta e përditshme e këtij formacioni ushtarak?

Por të shikohet i gjithë dokumentacioni, ajo që bie në sy, është mbajtja e rregullt e protokollit ku përfshihen e gjithë jeta e brigadës në fjalë. Përveç dokumentacionit luftarak, rëndësi e madhe i jepej çdo aspekti të jetesës së përditshme, si lufta kundër analfabetizmit, higjiena, madje deri tek botimi  gazetës së brigadës.

 

August 20, 2017 10:37
Komento

1 Koment

  1. Partizan i genjyer August 21, 00:41

    hahahahahh
    Kete shkrim e ka shkrojtur nje plake mjerane qe para 70 vjeteve ka qene femije injorante, e pashkolle, qe s’pat kuptuar gje atehere dhe as tani kur eshte plake. Dergojeni ne Rusi dhe Serbi kete shkrim se ua botojne ato.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*