HISTORITË: 10 njerëz që vdiqën duke bërë selfie

September 2, 2018 19:10

HISTORITË: 10 njerëz që vdiqën duke bërë selfie

 

Nga 18-vjeçarja që vdiq nga një selfie gjatë një ditëlindjeje tek adoleshentja që ra nga 30 metra nga një urë hekurudhore e deri te nusja që vdiq në një aksident me makinë ndërsa bënte selfie rrugës për në dasmë.

Historitë e rralla të njerëzve që vdiqën për shkak të një fotoje të vetvetes.

 

1 – Adoleshentja rumune e fiksuar pas selfie-ve u dogj pasi preku një tel korrenti

1-wire

Në maj të vitit 2015, një adoleshente rumune u dogj pasi preku aksidentalisht një tel korrenti ndërsa përpiqej të bënte një selfie në çatinë e një treni. Anna Ursu, 18 vjeç, teksa hipi lart trenit, një kaull elektrik 27 mijë volt preku trupin e saj, duke e djegur në vend.

 

2 – Turistja që ra nga një urë historike në përpjekje për të bërë selfie

2-bridge

Në vitin 2014, Silvia Rajchel 23 vjeç, rrëshqiti dhe ra nga një urë 20 metra e lartë në Puente de Triana në jug të Spanjës ndërsa përpiqej të bënte një selfie. Ajo nuk vdiq në moment, por më vonë në Spitalin e Traumatologjisë.

– Djali që vdiq pasi aksidentalisht qëlloi veten, ndërsa bënte selfie

3-gun

Të luash me armët është e rrezikshme, por të bësh selfie me armë mund të të vrasë. Kjo ndodhi në vitin 2014 kur një 21-vjeçar meksikan vdiq pasi shkrepi pa dashje një armë me të cilën po bënte selfie. Ai ishte i fiksuar pas selfieve me makina të bukura, motorra të shtrenjtë dhe femra seksi.

 

4 – Nusja që vdiq në një aksident me makinë ndërsa bënte selfie rrugës për në dasmë

4-car-crash

Nusja Colette Moreno, 26-vjeç, vdiq në një aksident me makinë në qershor të vitit 2014, gjatë rrugës për në dasmë. Ajo ishte ulur në sediljen e pasagjerit kur makina që ngitej nga mikesha e saj u përplas me një automjet përballë. Kjo pasi Colette i kërkoi të shihte nga kamera shoferes.

5 – Adoleshentja që ra nga 30 metra nga një urë hekurudhore për të bërë një selfie

5-train-treck

Një vajzë 17-vjeccare ra nga 30 metra teksa po ngjitej në një urë hekurudhore për të bërë një selfie. Xenia Ignateva për një muaj mbushte 18 vjeç kur ra nga ura para se ta zinte korrenti nga telat 1500 volt në të cilat u kap. AJo ishte një fotografe amatore dhe pasioni i saj ishte të bënte foto sa më të çuditshme

 

6 – Vajza që vdiq ndërsa bënte një selfie në takimin e parë

6-first-date

Çifti i të rinjve Cheynne Hollovay dhe James Nichols, u takuan për herë të parë në kodrën Northcliff, pika e dytë më e lartë e qytetit të Johannesburg. Ata ndaluan për të bërë një selfie kundër sfondit të diellit që po perëndonte. Sipas dëshmitarëve, Cheynne po qëndronte në një shkëmb në majë të kodrës dhe i dashuri i saj po përgatiste t’i bënte një foto. Por gjatë kësaj kohe, në përpjekje për të bërë një selfie, ajo rrëshqiti dhe ra për vdekje.

7 – Adoleshenti që vdiq pasi ra nga dera e banjos ndërsa përpiqej të bënte selfie

7-olympic

Në 2 janar 2015, Oscar Reyes një adoleshent 17-vjeçar në përpjekje për t’iu bashkuar trendit të kohës #SelfieOlympics për të bërë foto në banjo, ai u përpoq të qëndronte mbi derë për të bërë një selfie, por ra nga dera dhe koka iu përplas me VC-në duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

 

8 – 18-vjeçarja që vdiq nga një selfie gjatë një ditëlindjeje

8-beach

Një adoleshente e quajtur Chezka Agas u mbyt ndërsa pozonte një selfie për një grup personash pas festës së ditëlindjes së një shoku në Filipine. 18-vjeçarja u godit nga një dallgë e fuqishme në plazhin Barangay Masikil.

9 – Çifti polak që ra nga shkëmbi në përpjekje për selfie

9-couple

Në gusht të vitit 2014, një çift polak vdiq pasi ra nga një shkëmb në vendin e quajtur Cabo da Roca në Portugali, ndërsa përpiqeshin të bënin një selfie me fëmijët e tyre në cep të shkëmbit. Fëmijët ishin dëshmitar të vdekjes së prindërve të tyre.

10 – Reperi portorikan që vdiq ndërsa do bënte selfie duke  i dhënë motoçikletës

10-motorcycle

Ramon Gonzalez ishte një reper nga Puerto Rico, që këndonte muzikë regaton. Ai pati disa hite gjatë karrierës së tij dhe ishte shumë i njohur në Amerikën Latine. Ai humbni kontrollin e motorrit teksa përpiqej të bënte një seflie.

k.a. / dita

September 2, 2018 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*