Historitë në rrjetet sociale, mekanizëm për tu ndjerë mirë

February 16, 2018 20:09

Historitë në rrjetet sociale, mekanizëm për tu ndjerë mirë

Ne ndajmë historitë tona në rrjetet sociale që të ndihemi mirë me veten. Në këtë realitet, ku rrjetet sociale shërbejnë si ura komunikimi, gjithcka është rreth magjepsjes së vetvetes dhe promovimit social.

Në të shumtën e rasteve të gjithë ne publikojmë histori që për hir të së vërtetës janë shumë të zakonshme. Dhe duke marrë spunto nga kjo, shkencëtarët kanë filluar kërkimet rreth arsyes se përse ne ndajmë histori të rëndomta online, ku ndërkohë po t’i shohim si publikime të tjetër kujt, kjo gjë nuk do të na pëlqente. Kjo ndodh sepse jemi dukshëm më të interesuar ndaj vetes.

Kërkuesit nga Shkolla e Komunikimit ”Anneberg” skanuan trurin e njeriut duke përdorur rezonancë magnetike për tu përpjekur për të kuptuar se cfarë ndodh konkretisht në trurin tonë, në momentin që shtypim butonin ”share”.

Pjesëmarrësëve në studim iu treguan një sërë artikujsh ‘’të shëndetshëm’’ të publikuar në ‘’The New York Times’’, dhe i pyeti se kë nga këto do publikonin, duke u bazuar tek koka dhe tek abstrakti.

Rezultati i eksperimentit tregoi se artikujt që ne ndajmë janë më së shumti të prirur drejt theksimit e promovimit të vlerave personale.

Studiuesit zbuluan se truri ynë realizon në mënyrë shumë të shpejtë dekodimin e artikujve që mund të na vendosin në dritë pozitive, si dhe të atyre artikujve që na mundësojnë ndërveprimin social kur i bëjmë ‘’share’’.

Në studim bënë pjesë 80 studentë midis moshave 18 dhe 24. Secili individ mund të shpërndajë një artikull për arsye të ndryshme: Dikush kërkon të bëjë një mik për të qeshur; dikush tjetër mund të shpërndajë informacion në rrjet, vetëm për ta përdorur si mënyrë për të nisur një bashkëbisedim me dikë tjetër; E dikush kërkon të ndihmojë shokun e tij që të arrijë synimet që ka.

Të trija këto mendime sipas studiuesve kanë të përbashkët faktin se dikush kërkon të lidhet pozitivisht me dikë tjetër, dhe kjo është ajo cka ato shohin në aktivitetin e trurit të njeriut.

Pra, pavarësisht shpërndarjes së artikujve që na bëjnë të ngjajmë mirë, gjithashtu kërkojmë të jemi të shoqërueshëm, dhe kjo nuk është gjë e keqe.

s.a/dita

February 16, 2018 20:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*