Historitë në shkolla nuk janë kuriozitete… (por fakte për të të bindur)

Arben DUKA May 6, 2016 10:20

Historitë në shkolla nuk janë kuriozitete… (por fakte për të të bindur)

Mbase jam i pari që reagova këtu për futjen e lëndëve fetare në arsimin e detyrueshëm shtetëror, duke shprehur mosaprovimin tim absolut për këtë hap të dyshimtë dhe të pakuptimtë në shekullin e Njëzet e Një-të, kur është provuar shkencërisht lindja e Universit dhe e jetës në Univers. Disa “profesorë” replikues hedhin idenë që lëndët fetare të mësohen si kulturë dhe si histori – duke mos fshehur as besimin e tyre të flaktë tek feja, por pa e precizuar saktësisht se tek cila fe – se ne kemi të paktën katër fe të njohura dhe të investuara nga shteti. Edhe paratë që paguan shteti për katër besimet tona fetare, për mua është një çështje që duhet debatuar shumë seriozisht. Kur shteti është i ndarë nga feja, përse duhet të paguaj nga taksat tona që të mbajë fetë në këmbë? Po ky është një tjetër problem që ha diskutim më vete.

Në fakt këto ditë, debati ka qenë shumë i ndezur, me marrëzi të pafund, i politizuar dhe i personalizuar. Unë nuk e di nëse çdo pedagog e aq universiteti – mund të quhet akademik. Natyrisht që jo, por le ta marrim faktin si të mirëqenë. Shumica e këtyre “akademikëve” që kanë shkruar dhe replikuar gjatë na kanë bombarduar me dhjetëra citime nga filozofët dhe shkencëtarët botërorë në shekuj dhe askush nuk ka mundur të zhvillojë një tezë të vetën për terrenin konkret shqiptar. Nuk është cituar vetëm gjeniu më i madh i kohërave, Karl Marksi, që thotë se: “Feja është opium për popujt”. Unë jam partizan i kësaj teze, po nuk jam agresiv në mendimet e mia që këtë bindjen time t’ua imponoj të tjerëve. Është i njohur fakti se terreni më i begatë për sundimin e fesë janë budallenjtë dhe injorantët. Replikuesit kanë cituar tri-katër shkencëtarë që “kanë besuar”, por po të hapësh enciklopeditë do gjesh disa mijëra shkencëtarë të mëdhenj që jo vetëm nuk besojnë, por janë kritikë të ashpër kundër besimeve të verbra. Po kështu do gjesh mijëra shkrimtarë, poetë, filozofë e diturakë të tjerë që nuk e maskojnë aspak ateizmin e tyre.

Nuk janë në natyrën time citimet e të tjerëve, ndaj dhe nuk do citoj askënd. Do ta zhvilloj vetë tezën. Do fillojmë tek qasja foshnjarake e disa “akademikëve”, se fetë në shkolla duhet të mësohen si kulturë dhe histori!!! Vura disa pikëçuditëse, mbasi kjo ide është qesharake. Arsimi ynë quhet arsim i detyruar shtetëror, e pikërisht të gjitha lëndët duhet të studiohen dhe të besohen në gjendjen që kanë ardhur gjer sot. Aty fizika nuk mësohet si kulturë, por mësohet dhe aplikohet si shkencë, po kështu matematika, anatomia, biologjia, gramatika, sintaksa, fonetika, folklori, hyrja në gjuhësi, e të tjera e të tjera. Historia e Shqipërisë, e Europës dhe e Botës janë lëndë që studiohen dhe besohen ashtu siç janë shkruar.

Çdo lëndë e arsimit të detyrueshëm shtetëror, është detyrim imediat që çdo nxënës-apo student-duhet ta besojë (Kjo shprehje nuk ka lidhje me besimin fetar, por me besueshmërinë tek shkencat që aplikohen në shkollën tonë akoma laike). Teorema e Pitagorës nuk mësohet thjesht për kulturë, por për t’u aplikuar në jetë. Ligji i Forcës së Tërheqjes (e inercisë etj) nuk mësohet për kulturë, por për t’u aplikuar në jetë. Në shkollë çdo dije merret që t’i shërbejë njeriut në jetë. E përse lëndët fetare do të bëjnë ndryshimin?! Nxënësit do jenë të detyruar të besojnë tek evolucioni i Darvinit, por dhe tek Krijimi i të Plotfuqishmit. A kanë stomak kaq të fortë të rinjtë tanë sa t’i tresin të dyja këto teori dhe praktika në të njëjtën kohë?! Nëse do futësh lëndë të besimit islamik, baza e tyre është Kurani, por Kurani nuk është histori. Ai është “kushtetuta” e sjelljes së myslimanëve për çdo aspekt të jetës së aplikantit.

Kurani kërkon që myslimanët të falen shtatë herë në ditë dhe ky është detyrimi kryesor që atyre u kërkon Zoti i tyre. A do mësojnë nxënësit tanë të falen dhe a do të falen detyrimisht shtatë herë në ditë? A do t’u kërkohet kjo gjë dhe nxënësve me origjinë kristiane që në themel të besimit kanë lutjen? Po të hyjmë në detaje të tjera do bëjmë një rrëmujë kaq të madhe, sa që s’e imagjinojmë dot. Pikërisht këtë rrëmujë do ta bënte në shkollat tona futja e lëndëve fetare. Meqë myslimanët s’i detyron dot të besojnë Krishtin dhe kristianët të besojnë Muhametin, detyrimisht të shkon mëndja tek klasat e ndara, veç katolikët, veç ortodoksët, veç myslimanët dhe veç bektashinjtë. Me këtë ndarje të detyrueshme do prishet që në rininë e shqiptarëve, ajo që trumbetohet si Harmonia Fetare. Ndaj është shumë e rrezikshme qoftë dhe për këtë aspekt, futja e lëndëve fetare në shkollën ende laike që për fat kemi gjer më sot.

 

Arben DUKA May 6, 2016 10:20
Komento

4 Komente

  1. gjermani i fundit May 6, 14:44

    Librat qe perplasen me shume per ceshtjen e besimit jane te pakten tre, “Antikrishti” i Nietzsche, “Pse nuk jam kristian” i B. Russell dhe ne krahun tjeter “Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit”. Por ma merr mendja qe ne oren e religjionit(psh, sa ore ne jave do programohen?) nuk mund e absolutisht nuk do trajtohen temat e mohimit te fese, e keshtu nuk ka vend te thuash se eshte lende e historise mbi fene (!!!).Pra thjesht do i kendohet lavdise se Zotit dhe monoteizmave qe shpesh perjashtojne doktrinen e njeri-tjetrit.Mirepo bota perendimore e perfshin oren e religjionit, ku pergjithesisht trajtohet feja kristiane. Eshte nje tablo e nje piktori francez qe quhet “Origjina e botes”, Rama besoj se e di me saktesi kete origjine, por konformizmi e do qe ne shkolle duhet shtuar ora e religjionit qe te quhemi “si bota”, prandaj ta hame gezuar kete lende te bekuar ku nxenesit jane te lire te flene, te kendojne psallmat apo shurat, apo te mos hyjne fare ne klase.Pjesen tjeter femijeve ua mbush televizori me filma kartoni ku majmune plastike dhe transformer japoneze shkaterrojne galaksite me rreze laser apo shpikje te tjera qe as Anshtajni e Njutoni nuk do enderronin.Ne fakt, sociolog-profesoret jane te lutur te ndihmojne ne kete drejtim, pasi armiku kryesor i te ardhmes se femijeve eshte TV dhe kampi i tij manipulativ, si reklamat dhe kozmosi i pafund i filmave me luftera berthamore e galaktike dhe lojerat elektronike qe cojne ne kaos kureshtine dhe nevojen e tyre per te mesuar. Edhe pse nuk besoj fete monoteiste(Naimi qe bektashi, por vepra e tij bazohej ne panteizem), mendoj se nuk do beje aq dem ora e religjionit sesa hipnoza e mallkuar e TV manipulativ dhe konsumist qe shperqendron te rritur e femije, por sidomos ndikon mbi zhvillimin e paket celebral te ketyre te fundit.

    Reply to this comment
  2. Jo more! May 6, 17:14

    Te futersh FENE ne shkolla eshte njelloj si te futesh GJARPRIN ne gji!

    Reply to this comment
  3. Amerikani... May 7, 13:26

    Nje tufe “profesoresh ” mjerane, qe me se shumti jane “ateiste-musulmane”, kane ngelur ne nje rreth vicioz, qe nga veriu thone ,,,”sillen si po…dha neper breke”, dhe nuk po dine te dalin ne drite dhe te pranojne te VERTETEN…”ajo te çliron”.!..Gjithe kjo “zhurme”, more njerez te vegjel dhe ne krize te rende identiteti, nuk behet qe te futet feja ne shkolla per te kundershtuar shkencen…Qellimi eshte o vocerrake ,qe ky popull-milet t’a kuptoje njehere e pergjithmone tragjedine e rende ne te cilen e la kolera turke per 500 vjet, dhe qe po mundohet me çdo mjet dhe poshtersi t’a terheqe gjithnje e me thelle ne kete grope te zeze e te pafund…Rrekeni kot o urrejtes patalogjike, per te gjetur “qimen ne perpeç”, per te barazuar keshtu Krishterimin me “fete”e tjera, duke nxjerre keshtu “konkluzion” marksist, se ..”te gjitha fete jane te demshme”…Cili personalitet i botes ka kontestuar qofte edhe nje fjale te Jezusit ???!!!…Ku eshte e gabuara ne Ungjillin e Tij???!!!…Cili nga fenomenet qe kane kaluar neper kete bote ku jetojme, qe nga krijimi i saj, mund te krahasohet me mrekulline e ZOTIT, te quajtur,,,Jezus???!!!…Ky popull-milet, perfshi mbetjet turko-arabe si dhe gjithe musulmanet deshindente, duhet t’a kuptoje njehere e mire, se jashte identitetit Europian te cilit i perkasim, nuk kemi asnje te ardhme si komb !!!…………………

    Reply to this comment
  4. Amerikani... May 7, 13:29

    Nje tufe “profesoresh ” mjerane, qe me se shumti jane “ateiste-musulmane”, kane ngelur ne nje rreth vicioz, qe nga veriu thone ,,,”sillen si po…dha neper breke”, dhe nuk po dine te dalin ne drite dhe te pranojne te VERTETEN…”ajo te çliron”.!..Gjithe kjo “zhurme”, more njerez te vegjel dhe ne krize te rende identiteti, nuk behet qe te futet feja ne shkolla per te kundershtuar shkencen…Qellimi eshte o vocerrake ,qe ky popull-milet t’a kuptoje njehere e pergjithmone tragjedine e rende ne te cilen e la kolera turke per 500 vjet, dhe qe po mundohet me çdo mjet dhe poshtersi t’a terheqe gjithnje e me thelle ne kete grope te zeze e te pafund…Rrekeni kot o urrejtes patalogjike, per te gjetur “qimen ne perpeç”, per te barazuar keshtu Krishterimin me “fete”e tjera, duke nxjerre keshtu “konkluzion” marksist, se ..”te gjitha fete jane te demshme”…Cili personalitet i botes ka kontestuar qofte edhe nje fjale te Jezusit ???!!!…Ku eshte e gabuara ne Ungjillin e Tij???!!!…Cili nga fenomenet qe kane kaluar neper kete bote ku jetojme, qe nga krijimi i saj, mund te krahasohet me mrekulline e ZOTIT, te quajtur,,,Jezus???!!!…Ky popull-milet, perfshi mbetjet turko-arabe si dhe gjithe musulmanet deshindente, duhet t’a kuptoje njehere e mire, se jashte identitetit Europian te cilit i perkasim, nuk kemi asnje te ardhme si komb !……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*