Hitet e dashurisë që janë frymëzuar nga partnerët/et e këngëtarëve

February 16, 2018 11:23

Hitet e dashurisë që janë frymëzuar nga partnerët/et e këngëtarëve

Është bërë e udhës tashmë për këngëtarët, që të paktën një këngë tua kushtojnë dashurisë të jetës së tyre.

Por kush janë fatlumet/ët, të cilët kanë  qenë muza e disa rreshtave të ndjerë?

1.All of me

Kënga, të cilën John Legend ia ka kushtuar bashkëshortes Chrissy Teigen, është luajtur më shumë në dasmat shqiptare sesa në shtëpinë e tyre.

2.Perfect

Ed Sheeran, kuqalashi që fitoi zemrat e të gjitha vajzave që në daljet e tij të para, s’mund të mos i kushtonte një këngë të fejuarës së tij, Cherry Seaborn.

3.US

Jennifer Lopez, së fundmi i ka kushtuar një këngë të dashurit të saj Alex Rodriguez. Me Jenny-n e kemi humbur pak numërimin e këngëve të dedikuara.

4.Awesome

Kaney West i këndon së shoqes duke e ngritur në piedestal. S’ke faj Kaney, Kim Kardashian mbetet Kim Kardashian!

5.The heart want what it wants

Nuk kishte sesi Selena Gomez mos t’i kushtonte një këngë dashurisë së parë, Justin Bieber. Edhe pse nuk e ka pranuar publikisht, burime të sigurta thonë se është për të. Edhe kështu rezultoi që ‘zemra do atë që do’, po të marrim parasysh rikthimin e ciftit pas një periudhe të gjatë me ulje ngritje!

Konkluzioni?

Nuk ka muzë më frytdhënëse sesa dashuria!

a.k/dita

 

February 16, 2018 11:23
Komento

1 Koment

  1. Ben NYC February 16, 16:24

    “Ragazza Paradiso” – Ermal Meta për të fejuarën e tij Silvia Notargiacomo!
    Besoj se është më lart se sa 2-3 nga këngët e e mësipërme (bullshit)!
    Aq më tepër, shqiptar!
    Punë të Mbarë!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*