Hodhi gruan nga dritarja, kërkohet burgim i përjetshëm për fierakun

September 12, 2017 09:56

Hodhi gruan nga dritarja, kërkohet burgim i përjetshëm për fierakun

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Ferdinand Rukon, i cili vrau bashkëshorten e tij duke e hedhur nga dritarja e banjës në qytetin e Fierit.

Kjo kërkesë erdhi pas uljes së dënimit në 35 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi muaj më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për krimin.

Ferdinand Ruko ka pranuar para 2 muajve përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të.

“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.

Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016.

September 12, 2017 09:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*