Vila, makina luksi, 35 përqind me mbi 300 mijë euro pasuri… Sa të kamur janë gjyqtarët në Shqipëri?

October 22, 2015 01:50

Vila, makina luksi, 35 përqind me mbi 300 mijë euro pasuri…  Sa të kamur janë gjyqtarët në Shqipëri?

Kreu i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka lëshuar një deklaratë “bombë” pak ditë më parë por që ka kaluar pa u vënë re nga media, me dashje, apo pa dashje.

Xhafaj, i cili po merret me reformën në drejtësi, duke lexuar një dokument,  tha se mbi 35 për qind e gjyqtarëve në Shqipëri, kanë një pasuri mbi 300 mijë euro, ndërkohë që kanë një rrogë mujore prej 700 deru 1 milionë lekësh të vjetra.

“Po i qëndroj konstatimit, faktit: që ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar kjo është një gjë e padiskutueshme. Natyrisht nuk janë të gjithë. Dhe për ta ilustruar po jap një shifër një analizë. 35 për qind e gjyqtarëve të republikës, kanë një pasuri mbi 300 mijë dollarë. Nëse me rrogën e zakonshme, me 1 milionë lekë, bën një pasuri 300 mijë dollarë…sepse baza është 300 mijë dollarë, por shkojnë edhe 2 milionë euro, edhe 3 milionë euro pasuri, me statistika. Pra është një situatë e rëndë” tha Xhafaj.

Çështjen e pasurisë së pajustifikuar të gjykatësve e preku dje edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hofman gjatë një fjale të mbajtur në konferencën e konsujve të nderit.

“Ka një sundim të dobët të ligjit, ka gjykatës të cilët kanë makina të shtrenjta, vila të shtrenjta. Njerëzit i dinë këto gjëra. Asnjë kompani gjermane asnjëherë nuk ka fituar një çështje gjyqësore në Shqipëri.. Kur vinë këtu, gjithmonë lind pyetja: A do ketë njerëz që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë presin që duhet t’u japësh para nën dorë”, – tha ai. / Dita /

October 22, 2015 01:50
Komento

17 Komente

  1. katunari October 21, 16:00

    Zgjohuni therret gjermoni por shqiptaret flene akoma gjumin letargjik.

    Reply to this comment
    • Tarrasi October 22, 01:46

      FATMIR XHAFAJ E KA GABIM

      JANE DISA HERE ME TEPER SE 35%. PORSE VETEM 35% E KANE SHESHIT PASURINE OSE TE DUKSHME TE TJERET I KANE FUTUR LEKET NE “DYSHEK”. PRA KANE PASURI MBI 300 MIJE DOLLARE POR SMUND TJA VERIFIKOJE DOT SHTETI YNE.

      Reply to this comment
      • Dike Mullai October 22, 01:47

        Paradoks!!! Brenda nje deklarimi flitet per Lek te Vjeter apo te Rinj (afro 50 vjet), ne vazhdim me Euro e Dollar. Dhe jo nga njerez “do si do” e as gojarisht, por e shkruar e ‘zeza’ mbi te ‘bardhe’

        Reply to this comment
  2. PA ULE PAK RITMIN October 21, 16:04

    NDERIME ZOTI 2xH

    korrupsioni eshte nje fenomen qe do shoqeroje njerzimin deri ne egzistencen e tij pra do jete ne shqiperi..gjermani..amerike..por ne nivele te ndryshme.

    ajo qe eben BIZARRE jeten dhe te ardhmen e kombit shqiptar eshte se:

    Ju pak I nderuar ambasdor I Gjermanise se bashku me Donald Lulin (per te qene te sakte ato qe ju emrojne ju) po beni poshtrimin me te madh te atij kombi qe nuk e beria as Serbi as Greku dhe as Gjermani ne kohen e babait tuaj kur ishte pushtues ne Shqiperi.

    Eshte me shume se kriminale qe ju ambasdoret nenpunsa apo lexues fermanesh keni mbyllur syte para krimeve kozmike te berishes si ;

    21 JANARI
    GERDECI
    REMZI HOXHA
    OTRANTO
    14 SHTATORI 1998

    pra me veprimet dhe mos veprimet e tuaja jeni fajtor per kete gjendje ne shqiperi.

    shpreh keq ardhejne qe me keto “kinkalerina” qe thoni po mjegulloni krimet e SALI SATANAIT.

    nqs se do zhvillohej nje gjyq nderkombetar ne hage se kush e shkaterroi ne menyre biblike ate vend….juve ambasdoreve qe nga ai I pari gjermani WB qe organizoi kompllotin e ambasadave e deri te rajersoni qe pruri dhendrin e beogradit do te jepje denimin me te rende.

    I vetmi ngushellim per ate vend eshte te vene nje tufe lule te varri enver hoxhes si profet se ai vend eshte kthyer ne nje republike (lexo wc) ambasdoresh…me keq se nje koloni…

    Reply to this comment
  3. salah October 21, 16:32

    Biznesit mashtrim e gjermanëve me ryshfetit penale të lobistëve mafioze dhe politikanët në Shqipëri: Berlinwasser – KfW, Bundesdruckerei – pasaporta Scandal, port EMS i Durrësit, KFW – Siemens – Voigh turbinat bizneset, linjat e energjisë, skandal Visa Aeroportit Rhinas, korrupsioni mësues: Gjermani , Shtetet e Bashkuara, Austria

    Reply to this comment
  4. ne emer te popullit October 21, 16:44

    Prokuroret dhe gjykatesit jane te paret qe duhen shenjestruar, sepse nga ata varet drejtesia dhe ecuria e vendit.Por per fat te keq shohim te kunderten qe d, m, th eshte bere bariera kryesore e hyrjes se SHQIPRISE ne EU.Per fat te keq te tyre ata i detyrohen shpesh politikaneve dhe urdhrave te tyre.Prokuroret dhe GJYQTARET ne shqipri jane njerzit me te poshter dhe te lig ne kete vend sepse ata e kane bere BISNES profesionin e tyre.

    Reply to this comment
  5. sapa October 21, 17:40

    Korrupsjon ka kudo por jo qe te zhvatet qytetari per cdo firme dhe dokument qe i takon me ligj!Vetem ne kete vend te dhjere me emrin SHQIPERI paguan edhe per ate qe te takon me ligj!

    Reply to this comment
  6. Laveri October 21, 20:01

    Harrove dhe parate e tyre zoti ambasador ,ato milionat qe kane zhvatur kete popull i kane te sigurta neper bankat e juaja kudo neper Europe

    Reply to this comment
  7. Lleshi October 21, 20:14

    Zoti gjerman , pasi nakatose gjithe punen me Rajersonet dhe veglat tuaja ketu , po na tregon frutet e punes ?
    Urime , urime , se ia arritet !

    Tani te te falenderoj dhe une si ai plaku i Devollit , kur e pushkatuat ne 1944-tren , “e ke zahmet te me puthesh nje here ne paranice ?”

    Reply to this comment
  8. D October 21, 20:15

    Po Deputetet apo ska gjo…..pagujn sklleverit

    Reply to this comment
  9. Aqo October 21, 20:49

    C’mund te pre sim nga zhdrejtesia e Plepave………..

    Reply to this comment
  10. demo October 21, 21:43

    Ai Gjermani po thote per gjykatesit qe jane bere me vila,duke liru hajdutat dhe kriminelat,kto rreckamanet thone kemi luftu me gjermanet.Gjermani vetem nje vit e nje muaj perdori kete monopat per te kaluar trupat nga Greqia,ne Gjermani.Gjermani kur nisesh per te vra,vriste 25 miljon ruse,6 miljon polake,6 miljon cifute.Shqipnia ne 1944 nuk i mushte 800 mije banore.Nuk erdhi me mendje te keqe dreqi,se te kishte ardhe me qate mendje,do kishin ngel aq shqiptare sa te popullonin ishullin e Sazanit.

    Reply to this comment
  11. flm October 21, 21:56

    po jeni ju te korruptum qe jane ene keta katunaret tane te korruptum,sa pislleqe keni bo deri tani avash do ju dalin edhe juve shume njerz te nderume deri tani te korruptum,prandaj detyra juj eshte me pastru venin tuj ne fillim nga te korruptumit pastaj e kane rradhen katunoret tane.

    Reply to this comment
  12. Plaku i mocem October 22, 02:40

    E more Xhafa hodhe dhe ti nje shashke si ambasadori gjerman! Ku do te dalesh me keto qe thua?Je pjese e te gjith ketij procesi fermentimi qe ka mbi 20 vjet qe po degradon.Jeni deputet i vjeter,por ashtu sic kane ardhur punet, e keqja tani ju ka vene poshte e nuk dilni dot,me asnje lloj reforme.Keni gjetur nje menyre per te shpetuar,duke ja hedhur fajin njeri tjetrit.Zullumi i drejtesise me kete popull eshte aq i madh sa u ka vene poshte edhe ju vete qe jeni pergjegjes,thjesht per faktin qe jeni bere sehirxhinj.

    Reply to this comment
  13. Arben October 22, 05:12

    JANE TE GJITHE PER LITAR NE FYT, OSE DJEGJE PER SE GJALLI.

    Reply to this comment
  14. Artan October 22, 13:07

    Ajo qe deklarohet nuk eshte vecse maja e ajsbergut.Pasuria e vertete e fshehur dhe e kamufluar e gjyqtareve dhe prokuroreve gjendet e pastruar si pasuri e njerezve te familjes,kusherinjve,shokeve dhe miqve.
    Keta te 35% qe i kane te deklaruara mbi 300.000 euro vertet jane maskarenj por jane deri diku trima sepse e pranojne hapur qe marrin para.Keta kane 300 mije deri 2-3 milione euro te deklaruara dhe 3-4 fishin e kesaj shume te shperndare si gjoja pasuri e rrethit te tyre familjar e shoqeror.Pjesa me e madhe nuk ka te deklaruar me shume se 10% te pasurise qe realisht zoteron te shperndare sa andej kendej.
    Nese duan ti hyjne me themel kesaj pune nuk duhet te merren vetem me cfare kane shkruar prokuroret dhe gjyqtaret ne deklaratat e pasurise por mbi te gjitha duhet te merren me ate se si i “ndriti fati” dhe u “pasurua” nje familje apo nje fis i tere qe nga dita kur i afermi i tyre u be gjyqtar e prokuror.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*