Holanda fiton Eurovisionin, Shqipëria “braktiset” nga fqinjët

May 19, 2019 09:00

Holanda fiton Eurovisionin, Shqipëria “braktiset” nga fqinjët

“Nëse vendi im, Holanda nuk fiton, dua që Eurovisionin ta fitojë Shqipëria. Ata kurrë nuk më zhgënjejnë”. Kështu shkruante disa javë më parë një komentuese në Youtube, ndërsa një blogger i huaj vlerësonte performancën e Jonida Maliqit me këngën “Ktheju tokës”. Por, ashtu siç e kishin parashikuar bastvënësit që e kuotonin të parin Duncan Laurence dhe këngën e tij “Arcade”, Holanda u shpall fituese e Eurovision 2019. Këngëtari 24 vjeçar e çoi trofeun në Holandë pas 44 vitesh, ku trofeu i fundit mbahet mend prej 1975-s.

“Jam frymëzuar nga historia e një njeriu të dashur, që vdiq në moshë të re”, shpjegon Laurence, “Arcade është një hisotri rreth kërkimit për dashurinë e jetës Është shpresa që ndonjëherë, është e paarritshme”. Megjithëse këndon “Të të duash është lojë e humbur”, për Duncan loja në Izrael ishte fituese, duke triumfuar mes 26 vendeve konkurruese.

Por ishin votat e publikut ato që përmbysën rezultatin, duke i zbritur dy pretendentët, Suedinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë të vlerësuar nga juria.  Laurence u shpall fitues me 492 pikë, duke marrë plot treqind pikë nga votuesit. Në vend të dytë u rendit Italia, me 465 pikë përfaqësuar nga këngëtari Mahmood me “Soldi” , duke e ngritur Italinë tre vende  më lart nga viti i kaluar , ku Ermal Meta dhe Fabrizio Moro u renditën të pestët. Në vend të tretë u rendit Rusia, përfaqësuar nga këngëtari Sergei Lazarev, me këngën “Scream”.

Edhe këtë vit, ajo që u vu re ishte votimi i jurive profesioniste, ku më shumë se muzika dominoi politika e fqinjësisë së mirë, por  jo për Shqipërinë. Ndryshe nga më parë, që prej përfaqësimit të parë të vendit më 2004-n,  fqinjët tanë si Maqedonia e Veriut dhe Greqia thuajse na shpërfillën. Dymbëdhjetë pikët, Maqedonia e Veriut i dha për Italinë, ndërsa fqinjët tanë jugorë që tradicionalisht votojnë Qipron me pikët maksimale, por duke na i rezervuar 10 pikë, kësaj herë menduan t’i jepnin Shqipërisë dhe këngës “Ktheju tokës” vetëm tre pikë. E njëjta tablo edhe në veriperëndim, me Malin e Zi, që 12 pikë ia dha Serbisë, ndërsa kjo e fundit votoi maksimalisht këngëtaren Tamara Todevska dhe zero pikë për Shqipërinë.

As nga fqinjët më të dashur të matanë detit nuk pat vlerësim për performancën e Jonida Maliqit. Juria e profesionistëve italianë vlerësuan maksimalisht Danimarkën dhe me minimumin e pikëve Shqipërinë.  Nga ana tjetër edhe Shqipëria kishte rezervuar vetëm pesë pikë për “Soldi” të Mahmood, ndërsa 12 pikët i shkuan Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë Italia u votua nga fqinjët e saj si Malta, San Marino, Belgjika, Kroacia, por edhe Gjermania.  Por kënga “Proud” e konkurrentes nga Maqedonia u vlerësua edhe nga juri të vendeve jo fqinje si Britania, Moldavia, Austria e Zvicra. Shqipëria arriti të mblidhte nga votimet e jurisë vetëm 43 pikë, ndërsa publiku e votoi me 47 të tjerë, duke arritur një rezultat total prej 90 pikësh, që e renditi  të 18-tën mes 26 konkurrentëve, shtatë vende më poshtë nga performanca e vitit të kaluar me “Mall” të Eugent Bushpepës.

Megjithatë Jonida Maliqi  u vlerësua nga fansat e Eurovision si vokali më i mirë femëror dhe si ekzekutimi më i mirë live i këngës “Ktheju tokës”, një mesazh që trajton një fenomen të ri për shqiptarët, por të lashtë për njerëzimin, duke përkuar me historinë e  popullit izraelit, të cilët e krijuan shtetin e Izraelit më 1948, pas shekujsh mërgim.

l.h/ dita

May 19, 2019 09:00
Komento

16 Komente

  1. Llazi May 19, 12:19

    Nuk jua kanë fajin fqinjët, por niveli që zgjidhni çdo vit per t’u përfaqësuar.

    Reply to this comment
  2. BK May 19, 12:55

    Shqiperia ka marre pak me shume se cka merituar, fale shqiptareve qe votojne si banues jashte Shqiperise.

    Tre kenge mbahen mend deri tani qe kane merituar me shume se sa jene vleresuar.

    1- Imazhi yt me Anjeza Shahinin.
    2- Te shoh ne enderr me Kejsi Tole.
    3- Sus me Rona Nishliu.
    Secila prej tyre, mund ta fitonet Eurosongun.

    Nuk eshte e lehte te paraqitesh gjithmone me kenge dinjitoza, se muzika nuk eshte si sporti qe nese je i pergatitr dhe cilsor, do te kapesh gjithmone nje vend nderi.

    Mua me vjen keq, pse duhet me i bo komente te pamerituara, krijimeve qe nuk lene gjurme.

    Sa per jurine e Eurosongut, ajo dihet, fituesja eshte percaktuar qe ne fillim dhe nuk eshte aspak objektive.

    Reply to this comment
  3. Aleksandër Shahini May 19, 13:28

    Pse e kërkoni të keqen tek të tjerët. Kush votoi për Jonidën nga shqiptarët jashtë Shqipërisë që merren gjithë ditën ça tha Rama apo Luli e Sali Viçidoli, apo di nuk di Jonida anglisht pse jo dhe Bledi Fevziu dhe të tjerët si ai që kanë hallin e portalit që e paguajnë se sa hallin e Shqipërisë. Unë flas nga brënda Shqipërisë dhe mund të deklaroj se asnjë nga televizionet me liçencë kombëtare nuk bëri asnjë sekondë tifozllëk për Atdheun e tij. Flasin për breshkën që është pa shtëpi dhe nuk bëjnë aspak tifozllëk për Atdheun e tyre pa asnjë ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Për sot kaq kisha. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj

    Reply to this comment
  4. mirel May 19, 14:43

    A ja dhate 12 pike Maqedonise se Veriut? Flini rehat tani

    Reply to this comment
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha May 19, 14:58

    Ah!Nga kenga e asaj Maliqes une qe e njoh mire gjuhen sjhqipe nuk mora vesh asnje fjale imagjino te huajit dhe ata qe kane studjuar vetem ‘guiden e LeterDhise’ suipermbeses se krriminelit serb Salise!!!!!!

    Reply to this comment
  6. ELIOT May 19, 15:59

    Fjalet e keneges se Maliqes ishisn qe Shqiptaret ne vend te huaj nuk kane indetitet ;;;Prandaj dueht te kthehen qe ti lepijne bythen Rames koqes apo Berishe Bashes se korruptuar ;;;; REGJISORI DHE PRODHUESI TEKSIT OSE KANE PIRE OSE JANE FEMIJET E ENVERIT .. PA INDENTITET DHE TE HAJNE BUKE ME QEPE NE SHIPERI KU ESHTTE IDENTITETI KTU .. PA IDENTITET POR ME MILIONA ..SI RITA ORA DUA LIPA BEBA REXHA ERMAL META DHE SHUME TE TJERE …UNE SKAM MIKIONA POR KAM 2 VETURA DHE E KAM XHITHMON FRIGON PLOT … PRANDAJ IDETITETIN E HAJDUTAVE JU A KAM LEN EN SHQIPER ME BYKE ME DOMATE DHE QEPE …KJO ESHTE TOKA E JONE TOKA E RAMES BERISHES TOKA E KOMUNISTAVE TE PISET …ME MIRE TE VDES SE TE SHOH SURRATIN E RAMES HAJDUT TE BERISHES TRADHETAR I NE SHERBIM TE SERBEVE . APO BASHES ..NJE COPE LOPE .. QE EDHE LOPET NE NORMANDIE KANE ME SHUME EDENTITET KANE ME SHUME PATRIOTIZEM .. DHE KENGETARJA JONE KA 35 VJECE NJE PLAKE NE KRAHASIM ME TE TJERET ….MERCI … DHE QEROSIN PER TE DHENE PIKET ..RAMA APO BERISHA E KANE VENE NE RADIO TELEVIZION … TURP TE KENI EDHE KOZHAKU DO TE ISHTE ME I DENJE PER …. NA BOTE ME TURP NE BOTE ME MET BEGEN QE JA TREGONI SURRATIN PARA MILIONAVE TELESPEKTATEUR …. PO BEHEN GJERAT E MIK SI ME NDRICIM XHEPEN CUNI I MARGAITA XHEPES …. MESONI TE JETONI SI EUROPA PASTAJ FOLNI PER DINJITETIN E SHQIPTAREV NE VENDE TE BOTES …MERCI ..

    Reply to this comment
    • ! May 19, 20:03

      ELIOT o putane qe gelltit fjalet nji idiot,

      fol per Eurosongun e leri Artistet ne jeten e tyre te qet ,
      o cope muti .
      Kush je ti mer shkerdhate ,qe guxon me permend Ndricim Xhepen etj ktu ?
      Mos te ka shkedhy noj moter Cimi ,qe e permbend ktu pa asnji lloj arsyeje ,prej nji njeriu normal .
      yyyyyyyyyyyyyyyyyt goje qelbur , shkerdhate
      nji cop funderine si ty ,sdo duhej te hynte fare ne diskutime te tilla ktu .

      Reply to this comment
  7. Hirushja May 19, 17:51

    Une nuk i kuptoja fjalet vetem te bertitura.Mos kerkoni te jemi ne vend te pare sepse nuk ishte ne ate kualitet

    Reply to this comment
  8. ilir May 19, 18:28

    Mire kenga, por perse skenari i saj, perse duhet te imitoheshin “molotovet” ne skene, kete domethenie nuk po arrij te gjej domethenie . Ku teksti , ku zjarret e “molotoveve” ku e britura e Jonides ?!!

    Reply to this comment
  9. Sela May 19, 18:38

    Nuk je vetem ti hirushe qe nuk ja ke kuptuar fjalet kenges , perveç kengetares dhe atij qe ka shkruar tekstin e asaj kenge as nje SHQIPTAR nuk ja ka mar vesh fjalet asaj kenge, edhe kengetarja si marokene ne paraqitje dhe vetem uleriste , votuam atdheun çte bejm , dhe nje pordh te kishte ber jonida do ta votonim , se do ishte pordha atdheut.

    Reply to this comment
  10. Si s'u poqe o kokloqe... May 19, 19:17

    Me e thene troc fare, qaramanja e festivalit duhet te krenohet me ate cmim inkurajues.

    Fundja si mund te dalesh ne skene me ate fare veshje te erret si fantazme, e lyer dhe e zhgerryer nga pudra dhe tatuazhi, me gishta te buhavitura nga unazat e floririt, dhe me ne fund te ulerish dhe te qahesh si gjynahqare e cakerdisur para gjithe atij publiku dhe ambjenti festiv per “token e braktisur prej fukarallekut”?

    Shprehja e fundit ne thonjeza s’eshte e omja, por pjese nga komenti i spikerit te huaj para se te fillonte kenga.

    Mor po aq trapa i paskemi bedelat e muzikes se lehte, sa mos ta kuptojne se “festival” rrjedh nga fjala latine “festivus” dhe s’ka te beje as me te qarat dhe as me te qirat?

    Dhe pastaj ankohen si gore se pse kane filluar t’na braktisin dhe fqinjet, a thua se dhe ata jane bedela aq trushkulur dhe hipokrite.

    Reply to this comment
  11. Fredi May 19, 19:23

    Cja fusni kot o njerez.Po pse ajo kenga vjet e asaj izraelites qe bente si pule dhe ta shpifte si fizik (dukej si goca e Ilir Metes) ishte per vend te pare?

    Reply to this comment
  12. skandal May 19, 20:20

    kjo jona dukej si nji kllocke qe kakariste
    fort me mbledh zogjt .

    interpretimi pa jete ,
    ritem i dhjer ,
    shqipja qe kerkonte perkthyes per shqipot vete
    turp me i then kengetare .xerro vler
    ————–

    degjon psh. Aurela Gacen e kupton cdo fjale

    kengetarit po s’di te shqiptoj paster fjallet
    pra kuptohen ato ,

    nuk eshte kengetare lol .
    kjo femer ,mundet te bej cdo lloj profesioni tjeter
    por me kengetaren kte s’e lidh asigjo .

    Dhe me kto qe themi ,duhet te kuptohen drejt .

    Nuk na lidh asgje me karieren e ktyre lloj kengetareve si kjo , por ne fund te fundit ,
    kerkojme qe si shqiptare te prezantohemi denjesishte ne evente te tilla ,
    e bejme nji figure me serioze ,te pakten te Kendojme si njerez .
    Dikush duhet te bej seleksionimin ne Artin e Kantos e distancohet nga corba e epokes se tallavase ne ate vend.

    Degjoje X komentatore te Y – shteti e thoshte

    se pervec cirrjes kjo s’ja thoka per asgje.

    Reply to this comment
  13. dini May 19, 21:03

    Piket qe merre Shqiperia nga Maqedonia jane te shqiptareve atje,sa per maqedonet dijeni as edhe nje votues i vetem nuk i jepe Shqiperise.Por edhe shqiptaret eMaqedonise tash e kane te kjarte se me cka kane te bejne dhe e bojkotojne votimin,njejte edhe diaspora nga ish YU.

    Reply to this comment
  14. rini May 19, 21:39

    Jonida zerin e kishte te bukur, por sinqerisht asnje fjale te kenges nuk e kam kuptuar. Ndoshta eshte me mire te zgjidhen kenge ritmike, pa britma dhe qe i prononcojne fjalet se na plaket.

    Pavaresisht konflikteve shtetet fqinje votojne njera tjetren ne jo dhe shume keq me erdhi.Dhe shqipet neper bote kete vit naften ja kane bere….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin