Holanda, më shumë investime të huaja në vendin tonë

October 15, 2014 12:23

Holanda, më shumë investime të huaja në vendin tonë

Holanda solli në 2013 në Shqipëri më shumë investime të huaja direkte se Turqia apo Gjermania, vende të perceptuara si partnere ekonomike në rritje.

Viti 2013 nuk ishte i mirë për investimet e huaja në vendin tonë, ku totali i tyre të thithura në vend ishte 407 milionë euro me pak.

Greqia nga ana e saj ka transferuar kapitale në Shqipëri, kjo edhe si pasojë e negativitetit fiskal që rëndoi bizneset atje për shkak të presionit të FMN dhe Bankës Europiane për taksim të rritur.

Open Data Albania ka përditësuar Investimet e Huaja Direkte sipas sektorëve të ekonomisë me vitet 2010-2013. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Ato përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase, nëse investimi e bën investitorin pronar të më shumë se 10% të kapitalit të një ndërmarrje.

Gjatë vitit 2013 shteti nga ku e kanë origjinën pjesa më e madhe e Investimeve të Huaja Direkte në Republikën e Shqipërisë është Greqia me 1.1 miliard euro ose 31% të totalit. Shtete të tjera me peshë sa i takon Investimeve të Huaja Direkte janë Austria, Hollanda dhe Turqia.

Interesante paraqitet Italia ku vlera e Investimeve të Huaja Direkte për vitin 2013 paraqitet negative, çfarë tregon që në vitin 2013 ka investitor që më parë kanë pasur investime në Shqipëri e që i kanë transferuar investime drejt vendit origjinë apo vendeve të tjera.

Investimet e Huaja Direkte ndër vite janë sërish në favor të shtetit grek. Në harkun kohor 2007-2013 IHD në Shqipëri e kanë më së shumti origjinën nga Greqia, investime të cilat kanë ardhur në rritje nga viti në vit.

October 15, 2014 12:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*