Holanda, mesazh të qartë PD-së: Bojkoti pengon integrimin

March 4, 2014 16:02

Holanda, mesazh të qartë PD-së: Bojkoti pengon integrimin

Qeveria e mbretërisë së Holandës nëpërmjet ambasadorit  në Tiranë Martin Dela Beij, i dërgoi një mesazh të qartë opozitës shqiptare se opsioni bojkotit të parlamentit nuk e ndihmon aspiratën e shqiptare për t’ju afruar familjes europiane.

“Një bojkot i plotë apo i pjesshëm i parlamentit,përdorimi gjuhës së ashpër përfshi polarizimin ekstrem nuk ndihmon aspak dhe se nuk e ka sjellë Shqipërinë afër BE-s. Mirëfunksionimi parlamentit, institucioneve publike, sistemit të drejtësisë e ka ndihmuar Holandën për t’u forcuar drejt BE-se. Gjithashtu do ta ndihmonte Shqipërinë në rritjen ekonomike dhe sociale”

Duke folur në forumin e politikës së jashtme 2014 organizuar prej “Institutit Shqiptarë për Studime Ndërkombëtare” ambasadori Martin Dela Beij i quajti pavend paralelizmin mes protestave në Ukrainë dhe atyre në Shqipëri organizuar prej opozitës.

“Të tilla komente për mua janë jashtë çdo linje. Kjo nuk mund të merret si krahasim. Jemi absolutisht në dy situata të ndryshme për t’i krahasuar me njëra tjetrën. Le të vijojmë të punojmë së bashku ngushtësisht mes Shqipërisë dhe BE-s siç kemi bërë vitet e fundit”.

Kjo ishte këshilla ambasadorit për Qeverinë dhe Opozitën në lidhje me debatet e nxehta lidhur me emërimet në administratën publike.

“Së bashku Qeveria dhe opozita duhet të punojnë në bazë të ligjit kur vjen puna për të marrë apo hequr personelin e administratës kjo do të ndihmonte në forcimin e institucioneve dhe mbi të gjitha funksionimin në bazë të meritës”

Në fund të fjalës ambasadori Martin Dela Beij shprehu atë çfarë mendon qeveria e Holandës për statusin e Shqipërisë.

“Pozicioni qeverisë së Holandës është ky. Shqipëria mundet potencialisht ta marrë statusin e vendit kandidat në Qershor 2014 por duhet të ndodhin shumë gjëra përpara çeljes së negociatave në BE-në”

Këto deklarime të ambasadorit të Holandës vinë vetëm pak orë përpara një dreke pune të parashikuar mes kryediplomatit holandez dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha./TCH

 

March 4, 2014 16:02
Komento

9 Komente

  1. tanino March 4, 19:09

    gjeni dixhituren . pse i ha meraku kaq shume keto europianet per te na futur ne europe ?

    Reply to this comment
  2. bush bushi March 4, 19:37

    pse nuk i9 thote rames para 3 vjetes apo i leverdiste

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 4, 19:41

    As qe u shkon ne mendje.Ata na ndan ne 5 shtete.Derisa shqiptart e kan mendjen te ata qe na sunduen 500 vjet as mos te mendojn se ndodhi.Pra jemi vetem gjeografikisht ne Europe.

    Reply to this comment
  4. TOMORRI March 5, 07:37

    Na can t….me keshilla. Pse s’dha ok para ca muajsh.
    Harroi ky tifozi hashashit qe Rama e dhjeu tre vjet .
    Na lodhen.

    Reply to this comment
  5. mustafa March 5, 08:30

    po mu atehre duhet te bojkotehote kjo qeveri greko serbe e shqiperis dhe mos ti ipet statusi edhe per 4 vite derisa nuk rrezohet edi rama

    Reply to this comment
  6. Mark.uk March 5, 08:37

    P S qendroj 6 muaj ne bojkot,beri greva urije para kryeministris,qendruen te gjith ne cadra femra e meshkuj bashk e nuk u beri syri terr.U futen ne parlament vetem sa per te marr rrogen.Pse marakoset ky ambasadori per disa séance te shkurta bojkoti.

    Reply to this comment
    • shqiptar March 5, 09:20

      @ Mark.uk
      or kaqol prap ti ????????po me tregove se nga vjen fjala ´´bojkot´´nuk te kundershtoj me per as gje ( po te jap nje ndihme meqe je ne Angli qe vjen prej Britanise se Madhe) dhe tani po filloj. Si te kam thene 1000 HERE meso SHQIP
      Nk eshte urije por urie o serbi vogel se ne serbisht shkruhet si e ke shkruar ti,jo qendruen por qendruan,jo te gjith por te gjithe , jo bashk por bashke dhe me e fundit jo seance por seanca dhe nuk e di qe kur behen grevat e bojkotet me seanca….!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  7. shqiptar March 5, 08:59

    O Hollandezo….po mos ia kujto mer burri dheut se ate qe ke then pikerisht ate do te bejne….boo cna bere…pse mer ja kujtove

    Reply to this comment
  8. Mark uk March 5, 13:15

    shqiptar:Me vjen mire qe vertet e flet dhe shkruen paster shqipen.Po turqishten nga e ke origjenin a e ke harruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*