Vendi me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta planifikon të shpenzojë edhe 345 milionë euro për ta thelluar këtë diferencë

December 21, 2018 13:33

Vendi me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta planifikon të shpenzojë edhe 345 milionë euro për ta thelluar këtë diferencë

Me 17 milionë banorë dhe 23 milionë biçikleta, Holanda tashmë ka më shumë biçikleta se sa njerëzit.

Dhe tani dëshiron që të sjellë më shumë çiklistë në rrugë. Kjo do bëhet duke paguar njerëzit që përdorin biçikletë.

Qeveria holandeze njoftoi se do investojë 390 milionë dollarë (345 milionë euro) në infrastrukturën e çiklizmit që të jenë 200.000 njerëz më shumë që udhëtojnë me biçikletë brenda tre vjetësh.

Ndërsa është menduar që të krijohej 25.000 mijë hapësira parkimi për biçikletat dhe më shumë se 60 objekte magazinimi për biçikleta do përmirësohen, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujit.

“Ambicia jonë është që njerëzit të mund të shkojnë me lehtë në punë apo shkollë, të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre,”-tha Stientje van Veldhoven, që kryeson projektin.

l.h/ dita

December 21, 2018 13:33
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku December 21, 14:04

    Po mire keta qe kane me shume bicikleta sec jane vete, si ia bejne i hypin dy bicikletave me nje here, apo nje hipur tjetren per dore.

    Reply to this comment
    • ... December 21, 20:08

      Ja nje pyetje si e Zhvejkut! Ploko ruaj mendjen, se Alzheimeri te ben gjemen!

      Reply to this comment
    • AKILI December 21, 23:54

      Nje basketbollist i Detroitit (Prince) kishte 7 makina. Mos do te thuash si i perdor te shtata?

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku December 22, 14:39

        Me pelqen fakti qe shakarat ne Shqiperi merren seriozisht dhe ato gjera qe jane serioze trajtohen si shakara. Edhe ty o … edhe ty o AKILI, ju pergezoj per inteligjencen e avancuar deri te tasi i gjizes.

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin