Holanda ul shpejtësinë maksimale të lëvizjes së mjeteve: Jo më 130 km/h në autostradë

November 13, 2019 17:25

Holanda ul shpejtësinë maksimale të lëvizjes së mjeteve: Jo më 130 km/h në autostradë

Qeveria holandeze njoftoi sot uljen e shpejtësisë maksimale në autostrada me 100 kilometra në orë nga 130 kilometra gjatë ditës, një masë që është ndërmarrë në kuadër të një plani veprimi, të miratuar për të luftuar kundër emetimeve të gazit ndotës.

Qeveria po përballet që prej disa muajsh me një debat mbi mënyrën e reduktimit të emetimeve të azotit, që prej kohës kur një gjykatë holandeze deklaroi se politika aktuale nuk respektonte rregullat e Bashkimit Europian përsa i përket kësaj çështjeje.

Kufizimi i shpejtësisë, që do të hyjë në fuqi në 2020, do të jetë më i ulti në Europë me Qipron. Automjetet do të lejohen të udhëtojnë me 130 kilometra në orë natën, nga ora 19:00 GMT deri në orën 06:00.

 

l.h/ dita

November 13, 2019 17:25
Komento

1 Koment

  1. Ushkuri November 13, 17:40

    Matematika e artikullshkruesit ka qene pika e tij e dobet. Ta ulesh shpejtesine me 100 nga 130 do te thote qe 130-es ti zbresesh 100, pra ne autostrade ne Holande do levizet max. me 30 ne ore.
    Normalisht kjo kerkon nje nivel mesatar rezultati ne matematike ne 8 vjecare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim