Holandë/ Statistikat zyrtare: Gjermanët më shumë krime se shqiptarët

May 15, 2019 21:55

Holandë/ Statistikat zyrtare: Gjermanët më shumë krime se shqiptarët

E megjithë etiketimet në media kur sheh statistikat zyrtare të Byrosë Qëndrore të Statistikave në Holandë, numri i shqiptarëve të ndaluar nga policia është shumë më i ulët në krahasim me kombësitë e tjera.

Madje shqiptarët nuk hyjnë as në 10-shen e kombësive me numrin më të lartë të arrestimeve. Tabela e mësipërme tregon pikërisht të ndaluarit nga policia holandeze përgjatë 5 viteve të fundit, sipas kombësive që u përkasin, raporton Top Channel.

Dhe nëse vini re, gjermanët që konsiderohen si një vend me institucione të forta, kanë një numër më të madh krimesh në Holandë.

“Statistikat holandeze tregojnë që krimi nga shqiptarët është vetëm 0.2%. Edhe më pak se 0.2%. Pra, nuk është asgjë me rëndësi. Dhe nuk janë as vetëm krimet e rënda, por të gjitha, edhe të voglat. Nga këto 0.2%, krimet e rënda duhet të jenë edhe më pak.

Sigurisht që është problem, por problem shumë i vogël. Po të shohësh kombësitë e para në listë, shqiptarët nuk dalin fare aty. Si mund të thuash që po destabilizojnë vendin, pa u bazuar në asgjë”, tha ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

v.l/ Dita

May 15, 2019 21:55
Komento

20 Komente

  1. Frasheri May 15, 22:35

    Eshte politika pro Greke e Hollandes qe punon qellimisht per te nxir Shqiptaret.

    Reply to this comment
    • artur May 16, 10:52

      Mundet, nuk e njoh realitetin e Holandes. Nga ana tjeter tek kjo statistike mund nje e dhen fondamentale qe mund te jete ne favor ose ne sfavor:

      sa eshte perqidja e krimeve per grup-popullsite? se mund te dale qe 50% e shqiptarve qe jane ne Holde bejne krime kunder 5 % te gjermaneve.

      Kjo eshte ne fakt realiteti i perceptuar nga populli Holandez se numrat absolut jane nga ana jone por nuk shprehin perceptimin.

      Reply to this comment
      • Hoxh Armandi May 16, 17:33

        Gjermane apo turkogjermane? Shqiptare apo turkoshqiptare? Sqaroni kete ne fillim.

        Reply to this comment
      • Raimond vlonjati May 17, 02:53

        Duhet qe Qeveria jone dhe Parlamenti jone, ti tregojne vendin Hollandes
        dhe biles ti paraqisin keto fakte dhe ti kerkojne Hollandes te ndaloje propaganden e saj ,
        anti shqiptare qe bazohet ne fakte te rreme

        Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku May 15, 22:45

    Dy probleme dalin qarte ketu: Si ka mundesi qe Zyra Holandeze e Statistikave i mbaka statistikat ne gjuhen Shqipe? Po deshet qe te jeni me te besueshem postoni origjinalin e tabeles. E dyta, perqindja e krimeve sipas kombesive realisht nxirret mbi numrin e banoreve qe ka ne Holande cdo kombesi dhe jo mbi totalin, dmth nqs ne Holande jetojne 1000 shqiptare dhe nga keta 600 kryejne krime, perqindja e krimineleve shqiptare nuk eshte 0.2%, po si kombesi, i bie te jete 600/1000*100 = 60%. Jo per gje po i bie qe sipas kesaj tabele Qeveria holamdeze duhet te zboje holandezet se ata jane te paret ne liste, apo jo?

    Reply to this comment
    • intelektuali May 16, 06:59

      Keto llogje enveriste i ben Ben Blushi, pinjoll i spiunit te enverit, Dhimiter Shuteriqi, sepse e paguan boll Edvin Droga nga Buxheti i Shtetit me parate e droges dhe taksave, qe do te thote se keto mashtrime enveriste ne shqipe te paster i paguajne te gjithe shqyptaret, por nuk eshte cudi propaganda gebelsiane e perdorur edhe nga gazeta DITA me keto tabela idiote per katunare dru me pre,

      por:

      Shiko me vemendje Shqypnia e Edvinit i ka ne rritje nga viti ne vit krimet qe kryen ne Hollande, Gjermania i ka ne ulje dhe po te krahasojme % e krimeve per fryme te popullates Gjermania ka 83 milion banore me 1410 krime te kryera ne Hollande qe do te thote 0,0017 % krime per fryme te popullates, po pranojme qe Shqypnia 3 milione banore me 470 krime ne Hollande qe do te thote 0,016 % krime per fryme te popullates, pra pergjigja intelektuale per TOP-in e Ben Blushit dhe per redaksine e gazetes DITA eshte:

      SHQYPNIA KA KRYER 10 HERE ME SHUME KRIME SE GJERMANIA NE HOLLANDE NE VITIN 2018 PER FRYME TE POPULLSISE

      ndryshe:

      Me llogjiken mashtruese te TOP-it it te Ben Blushit do te duhej te pranonim se MONSTRA gjakatare, Enver Hoxha ka qene ENGJELL ne krahasim me Diktatoret e tjere po te gjykonim me kete statistike mashtruese per katunare dru me pre albaneze.

      Reply to this comment
    • Niko Shpiragu May 16, 07:00

      O xhuxhumaku! Perse i shmangesh objektit?! Shtypi dhe parlamenti hollandez nuk u muar me perqindjen e krimeve, por beri shkaktar shqiptaret per situaten e renduar ne vendin e tyre. Sipas llogjikes tende sikur te ishin vetem tre shqiptare dhe dy nga keta te shkelnin ligjin do ti binte qe shqiptaret me perqindje qe benin krime ose zullume ishin 66.67 % dhe keshtu Hollanda kishte te drejte te deklaronte se shqiptaret e prishen vendin e tyre. Kjo eshte llogjika jote. Mirpo keta dy shqiptare nuk mund ta demtonin aq shume Hollanden se ishin vetem dy, pavaresisht se perqindja e tyre eshte 66. 67. Hollandezet duhet ta shikojne problemin racionalisht, te bejne analize te sakte dhe te tregojne realitetin per situaten e rende qe eshte atje dhe te mos fajesojne vetem shqiptaret dhe te anashkalojne ata te tjeret qe bejne me shume krime. Une nuk e di te verteteten, por mendoj se eshte lobuar ne politiken hollandeze ashtu si ne ate amerikane nga PD dhe kryesisht L. Basha qe te ulet reputacioni i qeverise shqiptare dhe mos te hapen negociatat per Shqiperine ne BE, mbasi keshtu mundet qe shqiptaret te largohen nga qeveria e PS dhe mbase kthehet PD ne fuqi prap. Megjithate une nuk kam prova per kete, por mendoj se kjo eshte me e mundura.

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku May 16, 14:35

        Zoteri Shpiragu, matematika nuk eshte opinion, nqs so te ishin tre shqiptare dhe 2 do te ishin kriminela atehere sic thua edhe zotrote i binte te ishin 66.67% e shqiptareve ne Hollande jane kriminele. Ti kete e pranon edhe vete, por meqe nuk te pelqen fut “opinionin” tend me lobime, me Lul Basha etj. etj. qe nuk kane te bejne fare me math-in e problemit, pra une nuk i shmangem objektit sic thua ti, Je ti qe e zmadhon objektin se ashtu te intereson, dmth po te shtosh ujin qe do ti e hollon objektin qe jepet qarte me shofrat. Kaq

        Reply to this comment
  3. Lul kastraveci pa fara May 15, 22:48

    Krimet e lulashit llogariten per hesap te Shqiperis apo te Hollandes…

    Reply to this comment
  4. NDRYSHE May 15, 23:33

    Ore si e beni krahasimin !!!! Mir e ke “plaku” por edhe sikur ne baz popullsie kombetare beni hesapin te shihni si dalim ! Le te marim vitin e fundit 2018 i bie qe ne cdo 588000 gjerman te ket nje “kriminel” e shqiptar i bie po ne kte vit te ket nje te till ne cdo 6400 e ky raport vetem per rastin Holland se po te kishim per cdo shtet statistika ,mos pyt ku do renditeshim ,por me siguri do ishim kampion ne Evrop….

    Reply to this comment
  5. Heretiku May 16, 03:01

    Gazetari kur jep nje te dhene apo lajm duhet te jete me preçiz, per ndryshe eshte jo shume serioz ne zanatin e vet, jo shume i besueshem. Ne rastin konkret, duhet preçizuar sa eshte numri i pergjithshem i shqiptareve qe banojne ne Hollande, sa prej tyre kryejne krime ( pra jane kriminele ), cila eshte perqindja dhe kjo e fundit jep nje statistike te qarte dhe i jep seriozitet gazetarit.
    E dyta, ata “gjermanet” qe banojne ne Hollande jane etnikisht gjermane apo jane turq, afrikane, magrebine etj. qe kane vetem nenshtetesine gjermane ?

    Reply to this comment
  6. Genti May 16, 06:36

    Po cfare krahasoni o Dita se late Nam. Ka te beje raporti me popullsine. Gjermania eshte 90 milione banore e ngjitur ne kufi me Hollanden, kurse Shqiperia 3 Milione banore ne Ballkan, normale qe do kete me shume Gjermane qe bejne Krime ne Hollande.

    Reply to this comment
    • Alban May 16, 13:33

      Cfare idiotesh qe jeni! Ne Hollande u vune vizat per shqiptaret per arsyen se ‘ shqiptaret po destabilizojne Hollanden e po e bejne me te pasigurte’. Nderkohe qe sipas ketyre statistikave del, qe shqiptaret jane minorance. Nuk ka lidhje ‘raporti me popullesine’, Se lituanezet e kane popullesine 1 milion banore, por jane te 9tet ne liste.

      Reply to this comment
    • intelektuali May 16, 13:46

      Krimet e Droges (kollona e parafundit) per shqyptaret me 3 milione banore jane 130 krime per gjermanet 230 krime droge qe kane nje popullsi 90 milione banore.

      PO TAULANT XIBRAKA ME TOYOTEN PLOT ME EURO ME ERMAL HOXHEN E ENVERIT NE KETE LISTE ESHTE?

      Reply to this comment
  7. Alban May 16, 13:36

    Hollandezet jane nje komb tersisht raciste, qe kane kryer krime monstruoze ne kolonit e tyre, e kane shfrytezuar pasuritet e gjysmes se dynjase per te patur mireqenien qe kane. Pa vjedhjen e diamanteve, naftes, mineraleve te gjysmes se botes, Hollanda do ishte nje gjiriz me kanibal.

    Keto statistika tregojne qartazi, qe shqiptaret jane bere thjeshte kurban per politikat e tyre raciste, duke qene se ne jemi komb i dobet, qe s’dime te reagojme kur na hahet e drejta. Perkundrazi, sic po shoh ketu, ka disa qurrash, qe prape ja hedhin fajn vetes e shfajesojne politikat rraciste te hollandezeve.

    Reply to this comment
  8. Dash May 16, 16:54

    Plotesisht e vertete “Alban”….po ca te besh , jemi gatuar te tille…

    Reply to this comment
  9. katarakti May 16, 17:53

    Ka dy probleme ketu. Qe secili i perdor sipas bindjeve dhe synimeve te veta politike. Problemi i pare ka te beje me numrin e krimineleve shqiptare ne Hollande ne raport me popullsine e pergjithshme. Dhe problemi i dyte raporti ndermjet shqiptareve qe banojne ne Hollande dhe krimeve e tyre. Ne rast se marrim raportin ndermjet gjithe popullsise shqiptare ne vend dhe ne Europe, + – 4 milione banore, numri i krimeve te shqiptareve ne bote ne raport me popullsine eshte tejet i larte. Tragjikisht i larte. Jo me kot shqiptaret jane bere edhe personazhe filmash perendimore si “Taken” etj etj. Dhe ketu nuk na e ka fajin as greku, as serbi. Ndofta “geni”. Sidoqofte duke pasur parasysh se krimet e shqiptareve ne Hollande perbejne vetem 0.2 perqind te te gjitha krimeve te ndodhura ne vend, nuk mund te thuhet se siguria e hollandezeve u kercenoka nga shqiptaret. Eshte racizem i paster. Duket se Lulka paska punuar mire ne atdheun e tij te ri.

    Reply to this comment
  10. Lili May 16, 22:13

    Katarakti , shyqyr qe bota nuk i bene statistikat alla shqiptareq po sjell vetem fakte . Sa krime u kryen nga shqiptaret e nga te tjeret e asgje tjeter ketu .
    Pra mos qendisni kot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*