Hollande, i pari homolog që uron Thaçin

April 7, 2016 14:50

Hollande, i pari homolog që uron Thaçin

 

Presidenti i Francës, François Hollande, është presidenti i parë që ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pak minuta pas betimit që ka dhënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar presidentin Thaçi, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.

“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e rëndësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për t’i bashkuar kosovarët rreth një të ardhme demokratike dhe një projekti evropian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez.

Më tej, në këtë urim thuhet se zgjedhja e presidentit Thaçi në këtë post është pjesë e angazhimit të tij për shtetin e Kosovës, për t’iu bashkuar vendosmërisht vlerave evropiane.

“Rruga që Kosova ka kaluar gjatë tetë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Angazhimi i pakursyer i Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, që kërcënojnë aktualisht vlerat tona dhe sigurinë tonë, konfirmon gjithashtu rolin dhe legjitimitetin e saj në skenën ndërkombëtare”.

 

Presidenti francez, François Hollande, shkruan se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pavarësia e saj, na mundësojnë të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale gjatë tërë mandatit tuaj.

“Në pritje për t’ju takuar në detyrën e re, më lejoni t’ju shpreh dëshirat më të mira për sukses”, thuhet në telegramit të urimit të presidentit francez, François Hollande.

April 7, 2016 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*